Tarifat sociale dhe përfitimet për të rinjtë
Ju njoftojmë se duke filluar nga data 5 tetor 2026, Vodafone Albania prezanton dy plane tarifore të dedikuara për klientët e moshës 62 vjeç e lart, si dhe përfitime të reja mujore për klientët e moshës 18–25 vjeç. Planet tarifore për klientët 62+
Detajet e planeve:Paketa Vodafone Care me parapagesë ka vlefshmëri 30 ditë.Plani Vodafone Next Care me paspagesë ofrohet me kontratë 12 ose 24-mujore.Klienti përfiton 5 GB në total për të gjithë muajin, të cilat mund të përdoren vetëm gjatë ditëve të dielave. Volumi i papërdorur mbetet i disponueshëm për të dielën pasardhëse, brenda vlefshmërisë së paketës.Përfitimet për klientët 18–25 vjeç
Detajet e përfitimeve:Përfitimet janë të disponueshme për klientët e moshës 18–25 vjeç.Aktivizimi kryhet vetëm përmes aplikacionit My Vodafone App.Përfitimi për klientët me parapagesë mund të përdoret gjatë vlefshmërisë së paketës aktive.Përfitimi për klientët hibrid është i vlefshëm deri në fund të ciklit përkatës të faturimit.Të gjitha tarifat e lartpërmendura përfshijnë T.V.SH.-në. Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet Vodafone ose kontaktoni në kanalet zyrtare të Vodafone Albania.
| Komponentët | Vodafone Care (Parapagesë) | Vodafone Next Care (Paspagesë) |
|---|---|---|
| Minuta kombëtare | 100 minuta | 500 minuta |
| SMS kombëtare | — | 500 SMS |
| Internet | 1 GB | 1 GB |
| Internet për t'i përdorur të dielave | 5 GB | 5 GB |
| Tarifa | 900 Lekë | 800 Lekë/muaj |
| Segmenti që e përfiton | Përfitimi mujor | |
|---|---|---|
| Vodafone Boost | Parapagesë | Dy aktivizime falas me internet pa limit, me kohëzgjatje 5 orë secili. Secili sesion mund të aktivizohet në çdo moment gjatë vlefshmërisë së paketës aktive. |
| Vodafone PowerUp | Hibrid | 2 GB internet shtesë falas, të aktivizueshme një herë në muaj dhe të vlefshme deri në fund të muajit. |