https://cesk.gov.al/permbajtje_te_paligjshme.html
Për tu njohur mbi më shumë burime mbi navigimin e sigurt të fëmijëve në internet:
https://www.itu-cop-guidelines.com/children
Janë shumë gjëra që duhen marrë parasysh kur bëhet fjalë për fëmijën tuaj dhe marrëdhënien e tij me hapësirën dixhitale prandaj po ju paraqesim një listë me 10 pika të dobishme në lidhje me mbikqyrjen e tyre.
- Mendoni si silleni ju dhe familja juaj në botën reale dhe mbani të njëjtën sjellje dhe në hapësirën dixhitale (edhe pse ndonjëherë duket sikur djali apo vajza juaj është eksperti i teknologjisë në shtëpi);
- Eksploroni disa nga teknologjitë që pëlqen fëmija juaj – në rast se nuk e keni bërë akoma, shkarkoni muzikë, krijoni një profil në Facebook ose luani një lojë në lojën e tyre elektronike Nintendo Wii;
- Bisedoni me miqtë tuaj, familjarët si dhe prindërit e shokut të fëmijës suaj për mënyrën se si ata ndihmojnë fëmijët e tyre të sillen në hapësirën e tyre dixhitale – mund të përfitoni këshilla të dobishme;
- Përpiquni të mos e përdorni teknologjinë si kujdestarin e fëmijës suaj – të gjithë kështu veprojmë ndonjëherë por është e rëndësishme të dimë se me çfarë po merren ata;
- Mos kini frikë të caktoni kufij dhe rregulla, sidomos për fëmijët e vegjël –reputacioni që ata do të krijojnë në rrjet do t’i ndjekë përgjithmonë, prandaj nuk është asnjëherë shumë herët për të filluar;
- Shfrytëzojini sa më shumë programet e integruara, nëse ato janë të disponueshme, si për shembull programet për "Mbikqyrjen nga Prindërit" (Parental Controls), opsionet e "Kërkimit të Sigurt" (SafeSearch) dhe kontrollet e privatësisë; shikoni dhe udhëzimet tona në lidhje me këtë;
- Kujtojini fëmijëve më të rritur që disa faqe zyrtare interneti, disa teknologji dhe aplikacione mund të mos jenë të përshtatshme për t’i përdorur vëllezërit/motrat e tyre më të vegjël dhe kërkojuni atyre të kenë kujdes nga këto faqe;
- Bëjini çështjet mbi hapësirat dixhitale pjesë të diskutimeve të përditshme – mos kini turp nga diskutimi me adoleshentët në lidhje me tema të vështira si psh. Bullizmi Virtual (cyberbullying), dërgimi i materialeve me përmbajtje seksuale me anë të internetit apo celularit (sexting) dhe shkelja e të drejtës së autorit;
- Komunikoni - tregojini fëmijës suaj se e kuptoni që për ta është e rëndësishme të përdorin pajisjet teknologjike dhe sigurojini se mund t’ju drejtohen për çdo gjë që i shqetëson në lidhje me hapësirën e tyre dixhitale;
- Lexoni sa më shumë artikuj që të mundeni mbi "Prindërimin në Hapësirën Dixhitale" (Digital Parenting), vizitoni faqen tonë zyrtare vodafone.al/isigurt dhe paraprijini situatave.