Misioni
Përgjegjësia sociale si pjesë integrale e kulturës së Vodafone Albania nënkupton “Të mendosh për të ardhmen duke investuar në praktika të qëndrueshme biznesi”Vodafone Albania ka dëshmuar qartë se është një biznes i përgjegjshëm e lider në zbatimin dhe zgjerimin e kulturës së “Përgjegjshmërisë sociale të Biznesit”. Objektivat tona sfiduese të përgjegjshmërisë sociale te biznesit janë tashmë të integruara në zemër të strategjisë së biznesit tonë dhe ne jemi të vendosur:
- Të ofrojmë produkte dhe shërbime të aksesueshme nga të gjithë.
- Të njihemi me nisma të qëndrueshme mjedisore që kanë në qendër klientin.
- Të krijojmë strategji të përbashkëta të uljes së CO2 me rrjetin e furnitoreve tanë.
- Të ofrojmë produkte e shërbime të reja në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit ( UN Millenium Development Goals).
- Të ngrejmë kapacitete manaxhuese të mbetjeve elektronike.
- Të përdorim burimet natyrore me përgjegjësi.
- Të ulim nivelin e emetimeve dhe të rritim përdorimin e energjisë së pastër.
- Të sigurojmë që Vodafone dhe furnitorët tanë zbatojnë kodin e blerjeve etike.
- Të nxisim më tej skemën tonë unike të riciklimit të aparateve celularë që aplikohet në të gjithë dyqanet Vodafone në gjithë vendin.
- Të fuqizojmë më tej programet tona të investimit social përmes një numri në rritje projektesh sociale e mjedisore.
Misioni ynë
Të jemi të admiruar si një kompani me diversitet dhe etikë e që vepron me përgjegjësi duke ofruar shërbime që mundësojnë një shoqëri më të qëndrueshme për klientet tanë.Synimet tona
Sjellje e përgjegjshme dhe etikeEko efikasitet – t’u ofrojmë më shumë klientëve tanë me më pak
Diferencimi i markës
Siguri – Markë e besueshme, e respektuar, me qendër klientin: ‘Rrjet i besuar’Mundësi – Përdorim i teknologjisë së telefonisë celulare për të ofruar një të ardhme të qëndrueshme