Zgjidhjet smart per biznesin

Vodafone Albania sjell zgjidhjet smart për biznesin në ECGE 2026 Vodafone Albania, Partner Platinum i ECGE 2026, më 19–20 nëntor 2026, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë (Stenda 5). Gjashtë zgjidhje Vodafone Business pwr menaxhimin inteligjent tw energjisë, operacioneve, ndërtesave dhe sigurisë dixhitale: Smart Energy, Smart Vision, Smart Fleet, Collaborative Worker, Smart Building dhe Cybersecurity . Katër demonstrime live të zgjidhjeve Vodafone Business më 20 nëntor, nga ora 14:00 deri në 15:20: Smart Energy, Smart Vision, Smart Fleet dhe Collaborative Worker .
Vodafone Albania sjell zgjidhjet smart për biznesin në ECGE 2026  
  • Vodafone Albania, Partner Platinum i ECGE 2026, më 19–20 nëntor 2026, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë (Stenda 5). 
  • Gjashtë zgjidhje Vodafone Business pwr menaxhimin inteligjent tw energjisë, operacioneve, ndërtesave dhe sigurisë dixhitale: Smart Energy, Smart Vision, Smart Fleet, Collaborative Worker, Smart Building dhe Cybersecurity. 
  • Katër demonstrime live të zgjidhjeve Vodafone Business më 20 nëntor, nga ora 14:00 deri në 15:20: Smart Energy, Smart Vision, Smart Fleet dhe Collaborative Worker. 
  • Përfaqësues të Vodafone Albania do të kontribuojnë në programin e ECGE 2026, dhe në diskutimet mbi transformimin digjital, qytetet inteligjente dhe tranzicionin e gjelbër.Z 
  Si mund ta ndihmojë teknologjia një biznes të përdorë energjinë në mënyrë më inteligjente, të rrisë efikasitetin operacional dhe t'i shndërrojë të dhënat në vendimarje më të mira?   Në edicionin e pestë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër (Energy, Construction & Green Economy Fair – ECGE 2026), Vodafone Albania do t'i sjellë këto mundësi më pranë bizneseve përmes demonstrimeve të teknologjive smart, rasteve konkrete të përdorimit dhe diskutimeve mbi rolin e konektivitetit në tranzicionin e gjelbër dhe dixhital të Shqipërisë.  Gjatë këtij panairi Vodafone Albania do të tregojë se si konektiviteti, IoT, shërbimet cloud, inteligjenca artificiale, automatizimi dhe siguria kibernetike mund të ndërthuren për t'i ndihmuar bizneset të rrisin efikasitetin, të optimizojnë operacionet dhe të forcojnë sigurinë  Zbuloni nga afër teknologjitë Vodafone Business  Më 20 nëntor, nga ora 14:00 deri në 15:20, në stendën e Vodafone Business do të zhvillohen katër demonstrime të dedikuara:  14:00–14:20 | Collaborative Worker Zbuloni se si zgjidhjet e ndërlidhura mund t'i ndihmojnë ekipet në terren të komunikojnë, koordinohen dhe punojnë në mënyrë më efektive.  14:20–14:40 | Smart Vision Zbuloni se si pamjet video mund të shndërrohen në informacion dhe të dhëna me vlerë, duke mbështetur vendimmarrjen dhe menaxhimin më efikas të operacioneve.  14:40–15:00 | Smart Energy Si bizneset mund të monitorojnë konsumin e energjisë, të kenë një pamje më të qartë të performancës energjetike dhe të identifikojnë mundësi për optimizimin e saj?  15:00–15:20 | Smart Fleet Do të eksploroni se si zgjidhjet e ndërlidhura mund t'i ndihmojnë bizneset të monitorojnë dhe menaxhojnë flotën e automjeteve në mënyrë më efikase. Përvoja plotësohet nga Smart Building dhe Cybersecurity, duke zgjeruar portofolin me zgjidhje për ndërtesa më inteligjente dhe për një mjedis digjital më të sigurt.  Nga menaxhimi i energjisë dhe flotës së automjeteve te puna e ekipeve në terren, ndërtesat inteligjente dhe siguria dixhitale, Vodafone Business do të tregojë se si teknologjia mund të shndërrohet në zgjidhje konkrete për nevojat e biznesit.  Teknologjia në funksion të transformimit të biznesit  Tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital janë gjithnjë e më të ndërlidhur. Ndërsa sektorët e energjisë, ndërtimit, mobilitetit dhe infrastrukturës urbane mbështeten gjithnjë e më shumë te të dhënat, bizneset kanë nevojë për bazat e duhura digjitale për të kuptuar më mirë operacionet e tyre, për të optimizuar burimet dhe për të marrë vendime më të informuara.  Konektiviteti është në zemër të këtij transformimi. I kombinuar me IoT, inteligjencën artificiale dhe shërbimet cloud, ai mund t'i ndihmojë bizneset të rrisin efikasitetin, të marrin vendime më të zgjuara dhe të forcojnë qëndrueshmërinë operacionale.  ECGE bashkon aktorë nga sektorët e energjisë, ndërtimit, teknologjisë dhe qëndrueshmërisë, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh rreth së ardhmes së Shqipërisë.  Vodafone Albania sjell në këtë diskutim perspektivën e konektivitetit dhe teknologjive digjitale, duke treguar se si ato mund të ndihmojnë në shndërrimin e të dhënave në vendime dhe të objektivave të qëndrueshmërisë në veprime konkrete.  Përjetoni nga afër zgjidhjet smart për biznesin në ECGE 2026  Bashkohuni me Vodafone Albania në ECGE 2026 dhe zbuloni se si konektiviteti dhe teknologjitë inteligjente mund t'i ndihmojnë bizneset të rrisin efikasitetin, të forcojnë qëndrueshmërinë operacionale dhe të jenë më të përgatitura për të ardhmen. 19–20 nëntor 2026 
Pallati i Kongreseve, Tiranë 
Stenda 5 | Partner Platinum