Të nderuar klientë,
Ju njoftojmë se duke filluar nga data 02.11.2022, Vodafone Albania do të përditësojë portofolin e paketave Roaming duke rifreskuar paketat Travel Data dhe Travel Week.
Paketa Travel Week do të zëvendësohet nga Paketa Travel Pack e cila do të ofrojë një kohëzgjatje të shtuar për klientët, nga 7 në 10 ditë.
Detajet e paketave janë si më poshtë:
Paketa | Travel Data | Travel Pack |
|---|---|---|
Çmimi | 1300 Leke | 1600 Leke |
Vlefshmëria | 5 Ditë | 10 Ditë |
Internet (MB) | 1.5 GB | 7 GB |
Minuta Hyrëse/Dalëse | - | 60 Minuta |
Minuta Hyrëse | - | - |
Minuta Dalëse me Vodafone | - | - |
Minuta Dalëse | - | - |
SMS | - | 60 SMS |
Të gjitha çmimet e lartpërmendura përfshijnë vlerën e T.V.SH.
Minutat dhe SMS janë të vlefshme drejt të gjithë operatorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Kohëzgjatja fillestare për konsumin e minutave brenda paketës do të jetë 30 sekonda. Më pas konsumi tarifohet për çdo sekondë (30+1).
Interneti do të tarifohet për çdo 10 KB.
Paketa Travel Pack mund të aktivizohet deri në 3 herë në muaj.