20 Years with Vodafone

20 years of Vodafone

20 years of Vodafone, 20 days with thousands of rewards for everyone! From December 4th and for 20 days, open My Vodafone or JUTH app, get your rewards immediately every single day and collect tickets for winning the most amazing gifts!

Advent Calendar 

​Every day by opening My Vodafone or JUTH app, you will have the opportunity to receive daily gifts for 20 days in a row, and collect tickets. The calendar is located on the main page of the apps. To receive the gift, you must click on the relevant day inside the "20 years of Vodafone" functionality. By clicking on the day, you will be notified with the gift of the day you received, as well as the tickets you have collected. The moment you collect the gifts of the day you have the opportunity to buy additional tickets to increase the chances of participating in the lottery.

Daily gifts are: Coupons, VCoin, GB, minutes, SMS.

•    The won coupons will appear under a special menu in Vodafone More entitled "20 years" and can be withdrawn by presenting the coupon to the respective partner (to benefit from Spar coupons you must have a Happy loyalty card)
•    VCoins, GB, Minutes, earned SMS, are given automatically and appear in real time in your balances.

The calendar starts on 3rd of December at 00.00AM and closes on 22nd of  December at 23.59 PM

Lista e Fituesve
 

Lista e Fituesve
 

 

  "35569***5005", Skoda Karoq
  "35569***3944", Skoda Scala
  "35569***9000", Skoda Scala
  "35569***7293", Skoda Scala
  "35569***0666", iphone 15 pro max
  "35569***5686", iphone 15 pro max
  "35569***9333", iphone 15 pro max
  "35569***1376", iphone 15 pro max
  "35569***5401", iphone 15 pro max
  "35569***2761", iphone 15 pro max
  "35569***1043", iphone 15 pro max
  "35569***1649", iphone 15 pro max
  "35569***2672", iphone 15 pro max
  "35569***0352", iphone 15 pro max
  "35569***1405", samsung galaxy s23 ultra
  "35568***3607", samsung galaxy s23 ultra
  "35569***6383", samsung galaxy s23 ultra
  "35567***3869", samsung galaxy s23 ultra
  "35569***2003", samsung galaxy s23 ultra
  "35569***4904", samsung galaxy s23 ultra
  "35569***0305", samsung galaxy s23 ultra
  "35568***4273", samsung galaxy s23 ultra
  "35569***5071", samsung galaxy s23 ultra
  "35569***5533", samsung galaxy s23 ultra
  "35569***5333", playstation 5
  "35569***4182", playstation 5
  "35569***4922", playstation 5
  "35569***0281", playstation 5
  "35569***2692", playstation 5
  "35569***3656", playstation 5
  "35569***9915", playstation 5
  "35569***7135", playstation 5
  "35569***1510", playstation 5
  "35569***2481" playstation 5 
The Draw During the advent calendar and the collection of daily gifts, you will also collect tickets. The amount of tickets you collect depends on: your tenure and your tariff Plan.


 

Details for the final Draw
 

 

The Draw
 

During the advent calendar and the collection of daily gifts, you will also collect tickets. The amount of tickets you collect depends on: your tenure and your tariff Plan.

 

 

Prepaid customers

  • No monthly bundle - 0 tickets
  • With one of the following monthly bundle - collect 5 tickets per day
    1. Vodafone Basic
    2. Vodafone Start
    3. Vodafone Go
    4. Vodafone Run
    5. Vodafone Fly
    6. Vodafone Basic +
    7.  

Postpaid customers

  • Next and normal postpaid - collect 10 tickets per day
  • Unlimited - collect 15 tickets per day

The amount of tickets collected after winning is multiplied by the tenure coefficient, which is determined according to the below table:

Years

Tire

Multiplier

0-1 years

Tire 1

X2

1-5 years

Tire 2

X5

5-10 years

Tire 3

X10

10+

Tire 4

X50

 

 

The more tickets you collect, the greater the chance to win in the final draw that will be thrown on December 24, 2021 at 10.00 AM live on the official Vodafone Albania page on Facebook. 

 

The lottery gifts 

Gift

Amount

Cars

2

Free Broadband 1year new contract

300

4G Fly or Free month if hybrid

680

Free Unlimited 1 year

100

Apple iPhone 13 128GB

10

Xiaomi Electronic Scooter

10

Samsung Galaxy A12 (64GB White)

100

TCL MK30 KIDS WATCH RED/BLU

100

Aparat MLS VISTA 4G

150

Ore Vodafone

500

Xiaomi Mi True Wireless Earphones 2 Basic

70

 

Lottery Rules 

Download My Vodafone dhe JUTH

Lottery Rules 
 

 

RREGULLORE 

E LOJËS SË FATIT PROMOCIONALE 

“20 nga 20 – Promo e krishtlindjeve”

 

Sipas kërkesave të Ligjit nr. 155/2015 “Për Lojrat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 196/2017  “Për Përcaktimin e Mënyrave, Formave, Kritereve dhe Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit Promocionale”

 

 

Neni 1
 ORGANIZATORI I LOJËS PROMOCIONALE 

 

  1. Organizatori i Lojës Promocionale “20 nga 20 – Promo e Krishtlindjeve” është: Shoqëria “Vodafone Albania” SH.A (referuar këtu më poshtë si “Vodafone”), person juridik shqipëtar, themeluar dhe rregulluar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, regjistruar pranë Qëndrës Kombëtare të Biznesit me NIPT K11715005L, me seli në  Autostradën Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri, e përfaqësuar ligjërisht nga Administratori Znj. Aikaterini Stathaki. Vodafone është i regjistruar si subjekt tatimpagues në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj, Tiranë.

 

  1. Me anë të kësaj Loje Promocionale, Vodafone ka për qëllim të promovojë produktet e saj me parapagesë, hibrid (më tej referuar si “NEXT”), me paspagesë dhe Unlimited të disponueshme për Pajtimtarët që përdorin shërbimet e telefonisë së lëvizshme (më tej referuar si “Pajtimtarët mobile”).

 

Neni 2 

AFATI

 

  1. Loja Promocionale do të zhvillohet në një periudhë kohore prej rreth 20 (njëzet) ditësh kalendarike. Loja promocionale do të fillojë në datë 03.12.2021 dhe do të përfundojë në datën 22.12.2021 në orën 23:59.

 

  1. Në datë 24.12.2021 në orën 10:00 do të hidhet shorteu për përzgjedhjen e fituesëve të lojës.

 

Neni 3

MEKANIZMI I LOJËS PROMOCIONALE

 

  1. Vodafone ka në treg një seri produktesh me parapagesë, NEXT, me paspagesë dhe Unlimited të disponueshme për të gjithë Pajtimtarët mobile Vodafone. Të gjithë Pajtimtarët mobile Vodafone kanë mundësi të shkarkojnë në aparatin e tyre smartphone aplikacionet MyVodafone dhe JUTH app. Duke hyrë cdo ditë në njërin prej këtyre aplikacioneve, për 20 ditë rresht, këta pajtimtarë do të përfitojnë krahas një produkti që i ofrohet falas si: Minuta, SMS, GB, Vcoins ose Kupona Vodafone More (“dhurata ditore”) edhe bileta për të marrë pjesë në Lojën e Fatit Promocionale “20 nga 20 – Promo e Krishtlindjeve”. 

 

  1. Pajtimtarët mobile me parapagesë që dëshirojnë të përfitojnë bileta për të marrë pjesë në këtë Lojë Promocionale duhet të ndjekin hapat e mëposhtme:

 

  • Së pari,  të kenë një paketë mujore me parapagesë aktive.

 

  • Së dyti, të hyjnë në aplikacionin MyVodafone ose JUTH app. 

 

  1. Pajtimtarët mobile NEXT, me paspagesë dhe Unlimited që dëshirojnë të përfitojnë bileta për të marrë pjesë në këtë Lojë Promocionale duhet vetëm të hyjnë në aplikacionin MyVodafone ose JUTH app.

 

  1. Biletat mund të përfitohen vetëm 1 (një) herë gjatë 1 (një) dite vetëm nga aplikacioni që akesohet i pari gjatë ditës. Nuk mund të përfitohen bileta nga të dyja aplikacionet brenda 1 (një) ditë. 

 

  1. Gjithashtu pajtimtarët në aplikacionin MyVodafone ose JUTH app do të kenë mundësi të përfitojnë bileta shtesë me cdo blerje të paketës “Christmass 100MB”. 

 

  1. Në momentin që mbyllet Loja Promocionale, automatikisht do të gjenerohet lista e të gjithë numrave celularë pjesëmarrëse në shorte. Numri i pjesëmarrjes për 1 pajtimtar do të replikohet në këtë listë në varësi të numrit të biletave të përfituara gjatë gjithë periudhës 20 ditore sipas nenit 4.1 mëposhtë. 

 

  1. Lista e numrave celularë pjesëmarrës në shorte do të ngarkohet në zgjidhjen softwarike të krijuar nga Vodafone që mundëson përzgjedhjen dhe renditjen në mënyrë rastësore të numrave celularë të cilët do të shpallen fitues. Sa më shumë bileta ka përfituar Pajtimtari mobile aq më e lartë është mundësia për të fituar. 

 

  1. Për cdo numër celulari të përzgjedhur, fitues do të konsiderohet personi i cili ka në përdorim numrin celular, që do të përcaktohet nga të dhënat që fituesi do të deklarojë kur të kontaktohet nëpërmjet telefonit si dhe nga verifikimi që do të kryhet në zyrat qëndrore të Vodafone në momentin që do të paraqitet për tërheqjen e cmimit. Fituesi duhet të paraqitet në zyrat qëndrore i pajisur me mjet identifikimi dhe me numrin celular fitues sipas nenit 7.2 mëposhtë. 

 

  1. Shorteu dhe shpallja e numrave fitues do të zhvillohet në praninë e një përfaqësuesi të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit pranë Ministrisë së Financave dhe përfaqësuesve të Degës Rajonale të Njesise se Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë të cilët do të njoftohen nga Vodafone 20 (njëzet) ditë përpara sipas kërkesave të VKM Nr.196/2017 si edhe në prani të Komisionit te Lojës së Fatit Promocionale të ngritur me ketë rast nga ana e Vodafone Albania Sh.A. 

 

  1. Shorteu dhe shpallja e numrave fitues do të bëhet pranë zyrave qëndrore të Vodafone Albania me vendndodhje në Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri, në datë 24.12.2021, ora 10:00. 

 

  1. Numri i Pajtimtarëve mobile Vodafone që parashikohet të marrin pjesë në këtë Lojë Promocionale, mund të jetë rreth 500’000 (pesëqind mijë). 

 

NENI 4

PJESËMARRJA 

 

  1. Pjesëmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale kanë të drejtë të jenë:

 

  1. Të gjithë Pajtimtarët mobile Vodafone pa kufizim të cilët kanë një numër celulari Vodafone në përdorim dhe kanë të shkarkuar në telefon aplikacionin MyVodafone dhe/ose JUTH app. Të gjithë do të kenë mundësi të përfitojnë bileta për të marrë pjesë në shorte cdo ditë për 20 ditë nëse aksesojnë 1 herë në ditë aplikacionin My Vodafone App ose Juth App. 

 

  1. Pajtimtarët mobile me parapagesë duhet të kenë patjetër një paketë mujore aktive për të patuar mundësi që të përfitojnë bileta për pjesëmarrje në lojë. Këto paketa ofrohen sipas cmimit të shitjes dhe janë si vijojnë:

 

  • Vodafone Basic – 500 lekë me TVSH (416.7 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Basic+ – 600 lekë me TVSH (500 lekë pa TVSH)
  • Vodafone 4G Start – 1000 lekë me TVSH (833.3 lekë pa TVSH)
  • Vodafone 4G Go – 1’600 lekë me TVSH (1’333.33 lekë pa TVSH)
  • Vodafone 4G Run – 2’000 lekë me TVSH (1’666.67 lekë pa TVSH)
  • Vodafone 4G Fly – 2’500 lekë me TVSH (2’083.33 lekë pa TVSH)

 

  1. Për të gjithë Pajtimtarët e tjerë mobile me kontratë NEXT, me paspagesë dhe Unlimited nuk kërkohet blerja e një paketë shtesë dhe/ose kyerja e një shpenzimi shtesë për pjesëmarrjen në Lojën Promocionale por vetëm aksesimi i njërit prej aplikacioneve. Për nga vet natyra e produkteve këta Pajtimtarë, në bazë të kontratës, paguajnë vlerën e planit tarifor fiks mujor të zgjedhur dhe/ose vlerën e konsumit mujor. Planet tarifore të cilat i japin mundësinë e përfitimit të biletave të pjesëmarrjes në lojë Pajtimtarëve mobile NEXT, me paspagesë dhe Unlimited janë, por pa u kufizuar vetëm në: 

 

  • Vodafone Next X+ – pajtim mujor 1’000 lekë me TVSH (833.3 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Next S+ - pajtim mujor 1’500 lekë me TVSH (1’250 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Next M+ – pajtim mujor 2’000 lekë me TVSH (1’666.67 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Next L+ – pajtim mujor 3’000 lekë me TVSH (2’500 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Business Red - pajtim mujor 3’000 lekë me TVSH (2’500 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Business Red Pro – pajtim mujor 4’800 lekë me TVSH (4’000 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Business Red Prime – pajtim mujor 8’500 lekë me TVSH (7’083.33 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Business Black – pajtim mujor 12’500 lekë me TVSH (10’416.67 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Unlimited – 2’200 lekë me TVSH (1’833.33 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Unlimited+ - 2’700 lekë me TVSH (2’250 lekë pa TVSH)

 

  1. Kanë mundësi të përfitojnë bileta dhe të marrin pjesë në këtë Lojë Promocionale edhe të gjithë Pajtimtarët e tjerë që kanë një kontratë me paspagim dhe nuk kanë një nga planet tarifore me pagesë fikse mujore të sipërcituara dhe faturohen në bazë të konsumit mujor.

 

  1. Pajtimtarët mobile Vodafone do të kenë mundësinë që gjatë gjithë periudhës 20 ditore të përfitojnë bileta për pjesëmarrje në shorte maksimalisht 1 (një) herë në ditë dhe vetëm nga aplikacioni që aksesohet i pari gjatë ditës. Numri i biletave që përfitojnë përllogaritet në varësi të llojit të kontratës së pajtimtarit dhe konkretisht:

 

  • Pajtimtarët mobile me parapagesë me paketë mujore aktive përfitojnë 5 bileta cdo ditë që hyjnë në aplikacion;
  • Pajtimtarët mobile NEXT dhe me Paspagesë përfitojnë 10 bileta cdo ditë që hyjnë në aplikacion;
  • Pajtimtarët mobile Unlimited përfitojnë 15 bileta cdo ditë që hyjnë në aplikacion;

 

  1. Faktor tjetër që do të ndikojë në rritjen e numrit të biletave të përfituara dhe për rrjedhojë rritjen e shanseve për të fituar në shorte është edhe vjetërsia e pjesëmarrësit si pajtimtar mobile i Vodafone. Numri total i biletave do të shumëfishohet në varësi të vjetërsisë së pjesëmarrësit si pajtimtar i Vodafone si vijon: 

 

  • Nga 0 deri në 1 vit – numri total i biletave 2-fishohet;
  • Nga 1 deri në 5 vjet – numri total i biletave 5-fishohet;
  • Nga 5 deri në 10 vjet – numri total i biletave 10-fishohet;
  • Mbi 10 vjet – numri total i biletave 50-fishohet;
    1. Gjithashtu pajtimtarët mund të përfitojnë 20 bileta shtesë për pjesëmarrjen në shorte me cdo blerje/aktivizim të paketës “Christmass 100MB” nëpërmjet aplikacionit MyVodafone ose JUTH app. Kjo paketë mund të aktivizohet cdo ditë përgjatë kohëzgjajtes se shorteut. Paketa ka karakteristikat si vijojnë:

 

  • 100MB për 24orë – cmimi 50 lekë me TVSH (41.7 lekë pa TVSH)

 

  1. Të gjithë pjesëmarrësit kanë mundësinë të kontrollojnë në cdo kohë numrin e biletave të përfituara nëpërmjet aplikacionit MyVodafone dhe/ose JUTH app.

 

  1. Pjesëmarrësit në Lojën Promocionale duhet të jenë mbi 18 vjeç. Nëse numri i përzgjedhur është në përdorim të një të mituri (nën 18 vjec) atëherë cmimi do të tërhiqet prej prindit/kujdestarit ligjor. Vodafone nuk do të promovojë pjesëmarrjen e personave të mitur.

 

  1. Nuk mund të marrin pjesë në këtë Lojë Fati Promocionale:
  1. Punonjësit e Vodafone Albania Sh.A.
  2. Përdoruesit e planeve tarifore me parapagesë dhe/ose kontratë Vodafone Mobile Broadband.
  3. Përdoruesit e produkteve dhe shërbimeve IoT, M2M, telemetric SIM.
    1. Në rastin e Pajtimtarëve mobile që janë shoqëri ose institucione publike/private, përdoruesit që përdorin numrat e këtyre pajtimtarëve do të përjashtohen nga Loja e Fatit Promocionale, nëse ka një kërkese paraprake të depozituar në Vodafone nga ana e këtyre pajtimtarëve për mos lejimin e pjesëmarrjes në Lojën Promocionale.

 

Neni 5

TERRITORI

 

5.1 Loja promocionale “20 nga 20 – Promo e Krishtlindjeve” do të zhvillohet në territorin e Republikës së Shqipërisë. 

 

Neni 6

ÇMIMET

 

  1. Në përfundim të kohëzgjatjes së Lojës Promocionale (në datë 24.12.2021) do të shpallen në total 2’022 (dymijë e njëzet e dy) fitues të cilët do të kenë mundësinë të përfitojne një nga cmimet si mëposhtë vijojnë:

 

  • Autoveturë “Skoda Scala” – vlera monetare 1’820’400 lekë me Tvsh;
  • Iphone 13 128GB – vlera monetare 119’990 lekë me Tvsh;
  • Xiaomi Electronic Scooter –  vlera monetare 36’990 lekë me Tvsh;
  • Planin tarifor “Vodafone Unlimited” për 1 vit – vlera monetare 26’400 lekë me Tvsh;
  • Samsung Galaxy A12 (64GB White) – vlera monetare 22’900 lekë me Tvsh;
  • Shërbim interneti fiks me shpejtësi 100Mbps për 1 vit – vlera monetare 14’400 lekë me Tvsh;
  • TCL MK30 Kids Watch Red/Blu – vlera monetare 10’900 lekë me Tvsh;
  • Aparat MLS Vista 4G – vlera monetare 10’000 lekë me Tvsh
  • Ore Vodafone – vlera monetare 4’990 lekë me Tvsh
  • Xiaomi Mi True Wireless Earphones 2 Basic – vlera monetare 4’500 lekë me Tvsh;
  • Paketa Vodafone 4G Fly – vlera monetare 2’500 lekë me Tvsh;

 

  1. Fituesit do të alokohen paralelisht me secilin cmim në bazë të renditjes rastësore që do të gjenerojë zgjidhja softwarike që do të përdoret për hedhjen e shorteut. (Psh: numri i parë fitues në listën e gjeneruar do të marrë cmimin e parë që ka respektivisht vlerën më të madhe e me rradhë).

 

  1. Cmimet do të shpërndahen sic paraqitet në mënyrë të detajuar mëposhtë:

 

Renditja e fituesit

Cmimi

Sasia totale

Vlera totale monetare (me tvsh)

Nga 1 deri në 2

Autoveturë “Skoda Scala”

2

3’640’800 Lek

Nga 3 deri në 12

Iphone 13 128GB

10

1’199’900 Lek

Nga 13 deri ne 22

Xiaomi Electronic Scooter

10

369’900  Lek

 

Nga 23 – 122

Planin tarifor “Vodafone Unlimited” për 1 vit

100

2’640’000 Lek

Nga 123 deri në 222

Samsung Galaxy A12 (64GB White)

100

2’290’000 Lek

Nga 223 deri në 522

Shërbim interneti fiks me shpejtësi 100Mbps për 1 vit

300

4’320’000 Lek

Nga 523 deri në 622

TCL MK30 Kids Watch Red/Blu

100

1’090’000 Lek

Nga 623 deri në 772

Aparat MLS Vista 4G

150

1’500’000 Lek

Nga 773 deri në 1’272

Ore Vodafone

500

2’495’000 Lek

Nga 1’273 deri në 1’342

Xiaomi Mi True Wireless Earphones 2 Basic

70

315’000 Lek

Nga 1’343 deri në 2’022

Paketa Vodafone 4G Fly

680

1’700’000 Lek

 

 

  1. Në total Vodafone do të ofrojë 2’022 cmime përgjatë gjithë kohëzgjajtes së kësaj Loje Promocionale. Vlera totale monetare e cmimeve që do të shpërndahen sipas tabelave më sipër do të jetë rreth 21,560,600 (njezetë e një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë mijë e gjashtëqind) Lekë me Tvsh. 

 

  1. Cmimet e Lojës së Fatit Promocionale janë të patransferueshme pavarësisht cdo rrethane apo situate.

 

  1. Vodafone mund të refuzojë dhënien e cmimit/cmimeve në rast se ajo konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesit rezultojnë të tillë si rezultat i ndonjë parregullsie apo mashtrimi. 

 

Neni 7

NJOFTIMI I FITUESVE DHE TËRHEQJA E CMIMIT

 

  1. Brenda 2 ditëve pune nga gjenerimi i listës rastësore të fituesve nga platforma e përdorur për hedhjen e shorteut, numrat e telefonit fitues do të lajmërohen me anë të një mesazhi (SMS) ku do të informohen që janë fitues të Lojës Promocionale “20 nga 20 – Promo e Krishtlindjeve”. Fituesit do të kontaktohen edhe me telefon nga agjentët e call center të Vodafone ku do të kërkohen edhe detajet identifikuese të përdoruesit të numrit.

 

  1. Për të tërhequr cmimin, fituesit duhet të paraqiten në zyrat qëndrore të Vodafone me adresë: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri. Në momentin e paraqitjes për tërheqjen e cmimit, fituesit do t’ju kërkohet të japin të dhënat e tyre të cilat janë: Emër, Atësi, Mbiemër, Datëlindje, kopje e kartës së identitetit dhe/ose i pasaportës si dhe adresa e banimit. Fituesi duhet të ketë me vete edhe numrin e telefonit aktiv me të cilën është shpallur fitues.

 

  1. Nëse fituesi nuk paraqitet për të tërhequr cmimin brenda 14 ditëve nga momenti i njoftimit, Vodafone do të kontaktojë fituesin nëpërmjet telefonit për ti rikujtuar cmimin që ka fituar nga Loja Promocionale. Nëse fituesi nuk përgjigjet ri-tentohet përsëri pas 7 ditësh. Ky proces do të përsëritet dhe 2 herë të tjera, dhe nëse nuk ka rezultat, cmimi i jepet numrit vijues të listuar në rradhë në datën kur është hedhur shorteu pavarësisht vlerës së cmimit. E njëjta gjë ndodh edhe në rast se për cfarëdolloj arsye fituesi i përzgjedhur nuk pranon dhe/ose refuzon të tërheqë cmimin e fituar.

 

Neni 8

TË DHËNAT E PJESËMARRËSVE

 

  1. Cdo pjesëmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Vodafone mund të përpunojë të dhënat e tyre personale, të kërkuara sipas Nenit 7.2 të kësaj Rregulloreje, për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për cdo qëllim tjetër të ligjshëm të Vodafone në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9887/2008, “Per Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Të gjitha të dhënat personale lidhur me fituesit dhe të dhënat për mënyrën e organizimit të Lojës së Fatit Promocionale do të ruhen për një periudhe jo më pak se 6 vjet sipas kërkesave të VKM nr. 168/2017. 

 

Neni 9

                                                                             TAKSA DHE TATIMET

 

  1. Fituesi nuk do të jetë subjekt detyrimesh, tarifash apo garancish që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me çmimin përvec atyre të cilat mund të kerkohen detyrimisht për fituesin nga legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë. 

 

Neni 10

PUBLICITETI

 

  1. Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet nëpërmjet një spoti televiziv, reklamimit ne radio, reklamimit ne gazeta, reklamimit me banera në qytet dhe reklamime në faqe interneti. Gjithashtu per këtë qëllim do të ketë deklarata për shtyp dhe artikuj të ngjashëm.

 

  1. Me pranimin e cmimit, fituesit kanë dhënë miratimin që emri dhe imazhi i tyre të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Vodafone Albania www.vodafone.al dhe në faqet zyrtare që Vodafone ka në rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Linkedin. Gjithashtu fituesit i japin Vodafone të drejta të plota lidhur më përdorimin e të drejtave të imazhit të tyre në fotografitë, videot (ose cdo version të tyre që ka prezencën e tyre) të cilat do të shfaqen në publik në kuadrin e fushatave promocionale aktuale apo të ardhshme të Vodafone Albania Sh.A. 

 

Neni 11

FORCA MADHORE
 

  1. Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave per të cilat Vodafone nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonjë urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen edhe cdo njoftim tjetër i rëndësishëm në lidhje me Lojën e Fatit Promocionale, do të publikohet në http://www.vodafone.al

 

Neni 12

ZGJIDHJA E MOSMARREVESHJEVE

 

12.1 Me pjesëmarrjen në këtë Lojë Promocionale pajtimtarët Vodafone kanë dhënë miratimin e tyre duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmin e Lojës Promocionale. Në rast të kërkesave të klientëve për të mos u përfshirë në këtë Lojë Promocionale, Vodafone Albania Sh.A nuk do t’i përfshijë ata në shorteun që do të hidhet për shpalljen e fituesve. Në rast mosmarreveshjesh, organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Neni 13

TE NDRYSHME


13.1 Rregullorja e Lojes Promocionale do të publikohet edhe në faqen në internet të Vodafone, http://www.vodafone.al. Informacioni mbi Lojën Promocionale mund të merret gjithashtu prej Shërbimit për Kujdesin e  Klientit duke telefonuar falas në numrin 140 për klientët me parapagesë dhe 149 për klientët NEXT, me paspagesë dhe Unlimited.

 

 

Tiranë, më  08.11.2021

 

 

Please wait