Menaxhimi i reputacionit

 Menaxhimi i reputacionit

Çfarë mund të bëj për të ndihmuar fëmijën tim?

Theksoni faktin që interneti është një ambjent publik ku çdokush mund të shikojë atë që ata postojnë, si psh. komente apo imazhe dhe që ato mund të mbeten aty përgjithmonë – a do të donin ata me të vërtetë që shokët e tyre të shkollës, mësuesit/profesorët e pranimit në universitete/punëdhënësit e ardhshëm/të panjohurit të shihnin fjalorin fyes apo fotot e papërshtatshme që ata kanë postuar?

Këshillojini të shfrytëzojnë maksimalisht programet e privatësisë të integruara – ata mund të aktivizojnë opsionin e privatësisë në faqen e tyre të rrjetit social apo në blog (komentar) në mënyrë që vetëm personat e ftuar të mund ta shohin atë – si dhe t’i ndihmoni ata të kuptojnë sa e rëndësishme është ta mbajnë jetën tyre private të ndarë nga ajo publike.
Shpjegojini djalit apo vajzës suaj se sa herë futen në internet ata lënë një gjurmë – ata nuk janë anonimë, duke qenë se mund të gjurmohen nëpërmjet adresës së tyre unike IP;
Uluni vazhdimisht me fëmijën tuaj dhe shtypni emrin e tij në një pajisje elektronike kërkimi në mënyrë që ata të shikojnë çfarë shfaqet rreth tyre – ata mund të habiten;
Këshillojini ata të kërkojnë leje përpara se të publikojnë në internet foto dhe video të miqve të tyre apo të familjes (si dhe t’iu kërkojnë miqve të tyre të bëjnë të njëjtën gjë) – jo të gjithë duan të bëhen persona publikë;
Shpjegojini përse është e rëndësishme që ata të jenë të sinqertë kur regjistrohen në faqe zyrtare – pjesa me e madhe e faqeve kryesore të rrjeteve sociale, faqet e shkarkimit të videove dhe blogs kanë një limit aksesi për moshën minimale dhe opsione programuese për t’i mbrojtur ata, por kjo varet nga fakti nëse të rinjtë tregojnë moshën e tyre reale;
Diskutoni se si ata mund të jenë duke shkelur ligjin në rast se bëjnë komente rreth dikujt në internet (ajo çfarë thonë mund të jetë shpifje ose fyerje për shembull);
Diskutoni me ta në lidhje me pasojat e “shkëmbimit të materialeve me përmbajtje seksuale“ – ju mund të gjeni më shumë informacion rreth kësaj në artikullin tonë në lidhje me eksplorimin e identitetit seksual;
Lexoni artikujt tanë në lidhje me bullizmi virtual, kërkimin në internet dhe shëndetin .

Si fëmija im menaxhon reputacionin online?

Ne të gjithë kemi nje “gjurmë dixhitale” (digital footprint). Sa herë që vizitoni një faqe zyrtare, ajo regjistrohet në historikun e shfletuesit tuaj (browser); në rast se ju shisni sende në eBay, çdo shitje që ju kryeni regjistrohet, numërohet dhe mund të vlerësohet nga blerësi; në rast se ju postoni një koment në një faqe zyrtare lajmesh, ai mund të qëndrojë aty përgjithmonë. Po ashtu, njerëz të tjerë mund të bëjnë komente rreth jush apo mund t’ju identifikojnë në një foto në internet.
Çdo ditë e më shumë të rinjtë krijojnë përmbajtjen e tyre dixhitale si një mënyrë për të shprehur opinionet dhe për të kontaktuar me njerëz me rëndësi për ta. Por, për arsye se ata janë rritur me teknologjinë, ata mund të mos jenë aq të kujdesshëm sa ju kur publikojnë informacion rreth vetes së tyre në internet apo kur dërgojnë përmbajtje nga telefoni i tyre celular apo pajisje të tjera. Ata mund të jenë një person tërësisht i ndryshëm në internet.

Ata nuk e kuptojnë se të postosh diçka në internet është si të printosh diçka në faqen e parë të një gazete – së shpejti çdokush mund të vihet në dijeni të saj. Me fjalë të tjera, çfarë publikohet në internet mbetet aty.

Përfundimisht, djali apo vajza juaj mund të mos kuptojë që gjërat që ata shkruajnë apo imazhet/fotot që ata postojnë apo dërgojnë nëpërmjet hapësirës dixhitale mund të kenë ndikim të rëndësishëm mbi reputacionin e tyre në jetën reale, për një periudhë të gjatë kohe. Arsyeja kryesore është se çdo gjë që ju postoni në internet mund të kërkohet dhe të merret nga njerëz të tjerë – kur e publikoni nuk mund ta merrni atë mbrapsht. Për shembull:

Profili i tyre në një rrjet blog (komentar) apo në rrjetin social mund të përmbajë komente, foto apo video të cilat ata nuk do të donin t’ua shihnin shokët e tyre të shkollës apo mësuesit e tyre. Nuk është e pazakontë që profesorët e pranimit në universitet dhe punëdhënësit të kërkojnë informacion për aplikantët në internet për shembull; për këtë arsye fëmija juaj mund të jetë duke rrezikuar një vend në kolegj në të ardhmen apo një vend pune, në rast se ata janë të papërgjegjshëm në hapësirën dixhitale;
Ata mund të shkarkojnë dhe të shpërndajnë muzikë apo përmbajtje tjetër në mënyrë të paligjshme;
Dikush mund të publikojë filmime ku ata shfaqen duke bëre një veprim të pamenduar, të turpshëm apo të pavend (si psh. duke pirë, duke udhëtuar me makinë të vjedhur apo duke u zhveshur me të dashurin apo të dashurën) në një faqe zyrtare për shkarkim videosh si psh.YouTube;
Ata mund të shkëmbejnë foto intime apo foto në të cilat ata janë të zhveshur me njerëz që ata i njohin me anë të e-mailit apo mesazheve (ndonjëherë nën presionin e të dashurit apo të dashurës), të cilat mund t’i kalohen një grupi më të gjerë. Kjo mund t’i ekspozojë të rinjtë – vajzat në veçanti – së tepërmi ndaj shfrytëzimit seksual;
Ata mund të bëjnë një koment të pakëndshëm (zakonisht referuar si “flaming” – i njohur si kërcënim me anë të mjeteve elektronike të komunikimit, ose “bullizmi virtual”) në një e-mail, mesazh të drejtpërdrejtë apo në faqen zyrtare të dikujt tjetër (në faqen e tyre të rrjetit social) apo blog (faqe komentesh) për të cilën ata më vonë pendohen;
Një person tjetër mund të krijojë një profil të rremë të fëmijës suaj në një faqe të rrjetit dhe të bëjë komente negative rreth tij, apo të bëjë të duket sikur djali apo vajza juaj po vepron në mënyrë të gabuar.
Për këtë arsye, është e rëndësishme që ju të ndihmoni fëmijën tuaj të kuptojë pasojat e mundshme të sjelljes së tij në hapësirën dixhitale në mënyrë që të mbrojë reputacionin e tij/saj në jetën reale.?
Please wait