Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G
Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes "Network Slicing" të fuqizuar nga Inteligjenca ArtificialeVodafone Albania, në bashkëpunim me Nokia, ka prezantuar më 9 korrik 2026 një zhvillim të ri në teknologjinë 5G, i njohur si “Network Slicing”, një zgjidhje e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale dhe e zhvilluar nga Grupi Vodafone. Ky inovacion konfirmon edhe njëherë pozicionimin e Shqipërisë si treg i rëndësishëm inovacioni në implementimin e teknologjive më të avancuara të konektivititetit.E zhvilluar në partneritet me Nokia-n, kjo zgjidhje kombinon rrjetin “5G ‘Standalone’ të Vodafone-it me kapacitetetet e avancuara të inteligjencës artificiale duke mundësuar menaxhim më inteligjent të burimeve të rrjetit dhe duke krijuar bazat për një gjeneratë të re shërbimi dixhital me performancë siguri dhe besueshmëri më të lartë. "Inovacioni ka qenë gjithmonë në qendër të ambicies së Vodafone Albania për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme të lidhjes dixhitale. Ndërsa kërkesa për shërbime dixhitale vazhdon të rritet, rrjetet inteligjente do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në ofrimin e një lidhjeje më elastike, më efikase dhe më të përshtatshme. Ky demonstrim pasqyron angazhimin tonë për të eksploruar teknologjitë që do të ndihmojnë në formësimin e së ardhmes së infrastrukturës dixhtale, duke forcuar njëkohësisht pozicionin e Shqipërisë si treg inovacioni brenda Grupit Vodafone." - u shpreh Balázs Révész, CEO i Vodafone Albania.Roli i Inteligjencës Artificiale në këtë kombinim është të analizojë në të njëjtën kohë kushtet e rrjetit dhe informacionin nga bota reale, gjë që do të rezultojë në autonomi për të marrë vendime të cilat optimizojnë performancën në kohë reale. Kjo bën të mundur që të shmangen konfigurimet e paracaktuara. Në vend të tyre, Inteligjenca Artificiale analizon rrjetin në kohë reale dhe rishpërndan burimet aty ku nevojitet më shumë. Kjo analizë ndihmon jo vetëm në identifikimin e mungesave të rrjetit, por mundëson edhe një lidhje interneti më fleksibël, të përshtatur sipas nevojës."Teknologjia Agentic AI sjell një nivel të ri inteligjence në 'network slicing'. Duke kombinuar analizën e thelluar të rrjetit me të dhëna kontekstuale nga bota reale, ne mundësojmë rrjete që mund të nxjerrin përfundime, të vendosin dhe të veprojnë në mënyrë të pavarur. Së bashku me Vodafone Albania, po demonstrojmë se si kjo aftësi mund të hapë modele krejtësisht të reja shërbimi dhe të nxisë valën e ardhshme të inovacionit 5G." – nënvizoi, Pallavi Mahajan, Chief Technology and AI Officer, Nokia.Ky inovacion teknologjik në fushën e biznesit përfaqëson një hap domethënës drejt të ardhmes së lidhjes së internetit, që dëshmon se si inteligjenca artificiale do të bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e infrastrukturës së ekonomisë dixhitale. Shërbimet dixhitale vijojnë të zgjerohen dhe kërkesa për lidhje interneti, rrjetet duhet të evoluojnë përtej thjesht transmetimit të trafikut. Në të ardhmen, brezi i ri i infrastrukrës celulare do të jetë në gjendje të kuptojë dhe optimizojë automatikisht performancën e rrjetit pa qenë e nevojshme për ndërhyrje manuale. Prezantimi i "network slicing" me inteligjencë artificiale tregon se si rrjetet e së ardhmes mund t'i përgjigjen në mënyrë dinamike situatave të ndryshme, duke mbështetur aplikime të tilla si:
- Lidhje e qëndrueshme për bizneset që operojnë shërbime kritike (mission-critical), siç mund të jenë aeroportet apo shërbime që kanë nevojë për siguri të lartë dhe koordinim të shpejtë
- Shpërndarje inteligjente e burimeve gjatë ngjarjeve të mëdha publike, si koncerteve apo eventeve
- Më shumë fleksibilitet i rrjetit gjatë kërkesave në raste të paparashikuara
- Menaxhim më efikas i kapacitetit të rrjetit përmes automatizimit me inteligjencë artificiale