Vodafone Tag & Track
Vodafone Tag & Track
Falë teknologjisë më të fundit IOT, Vodafone Tag & Track ju ofron qetësi dhe kontroll mbi asetet e kompanisë suaj. Lidhni pajisjen me asetet tuaja dhe kontrolloni në kohë reale vendndodhjen e tyre, përmes një aplikacioni në telefonin tuaj apo faqeje Web.
Vodafone Tag & Track është një zgjidhje e kompletuar dhe e lehtë për t’u instaluar, me disa mundësi montimi për më shumë fleksibilitet. Falë kartës globale Vodafone e cila funksionon kudo në botë, ju mund të gjurmoni asetet tuaja në çdo pikë të globit, pa asnjë kosto shtesë.
Vodafone Tag & Track
Në aplikacionin e dedikuar të Vodafone Tag & Track, mund të kontrolloni vendndodhjen e saktë të aseteve tuaja, si dhe të shihni pozicionin e tyre në hartë. Gjithashtu, mund të përcaktoni zonat nga të cilat asetet nuk duhet të largohen. Në të njëjtën kohë, aplikacioni shërben si sinjalizues i menjëhershëm për çdo lëvizje, duke ju siguruar gjithmonë informacionin që ju nevojitet.
Zgjidhja Vodafone Tag & Track vjen me një pajisje rezistente ndaj ujit, me një bateri jetëgjatë dhe të konfigurueshme në më pak se 15 minuta.
Zgjidhja Vodafone Tag & Track vjen me një pajisje rezistente ndaj ujit, me një bateri jetëgjatë dhe të konfigurueshme në më pak se 15 minuta.
Përse duhet të zgjedh Vodafone Tag & Track?
Funksionalitetet e shërbimit:
Aplikacioni mundësohet në sistemet iOS, Android dhe Web.
Lidhni deri në 5 zona për pajisje
Shtoni ose modifikoni zonat
Lidhni ose shkëputni pajisjen me një zonë
Shikoni historikun e pajisjes
Shpërndani vendndodhjen e pajisjes
Karakteristikat e pajisjes:
Kartë globale Vodafone e integruar në pajisje
Jetëgjatësia e baterisë 200 ditë (në varësi të përdorimit)
E rikarikueshme
E papërshkueshëm nga uji (IP67)
*Vodafone Tag & Track 600 Lekë/muaj
*“Pajisjen Vodafone Tag & Track mund ta gjeni këtu.”