Të nderuar klientë,
Ju njoftojmë se duke filluar nga data 25.04.2022, Vodafone Albania do të ofrojë për klientët Biznes me paspagesë paketën më të re Roaming.
Detajet e paketës janë si më poshtë:
Roaming Business Trip | |
|---|---|
Tarifa | 2,000 Lekë |
Kohëzgjatja | 7 Ditë |
Internet | 12 GB |
Minuta | 80 Minuta |
SMS | 80 SMS |
Të gjitha çmimet e lartpërmendura përfshijnë vlerën e T.V.SH.
Minutat dhe SMS mund të përdoren si hyrëse dhe dalëse dhe janë të vlefshme drejt të gjithë operatorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Kohëzgjatja fillestare për konsumin e minutave brenda paketës do të jetë 30 sekonda. Më pas konsumi tarifohet për çdo sekondë (30+1).
Interneti do të tarifohet për çdo 10 KB.