Njoftim i kompanisë Vodafone Albania Sh.A.
Të nderuar klientë,
Ju njoftojmë se duke filluar nga data 07.06.2024, Vodafone Albania do të ofrojë paketën e re Roaming Euro ’24 gjatë kohëzgjatjes së Kampionatit Europian të Futbollit që do të zhvillohet në Gjermani. Kjo paketë e dedikuar do të ofrojë dy-fish internet krahasuar me paketën Roaming Pass, për të gjithë suportuesit e Kombëtares tonë Shqiptare që do të përjetojnë nga afër emocionet e Euro 2024.
Detajet e paketës janë si më poshtë:
Emri i paketës | Roaming Euro ’24 |
|---|---|
Cmimi | 1800 Lekë |
Kohëzgjatja | 7 Ditë |
Minuta Hyrëse/Dalëse | 60 Minuta |
SMS | 60 SMS |
Internet (GB) | 16 GB |
Të gjitha çmimet e lartpërmendura përfshijnë vlerën e T.V.SH.
Kohëzgjatja fillestare për konsumin e minutave brenda paketës do të jetë 30 sekonda. Më pas konsumi tarifohet për çdo sekondë (30+1).
Interneti do të tarifohet për çdo 10 KB.