Vodafone Smart Agro

Dixhitalizimi i Agrikulturës
Përmes zgjidhjeve Vodafone Smart Agriculture mundësojmë dixhitalizimin e bujqësisë dhe jo vetëm.
Bujqësia e zgjuar, përmes teknologjisë së avancuar siguron infrastrukturën për industrinë bujqësore duke mundësuar automatizimin, monitorimin dhe analizimin e operacioneve.
 SMART AGRO  
 
PËRTEJ AGRIKULTURËS

 

Aplikimet e zgjidhjes përtej industrisë së Agrikulturës

- Hidrocentrale: Matje e prurjeve, nivelit të ujit dhe sasisë së reshjeve.
- Panele Diellore
- Matje e rrezatimin diellor.

 
Zgjidhja jonë është projektuar për të monitoruar: 


- Parametrat klimatikë: shiu dhe temperatura 
- Karakteristikat e tokës: lagështia & temperatura e tokës dhe përçueshmëria elektrike 
- Presionin e ujit 
- Sondat me shumë sensorë sdi12 etj.

 
Të dhënat maten vazhdimisht në intervale 15-minutëshe dhe dërgohen çdo 60 minuta në server, me mundësi personalizimi për t'iu përshtatur nevojave specifike të monitorimit. 

Shërbimet e Përfshira

Monitorimi i motit

Monitorimi i saktë i motit në fushën ose fermën tuaj. 
Stacioni Meteorologjik nga Vodafone do t'ju ndihmojë të merrni vendimin e duhur në kohën e duhur duke monitoruar parametrat e saktë meteorologjik të zonës specifike.

Parashikimi i motit

Parashikimi më i saktë i motit lokal për fushat tuaja.
Një pamje historike e kushteve klimaterike dhe parashikimi i kushteve janë dy të dhëna të rëndësishme dhe zgjidhja jonë i bashkon këto dy aspekte.

Modelet e sëmundjeve

Fermerët duhet të spërkasin më pak për arsye ekonomike dhe legjislative. Disa sëmundje janë të vështira për t'u kontrolluar dhe koha e aplikimit të fungicideve është vendimtare për t'i mbajtur ato nën kontroll.
Mundësi për parashikim të sëmundjeve dhe monitorimi i tyre online në kohë reale.
Reduktimi humbjeve te shkaktuara nga nga aplikimi i gabuar i pesticideve.
Mbrojtje e ambientit dhe ndotjeve të shkaktuara nga përdorimi pa kriter i pesticideve.

 
Please wait