Detaje të paketës

Detaje

•    Të gjitha çmimet e lartpërmendura e përfshijne vlerën e T.V.SH.  
•    Benefitet e përfshira në pagesën fikse mujore të planeve Vodafone Next+ dhe Born Free nuk janë të vlefshme në Roaming.  
•    Minimumi i kohës fillestare të bisedës është 30 sekonda. Pas 30 sekondave të para të telefonatës, aplikohet tarifimi për cdo sekondë, ndërsa interneti tarifohet për çdo 10 KiloByte.  
•    Sasia e internetit vetëm 4G ka përparësi konsumi në lidhje me sasinë e internetin 3G/4G.  
•    Minutat ndërkombëtare që ofron plani tarifor dhe minutat ndërkombëtare opsionale janë te vlefshme drejt 30 destinacioneve ndërkombëtare: Greqi, Itali, France, SHBA, Kanada, UK, Gjermani, Turqi, Zvicër, Belgjikë, Hollandë, Spanjë, Rumani, Austri, Bullgari, Suedi, Poloni, Norvegji, Slloveni, Kinë, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal i Zi, Republika Ceke, Kroaci, Irlande, Luksemburg, Danimarke dhe Hungari.  
•    Pagesa fikse mujore do të aplikohet në fund të muajit. Pagesa fikse mujore për muajin e parë të aktivizimit do të llogaritet në mënyrë proporcionale me ditët e mbetura të muajit. Në rastin kur kërkohet caktivizimi i Numrit Celular, pagesa fikse mujore do të llogaritet në mënyrë proporcionale me ditet e kalura të muajit. Përfitimet e planit tarifor do të jenë të plota pavarësisht datës së aktivizimit ose caktivizimit.  
•    Vlera e pagesës fikse mujore të planit tuaj Vodafone Next+ ose Born Free do të shfaqet në faturën tuaj mujore. Ju mund të paguani faturën tuaj brenda datës 25 të muajit pasardhës.  
•    Benefitet e planeve Vodafone Next+ dhe Born Free  nuk mund të transferohen në muajin pasardhës.  
•    Benefitet e planeve rigjenerohen të plota cdo datë 1 te muajit pa patur nevojë që klienti të kryejë ndonjë veprim.  
•    Në rast te konsumit brenda muajit kalendarik të minutave, SMS apo internetit të planit tarifor, klienti duhet të kryejë një rimbushje dhe/ose të aktivizojë një paketë shtesë për të vijuar komunikimin.  
•    Ju mund të rimbushni numrin tuaj Vodafone Next+ ose Born Free në cdo kohë në një nga dyqanet Vodafone, Online në www.vodafone.al ose ne aplikacionin My Vodafone app, dhe të aktivizoni një nga paketat Vodafone me parapagesë. Benefitet e paketave me parapagesë kanë përparesi konsumi në lidhje me benefitet e planeve tarifore Vodafone Next+ dhe Born Free.
•    Në rastin e terminimit të parakohshëm të kontratës do të aplikohet penalitet me vlerën 5,000 lekë i llogaritur në mënyrë proporcionale me muajt e mbetur të kontratës.  
•    Për të marrë informacionin mbi konsumin e benefiteve dërgo një SMS me tekst bosh në numrin 131 ose nëpërmjet aplikacionit My Vodafone.  
•    Kujdesi për kilentin për të gjithë klientët Next+ ofrohet pa pagesë në numrin 140 (jashtë Shqipërisë +35569140).  Mund të na kontaktoni edhe në live chat dhe në adresën elektronike: nakontaktoni@vodafone.com. 

 
 
Please wait