Red Box

Ri-sjellim buzëqeshje me Vodafone RED BOX! Mos harroni! 50% të të ardhurave të mbledhura do të dhurohen për ndërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Shiko shumën e mbledhur këtu.

Promo vlen nga data 11 Dhjetor 2019 - 15 Janar 2020.
RED BOX është një paketë promocionale që kushton 50 lekë (me TVSH).

Red Box:

Me blerjen e një RED BOX fitohet e drejta për të zbuluar cfarë klienti ka fituar në një nga App-et: Juth ose My Vodafone. Zbulimi i përmbajtjes së paketës mund të bëhet vetëm duke hyrë në një nga 2 aplikacionet e Vodafone, nën logon që sinjalizon paketën e fundivitit.

Katalogu përfshin plot MB, paketa, VCoins dhe kupona MORE, me cmime që shkojnë deri në 100GB.

Më shumë detaje:

  • Afati për të zbuluar cfarë produkti surprizë përmban paketa është 7 (shtatë) ditë nga momenti i blerjes. Me kalimin e këtij afati paketa do të ç’aktivizohet dhe pajtimtari humbet të drejtën për të përfituar produktin surprizë.
  • Shpërndarja e produkteve në paketat e fundivitit bazohet në një formulë propabiliteti të përcaktuar nga Vodafone, dhe përmban minimalisht 500 MB për 3 ditë, dhe mund të blihet vetëm 1 (një) paketë fundiviti brenda 24 orëve dhe maksimumi 5 (pesë) paketa gjatë gjithë kohëzgjatjes së promocionit.
  • Produkti është i vlefshëm për të gjithë planet tarifore Vodafone.
  • Me blerjen në dyqan klienti merr një mesazh notifikues ku udhëzohet të hapi kutinë e tij në një nga dy aplikacionet. Më pas me hapjen e kutisë merret mesazhi i aktivizimit të paketës së zbuluar.
  • Me blerjen në një nga dy aplikacionet duke qenë se merret menjëherë dhurata, klienti merr mesazhin e aktivizimit të paketës së fituar.
  • Për klientët me kontratë dhe Next pagesa do të shfaqet në faturën tuaj mujore.
  • Kuponat Vodafone MORE të fituar do të shfaqen në një kategori të dedikuar në Vodafone More.
  • VCoin-set e fituara, do të shfaqen në balancën e VCoins totale.
  • Promocioni zgjat nga data 13.12.2019 deri në datën 15.01.2020.
Për çdo rimbushje online prej më shumë se 500 Lekë, ti përfiton një Red Box falas.
Please wait