Regulation on the implementation of number portability
Njoftim për klientët mbi përditësimet e procesit të portabilitetit të numritTë nderuar klientë,Vodafone ju informon se, në zbatim të Rregullores së AKEP për portabilitetin e numrit, ka përditësuar procesin e portimit të numrave sipas parashikimeve të kësaj Rregulloreje. Për më shumë informacion, mund të konsultoni Rregulloren e AKEP në RREGULLORE PËR MËNYRËN E ZBATIMIT TË PORTABILITETIT TË NUMRIT, ose përmbledhjen e mëposhtme të rregullave dhe procedurave.Numrat që mund të portohen/barten
- Numrat aktivë: Afati për portim ndryshon nga 3 muaj në 1 muaj nga aktivizimi i numrit ose nga portimi i fundit.
- Numrat e çaktivizuar: Mund të portohen brenda 1 muaji nga përfundimi i kontratës ose çaktivizimi, përveç rasteve kur klienti ka hequr dorë shprehimisht nga kjo e drejtë.
- Kur klienti ka detyrime të papaguara, kërkesa për portim nuk do të refuzohet, por do të pranohet në mënyrë të kushtëzuar dhe do të kalojë në status “Pezull” deri në 35 ditë kalendarike.
- Nëse klienti shlyen detyrimet brenda afatit, portimi vazhdon. Në të kundërt, kërkesa refuzohet/mbyllet.
- Operatori Dhënës duhet të informojë klientin me SMS brenda 8 orëve / 1 dite pune mbi arsyen e refuzimit ose pranimit të kushtëzuar të kërkesës për portim.
- Nëse refuzimi është për shkatk të mospërputhjes së ID/NIPT, klienti udhëzohet të paraqitet në një pikë Vodafone për korrigjimin e të dhënave.
- Për numrat me kontratë lidhur me detyrimet që duhen shlyer para se numri të bartet, klienti informohet mbi shumën për t’u paguar, afatin për të kryer pagesën (30 ditë) dhe pasojat e mospagesës.
- Klientët do të kenë të drejtë të kërkojnë rimbursimin e kreditit të mbetur pas realizimit të portimit.
- Operatori Dhënës mund të aplikojë një tarifë administrative deri në 500 lekë me TVSH.
- Rimbursimi përfshin vetëm balancën e mbetur dhe nuk përfshin bonuse, paketa, promocione apo kredi të konsumuara.
- Të transferohet në një numër tjetër Vodafone. Mund të transferohet e gjithë shuma e kreditit të mbetur, pa limit maksimal dhe pa asnjë tarifë shtesë.
- Të kthehet në para në dorë. Mund të kthehet një shumë deri në 3,800 lekë me TVSH, kundrejt një tarife administrative prej 500 lekësh me TVSH.