Cfarë është një eSIM?

Cfarë është një eSIM?

eSIM është një chip i parainstaluar në aparatin tuaj cellular.  Për ta aktivizuar atë ju duhet të shtoni profilin e numrit tuaj në memorje duke e shkarkuar nëpërmjet internetit. 

•    Nuk është më e nevojshme të përdorni një kart SIM fizikisht për tu lidhur me rrjetin cellular Vodafone.

Vodafone Albania tashmë do të ofroj lidhjen nëpërmjet eSIM për të gjithë klientet qe do ta kerkojnë, duke ju ofruar të gjitha përparesite e kesaj teknologjie e cila ofrohet vetëm nga Vodafone Albania në tregun Shqipëtar.

eSIM-të nuk janë vetëm gjenerata e ardhshme e teknologjisë së kartës SIM (Moduli i Identitetit të Abonentit), ato heqin plotësisht nevojën për një kartë fizike për tu lidhur me rrjetin Vodafone Albania. 

Kartat SIM përmbajnë informacionin unik identifikues që mundëson që një telefon celular ose pajisje tjetër të lidhet në mënyrë të sigurt me një rrjet celular. Me eSIM, ato të dhëna përmbahen në disa rreshta kodi që ruhen në një çip të dedikuar brenda telefonit tuaj sesa në një kartë të lëvizshme. 

Duke përdorur kodin QR të Vodafone për të ngarkuar eSIM tuaj në telefonin tuaj, mund të keni sherbimin në vetëm disa minuta pa pasur nevojë të merrni dhe futni një kart SIM në telefonin tuaj.

Meqenëse shumica e telefonave inteligjentë që aktualisht mbështesin eSIM-të gjithashtu e kane vendin per te vendosur fizikisht nje kart SIM, eSIM-të mund të perdoret sin je kart e dyte:  
Për shembull, ju mund të keni numrin tuaj personal dhe atë të punes në një aparat celular duke përdorur tashme për njëren nga linjat eSIM e ofruar nga Vodafone Albania. 

Meqenëse eSIM-të janë një teknologji relativisht e re, vetëm pajisje të caktuara kanë harduerin e nevojshëm për ta përdorur atë. Vodafone Albania mbështet eSIM në Apple iPhone XS ose më të ri, Google Pixel 3 ose më të ri, si dhe në disa telefona Samsung Galaxy dhe iPad.

Meposht lista e aparateve qe e suportojne ate:

Android
  • Samsung
  • Samsung
  • Z Flip
  • Galaxy S20 Ultra
  • Galaxy S20 Plus
  • Galaxy S20
Google
  • Pixel 3
  • Pixel 3 XL
  • Pixel 3a
  • Pixel 3a XL
  • Pixel 4
  • Pixel 4 XL

Apple:

iPhone
  • iPhone 12
  • iPhone 12 Mini
  • iPhone 12 Pro
  • iPhone 12 Pro Max
  • iPhone SE 2020
  • iPhone 11
  • iPhone 11 Pro
  • iPhone 11 Pro Max
  • iPhone XR
  • iPhone XS
  • iPhone XS Max
iPad
  • iPad Air (4th generation)
  • iPad Pro 11 inch (2nd generation)
  • iPad Pro 12.9 inch (4th generation)
  • iPad Pro 11 inch (1st generation)
  • iPad Pro 12.9 inch (3rd generation)
  • iPad Air (3rd generation)
  • iPad (7th generation)
  • iPad mini (5th generation)
Të lutem prit