Përditësime në tarifat standarde dhe politikat e rimbushjes
Vodafone Albania njofton se, duke filluar nga data 03.07.2026, do të aplikohen përditësime në tarifat standarde dhe në politikat e rimbushjes.
Tarifat e reja janë si më poshtë:
Komponentët | Tarifat e reja |
|---|---|
MB | 0.8 LEKË/MB |
Minuta me Vodafone | 19 LEKË/min |
Minuta jashtë Vodafone | 19 LEKË/min |
SMS kombëtare | 10 LEKË/SMS |
SMS ndërkombëtare | 15 LEKË/SMS |
Në të njëjtën kohë, pragu minimal i rimbushjes do të standardizohet në 500 Lekë në të gjitha kanalet fizike dhe dixhitale.
Pas hyrjes në fuqi të këtij ndryshimi, nuk do të mund të kryhen rimbushje nën këtë vlerë. Si një përfitim shtesë gjatë kësaj periudhe, klientët që kryejnë rimbushjen e parë në dyqan me vlerë 500 ALL do të përfitojnë një bonus.
Ndryshimet e mësipërme synojnë të ofrojnë tarifa më të favorshme dhe një përvojë më të thjeshtë e të unifikuar për të gjithë klientët.
Për më shumë informacion, ju ftojmë të vizitoni dyqanet Vodafone ose të kontaktoni në kanalet zyrtare të Vodafone Albania.