Të nderuar Pajtimtarë,
Shoqëria Vodafone Albania njofton se, duke filluar nga data 06 Shkurt 2024, do të ofrojë për pajtimtarët biznes me kontratë, një portofol të ri planesh tarifore, me të dhënat si më poshtë:
Plane Hibride
Business Bronze | Business Silver | Business Gold | |
Pajtimi mujor me TVSH | 1,200 Lekë | 1,500 Lekë | 1,800 Lekë |
Internet | 5 GB | 15 GB | 27 GB |
Minuta kombëtare | 1,500 Minuta | 2000 Minuta | 2,500 Minuta |
SMS kombëtare | 1,500 SMS | 2000 SMS | 2,500 SMS |
Minuta dhe SMS ndërkombëtare | - | 20 Minuta/SMS | 30 Minuta/SMS |
Plane me paspagesë
Business Unlimited | RED Lite | RED Boost | |
Pajtimi mujor me TVSH | 2,300 Lekë | 3,000 Lekë | 6,000 Lekë |
Internet | Pa limit | Pa limit | Pa limit |
Minuta kombëtare | Pa limit | Pa limit | Pa limit |
Më tej planet tarifore me kontratë Business RED, Business RED Prime, Business RED Pro dhe Business RED Unlimited, nuk do nuk do të ofrohen më në treg. Të gjithë abonentët biznes që kanë një kontratë aktive në këto plane tarifore, do të vazhdojnë të përdorin deri në përfundim të afatit të caktuar të kontratës.
Detaje për planet tarifore:
Të gjitha çmimet e lartpërmendura përfshijnë vlerën e T.V.SH.
Minutat dhe SMS kombëtare (minuta/SMS) do të jenë të vlefshme drejt operatorëve kombëtarë (Vodafone, One, operatorë të tjerë fiks).
Pas konsumimit të njësive të internetit të paketës tuaj me shpejtësi 4G+/4G/3G ju do të keni internet pa limit, por me shpejtësi të reduktuar deri në 256 Kbps.
Minimumi i kohës fillestare të bisedës është 30 sekonda. Pas 30 sekondave të para të telefonatës, aplikohet tarifimi për çdo sekondë. Ndërsa interneti tarifohet për çdo 10 KiloByte.
Pagesa fikse mujore do të aplikohet në fund të muajit. Pagesa mujore fikse për muajin e parë të aktivizimit do të llogaritet proporcionalisht me ditët e mbetura të muajit. Në rastin kur kërkohet çaktivizimi i Numrit të Celularit, pagesa fikse mujore do të llogaritet në përpjesëtim me ditët e kaluara të muajit. Përfitimet e planit tarifor do të jenë të plota pavarësisht datës së aktivizimit apo çaktivizimit.
Përfitimet e planeve tarifore nuk mund të transferohen në muajin pasardhës.
Përfitimet e planeve tarifore duhet të rigjenerohen plotësisht çdo datë 1 të muajit pa qenë nevoja që klienti të kryejë asnjë veprim.
Business Unlimited: Njësitë pa limit kanë një politikë të përdorimit të drejtë si vijon: Internet 200 GB, Minuta kombëtare 15000, SMS kombëtare 3000.
RED Lite dhe RED Boost: Njësitë pa limit kanë një politikë të përdorimit të drejtë si vijon: Internet 300 dhe 600 GB, 3000 dhe 5000 SMS.
Për më shumë informacion, telefononi 140, vizitoni vodafone.al ose dyqanet Vodafone.
SMS kombëtare
Pa limit |
Pa limit |
Pa limit |
Minuta dhe SMS ndërkombëtare | 50 Minuta/SMS | 150 Minuta/SMS | 400 Minuta/SMS |
Tarifë ditore në Roaming | 400 ALL | 200 ALL | 200 ALL |