VoWIFI
VoWIFI
Si funksjonon
1. Thirrjet Vodafone Wi-Fi ("Wi-Fi Calling") është një shërbim i integruar që ju lejon të bëni dhe të merrni thirrje zanore përmes një lidhje interneti pa fije siç është lidhja e shtëpisë tuaj ose Wi-Fi publik. Kjo ju ndihmon të bëni thirrje zanore në zonat ku ka mbulim të ulët të rrjetit ose nuk ka sinjal celular.
2. Duke përdorur thirrjet Wi-Fi, ju pranoni këto Kushte. Nëse nuk pajtoheni me këto terma, ju lutemi mos përdorni shërbimin. Ju lutemi shikoni FAQ-të tona për detaje të mëtejshme se si të aktivizoni thirrjen Wi-Fi në pajisjen tuaj.
3. Telefoni juaj celular ose do të jetë I konfiguruar paraprakisht për të mundësuar telefonatat nëpërmjet një rrjeti Wi-Fi ose do të konfigurohet nëpermjet një azhornimi softueri nga prodhuesi i tij. Kjo do të shtoj Cilësimet në telefonin tuaj celular për të përfshirë mundësinë për të kryer një thirrje nëpërmjet lidhjes Wi-Fi.
Kush mund të marrë telefonatë Wi-Fi?
4. Të gjithë klientët që kanë një aparat celular të konfiguruar me cilësimet e thirrjes Wi-Fi dhe kanë nje paketë aktive me parapagese ose nje plan tarifor me kontrate. Nëse kemi aparatin tuaj te konfiguruar dhe nuk kryeni dot nje thirrje ju lutemi kontaktoni me 140.
Tarifimi
5. Telefonata zanore e bërë me Thirrje Wi-Fi do të përdorë minutat nga paketa juaj ose ato te perfshira ne planin tuaj tarifor. Nëse i ju perfundoni minutat atehere do te faturoheni me tarifat standarte te planit tuaj tarifor. Per te shume info per sa I perket tarifave ju lutemi drejtohune drejt faqes tone Vodafone.al ose telefononi 140.
6. Thirrjet e kryera përmes Wi-Fi do te perdorin trafik nga rrjeti juaj I internetit, kështu që përveç tarifave standarde të thirrjeve të mësipërme, do të përdorni gjithashtu të trafik inteneti nga rrjeti WiFi me të cilin jeni lidhur. Kjo do të thotë që ju jeni përgjegjës për çdo faturim i gjeneruar nga nga ofruesi I rrjetit WiFi për trafikun e konsumuar për kryerjen e telefonatës.
Përfundimi ose ndryshimi i thirrjes Wi-Fi
7. Mund të çaktivizoni opsionin e Thirrjes Wi-Fi në Cilësimet e aparatit tuaj celular
Kini Kujdes
8. Shërbimi do të ofrohet duke përdorur kapacetetet maksimale, por cilësia e keti shërbimi varet nga rrjeti Wi-Fi. Ju pranoni që ekzistojnë faktorë jashtë kontrollit tonë që do të kufizojnë aftësinë tonë për t'ju ofruar këtë shërbim.
9. Ne gjithashtu nuk mund të garantojmë nivele specifike të performancës dhe cilësia e thirrjes do të varet nga numri i pajisjeve të tjera të lidhura me lidhjen tuaj internet dhe shpejtesia e linjes suaj.
10. Ju lutem vini re se thirrjet e bëra përmes Wi-Fi do të shkëputen nëse sinjali Wi-Fi nuk është më i disponueshëm. Për të vazhduar thirrjen ju do tju duhet të përdorni rrjetin cellular
11. Nëse kryeni një telefonatë në numrin e emergjences 112 nepermjet sherbimit Wi-Fi- calling, telefoni juaj do të tentoje se pari te kryeje kete telefonatë duke përdorur një rrjet celular normal. Nëse nuk ka asnjë rrjet celular të disponueshëm, thirrja do të drejtohet përmes Wi-Fi dhe shërbimet e urgjencës nuk do të jenë në gjendje të identifikojnë vendndodhjen tuaj automatikisht. Ju do të duhet të informoni gojarisht mbi vendndodhjen tuaj.