Vodafone prezanton everyone.connected, pozicionimin e ri të markës që vë në qendër lidhjet mes njerëzve
Tiranë 26 Nëntor 2026 : SotVodafone prezanton një zhvillim të rëndësishëm në pozicionimin global të markës dhe në identitetin e saj krijues, të mbështetur në bindjen se lidhja teknologjike ka vlerë më të madhe kur krijon lidhje të vërteta mes njerëzve.Pozicionimi i ri, everyone.connected, e zhvendos vëmendjen e markës përtej performancës së rrjetit, drejt rolit që ka lidhja teknologjike në krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve kuptimplota mes njerëzve. Ai nis nga një paradoks i thjeshtë: bota nuk ka qenë kurrë më e lidhur se sot, megjithatë lidhja e mirëfilltë mes njerëzve ndonjëherë duket më e vështirë për t'u gjetur.Vodafone sjellë në jetë këtë pozicionim përmes një sërë historish që tregojnë se si teknologjia u mundëson njerëzve të ndajnë lajme të rëndësishme, afron familjet që jetojnë larg njëra-tjetrës, i ndihmon miqtë të mbështesin njëri-tjetrin dhe bën të mundur ato momente të përditshme që mund të kenë ndikim të madh në marrëdhëniet mes njerëzve.“Vodafone ka evoluar gjithmonë në hap me teknologjinë, klientët dhe shoqërinë. Sot, kur lidhja teknologjike është pjesë e pothuajse çdo aspekti të jetës sonë, besojmë se vlera e saj më e madhe qëndron te marrëdhëniet njerëzore që ajo mundëson. Në një kohë kur teknologjia ndonjëherë shihet si distancë dhe vetmi, ne besojmë në potencialin e saj për të na afruar me njëri-tjetrin. “Ndonjëherë mjafton një mesazh i thjeshtë për t'ia zbukuruar ditën dikujt, për t'i dhuruar gëzim apo për të sjellë një ndryshim të vërtetë. Me everyone.connected, duam t’u kujtojmë njerëzve fuqinë që kanë në duart e tyre për të krijuar lidhje kuptimplota. Kjo është edhe fryma e kapitullit të ri të Vodafone në Shqipëri.” u shpreh Balázs Révész Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania.everyone.connected do të zbatohet përmes një sistemi dinamik shprehjesh, të ndërtuar me module, i cili i jep komunikimit të Vodafone në të gjitha kanalet më shumë emocion dhe më shumë afërsi me publikun. Sistemi ruan të njëjtën ide globale, ndërkohë që e përshtat mesazhin sipas publikut, tregut dhe kontekstit.Çdo mesazh përmbyllës me everyone.connected. Disa fraza nxjerrin në pah emocionin që krijon një çast lidhjeje të nëngrupuara si, si joy.connected, hope.connected ose confidence.connected. Të tjerat vënë në qendër njerëzit, vendet, produktet dhe përvojat që lidhen, si families.connected, businesses.connected ose gaming.connected.Një rol më të spikatur krijues do të marrë edhe Speechmark, simboli i Vodafone që njihet në mbarë botën. Ai do të shërbejë si një nyje përmes së cilës marka zbulon histori dhe momente njerëzore që përndryshe mund të kalonin pa u vënë re, duke u bërë një element vizual i unifikuar në të gjitha materialet e reklamës dhe të komunikimit të Vodafone.Pozicionim i ri Vodafone shënon një kapitull më njerëzor dhe më prekës për markën. Filmi i fushatës, me këngën “Feel” të Robbie Williams (2002) në sfond, sjell një stil vizual të dallueshëm: pamje nga afër, dramatike, por të natyrshme, që e përqendrojnë vëmendjen te njerëzit dhe momentet që qëndrojnë pas çdo lidhjeje.Me everyone.connected, Vodafone ripohon bindjen se lidhshmëria ka vlerën më të madhe kur u shërben njerëzve dhe i ndihmon të jenë më pranë njëri-tjetrit.everyone.connected