Vajzat në Teknologji

Vajzat në Teknologji

Në Vodafone Teknologjia është kryefjala e punës dhe talenti në teknologji nuk ka gjini. Sipas statistikave, pjesa më e madhe e të rinjve që studjojnë për Teknologji janë meshkuj.
Mbështesim dhe ofrojmë mundësi, si për vajzat ende të padiplomuara, ashtu edhe për ato që sapo janë diplomuar në degët e Inxhinierisë Elektronike, TIK, Informatikë apo në çdo profil tjetër në Teknologji. Organizojmë një sërë trajnimesh dhe workshopesh për kodim. Gjithashtu, i ofrojmë mundësinë vajzave të marrin pjesë në programet tona për të rinjt. Këto iniciativa janë mundësia më e mirë për ti dhënë formë të ardhmes.