Aplikacione Vodafone
Aplikacione Vodafone
My Vodafone
1. Përkufizime
Termat e mëposhtëm do të kenë këto kuptime:
“Ne” është Vodafone Albania Sh.A. (më poshtë referuar si Vodafone); "Ju" është personi që përdor Shërbimin My Vodafone dhe që është klient (me kontratë ose me parapagesë) i Vodafone Albania Sh.A., që ka nënshkruar Kontratën e Pajtimtarit ose Formularin e Regjistrimit në rrjetin e Vodafone Albania Sh.A.; Shërbimi “My Vodafone” është shërbimi që iu mundëson klientëve të Vodafone të shkarkojnë në kohë reale detajet e llogarisë së tyre dhe faturën, përdorimin e paketave të tyre (telefonata, sms, internet), si edhe konsiston në shkarkimin pa pagesë shtesë të aplikacionit në aparatin celular. “Aplikacioni“ është Aplikacioni i shërbimit My Vodafone i shkarkuar nga ana juaj nëpërmjet aparatit tuaj celular nga faqja e internetit të Vodafone.
2. Pranimi i Kushteve dhe Afateve
Këto Kushte dhe Afate të Përgjithshme për përdorimin e Shërbimit My Vodafone (“Marrëveshja”) përbëjnë një marrëveshje ligjore ndërmjet jush dhe Vodafone (së bashku “Palët” and veçmas “Pala”). DUKE KLIKUAR NË BUTONIN “PRANOJ” MË POSHTË, JU BINI DAKORD TË VEPRONI NË PËRPUTHJE ME KUSHTET E KËSAJ MARRËVESHJEJE DHE JU PRANONI SE I KENI LEXUAR, KUPTUAR DHE JENI DAKORD TË VEPRONI NË PËRPUTHJE ME TË GJITHA KUSHTET, AFATET DHE NJOFTIMET QË PËRMBAN APO REFERON KJO MARRËVESHJE. NËSE NUK JENI DAKORD TË VEPRONI NË PËRPUTHJE ME KUSHTET DHE AFATET E KËSAJ MARRËVESHJEJE, KLIKONI BUTONIN “NUK PRANOJ” MË POSHTË. Nëse nuk jeni dakord të veproni në përputhje me kushtet e Marrëveshjes, ndërmjet jush dhe Vodafone nuk do të ekzistojë asnjë Marrëveshje dhe Vodafone nuk do të jetë e detyruar t’ju ofrojë Shërbimin My Vodafone ose Aplikacionin. Pas një njoftimi të arsyeshëm, përfshi publikimin e një versioni të ri në faqet për Shërbimin, Vodafone ka të drejtë ta ndryshojë këtë Marrëveshje. Ju gjithashtu bini dakord se përdorimi në vazhdimësi nga ana juaj i Shërbimit përbën pranim të kushteve të kësaj Marrëveshjeje, me ndryshimet përkatëse.
Me pranimin e kësaj marrëveshjeje, ju keni të drejtë të shkarkoni dhe perdorni Aplikacionin e shërbimit My Vodafone. Shkarkimi dhe përdorimi i Aplikacionit të shërbimit My Vodafone do të jetë pa pagesë, përveç tarifës së navigimit në faqen e internetit të Vodafone për të shkarkuar aplikacionin.
3. Të drejtat e Përdorimit
Ne ju japim të drejta jo-ekskluzive për të përdorur Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone. Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi e nuk kemi asnjë detyrim, dhe as nuk japim liçensa/të drejta për përdorimin e Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone në një rrjet ose me nje kartë SIM që nuk është Vodafone. Ju nuk mund të kopjoni, ndryshoni, ndani në pjesë ose zbërtheni Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone apo pjesët e tyre. Ju nuk mund të transferoni, të kaloni, të jepni me nën-liçense apo të shpërndani ose t’i lejoni një pale të tretë të përdorë Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone ose një pjesë të tyre. Ju pranoni të mos përdorni Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone apo një pjesë të tij në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme.
4. Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale
Ju nuk përfitoni të drejta të Pronësisë Intelektuale ose të drejta të tjera të lidhura me të, përfshirë patenta, dizenjo, marka tregtare, të drejta të autorit në lidhje me përmbajtjen e Aplikacionit dhe Shërbimin My Vodafone. Ofrimi nga ana jonë i Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone nuk nënkupton transferimin e të drejtave të Pronësisë Intelektuale të zotëruara nga ana jonë apo nga ofruesit e liçensuar në lidhje me Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone, por thjesht lejimin e përdorimit të Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone sipas Kushteve të Përgjithshme për Përdorimin e Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone. Përdorimi i Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone mbrohet nga ligji i zbatueshëm në fushën e Pronësisë Intelektuale dhe Traktatet Ndërkombëtare përkatëse. Ju nuk mund të printoni, kopjoni, riprodhoni, shpërndani, modifikoni ose të dublikoni në ndonjë mënyrë tjetër, tërësisht ose pjesërisht, software apo materiale të tjera që iu jepen në lidhje me Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone.
5. Përgjegjësia për Veprimet Tuaja
Ju mbani përgjegjësi të plotë për veprimet tuaja në lidhje me të gjithë Përmbajtjen që shkarkoni.
6. Përgjegjësia për Sigurinë Tuaj
Nëse jeni 18 vjeç ose më shumë, ju mbani personalisht përgjegjësi për detyrimet tuaja qe lindin nga përdorimi i Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone të ofruar nga Vodafone.
Nëse jeni nën 18 vjeç, ju dhe prindërit tuaj ose kujdestari juaj ligjor mbani përgjegjësi për detyrimet tuaja qe lindin nga përdorimi i Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone.
7. Rregullat e Përdorimit të Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone
Me përdorimin e Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone, ju merrni përsipër sa më poshtë:
• Mospërdorimin e Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone për qëllime komerciale. Shërbimi është vetëm për përdorimin personal të klientëve Vodafone dhe nuk mund të përdoret për veprimtari tregtare, përveçse kur është miratuar në mënyrë te qarte me shkrim nga Vodafone.
• Mosvendosja e Lidhjeve të Paautorizuara. Nëse dëshironi të lidheni me rrjetin Vodafone, ju pranoni se: (i) nuk do të riprodhoni Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone (ii) nuk do të kryeni veprime që lidhen me ose shkaktojnë vendosjen e përmbajtjeve me natyrë përçmuese apo keqinformimuese rreth Vodafone në faqen e internetit.
Ju jeni në dijeni dhe pranoni se gjatë procedurës së regjistrimit, Ju do të na jepni informacionin personal për numrin e telefonit, adresën e email-it dhe PIN-in që keni zgjedhur, si dhe që Vodafone do të mbledhë informacion në lidhje me telefonin tuaj dhe mënyrën e përdorimit të aplikimit/shërbimit, çka është e nevojshme për funksionimin e aplikimit/shërbimit (për shembull, gjuha, pajisja dhe statistikat e përdorimit). Vodafone e përdor informacionin e mbledhur me qëllim ofrimin e shërbimit të kërkuar, ofrimin e suportit në rast të ndonjë problemi, për të ofruar mirëmbajtje, si dhe për të optimizuar dhe përmirësuar performancën e shërbimit. Vodafone e ruan informacionin e mbledhur në mënyrë të sigurtë në serverat e Vodafone.
Vodafone mund t’ju dërgojë SMS dhe email-e nga sistemi, si për shembull për konfirmimin e regjistrimit, kujtesat për fjalëkalimet, përditësimet për ndryshimet e bëra shërbimit duke përfshirë njoftimet që ne mund t’ju dërgojmë në lidhje me përdorimin nga ana juaj të shërbimit. Vodafone do të përdorë informacionin tuaj për qëllime marketing-u nëse ju keni dhënë pëlqimin tuaj për këtë. Me përdorimin e shërbimit dhe pranimin e këtyre kushteve, ju pranoni përdorimin nga ana jonë të të dhënave tuaja si më lartpërmendur. Për më shumë informacion sesi Vodafone Albania përdor informacionin tuaj personal, ju lutem konsultohuni me termat dhe kushtet e pajtimit dhe me politikën e privatësisë në www.vodafone.al.
8. Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit
Nëse keni nevojë për asistencë në lidhje me Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone, ju lutemi telefononi Shërbimin e Kujdesit per Klientin ne numrin 140 (për klientët me parapagim) dhe 149 (për klientët me kontratë), nëse jeni duke përdorur rrjetin e Vodafone, vizitoni faqen tonë zyrtare vodafone.al ose hyni në faqen e Vodafone në Facebook.
9. Përjashtimi i Garancive
Për aq sa lejohet nga ligji i zbatueshëm, Aplikacioni dhe Shërbimi My Vodafone ju ofrohet "siç është" pa asnjë garanci apo kushte të tjera në lidhje me Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone nga ofruesit e liçensuar të Aplikacionit dhe Sherbimit Mobile Care. Për aq sa lejohet nga ligji, ne dhe ofruesit tanë të liçensuar të Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone mohojmë dhe përjashtojmë të gjitha garancitë, përfaqësimet, kushtet dhe kushtet e tjera të çdo lloji, të shprehura apo të nënkuptuara, që lindin nga ligji, konventat apo në ndonjë mënyrë tjetër.
10. Kufizimi i Përgjegjësisë
Ne ose ofruesit tanë të liçensuar të Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone nuk do t’ju detyrohemi për rimbursim, kompensim apo për dëmet për shkak të humbjes së fitimit aktual apo të ardhshëm, humbjen e të ardhurave, xhiron e shitjeve; humbjen e emrit të mirë, humbjen ose dëmtimin e reputacionit, humbjen e kontratave ose klientëve, humbjen e kursimeve te parashikuara, humbjen ose dëmtimin e të dhënave apo programeve apo për arsye të tjera çfarëdo qofshin ose indirekte, të veçanta, të rastësishme ose të rëndësishme, qoftë të shkaktuara padrejtësisht (përfshi nga neglizhenca) qoftë për shkak të kontratës, madje edhe në qoftë se ne apo ofruesit tanë të liçensuar të Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone kanë qenë të informuar për mundësinë e humbjeve apo dëmtimeve të tilla.
11. Ligji i zbatueshëm dhe Juridiksioni
Për këto Kushte dhe Afate të Përgjithshme për përdorimin e Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone do të zbatohet ligji Shqiptar. Palët i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të gjykatave Shqiptare.
12. Të ndryshme
Ju pranoni që Aplikacioni dhe Shërbimit My Vodafone, mund të mos jetë e përdorshme për shkak të mospërputhshmërisë se saj me celularin juaj. Për të përdorur Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone, Ju duhet të keni konfiguruar më parë celularin juaj për të mundësuar navigimin në internet. Të gjithë klientët Vodafone që aksesojnë faqen e publikuar nga aparati i tyre celular, pranojnë të përdorin Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone, nëpërmjet aksesimit te internetit (nga WEB). Informacioni në lidhje me aparatet celulare nëpërmjet të cilëve mund të aksesohet Aplikacioni dhe Shërbimi My Vodafone mund të merret duke kontaktuar Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit të Vodafone Albania.