Këshilla rreth Roaming
Në këtë seksion mund të gjesh këshilla dhe udhëzime të vlefshme gjatë qëndrimit tënd në Roaming:
Për cdo destinacion mund t’i referohesh informacionit të detajuar që gjendet në faqen zyrtare Vodafone Roaming ose në aplikacionin My Vodafone App, përsa i përket paketave të disponueshme ose rrjetit partner të rekomanduar.
Të rekomandojmë përzgjedhje manuale të rrjetit partner nga aparati celular, për tu siguruar mbi përzgjedhjen e rrjetit të duhur dhe shmangien e tarifimit nga operatorë jo-partnerë.
Për cdo informacion të detajuar rreth Ballkanit Perëndimor dhe Politikës së Përdorimit të Drejtë për njësitë internet, vizito Roaming in Western Balkans | Vodafone.
Për suport mund të telefonosh në numrin 140 të Kujdesit ndaj Klientit ose na kontakto nëpërmjet TOBi.
Për klientët me Parapagesë dhe Hybrid/ Next:
Klientët me planet Next Enter, Next Lift dhe Next Pro kanë një sasi të dedikuar të internetit të tyre për përdorim në vendet e Bashkimit Europian* (për rrjetet partere). Në rast se kanë konsumuar të gjithë sasinë do duhet të blejnë një nga paketat tona roaming.
Klientët me planet Next Go, Next Run dhe Next Fly për të pasur shërbim roaming duhet të blejnë një nga paketat tona shtesë roaming.
Minutat Hyrëse dhe SMS-të Hyrëse janë të vlefshme për të gjithë operatorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Kohëzgjatja fillestare për konsumin e minutave brenda paketës është 30 sekonda. Më pas konsumi tarifohet për çdo sekondë (30+1).
Interneti do të tarifohet për çdo 10KB.
Pasi të konsumohet paketa, do të aplikohen çmimet standarte Roaming.
Kohëzgjatja e paketës fillon në momentin që paketa aktivizohet.
Nuk mund të keni njëkohësisht aktive në llogari paketën Roaming Pass Roaming Mix dhe Roaming Talk.
Do të njoftohesh me SMS në momentin që konsumon 80% të minutave ose MB të përfshira në paketë, si edhe për konsumin e të gjitha njësive të përfshira. Gjithashtu do të njoftohesh 24 orë para përfundimit të vlefshmërisë së paketës dhe në momentin e përfundimit të vlefshmërisë së paketës.
Për të kontrolluar balancën e paketave në Roaming hyr në My Vodafone app ose dërgo një SMS bosh pa pagesë në numrin 131.
Limiti i paketave që mund të aktivizohen në muaj është 10.
Për të gjithë klientët që kanë në disponim një plan tarifor Next/Next+, aktivizimi i një pakete Roaming mund të kryhet nëpërmjet rimbushjes ose duke e paguar në faturën e rradhës në muajin pasardhës.
Për klientët me Paspagesë dhe Unlimited/ Unlimited+:
Të gjithë klientët e Unlimited Power mund të përdorin deri në 10GB nga plani i tyre si internet roaming në vendet e Bashkimit Europian*. Në rast të konsumit të kësaj sasie ata mund të vazhdojnë të përdorin internetin, por kundrejt tarifës ditore roaming 400 lekë/dita në BE*.
Klientët e Unlimited Power për të përdorur vetëm internetin e përcaktuar për roaming pa pagesë ekstra, duhet të sigurohen që në cilësimet e aparatit celular të hapin roaming data-only.
Të gjithë klientët e Unlimited mund të përdorin komponenët e planit të tyre tarifor edhe jashtë Shqipërisë kundrejt një tarife ditore Roaming. Për të shijuar eksperiencën e personalizuar të informacionit, hyr në My Vodafone app – seksioni Roaming.
Para se të udhëtosh, merr informacionin e nevojshëm në My Vodafone app rreth tarifës ditore që aplikohet në destinacionin e zgjedhur.
Për të kontrolluar balancën hyr në My Vodafone App ose dërgo një SMS pa pagesë me tekst “A” në numrin 145.
Do të njoftohesh me SMS në momentin që konsumon 80% të minutave ose MB të përfshira në planin tënd tarifor, si edhe për konsumin e të gjitha njësive.
Paketat shtesë Internet ose Refill 4G nuk janë të vlefshme në Roaming.
*Vendet e Bashkimit Europian: Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Suedi.