Termat dhe kushtet e pergjithshme te ofrimit te sherbimit Fiks- Konsumator
Termat dhe kushtet e pergjithshme te ofrimit te sherbimit Fiks- Konsumator
NR.: _______________
KONTRATË PAJTIMI
PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE AUDIOVIZIVE
Data e nënshkrimit: __________________ |
|
|
|
|
|
Vendi i nënshkrimit: Tiranë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
OFRUESI I SHËRBIMIT |
PAJTIMTARI |
||||
VODAFONE ALBANIA SH.A. |
________________________________ |
||||
|
|
||||
NIPT: K11715005L |
NR. PERSONAL:_________________ _ KODI I KLIENTIT:_______________ |
||||
|
|||||
Adresa: Autostrada TR-DR, Rr. Pavarsia, Nr.61, Kashar Tiranë |
Adresa: _________________________ |
||||
Nr. kontakti: +35569140 |
Nr. kontakti: _____________________ |
||||
Email: gigafamily@vodafone.com |
Tel.: ___________________________ |
||||
|
|
||||
- LLOJI I KONTRATËS DHE AFATI
- Kontratë me afat të pacaktuar – Kontratë Cash
- Kontratë me afat të caktuar – (me kusht sipas ofertës specifike):
- Afat fillestar 12 muaj
- Afat fillestar 24 muaj
- TERMAT E PAGESËS
Afati i likuidimit te pagesës vijuese mujore: brenda 10 ditëve përpara datës se përfundimit të shërbimit të paguar (ose sipas paragrafit 10 Mënyra e Pagesës)
- SHËRBIMET DHE VLERA
|
|
|
|
|
|
CMIMI |
VLERA |
|
|
SHËRBIMI |
PRODUKTI |
PËRDORUES |
NJËSI |
SASI |
LEKË |
LEKË |
|
|
|
|
|
|
|
(ME TVSH) |
(ME TVSH) |
|
|
INTERNET |
Internet - xxxx Mbps |
|
MUAJ |
1 |
xxx |
xxx |
|
|
TELEVIZION |
TV - Vodafone TV - xxxxx |
|
MUAJ |
1 |
xxx |
xxx |
|
|
TELEFONI |
TEL - Mirëmbajtje Telefoni - xxxxx min komb dhe ndërk per 1M |
|
MUAJ |
1 |
xxx |
xxx |
|
|
|
|
|
|
|
TOTALI: |
xxxx |
|
Karakteristikat e plota të produktit/shërbimit, janë të detajuara në Aneksin nr III.
- NUMRAT E KONTAKTIT TË OFRUESIT TË SHËRBIMIT NË DISPOZICION TË PAJTIMTARIT
Informacioni / Suporti Informacione të tjera
Email: gigafamily@vodafone.com ......................................
Tel: 35569140 ......................................
www.vodafone.al / Seksioni i Suportit ......................................
*Mora dijeni të plotë për termat dhe kushtet e përgjithshme të shërbimeve fikse të cilat gjenden në faqen zyrtare të Vodafone www.vodafone.al, si dhe në dyqanet Vodafone dhe deklaroj se me nënshkrimin e këtij formulari i pranoj ato pa rezerva.
VODAFONE ALBANIA SH.A
Ofruesi i Shërbimit
Përfaqësuesi i autorizuar
(_________________________)
PAJTIMTARI
(emër, mbiemër, nënshkrimi)
(_________________________)
TERMAT DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME
- PËRKUFIZIME DHE INTERPRETIME
- “Autorizimi” përfshin Autorizimin e Përgjithshëm dhe Autorizimet Individuale lëshuar Vodafone për të ofruar shërbime të komunikimeve elektronike sipas ligjeve shqiptare, ku përfshihet ofrimi i shërbimeve fikse.
- “Afati fillestar” është afati kohor fillestar për lidhjen e kontratave të pajtimit i cili mund të jetë 12, 24 mujor ose edhe më i gjatë sipas kërkesës/nevojës së pajtimtarit.
- “Kontratë në Largësi” është çdo kontratë e lidhur ndërmjet Vodafone dhe pajtimtarit, sipas një skeme të organizuar shitjesh ose shërbimesh në largësi, pa praninë e njëkohëshme fizike të palëve, me përdorimin ekskluziv të një apo më shumë mjeteve të komunikimit në largësi deri në çastin e lidhjes së kontratës, përfshirë dhe këtë çast, siç mund të jenë: tele-shitje, aplikacion, e-mail, faqe internet ëeb ose me cdo mjet tjeter të qëndrueshëm komunikimi.
- “Mjet i qëndrueshëm komunikimi” është çdo mjet, i cili i mundëson konsumatorit ruajtjen e informacionit të drejtuar personalisht atij, në mënyrë që të lejojë referimin për qëllime informimi, në të ardhmen, për një periudhë kohore të përshtatshme dhe që lejon riprodhimin e pandryshuar të informacionit të ruajtur si psh: e-mail, SMS, aplikacion ose llogari online etj.
- “Pajtimtari” është individi, personi fizik ose juridik, i cili ka lidhur Kontratën dhe që do të përfitojë shërbimet fikse nga Vodafone.
- “Pajtimtar me parapagim” është pajtimtari që ka zgjedhur mënyrën me parapagim të pagesës për shërbimet që përfiton.
- “Pagesa Mujore Fikse” është shuma që i faturohet Pajtimtarit nga Vodafone çdo muaj për marrjen e shërbimit fiks sipas planit tarifor të zgjedhur.
- “Vodafone Albania Sh.A.” është një shoqëri anonime e themeluar sipas ligjeve shqiptare me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 25766, datë 10 Maj 2001, me seli në Autostrada Tiranë-Durrës Rr: “Pavarësia”, Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.
- “Shërbimi” është ofrimi i shërbimit fiks nga Vodafone për nevoja të Pajtimtarit me specifikimet e mëposhtme si dhe me përcaktimet dhe kushtet e kësaj kontrate dhe Aneksit Nr. 1.
- “Zgjidhja e njëanshme e Kontratës” është ndërprerja përfundimtare e shërbimit fiks e cila është rrjedhojë e mos përmbushjes së detyrimeve kontraktore.
- BAZA LIGJORE
- Kontrata e pajtimit është e hartuar në zbatim të: Ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar; Ligjit nr. 9902/2018 “Për mbrojtjen e konsumatorit”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore që rregullojnë këtë marrëdhënie në Republikën e Shqipërisë;
- VODAFONE është i autorizuar nga AKEP për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve publike të komunikimeve elektronike sipas Regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm si dhe nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) për ofrimin e shërbimeve audiovizive, në vijim referuar veçmas ose së bashku si “Shërbimi”.
- Pajtimtari do të përfitojë dhe të përdorë Shërbimin e ofruar nga VODAFONE për nevojat e tij sipas përcaktimeve të vendosura në këtë kontratë.
- OBJEKTI DHE PRANIMI I KËRKESËS PËR PAJTIM
- Kjo kontratë përcakton kushtet, afatet, të drejtat dhe detyrimet që palët do të kenë kundrejt njëra-tjetrës si rrjedhojë e përdorimit nga Pajtimtari të Shërbimit të ofruar nga VODAFONE.
- Shërbim konsiderohet lidhja e Pajtimtarit me rrjetin e VODAFONE nëpërmjet të cilit mundësohet ofrimi i Shërbimit Internet me bandë të gjerë dhe/ose shërbimit audioviziv dhe/ose telefonisë fikse për Pajtimtarin nga VODAFONE, sipas termave dhe kushteve të përcaktuara në këtë kontratë.
- Çdo individ ka të drejtë të kërkojë që brenda një afati të arsyeshëm nga koha e paraqitjes së kërkesës së tij për pajtim dhe radhës së trajtimit të kërkesave, të përdorë shërbimet që ofrohen nga VODAFONE.
- VODAFONE është i detyruar të japë vetëm ato shërbime dhe të ofrojë mbulim sipas përcaktimeve të Autorizimit/eve dhe Vendimeve të lëshuara nga AKEP, në përputhje me Ligjin dhe Rregulloret në fuqi, këto Terma dhe Formularin për Pajtim, me kusht që formulari të jetë nënshkruar nga Pajtimtari në përputhje me ligjin dhe të jetë i pranuar nga VODAFONE.
- VODAFONE ka të drejtë që gjatë fazës parakontraktore të kërkojë të dhëna për adresën dhe identitetin e Pajtimtarit të ardhshëm, si ekstraktin e regjistrimit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, dokumentin e identifikimit të përfaqësuesit ligjor të personit juridik, ose dokumente të tjera, dhe ka të drejtë të kërkojë gjithashtu, informacion për deklarata tatimore ose dokumente të tjera të ngjashme me të, në menyrë që të verifikojë aftësinë paguese të Pajtimtarit dhe të marrë vendime për të kredituar ose jo shërbime ose të veprojë, sipas rastit, duke shmangur ose konstatuar aktet e paligjshme.
- VODAFONE ka të drejtë që në çdo kohë të marrë masa objektive dhe të paanshme për t’u mbrojtur nga rreziku i borxheve të këqija, masa të cilat duhet të merren në përpjestim të drejtë me rrezikun dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- VODAFONE ka publikuar informacion të plotë dhe të qartë të termave dhe kushteve të kësaj kontrate si dhe të produkteve të saj, i cili është lehtësisht i aksesueshëm në format elektronik në faqen zyrtare ëeb të VODAFONE. Pajtimtari deklaron se është njohur paraprakisht dhe ka marrë informacion të plotë mbi termat dhe kushtet si dhe mbi karakteristikat e produkteve përpara lidhjes së kësaj kontrate.
- Me nënshkrimin e kontratës së pajtimit dhe kryerjen e pagesës për konfigurimin e shërbimit, VODAFONE do të kryejë aktivizimin e shërbimit të pajtuar brenda 5 (pesë) ditëve pune dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet për dhënien e shërbimeve Pajtimtarit deri në përfundimin/zgjidhjen e Kontratës.
- Pajtimtari përgjigjet civilisht ose penalisht për përdorimin e shërbimit në kundërshtim me kushtet e Kontratës dhe me ligjin dhe në rast keqpërdorimi është i detyruar të dëmshpërblejë VODAFONE për dëmet pasurore dhe jopasurore të shkaktuara.
- KOHËZGJATJA
- Kjo Kontratë lidhet për një afat të pacaktuar, përveç se kur është parashikuar ndryshe në Formularin e Regjistrimit ose anekset e saj.
- Kontrata mund të lidhet për një afat fillestar të caktuar të rënë dakord në Formularin e Regjistrimit.
- Afati fillestar përllogaritet duke filluar nga data e nënshkrimit të Kontratës prej Pajtimtarit ose, në rastin e kontratës në largësi, nga data e pranimit të kushteve kontraktuale nga Pajtimtari nëpërmjet mjeteve të qëndrueshme të komunikimit të përdorura nga VODAFONE (aplikacion, email, telefonatë etj.).
- VODAFONE njofton Pajtimtarin mbi mundësinë e ndërprerjes së Kontratës me afat të caktuar ose të vazhdimit të saj me afat të pacaktuar, 30 (tridhjetë) ditë përpara përfundimit të afatit fillestar. Në rast se Pajtimtari (pas marrjes së njoftimit të mësipërm) shpreh vullnetin për të vazhduar me Kontratën, kjo e fundit kthehet në Kontratë me afat të pacaktuar. Në rast të kundërt, Vodafone ka detyrimin të ndërpresë kontratën në përfundim të afatit të caktuar.
- Pas përfundimit të afatit fillestar secila palë ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e njëanshme të Kontratës duke njoftuar palën tjetër 30 (tridhjetë) ditë përpara.
- Në rast se VODAFONE do të ofrojë për Pajtimtarët shërbime të tjera, apo plane tarifore/oferta specifike të tilla te cilat do të kenë si element të domosdoshëm të tyre detyrimin për të përdorur shërbimet për një periudhë të caktuar, atëherë rregullat e parashikuara nga këto kushte të përgjithshme do të zbatohen për aq sa nuk bien në kundërshtim me kushtet e veçanta që do të jenë karakteristike të marrëdhënies së posaçme midis VODAFONE dhe Pajtimtarit.
- Rinovimi apo zgjatja e Kontratës me afat të caktuar për një periudhë tjetër fikse, mund të kryhet vetëm me pranimin e shprehur nga pajtimtari nëpërmjet: nënshkrimit apo përdorimit të mjeteve të qëndrueshme. Pajtimtari do të informohet nga Vodafone për këtë zgjatje afati/rinovim si në kushtet e lidhjes së një kontrate të re prej tij.
- TARIFAT DHE FATURIMI
- Matjet dhe faturimi përkatës nga VODAFONE janë të natyrës përfundimtare, pa paragjykuar të drejtën e Pajtimtarit për t’u ankuar. Shërbimet dhe tarifat e ofruara nga VODAFONE dhe të pranuara nga Pajtimtari, paraqiten në Aneksin Nr. 3 të kësaj kontrate dhe janë pjesë integrale e saj.
- Pajtimtari faturohet në momentin e pagimit të shërbimit në përputhje me planin tarifor të përzgjedhur në kohën e nënshkrimit të Kontratës, apo të ndryshimeve të saj. Në muajin e parë të aktivizimit të shërbimit fiks, fatura do të përllogaritet proporcionalisht me ditët e mbetura të muajit.
- Tarifat dhe shërbimet e ofruara nga VODAFONE publikohen të plota duke përfshirë TVSH-në apo detyrime të tjera ndaj shtetit si dhe duke paraqitur të gjitha elementet që përmban një program tarifor. Tarifat dhe shërbimet janë objekt ndryshimi, të cilat përcaktohen dhe publikohen sipas parashikimeve të ligjit të posaçëm.
- Në rast se Pajtimtari dëshiron të ndryshojë planin tarifor, është i detyruar të nënshkruajë formularin përkatës. I njëjti rregull zbatohet dhe për shtimin e shërbimeve të reja.
- Zëvendësimi i programeve (TV) të kontraktuara është në diskrecion të VODAFONE, i cili në çdo rast nuk do të konsiderohet përgjegjës për cdo ndërprerje, humbje ose cilësi të keqe të shërbimit për shkaqe që nuk varen prej tij por diktohen nga palë të treta.
- Detyrimet e Pajtimtarit për pagesën e tarifës sipas Kontratës së Pajtimit dhe/apo Listës së tarifave në Aneksin Bashkëlidhur kontratës, do t’i nënshtrohen rregullimeve jo më shumë se një herë në vit. Në fund të çdo periudhe 12 mujore nga nënshkrimi i kësaj kontrate, vlera mujore e planit tarifor do të rritet me një vlerë të barabartë me normën e Indeksit të Çmimeve të Konsumit (“IÇK”) të publikuar në muajin Janar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), plus 2% mbi këtë normë. Ky ndryshim do të aplikohet në faturën e muajit pasardhës pas përfundimit të çdo periudhe 12 mujore.
- Me përjashtim të sa është parashikuar në pikën 10.5, ndryshimi i shërbimeve të kontraktuara (reduktimi i njëanshem nga VODAFONE i numrit të shërbimeve dhe/ose cilësisë së tyre) dhe rritja e tarifës të një apo më shumë shërbimeve mbi nivelin e dhënë në Aneksin e kësaj Kontrate, konsiderohet ndryshim i kushteve të Kontratës, dhe VODAFONE ka detyrimin të njoftojë Pajtimtarin, të paktën 30 ditë përpara hyrjes së tyre në fuqi dhe për të drejtën e pajtimtarit për tu tërhequr nga kontrata pa asnjë penalitet nëse nuk pranon ndryshimet e propozuara.
- Aplikimi i rritjes së tarifave kryhet vetëm pas ezaurimit të procesit të njoftimit të Pajtimtarit nga VODAFONE:
- Nëpërmjet njoftimit individual (mund të jetë edhe me SMS apo Call Center-Shërbimi i Klientit) ose publik (nëpërmjet faqes web) të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre, në rastin kur rritja e tarifave aplikohet nga operatori. Njoftimi duhet të përfshijë adresën se ku janë publikuar rritjet e tarifave, në rast se njoftimi nuk përmban detaje të mjaftueshme të ndryshimeve;
- Nëpërmjet mjeteve të informimit publik, jo më pak se 7 (shtatë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre dhe ky njoftim duhet të bëhet për jo më pak se 3 (tre) ditë rresht, në rastin kur rritja e tarifave është miratuar nga AKEP me një vendim të veçantë.
- Uljet e tarifave mund të hyjnë në fuqi menjëherë.
- MËNYRA E PAGESËS
- Për kontratën me afat të pacaktuar, Pajtimtari mund të paguajë vlerën e plotë të shërbimit në momentin e nënshkrimit të kontratës ose të paguajë shërbimin çdo muaj sipas çmimit të përcaktuar në nenin 4.
- Për kontratën me afat të caktuar, kur Pajtimtari zgjedh të paguajë shërbimin në bazë mujore, ky i fundit bie dakord që të kryejë pagesën vijuese mujore brenda 10 ditëve përpara datës së përfundimit të shërbimit të paguar. VODAFONE i lind e drejta të ndërpresë shërbimin e ofruar sipas kësaj Kontrate në rast se Pajtimtari nuk përmbush detyrimin e parashikuar në këtë paragraf. Krahas ndërprerjes së shërbimit, VODAFONE gëzon të drejtën edhe të aplikimit të penalitetit përkatës sikurse është parashikuar në nenin 18 mëposhtë.
- Pajtimtari mund t’i kryejë pagesat e përcaktuara në paragrafët e mësipërm të këtij neni me lekë në dorë “cash” pranë pikave të shitjeve të VODAFONE ose me transfertë bankare në numrat e llogarisë bankare të VODAFONE, ose nëpërmjet Debitimit Direkt nga llogaria e tij rrjedhëse.
- TË DREJTAT DHE DETYRIMET E VODAFONE
Sipas kësaj kontrate VODAFONE:
- Siguron mënyrën dhe infrastrukturat teknike për vijimin e aksesit të komunikimeve elektronike, nga pika e lidhjes së tij lokale deri tek nyja më e afërt shpërndarëse pranë Pajtimtarit, në adresën e dhënë në pikën 1 “Informacion për Palët”, si dhe e lidh Pajtimtarin me sistemin e tij kabllor brenda mundësive aktuale teknike duke vënë në dispozicion të tij pajisjet përkatëse.
- Instalon dhe konfiguron Shërbimin Publik Telefonik të Qëndrueshëm, Shërbimin e Internetit dhe Shërbimin Audioviziv pasi Pajtimtari ka kryer pagesën për instalim dhe konfigurim, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga nënshkrimi i kontratës.
- Në veçanti për Shërbimin Publik Telefonik të Qëndrueshëm mundëson akses komunikimi elektronik për Pajtimtarin me cilësinë sipas normave dhe rregulloreve të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe siguron Shërbimin sipas parametrave teknik e të përcaktuar në këtë kontratë.
- Në veçanti për Shërbimin e Internetit mundëson aksesin në internet për Pajtimtarin me cilësinë sipas normave dhe rregulloreve të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, si dhe siguron shpejtësinë e parashikuar në këtë kontratë dhe anekset që përbejnë pjesë integrale të saj.
- Në veçanti për Shërbimin e Internetit kryen aksesin në sistemet dhe rrjetet e tjera nga interneti, nëpërmjet lidhjes së ofruar nga VODAFONE të Internetit në përputhje me: rregullat e vendosura nga pronarët e sistemeve dhe rrjeteve të tjera; ligjet ndërkombëtare; rregulloret specifike ligjore të vendit që ka në pronësi sistemet dhe rrjetet; dhe vendndodhjes fizike të tyre.
- Përgjigjet për cilësinë e mirë të sinjalit të transmetimit dhe mirëmban pajisjet dhe aparaturat që ofrojnë aksesin brenda standardeve dhe normativave teknike. Çdo pajisje e instaluar nga VODAFONE për të mundësuar ofrimin e shërbimit është në pronësi të tij gjatë gjithë kohëzgjatjes së kësaj kontrate, si dhe pas përfundimit ose ndërprerjes së saj, pavarësisht nga shkaku.
- Përgjigjet për cilësinë e rrjetit të komunikimit elektronik dhe aplikon në përputhje me politikat e biznesit tarifën e pajtimit mujor.
- Ka të drejtë të ndërpresë apo kufizojë përkohësisht aksesin në Shërbimin e ofruar për përmirësim, modernizim, mirëmbajtje apo për probleme teknike të rrjetit. Për kufizime apo ndërprerje, të cilat zgjasin më shumë se 30 (tridhjetë) minuta, VODAFONE do të njoftojë AKEP, kur është rasti i specifikës së Shërbimit, dhe Pajtimtarin:
- të paktën 48 (dyzet e tetë) orë më përpara në rast të një modernizimi, përmirësimi ose mirëmbajtje të planifikuar të rrjetit,
- sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 (dyzet e tetë) orë pas ndodhjes së kufizimit apo ndërprerjes së shkaktuar nga defektet apo dëmtimet e rrjetit,
- në veçanti për Shërbimin Publik Telefonik të Qëndrueshëm dhe Shërbimin e Internetit kompenson Pajtimtarin, brenda një afati të arsyeshëm nga konstatimi i VODAFONE, për rastet kur Shërbimi nuk plotëson nivelet e cilësisë së Shërbimit të ofruar të parashikuara në këtë kontratë, në përputhje me ditët që i ka munguar shërbimi.
- Pajtimtari do të informohet paraprakisht nga VODAFONE për ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit. Kohëzgjatja totale e periudhës së pezullimit nuk mund të jetë më e madhe se 3 (tre) ditë dhe jo më shumë se 2 (dy) herë gjatë vitit kalendarik. VODAFONE do të rimbursojë Pajtimtarin për ditët e munguara të shërbimit.
- Në bashkëpunim me Pajtimtarin të kryejë kontrolle për përdorimin e lidhjes.
- Në veçanti për Shërbimin e Internetit ka të drejtë që në çdo moment të zgjidhë kontratën dhe të ndërpresë shërbimin në të gjitha rastet kur Pajtimtari nuk përmbush e plotëson kërkesat për detyrimet e tij në rastet e sulmeve dhe virusimeve të rrjetit të tij lokal (LAN).
- Siguron konfidencialitetin e të dhënave personale të Pajtimtarit, duke përfshirë ruajtjen, përdorimin dhe përputhjen e të dhënave në përputhje me ligjin nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar.
- Në veçanti për Shërbimin e ofruar do të:
- shqyrtojë me përparësi kërkesën e Pajtimtarit për transferim eventual të banimit të tij brenda rrjetit lokal, nëse do të ekzistojnë mundësitë teknike për kryerjen e transferimit në fjalë,
- riparojë defektet dhe rivendosë funksionimin e rrjetit kabllor brenda 7(shtatë) ditëve pune nga data e marrjes së njoftimit nga Pajtimtari për defektet e zakonshme dhe brenda një periudhe kohore më të gjatë në rastin e defekteve më të rënda.
- VODAFONE, në varësi të produktit, rezervon të drejtën e aplikimit të Politikës së Përdorimit të Drejtë të shërbimit (FUP – Fair Usage Policy), e cila udhëzon pajtimtarin për përdorim të drejtë të shërbimit. Informacion i detajuar në lidhje me këtë politikë do të publikohet në faqen web www.vodafone.al .
- VODAFONE detyrohet të shqyrtojë ankesat e Pajtimtarit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së tyre sipas përcaktimeve në Udhëzuesin e Mosmarrëveshjeve bashkëngjitur kësaj Kontrate si dhe të mbajë një regjistër të të gjitha ankesave dhe kërkesave të Pajtimtarëve, e cila tregon nëse ato janë zgjidhur dhe kohën që kërkohet për këtë.
- TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PAJTIMTARIT PËRDORIMI, GARANCIA DHE DETYRIME TË VEÇANTA PËR SHËRBIMIN
Sipas kësaj kontrate:
- VODAFONE i jep në përdorim Pajtimtarit kundrejt garancisë pajisjet të cilat shërbejnë për lidhjen në rrjet përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Gjatë kohëzgjatjes së kontratës por edhe pas përfundimit të saj, pajisjet do të mbeten në pronësi të VODAFONE dhe do t’i kthehen VODAFONE në momentin e përfundimit ose zgjidhjes të kontratës.
- Të dhënat e garancisë se pajisjes – shpjegohen në ANEKS 1 FORMULARI I GARANCISË SË PAJISJEVE dhe janë pjesë përbërëse e kësaj kontrate. Nëse nuk do të konstatohen dëmtime në pajisje, qoftë si pasojë e mosrespektimit të rregullave teknike të funksionimit të pajisjeve, apo si pasojë e ndërhyrjes së të tretëve, apo arsye tjetër, shuma e garancisë do t’i kthehet Pajtimtarit brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga momenti i dorëzimit të pajisjeve.
- Pajtimtari mund të kërkojë në çdo kohë gjatë kohëzgjatjes së kontratës ndryshime të karakterit teknik, kur është rasti i shërbimit specifik, për të cilat bihet dakord midis palëve. Në një rast të tillë palët do të nënshkruajnë një shtojcë kontrate.
- Pajtimtari kontakton VODAFONE për problemet nëpërmjet numrave të kontaktit të përcaktuara në këtë kontratë. Në raste të problemeve në ofrimin e Shërbimit objekt kontrate dhe mungesës së Shërbimit Publik Telefonik të Qëndrueshëm dhe Internet për më shumë se 3 (tre) ditë, nga data e njoftimit të tyre Pajtimtari mund të kërkojë ndërprerjen e kontratës.
- Pajtimtari do të përdorë Shërbimin, objekt kontrate, vetëm për nevojat e tij dhe nuk mund, në asnjë mënyrë, formë apo rrethane, ta shesë këtë Shërbim apo t’ia japë aksesin një tjetri, dhe as të lejojë lidhje paralele apo të tjetërsojë objektin e këtij Shërbimi (p.sh. shërbim publik të kufizuar, etj); në veçanti, nëse për Shërbimin e Televizionit Kabllor Digjital do të konstatohet përdorimi i linjës kabllore apo aparatit deshifrues jashtë kushteve teknike apo jashtë parashikimeve të kësaj kontrate, VODAFONE rezervon të drejtën të ndërpresë menjëherë shërbimin dhe të zgjidhë kontratën.
- Pajtimtari mundëson energji elektrike për të gjitha pajisjet e VODAFONE që janë të nevojshme për ofrimin e Shërbimit e që instalohen në ambientet e tij. Pajtimtari është i detyruar të dëmshpërblejë VODAFONE për çdo dëm të shkaktuar pajisjeve të tij si rezultat i keqpërdorimit dhe kushteve të papërshtatshme të ambienteve të tij. Pajtimtari është përgjegjës për sigurimin, ruajtjen dhe përdorimin e sigurt të pajisjeve pas instalimit.
- Pajtimtari në veçanti për Shërbimin Publik Telefonik të Qëndrueshëm, i konfirmon me shkrim VODAFONE se pranon që të dhënat e tij të publikohen në Numëratorin Telefonik të VODAFONE. Në veçanti për Shërbimin Publik Telefonik të Qëndrueshëm, i konfirmon me shkrim VODAFONE se pranon që të dhënat e tij të publikohen në Numëratorin Telefonik të VODAFONE. Pajtimtari ka të drejtë pa pagesë të ketë akses në shërbimet e emergjencës.
- Pajtimtari në veçanti për Shërbimin e Internetit, pranon që VODAFONE nuk mund të jetë përgjegjës për çdo kosto ose dëmtim që mund të vijë si rezultat i përdorimit të internetit, ose i sistemeve dhe rrjeteve të tjera përfshirë këtu dhe humbje të të dhënave të shkaktuara nga vonesa, mos dërgim në destinacion, transferime të gabuara, ndërprerje, humbje ose cilësi të keqe nga lidhja e PTT dhe/ose nga arsye teknike/teknologjike të tjera.
- Në veçanti për shërbimin audioviziv, Pajtimtari pranon që VODAFONE nuk mund të jetë përgjegjës për çdo ndërprerje, humbje ose cilësi të keqe të shërbimit për shkaqe që nuk varen nga VODAFONE por diktohen nga palë të treta. Në raste të tilla, Pajtimtari pranon që VODAFONE gëzon të drejtën e zëvendësimit të Programit të kontraktuar me një shërbim tjetër të barazvlefshëm/ngjashëm disponibël.
- VODAFONE brenda 10 ditëve nga kërkesa me shkrim e Pajtimtarit që refuzon shërbimin zëvendësues, detyrohet të kompensojë Pajtimtarin me vlerën e mbetur të paguar të shërbimit të pa përfituar. Në mungesë të një Shërbimi të disponueshëm zëvendësues, Pajtimtari mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës dhe kthimin e vlerës se mbetur të shërbimit.
- Pajtimtari ka të drejtë të ankohet ose të kërkojë sqarime tek VODAFONE për termat dhe kushtet kontraktore dhe/ose përmbushjen e këtyre kushteve, verbalisht, me e-mail dhe me shkrim brenda 15 ditëve nga data e mospërmbushja e kushteve sipas përcaktimeve në Udhëzuesin e Mosmarrëveshjeve, bashkëngjitur kësaj Kontrate.
- PAJISJA, GARANCIA DHE PAGESA PËR PËRDORIM TË PAJISJES
Pajtimtari do të:
- përdorë pajisjet vetëm për qëllimin që i janë dhënë në përdorim duke respektuar të gjitha kushtet e përdorimit të pajisjeve, si dhe do të sigurojë që pajisjet të funksionojnë brenda kushteve teknike të kërkuara;
- ruajë pajisjet nga dëmtime të ndryshme që mund t’i ndodhin si pasojë e ndryshimeve në rrymën elektrike, nga dëmtime që mund t’i shkaktohen nga faktorë të tjerë atmosferike, si dhe nga ndërhyrjet e personave të tretë; në asnjë rast të tretët nuk do të kryejnë ndërhyrje të paautorizuara në pajisje, në të kundërt Pajtimtarit do ti mbahet vlera e plotë e pajisjes sipas ANEKS 1 FORMULARI I GARANCISË SË PAJISJEVE.
- Në rast të konstatimit të defekteve, Pajtimtari do të njoftojë menjëherë VODAFONE; të vetmit persona që mund të hapin dhe të kryejnë ndërhyrje në pajisje janë personat e autorizuar nga VODAFONE.
- Nëse Pajtimtari nuk kthen pajisen brenda afatit 3 mujor pas përfundimit/zgjidhjes të kësaj kontrate, VODAFONE gëzon të drejtën e mbajtjes së vlerës së garancisë, përcaktuar në Aneksin nr. 1 ‘ANEKSI FORMULARI I GARANCISË SË PAJISJEVE’.
- Pajtimtari ka të drejtë të përdorë shërbimin e portabilitetit të numrit në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore ne fuqi të parashikuara në Rregulloren nr. 43 për “Mënyrën e zbatimit të Portabilitetit të numrit”.Ai ka të drejtën të mbajë numrin kur ndryshon operatorin. Pajtimtari është i detyruar të paguajë (shlyejë) apo përmbushë çdo detyrim që rrjedh nga kontrata ekzistuese me Vodafone përpara ekzektutimit të kërkesës për bartje. Pajtimtarit i lind e drejta e bartjes përsëri të numrit vetëm 3 muaj pasi është bartur në rrjetin Vodafone.
- Për personat me aftësi të kufizuar, VODAFONE, për të vërtetuar llojin e aftësinë e kufizuar, ka të drejtë të kërkojë dokument vërtetues për vlerësimin e aftësisë së kufizuar sipas përcaktimeve të ligjit 93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar”, përfshirë edhe raportin përkatës mjekësor. VODAFONE mund t’i kërkojë pajtimtarit ose personit të autorizuar prej tij të plotësojë një formular shtesë përveç formularit të regjistrimit, ku të deklarohet lloji i paaftësisë, preferenca e pajtimtarit për mënyrën e dërgimit të faturës, formatin e Kontratës së Pajtimtarit, preferencat në komunikim etj.
- Me kërkesën e pajtimtarit me aftësi të kufizuara në shikim dhe kur kjo është e mundur, bën të disponueshme kontratën në format të përshtatshëm për të plotësuar nevojat e personave me aftësi të kufizuara në version Large Print ose Braille.
- RUAJTJA E FSHEHTËSISË SË KOMUNIKIMEVE TELEFONIKE DHE PËRDORIMI I TË DHËNAVE PERSONALE
VODAFONE detyrohet të sigurojë fshehtësinë ose karakterin e fshehtë të informacionit ose komunikimit të pajtimtarit në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe kësaj kontrate. Konkretisht:
- VODAFONE nuk do të kontrollojë ose të përhapë të dhënat personale ose përmbajtjen e bisedave të kryera nëpërmjet rrjetit të tij, përveç rastit kur kjo nevojitet si pjesë e veprimtarisë së mirëmbajtjes së rrjetit ose parashikohet nga legjislacioni në fuqi.
- VODAFONE nuk do të përhapë, transmetojë ose të përpunojë të dhënat personale të Pajtimtarit, përfshirë (por pa u kufizuar në) të dhënat për natyrën e shërbimit dhe/ose shumat e shpenzuara, si edhe numrat e thirrur, për qëllime të tjera nga ato për të cilat janë kërkuar të dhënat, përveç rastit kur një gjë e tillë është e nevojshme dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me dhënien e shërbimeve dhe/ose përmbushjen e kësaj Kontrate, si dhe rastit kur një gjë e tillë parashikohet nga legjislacioni në fuqi. Pajtimtari mund të informohet në çdo kohë mbi numrat e thirrur prej tij.
- VODAFONE do të mbledhë, përpunojë e përhapë të dhënat personale të Pajtimtarit për përmbushjen e kësaj Kontrate, për qëllimet e lejuara të biznesit të përcaktuara nga VODAFONE. Duke nënshkruar këtë kontratë, pajtimtari pranon që VODAFONE të përpunojë dhe përhapë të dhënat e tij për qëllime të biznesit ku përfshihen (por nuk kufizohen vetëm me to) përpunimi i kërkesave për pajtim në rrjet, dhënia e shërbimeve dhe produkteve dhe shërbimeve Pajtimtarit, mbajtja e llogarive të transaksioneve, përgatitja e faturave dhe dhënia e shërbimit të kujdesit për klientin, kontrolli dhe raportimi i kreditit, krijimi i databazës së debitorëve me detyrime të papaguara dhe mbledhja e detyrimeve kontraktore të papaguara nëpërmjet të tretëve për llogari të VODAFONE, krijimi dhe matja e bazave të të dhënave dhe platformave të shërbimit, kryerja e analizës e studimeve për informacion biznesi dhe qëllime marketingu, profilizim i pajtimtarit, zhvillim i produkteve dhe shërbimeve, ristrukturimi apo riorganizimi i biznesit të VODAFONE, siguria e rrjetit dhe e informacionit, mbrojtja e aseteve dhe të drejtave të VODAFONE, përfshirë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe markën tregtare, punonjësit dhe klientët nga aktiviteti kriminal apo aktivitet tjetër që mund të shkaktojë dëm, për të përmbushur detyrimet ligjore dhe rregullatore në lidhje me procedurat ligjore, përfshirë dhe mbrojtjen në procese ligjore kundër VODAFONE si dhe përhapjen e të dhënave të tretëve me qëllim mbledhjen e detyrimit të pashlyer në rast se Kontrata me pajtimtarin zgjidhet për këtë arsye.
- VODAFONE ose agjentët e tij munden që, herë pas here, të kontaktojnë pajtimtarin nëpërmjet postës, telefonit, e-mail, apo SMS në lidhje me shërbimin e ofruar dhe të pranuar nga pajtimtari (p.sh. por jo kufizuar në: furnizimi i shërbimit të asistencës ose sekretarisë telefonike, gjendjen e marrjes së pagesave, bllokimit të shërbimit, etj.). Me pëlqimin paraprak të pajtimtarit, VODAFONE mund të kontaktojë këtë të fundit nëpërmjet postës, telefonit, e-mail, apo SMS në lidhje me detajet e shërbimeve dhe produktet e reja që VODAFONE ofron. Në rast se pajtimtari vendos të mos marrë me komunikime të kësaj natyre, mund ta kërkojë këtë në çdo moment dhe pa pagesë duke kontaktuar Departamentin e Teknologjisë së Informacionit Vodafone në adresën: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë.
- VODAFONE mund të publikojë një ose disa nga të dhënat e tij të kufizuara në emër, mbiemër, numër telefoni, adresën dhe të dhëna të tjera në numëratoret telefonik publike të cilët operohen nga VODAFONE, ose t’ia kalojë këto të dhëna për publikim çdo operatori tjetër publik të komunikimeve elektronike i përcaktuar në ligj apo vendim të AKEP për publikim të numëratorit. Pajtimtari ka të drejtë në çdo moment të verifikojë dhe kërkojë korrigjimin e të dhënave të tij personale të marra dhe botuara në numëratoret telefonikë.
- Për të bërë të mundur përmbushjen e kësaj Kontrate, VODAFONE ka të drejtë të ndajë baza të dhënash e platforma shërbimesh ku mbahen të dhëna të Pajtimtarit me shoqërinë mëmë (aksionare) dhe/ose grupin e shoqërive mëmë, me agjentët dhe/ose bashkëpunëtorët e tij, dhe këto baza të dhënash e platforma shërbimesh mund të ndodhen fizikisht në vende të tjera në botë ku veprojnë këta shoqëri, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
- VODAFONE merr përsipër të respektojë fshehtësinë dhe privatësinë e Pajtimtarit dhe trajtojë të dhënat personale të Pajtimtarit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe qëllimet e lejuara të biznesit. Veçanërisht kur të dhënat personale të Pajtimtarit mbahen në një shtet tjetër për llogari të VODAFONE, VODAFONE siguron se ky transferim do të jetë sipas përcaktimeve të legjislacionit shqiptar. VODAFONE do të ruajë të dhënat personale të pajtimtarit në përputhje me afatet dhe kushtet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi dhe do t’i bëjë të vlefshme për pajtimtarin me kërkesën e tij me shkrim, për sa kohë që ende disponohen nga VODAFONE.
- VODAFONE garanton se nuk kryen përgjime të komunikimeve elektronike. Përgjimi i komunikimeve elektronike kryhet vetëm nga organet kompetente shtetërore të përcaktuara në Ligjin Nr. 9157 datë 04.12.2003 “Për përgjimin e komunikimeve elektronike”(i ndryshuar).
- VODAFONE do të mbledhë të dhëna personale sensitive në lidhje me pajtimtarët me aftësi të kufizuara si psh: emër, mbiemër, llojin e paaftësisë, anëtarësimin në shoqata, metodën e preferuar të komunikimit etj me qëllim ofrimin dhe garantimin komod të aksesit në shërbim për këta pajtimtarë. VODAFONE nuk do të përdorë këtë informacion për qëllime të tjera përveçse për të lehtësuar shërbimin për këtë kategori pajtimtarësh dhe nuk do të ndajë këtë informacion me palë të treta.
- Më tepër informacion rreth mënyrës së mbledhjes, përpunimit apo transferimit të të dhënave personale mund të gjeni në Rregulloren e Privatësisë të publikuar në faqen web të VODAFONE (https://www.vodafone.al/informacion-ligjor/informacion-i-pergjithshem-ligjor/rregullore-e-privatesise/). Parashikimet e këtij neni dhe ato të Rregullores së Privatësisë përbëjnë dakordësinë e plotë ndërmjet palëve rreth përpunimit të të dhënave personale.
- ZGJIDHJA E KONTRATËS NGA VODAFONE
- Në rast se Pajtimtari nuk parapaguan faturën sipas kushteve të përcaktuara në këtë kontratë, VODAFONE ka të drejtë të ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme. Pas kësaj date, me shlyerjen e të gjitha detyrimeve ndaj VODAFONE, Pajtimtari ka të drejtë të rilidhë Kontratën e Pajtimit.
- Pavarësisht nga tërësia e të drejtave VODAFONE mund të zgjidhë menjëherë Kontratën, pa pasur detyrim dëmshpërblimi, duke njoftuar me shkrim Pajtimtarin kur:
- Pajtimtari kryen kundërvajtje flagrante, sistematike apo të vazhdueshme në lidhje me detyrimet kontraktuale,
- Pajtimtari kryen ose lejon kryerjen e veprimeve që mund të rrezikojnë funksionimin normal të rrjetit dhe dhënien e shërbimeve.
- ZGJIDHJA E KONTRATËS NGA PAJTIMTARI
- Shkak i arsyeshëm për zgjidhjen e Kontratës nga Pajtimtari, përfshirë, por pa u kufizuar, është:
- rritja e tarifave të planit tarifor të ofruar, ose
- përkeqësimi i treguesve të cilësisë së shërbimit nga VODAFONE konfirmuar nga autoritetet përgjegjëse.
- Brenda afatit 30 ditor të njoftimit për aplikimin e tarifave të reja, Pajtimtari mund të ushtrojë të drejtën e tij për zgjidhjen e Kontratës pa penalitet duke njoftuar me shkrim VODAFONE.
- Në mbarim të afatit fillestar të Kontratës, Pajtimtari mund ta zgjidhë atë për çdo shkak duke njoftuar me shkrim VODAFONE. Zgjidhja e Kontratës do të hyjë në fuqi 30 (tridhjetë) ditë pas marrjes së njoftimit nga VODAFONE.
- Pamundësia teknike e Vodafone për të ofruar shërbimin në rast të transferimit eventual të adresës në të cilën ofrohet shërbimi nuk përbën shkak të arsyeshëm për zgjidhjen e kontratës nga Pajtimtari.
- PENALITETI
- Në rast se Pajtimtari dëshiron të përfundojë Kontratën me afat të caktuar përpara afatit të përfundimit të saj ose zgjidhja e kontratës përpara përfundimit të afatit vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale nga Pajtimtari, VODAFONE ka të drejtë të vendosë penalitet për përfundim para afatit të Kontratës me kohëzgjatje të caktuar. Vlera e penalitetit do të jetë proporcionale në raport me periudhën e mbetur, duke marrë në konsideratë faktorë të tillë si vlera e kontratës apo tarifa e pajtimit mujor, angazhimet e Pajtimtarit për të qëndruar për një kohëzgjatje minimale me Vodafone apo për të kryer një nivel të caktuar shpenzimesh gjatë kohëzgjatjes minimale të Kontratës, apo uljet e përfituara nga Pajtimtari.
- Në këto raste, penaliteti për përfundim para afatit minimal të Kontratës që mund të kërkojë Vodafone nga Pajtimtari nuk mund të jetë më i lartë se:
- pagesa e tarifës bazë mujore e të gjithë muajve të mbetur të Kontratës;
- diferenca që rezulton midis shpenzimeve totale që Pajtimtari është angazhuar të kryejë gjatë gjithë kohëzgjatjes minimale të Kontratës dhe nivelit të shpenzimeve totale të kryera nga Pajtimtari deri në shkëputjen para afatit të Kontratës, nëse Kontrata përmban angazhim të tillë të Pajtimtarit. Në të tilla raste, aplikohet vlera më e ulët midis (i) dhe (ii).
- VODAFONE mund të aplikojë penalitete të tjera me vlerë më të ulët, detajet specifike të të cilave përcaktohen në Aneksin përkatës.
- NJOFTIMET
- Të gjitha njoftimet, sipas kësaj kontrate, duhet të bëhen me shkrim dhe t’i dërgohen palës përkatëse në adresën e treguar në këtë kontratë ose në adresë tjetër që mund të jetë komunikuar me shkrim nga pala.
- Njoftimet dërgohen tek personi i kontaktit i përcaktuar në këtë kontratë për secilën palë, dorazi, me postë të regjistruar, faks, ose e-mail apo çdo mënyrë tjetër e cila provon vërtetimin e marrjes së njoftimit.
- Pajtimtari pranon të marrë njoftime nga VODAFONE në mënyrë periodike në lidhje me mbarimin e shërbimit dhe ofertat e reja nëpërmjet SMS, E-mail dhe thirrjeve telefonike. Me qëllim të zbatimit të këtij parashikimi, Pajtimtari deklaron dhe pranon që do të përditësojë të dhënat e deklaruara prej tij, në rast se gjatë kohëzgjatjes së kontratës këto të dhëna ndryshojnë.
Kjo Kontratë nënshkruhet nga VODAFONE dhe Pajtimtari, si dhe hartohet në dy kopje, një për Pajtimtarin dhe një kopje për VODAFONE.
VODAFONE ALBANIA SH.A |
Pajtimtari |
Përfaqësuesi i Autorizuar |
|
(_________________________________) |
(_________________________________) |