• Login
PersonaleBiznesiMyVodafone AppMyVodafone App
Shqip
    • Roaming
      • Roaming Kudo
      • Roaming në Ballkanin Perëndimor
    • Paketa me parapagesë
      • Të gjitha paketat
      • Born Free
    • Vodafone Next
      • Vodafone Unlimited
        • Pse Vodafone
          • Tarifat standarde të Vodafone
            • Telefonia Fikse Rezidenciale
          • GigaTV
            • GigaFibra
              • Gigafibra me parapagesë
            • Giga Wi-Fi
              • GigaNet
              • Shtëpia Jonë
                • eShop
                  • Telefona📱
                    • Aksesorë
                      • Special Offers
                      • My Vodafone
                        • My Vodafone
                          • Vodafone More
                          • Rreth Nesh
                            • Kush Jemi Ne
                              • Fondacioni Vodafone
                            • Qëllimi Ynë
                              • Fuqizojmë Njerëzit
                              • Mbrojmë Planetin
                              • Ruajmë Besimin
                            • Përfitime për Klientët
                              • Vodafone More
                              • Vodafone Flex
                              • Fito me Vodafone
                              • Sill një mik
                            • Për median
                              • Lajmërime
                              • Të rejat nga Fondacioni
                          • Suport
                            • Suport
                              • Na kontaktoni
                                • Internet në telefon
                                  • Internet në shtëpi
                                    • Shërbime dhe Apps
                                    • Login
                                    Banner Fondacioni Vodafone Fondacioni imgBanner Fondacioni Vodafone Fondacioni imgBanner Fondacioni Vodafone Fondacioni img
                                    Section image

                                    Fondacioni Vodafone Albania, udhëheq nismën për barazi dhe siguri digjitale

                                    Tirana Nëntor 11, 2025
                                    Në kuadër të përkushtimit për barazinë gjinore, mbrojtjen dhe sigurinë digjitale të grave, Fondacioni Vodafone në Shqipëri, në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokraci dhe organizatat e shoqërisë civile, organizoi në Tiranë një tryezë të nivelit të lartë kushtuar fuqizimit të grave dhe rolit të inovacionit digjital në mbrojtje të tyre.

                                    Section image

                                    Takimi ku morën pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, drejtues të institucioneve publike dhe private, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të fushës së barazisë gjinore, synoi të ndërthurë ekspertizën teknologjike me përvojën institucionale për të promovuar mekanizma të qëndrueshëm që kontribuojnë në parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

                                    Në qendër të diskutimeve ishte aplikacioni Bright Sky Albania, një nismë e Fondacionit Vodafone, që ofron informacion, mbështetje dhe këshilla praktike për gratë dhe vajzat që ndihen të rrezikuara nga dhuna.

                                    Section image

                                    E pranishme në këtë takim drejtoreshë e Fondacionit Vodafone, Lisa Felton, theksoi rëndësinë e teknologjisë si mjet për fuqizim dhe mbrojtje: “Ne si Vodafone besojmë se përmes teknologjisë mund të adresojmë çështje që lidhen me dhunën me bazë gjinore, abuzimet, dhe çështje që lidhen me arsimin dhe me shëndetin. Aplikacioni Bright Sky është një shembull konkret që u ofron vajzave dhe grave që përjetojnë dhunë informacione, mbështetje dhe këshilla praktike për t’u larguar nga situata të rrezikshme.”- tha drejtoresha e Fondacionit Vodafone.

                                    Valbona Kuko, drejtoreshë për Shqipërinë e Fondacionit Westminster për Demokraci, theksoi se dhuna me bazë gjinore ndaj grave në politikë mbetet një nga sfidat kryesore që pengon përfshirjen e tyre në jetën publike. “Fondacioni Westminster për Demokraci ka vite që trajton dhe mbështet aktorët e politikës, shoqërinë civile e median, për ta kthyer çështjen e dhunës me bazë gjinore në politikën e ditës dhe për të ndërgjegjësuar politikanët dhe aktivistët, biznesin, median se çështjet e barazisë gjinorë nuk janë çështje familjare. Ato duhet të trajtohet me politikëbërje, me legjislacion të mirë dhe me instrumente të qenësishëm për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Aplikacioni Bright Sky, por edhe platforma që Fondacioni Westminster për Demokraci ka ngritur, për të raportuar dhunën ndaj vajzave dhe grave, janë instrumente, të cilat duhet të përdoren, për raportim të çështjeve që institucionet përgjegjëse duhet t’i adresojnë dhe t’i zgjidhin.”- përfundoi Kuko.

                                    Section image
                                    Section image
                                    Section image

                                    Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të Kuvendit te Shqipërisë, Klodiana Spahiu, Eduart Shalsi, Milva Ekonomi, Iris Luarasi, Kryetarja e Bordit të Fondacionit Vodafone në Shqipëri Jonida Lakuriqi,; përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale znj Ina Majko zëvendësministre, të Ministrisë së Brendshme, drejtuesit e institucioneve të pavarura, Erinda Ballanca Avokati i Popullit dhe Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Gjithashtu në këtë event kontribuan edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, Michele Ribotta UN Women Albania, dhe të shoqërisë civile ,; Mirela Arqimandriti, drejtoreshë Ekzekutive Aleancës Gjinore për Zhvillim;.

                                    Përmes kësaj nisme, Fondacioni Vodafone Albania është pozicionuar si një aktor kyç në fushën e inovacionit me impakt social, duke e kthyer teknologjinë në një mjet konkret për sigurinë, mbrojtjen dhe fuqizimin e grave.

                                    Kjo tryezë shënon një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një ekosistemi bashkëpunues ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile për një të ardhme digjitale më të sigurt dhe më të barabartë për të gjitha gratë dhe vajzat në Shqipëri.

                                    Bright Sky | Domestic abuse support, safety resources and support services.

                                    Section image
                                    Section image
                                    Section image
                                    Misioni ynë është të jemi të admiruar si një kompani me diversitet dhe etikë e që vepron me përgjegjësi duke ofruar shërbime që mundësojnë një shoqëri më të qëndrueshme për klientet tanë.
                                      • al-al-social-links-instagram-footer
                                      • al-al-social-links-facebook-footer
                                      • al-al-social-links-twitter-footer
                                      • al-al-social-links-youtube-footer
                                      • Vodafone Albania

                                          • Rreth Vodafone
                                          • Karriera
                                          • Fondacioni Vodafone në Shqipëri
                                          • Për Median
                                          • Lajmërime
                                          • Përgjegjësia sociale
                                      • Më të kërkuarat

                                          • Paketat
                                          • Tarifa Vodafone me parapagesë
                                          • GigaFibra
                                          • Roaming
                                          • Internet
                                      • Suport

                                          • Suport
                                          • Aksesi për pajtimtarët me aftësi të kufizuara
                                          • Shërbime dhe Apps
                                      • Kontakt

                                          • Na kontaktoni
                                          • Whatsapp
                                      © 2026 Vodafone Albania. Ad: Autostrada Tr-Drr, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.Kushte & AfateInformacion i përgjithshëm ligjorPolitika e CookiesPortali i PrivatësisëBright Sky - Dhuna në familje nuk është faji yt
                                      • al-al-social-links-instagram-footer
                                      • al-al-social-links-facebook-footer
                                      • al-al-social-links-twitter-footer
                                      • al-al-social-links-youtube-footer