• Login
PersonaleBiznesiMyVodafone AppMyVodafone App
Shqip
    • Roaming
      • Roaming Kudo
      • Roaming në Ballkanin Perëndimor
    • Paketa me parapagesë
      • Të gjitha paketat
      • Born Free
    • Vodafone Next
      • Vodafone Unlimited
        • Pse Vodafone
          • Tarifat standarde të Vodafone
            • Telefonia Fikse Rezidenciale
          • GigaTV
            • GigaFibra
              • Gigafibra me parapagesë
            • Giga Wi-Fi
              • GigaNet
              • Shtëpia Jonë
                • eShop
                  • Telefona📱
                    • Aksesorë
                      • Special Offers
                      • My Vodafone
                        • My Vodafone
                          • Vodafone More
                          • Rreth Nesh
                            • Kush Jemi Ne
                              • Fondacioni Vodafone
                            • Qëllimi Ynë
                              • Fuqizojmë Njerëzit
                              • Mbrojmë Planetin
                              • Ruajmë Besimin
                            • Përfitime për Klientët
                              • Vodafone More
                              • Vodafone Flex
                              • Fito me Vodafone
                              • Sill një mik
                            • Për median
                              • Lajmërime
                              • Të rejat nga Fondacioni
                          • Suport
                            • Suport
                              • Na kontaktoni
                                • Internet në telefon
                                  • Internet në shtëpi
                                    • Shërbime dhe Apps
                                    • Login
                                    5G_frequency_launches_by_Vodafone_Albania.jpg

                                    Vodafone Albania njofton ndryshim në ekipin drejtues

                                    10.05.2021

                                    Vodafone Albania njofton sot ndryshim në ekipin e saj drejtues. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Achilleas Kanaris, do të përmbyllë këtë detyrë, pas 4 viteve të suksesshëm, për të marrë një tjetër pozicion drejtues, brenda kompanisë Vodafone, si Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Rumani.

                                    Detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Albania, duke nisur nga 1 Korriku 2021, do ta marrë për herë të parë një grua, Znj. Katia Stathaki.
                                    Z. Kanaris mori detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Albania në janar 2018. Nën drejtimin e tij, Vodafone nisi rrugëtimin e transformimit të saj nga një kompani celulare në një kompani plotësisht të konverguar, përmes blerjes së Abcom dhe integrimit me kompaninë e dytë më të madhe të shërbimeve fikse në Shqipëri. Z. Kanaris siguroi lidershipin e Vodafone në treg përmes arritjeve të kompanisë në ofrimin e rrjetit më të mirë, Teknologjisë inovatore dhe Përvojës më të Mirë të Klientit. Nën menaxhimin e tij, Vodafone Albania ishte e para kompani që testoi për herë të parë në Shqipëri teknologjinë 5G, duke nisur kështu transformimin e kompanisë nga një kompani telekomunikacion në një kompani teknologjie.

                                    Znj. Katia Stathaki u bë pjesë e Vodafone në 2002 dhe prej atij viti ka mbuluar pozicione të rëndësishme drejtuese në njësinë e Komercialit dhe Vodafone Business. Në vitin 2016 ajo u emërua Drejtore e Njësisë së Biznesit në Vodafone Greqi. Znj. Katia ka lindur në Greqi dhe është rritur në Gjermani. Ajo është diplomuar në Universitetin Kombëtar Teknik të Athinës në degën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike si dhe MBA nga Shkolla e biznesit Henley në Mbretërinë e Bashkuar.

                                    Nën drejtimin e Znj. Katia Stathaki, Vodafone Albania do të vijojë realizimin e investimeve strategjike në infrastrukturën fikse, me vlerë mbi 100 milion Euro, do të realizojë planet e Vodafone për të nisur i pari shërbimet e teknologjinë 5G për biznesin dhe konsumatorin si dhe do të drejtojë transformin dixhital të tregut të SME-ve dhe shërbimeve IoT në vend, me qëllim realizimin e ambicies së Vodafone për t’u kthyer në nje kompani teknologjie. Gjatë drejtimit të Znj.Stathaki, Vodafone do të finalizojë krijimin e markës së re VOIS, projekt i cili do të mundësojë punësimin e qindra të rinjve shqiptarë për shërbime drejt tregjeve të tjera europiane.

                                    Misioni ynë është të jemi të admiruar si një kompani me diversitet dhe etikë e që vepron me përgjegjësi duke ofruar shërbime që mundësojnë një shoqëri më të qëndrueshme për klientet tanë.
                                      • al-al-social-links-instagram-footer
                                      • al-al-social-links-facebook-footer
                                      • al-al-social-links-twitter-footer
                                      • al-al-social-links-youtube-footer
                                      • Vodafone Albania

                                          • Rreth Vodafone
                                          • Karriera
                                          • Fondacioni Vodafone në Shqipëri
                                          • Për Median
                                          • Lajmërime
                                          • Përgjegjësia sociale
                                      • Më të kërkuarat

                                          • Paketat
                                          • Tarifa Vodafone me parapagesë
                                          • GigaFibra
                                          • Roaming
                                          • Internet
                                      • Suport

                                          • Suport
                                          • Aksesi për pajtimtarët me aftësi të kufizuara
                                          • Shërbime dhe Apps
                                      • Kontakt

                                          • Na kontaktoni
                                          • Whatsapp
                                      © 2026 Vodafone Albania. Ad: Autostrada Tr-Drr, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.Kushte & AfateInformacion i përgjithshëm ligjorPolitika e CookiesPortali i PrivatësisëBright Sky - Dhuna në familje nuk është faji yt
                                      • al-al-social-links-instagram-footer
                                      • al-al-social-links-facebook-footer
                                      • al-al-social-links-twitter-footer
                                      • al-al-social-links-youtube-footer