Aksesi për pajtimtarët me aftësi të kufizuara

Pyetje të shpeshta

Udhëzuesi për Pajtimtarët me aftësi të kufizuara

Shkarko këtu Udhëzuesin për ” Produktet dhe shërbimet e Vodafone për pajtimtarët me aftësi të kufizuara”

Cilat janë lehtësirat që Vodafone më ofron ?

•    Kontratën për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike  në formatin Braille ose Large Print për çdo pajtimtar që është i verbër ose me shikim të kufizuar, sipas kërkesës dhe pa asnjë kosto shtesë
•    Faturën përmbledhëse në lidhje me shërbimet e kontraktuara për planet tarifore me paspagim (kontratë) sipas  formatit Braille ose Large Print, për çdo pajtimtar që është i verbër ose me shikim të kufizuar, sipas kërkesës  dhe pa asnjë kosto shtesë
•    Vodafone të jep  mundësi që nëpërmjet një përfaqësuesi ligjor të  regjistrohesh në dyqanin Vodafone dhe të përfitosh trajtim të dedikuar.
•    Lehtësi për të aksesuar shërbimin e klientit dhe prioritet në zgjidhjen e problemeve në lidhje me produktet dhe shërbimet  e Vodafone.
•    Kemi  më shumë se 130  dyqane Vodafone KUDO në Shqipëri, ku komunikon direkt me përfaqësuesin Vodafone dhe merr shërbim të diferencuar pa pritur ne rradhë.
•    Jemi me ty KUDO ndodhesh  pasi ofrojmë mbulimin më të gjerë  në Shqipëri në 98.3% te popullsise  
•    Faqe e dedikuar website ku mund të marrësh infromacion të përditësuar mbi lehtësirat që Vodafone ofron për pajtimtarët me aftësi të kufizuara,për akses dhe trajtim të barabartë si dhe mbi produktet dhe shërbimet tona.

Si të regjistrohem që Vodafone të më njohë për trajtim të diferencuar ?

- Duhet të vizitosh një nga dyqanet Vodafone me kartë identiteti dhe një dokument vërtetues për aftësinë e kufizuar/raportin mjekësor përkatës:

 

  • Librezë e paaftësisë në shikim, 
  • Librezë e paaftësise për para/tetraplegjik
  • Librezë e paftësise për invalidët e punës
  • Certifikate Mjekësore për personat shurdh-memec
  • “Për personat me aftësi të kufizuar të cilët kanë caktuar një përfaqësues dhe/ose kujdestar ligjor duhet paraqitur akti përkatës noterial (deklaratë noteriale ose prokurë përfaqësimi).”
- Duhet  të  firmosësh “ FORMULARIN PËR PAJTIMTARË ME AFTËSI NDRYSHE”

 

Unë nuk e vizitoj dot dyqanin Vodafone.

Vodafone të jep  mundësi që nëpërmjet një përfaqësuesi ligjor të regjistrohesh në dyqanin Vodafone dhe të përfitosh trajtim të diferencuar.

Çfarë është Braille?

Braille është një sistem shkrimi prekës i përdorur nga të verbërit, që u shpik nga Louis Braille në Francë në 1824. Tani është në përdorim të gjerë në të gjithë globin.

Çfarë është  LARGE Print?

Large print është një format i zmadhuar printimi i përdorur për personat me kufizim  në shikim që të mund të lexojnë vetë kontratën apo faturën  e numrit në përdorim.

Produkte dhe shërbime të dedikuara

Vodafone është maksimalisht i angazhuar për ofruar të akses dhe trajtim të barabartë  nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve të disenjuara dhe përshtatura sipas nevojave tuaja.

 
  • Vodafone të ofron Kupona pa limit në Vodafone More. Hyr direkt nga telefoni në aplikacionin My Vodafone  http://onelink.to/h5pwta   dhe shiko çfarë përfiton pa asnjë limit në VCoins.
Please wait