ABCom pjesë e Vodafone


Vodafone tashmë ndryshon eksperiencën e komunikimit në familje, përgjithmonë. Vodafone Albania, lider në teknologji mirëpret ABCom për të ofruar shërbime të një dimensioni të ri në familjen tuaj Klientët do të përfitojnë shërbime të teknologjise Fikse,TV dhe Internet fiks të së njëjtës cilësi maksimale si telefonia celulare.

Na kontaktoni

  • main_icn_Landline_or_Call
    Telefono Për suport teknik, telefono në numrin +35544500139
  • Whatsapp Na kontaktoni në Whatsapp në numrin +355699000140
  • lithium_icn_Link_insert_edit
    Link Për më shumë kontakte, kliko këtu.

Pyetje të shpeshta

Pse e bletë Abcom? 

Kjo lidhet me strategjinë e Vodafone  për të zgjeruar gamën e produkteve përtej komunikimit në celular,duke ofruar një portofol të plotë, përfshirë, shërbimet e rrjeti fiks, të internetit , IOT për familjet dhe bizneset.

Përse ekziston akoma emri ABCOM?

Abcom tashmë  është zyrtarisht pjesë  e Vodafone dhe përfaqëson shërbimet fikse.  Për çdo ndryshim përfshirë  edhe emrin Abcom, do ju komunikohet publikisht nëpërmjet fushatave tona të  komunikimit.

Çfarë do të thotë kjo për ne? 

Ju do të keni mundësi të përfitoni nga cilësia  dhe standarti i pakrahasueshëm i Vodafone tashmeë  edhe për për shërbimet e telefonisë fikse dhe TV , Klientët do marrin cilësinë maksimale të produkteve dhe shërbimeve, ndihmës dhe suportit të dedikuar, pikave të kontaktit etj.

A shisni shërbime të njëri tjetrit?

Në dyqanet Vodafone shesim të gjitha produktet që ofrohen nga Abcom. Në Dyqanet Abcom nuk  shesim produkte të Vodafone.

A mund të paguaj faturat e Abcom në dyqanet Vodafone ose faturat Vodafone në dyqanet Abcom?

Faturat e internetit fiks dhe TV  mund ti paguani në çdo dyqan Vodafone dhe Abcom. Faturat e Vodafone do ti paguani vetëm në dyqanet Vodafone.

Unë jam një klient Abcom por përdor Telekom/Albtelecom për celularin tim?
 A do të jem në gjendje të kem të njëjtën tarifë si në të kaluarën,apo duhet të transferoj numrin në Vodafone?

Mund të vazhdoni të përdorni shërbimin e operatorit aktual. Sidoqoftë, në Vodafone mund t’ju ofrojmë paketa tërheqëse komunikimi përshtatur nevojave tuaja.

Me kë duhet të kontaktoj nëse kam një pyetje/problem

Për çdo pyetje rreth produkteve FIKSE/TV  mund të kontaktoni numrat e Shërbimit të Klientit Vodafone 140/149 .Për çdo problem teknik, vonesa në instalim do  të telefononi  suportin teknik Abcom : 0694045139/0684045139

Paguaj për pajisjet?

Duhet  të depozitoni një shumë të caktuar në formën e garancisë. Pajisja është pronë e Abcom. Depozita ju rikthehet në rast të shkëputjes së marrëdhënies dhe kthimit  të pajisjes në kushte optimale teknike
Pajisjet duhet të ruhen nga dëmtimet fizike, kushtet atmosferike ,rryma elektrike ,ndërhyrje nga persona të pautorizuar .Në çdo rast që hasni probleme, duhet të njoftoni suportin teknik. Në përfundim të kontratës pajisjet duhet të dorëzohen për të shmangur penalitetet.

Kur duhet të paguaj faturën për shërbimet fikse?

Faturën mund ta paguani çdo ditë brënda 10 ditëve përpara datës përfundimitshërbimit. Pagesa reflektohet sipas datës ofrimitshërbimit.

Çfarë ndodh nëse nuk paguaj në kohë

Ofruesit të shërbimit i  lind e drejta për ndërprerjen e shërbimit .

Nëse kërkoj të largohem para afatit 12/ 24 muaj, çfarë penalitetesh kam?

Penaliteti për kontratat 12 mujore  është 5000 lekë, 24 mujore është10,000 lekë.

A mundem ta bëj kontratën në Vlorë dhe ta konsumoj në Tiranë?

 Ofertat janëpersonalizuara  dhe si kontrata dhe instalimi duhetkryhen dhe konsumohen njëjtin qytet.

Në zonën ku unë jetoj, nuk ka dyqan Vodafone/Abcom .Ku mund ti kryej pagesat për kontratën time ABCOM?

Pagesat mund ti kryeni online  me një llogari PayPal apo një kartë Krediti/Debiti aktive, Ju duhet edhe  një adresë emaili aktive e lidhur me llogarinë apo kartën tuaj të bankës

Mund të paguaj shërbimet Abcom në të njëjtën bankë që paguaj Vodafone?

Po. Ju mundtë paguani faturat në të gjitha bankat që paguani faturërn e Vodafone me përjashtim të: Credit Agricole,National Bank of Greece dhe Credins Bank.

Në zonën ku unë banoj ka rrjet Vodafone, por nuk ka rrjet ABCOM. Do mundem të marr shërbimet e internetit fiks dhe TV meqënëse në zonën ku banoj kam mbulim të rrjetit Vodafone?

 Për momentin  nuk mund të japim informacion të saktë se kur do ketë  shërbime të telefonisë fikse në  zonën tuaj ,por do të njoftoheni  sapo ofrimi i  shërbimit të jetë i mundur.
Please wait