Vodafone Albania Sh.A (Vodafone ose Ne, VFAL përkatësisht) është një shoqëri aksionere e themeluar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 25766, datë 10 Maj 2001, me seli në: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri, me Nipt: K11715005L.
Këto Kushte dhe Afate përbëjnë të gjithë Marrëveshjen ndërmjet Jush, klient i Vodafone dhe Vodafone në lidhje me perfitimet e dhuratave nga palët e treta bashkëpunëtore nëpërmjet Promocionit “Vodafone Happy”, eksluzivisht në aplikacionin My Vodafone.

Përfitimi i dhuratave të Promocionit, nëpërmjet menu-së së dedikuar në aplikacionin My Vodafone është i mundur të bëhet vetëm sipas kushtëve të mëposhtme:
1. Të gjithë klientët me parapagesë Vodafone Club që kanë një paketë standarde 4 (katër) javore aktive (Club Superiore, Club Extra, Club Elite dhe/ose Club GigaDepo) dhe klientët Vodafone me paspagesë kanë të drejtë të përfitojnë nga ky promocion nëse plotësojnë kushtet e mëposhtme:.
2. Palët e treta bashkëpunëtorë në promocion janë: Libraria Adrion, kinema Cineplexx, Proper Pizza, Light Strike.
3. Në libraritë Adrion, klientët Vodafone kanë mundësinë të përfitojnë 20% ( njëzet përqind) ulje për blerje, ku 10% janë dhuratë nga Vodafone dhe 10% ekzluzive nga Adrion.
4. Tek kinema Cineplexx, klientët kanë mundësi të përfitojnë një biletë falas të vlefshme çdo ditë të javës.
5. Në Proper Pizza klientët Vodafone përfitojnë një picë falas nëse blejnë një picë në një prej pikave Proper Pizza. Gjithashtu, me çdo porosi nëpërmjet telefonit, klientët përfitojnë një picë 20 cm falas.
6. Te Light Strike të gjithë klientët Vodafone,përfitojnë një lojë falas.
7. Klienti duhet të hyjë në aplikacionin My Vodafone dhë të klikojë menu-në Vodafone Happy për të marrë kuponat.
8. Për çdo palë të tretë, klientët do marrin një kod promocional, në formatin alfanumerik.
9. Vlefshmëria e çdo kodi promocional është 28 ditë nga momenti i marrjes së tij.
10. Kodi promocional që nuk përdoret brenda periudhës prej 28 ditësh, do të bëhet i pavlefshëm.
11. Në se klientët me parapagesë aktivizojnë një paketë tjetër standarde 28-ditore në muajin pasardhës, do të përfitojnë  kode të reja promocionale për tu përdorur te secila palë e tretë bashkëpunëtore.
12. Në harkun kohor prej 28 ditësh, klienti do të përfitojë kodet promocionale vetëm 1 (një) herë.
13. Klienti nuk do përfitojë kode promocionale nëse ka konsumuar terësisht një paketë 28 ditore përpara përfundimit të afatit të vlefshmërisë së saj.
14. Klientët, me qëllim përfitimin e Promocionit, duhet të paraqesin kodin promocional pranë cdo pikë përfaqesuese të palëve të treta bashkëpunëtore
15. Përfaqësuesi i shitjes së palëve të treta bashkëpunëtore kontrollon vlefshmerinë e kodit promocional, dhe i ofron klientit Vodafone zbritjen/ofertën përkatëse
16. Ky promocion është i vlefshëm deri më 31 Janar 2018
 
Kushtet dhe Afatet e mësipërme mund të jenë objekt i rishikimit në cdo kohë nga Vodafone Albania Sh.A. Ju do të njoftoheni brenda një afati të arsyeshëm lidhur me këto ndryshime. Për informacion të detajuar vizitoni faqen zyrtare të Vodafone Albania, dyqanet Vodafone, apo kontaktoni pa pagesë Shërbimin e Kujdësit ndaj Klientit në 140 për klientët me parapagesë dhe 149 për klientët me kontratë.