Bruksel, 20 Mars 2018

Vodafone prezanton programin më të madh global për profesionet e së ardhmes, program i cili do të ndihmojë mbi 10 milionë të rinj për tu punësuar

Vodafone Group prezantoi sot, gjatë një eventi të organizuar në Bruksel, platformën ndërkombëtare për profesionët e së ardhmes, "Çfarë do të bëhesh në të ardhmen"? Kjo platformë ofron orientim dhe këshilla për karrierën, si dhe trajnime për ekonominë dixhitale, për mbi 10 milionë të rinj në 18 shtete të botës, ku Vodafone operon. Kjo iniciativë për zhvillimin e aftësive dixhitale dhe profesionale është e vetmja e këtij lloji në botë.

Vodafone njoftoi gjithashtu edhe inicativën për të rekrutuar akoma më shumë të rinj në kompanitë e saj nëpër botë, me qëllimin që ata të marrin eksperiencën e të punuarit në një ambient pune të dixhitalizuar. Vodafone ka planifikuar të zgjerojë globalisht skemën e programeve të rekrutimit dhe zhvillimit si Vodafone Graduate, praktikat, si dhe skemat e e punësimit, me qëlimin që brenda 5 viteve të ardhmshme, të kenë përfituar mbi 100,000 të rinj.

Këto dy iniciativa, u prezantuan pas publikimit të rezultateve të anketimit të kërkuar nga Vodafone dhe zbatuar nga YouGov, për të zbuluar se sa të përgatitur ndihen për ekonominë dixhitale, grupmoshat 18-24 vjeç, pavarësisht se ata janë brezi i parë i lindur në periudhën dixhitale.

Gjatë vitit të kaluar, Vodafone ka punuar sëbashku me specialistë të psikologjisë, këshilltarë të karrierës dhe trajnues, për të zhvilluar platformën online, Future Jobs Finder (https://futurejobsfinder.vodafone.com/ ). Kjo platformë hap për të rinjtë, një portë të thjeshtë por shumë të kuptueshme, drejt aftësive dhe mundësive të reja për punësim në ekonominë dixhitale.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), më shumë se 200 milionë të rinj janë të papunë ose kanë një punë, por jetojnë në varfëri. Në shumë shtete ku Vodafone operon, papunësia e të rinjve është në nivele rekord, 38% në Itali, 39% në Spanjë, 47% në Greqi , 53% në Afrikën e Jugut etj. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se periudha e gjatë e papunësisë për të rinjtë që mbyllin studimet dhe tentojnë të hyjnë në tregun e punës, mund të ketë një efekt negativ në vetëbesimin dhe mirëqenien e tyre gjatë gjithë jetës.

Paradoksalisht, papunësia mes të rinjve po rritet në të njëjtën kohë kur bizneset e të gjitha llojeve dhe kapaciteteve po përpiqen të rekrutojnë një gamë të gjerë pozicionesh pune të teknologjisë dixhitale, të cilat janë tepër të rëndësishme për suksesin e biznesit në të ardhmen. Komisioni Europian vlerëson se rreth 500,000 vende pune të profilit dixhital në vendet e Bashkimit Europian do të mbeten vakante deri në vitin 2020.

Punësimi i të rinjve

Gjatë vitit të kaluar, Vodafone ka punuar sëbashku me specialistë të psikologjisë, këshilltarë të karrierës dhe trajnues, për të zhvilluar platformën online, Future Jobs Finder (https://futurejobsfinder.vodafone.com/). Kjo platformë hap një portë te thjeshte por shumë të kuptueshme për të rinjte, drejt aftesive dhe mundësive të reja për punësim në ekonominë dixhitale.

Hapi i parë në Future Jobs Finder përfshin një sërë testesh të shpejta psikometrike të dizejnuara për të identifikuar aftësitë dhe interesat e secilit individ dhe për ti drejtuar ato në kategorinë më të përshtatshme të punës në ekonominë dixhitale. Në hapin e dytë, individit i prezantohen mundësitë e veçanta të punësimit në vendodhjen e tyre, perfshire edhe mundësitë e punesimit ne Vodafone.

Përdoruesit e platformës mund te aksesojnë trajnime të ndryshme dixhitale online, kurset e shumicës prej së cilave ofrohen pa pagesë.

Pas përfundimit të testeve, përdoruesve i ofrohet një përmbledhje e aftësive dhe interesave të tyre që mund të përdoren në CV ose në një aplikim për punë.

Punësimi i të rinjve në Vodafone

Si një kompani lider në teknologji, Vodafone është një punëmarres tepër i njohur dhe i preferuar nga të rinjtë. Në secilin prej 26 shteteve ku operon, Vodafone ofron mundësi të ndryshme për sa i përket punësimit apo zhvillimit nëpërmjet skemave për të sapodiplomuarit, programet e praktikës, trajnimeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe kurset për aftësim në programim për vajzat në shkollat e mesme "Code like a Girl".

Gjatë pesë viteve të ardhshme, Vodafone do të dyfishojë mundësitë e ofruara për të rinjtë nën 25 vjeç, me qëllimin për të arritur një total prej 100,000 përfituesish. Ky objektiv për trajnimin dhe zhvillimn e të rinjve të moshës14-25 vjeç, është angazhimi më i madh i ndermarrë nga Vodafone, që prej themelimit të kompanisë 33 vjet më parë.

Pa mbështetje dhe të pasigurt: të rinjtë dhe ekonomia dixhitale

Vodafone i kërkoi YouGov të intervistojë 6,000 të rinj të moshës 18-24 vjeç nga 15 shtete te ndryshme, mbi pikëpamjet e tyre për aspiratat dhe shqetësimet mbi karrierën në të ardhmen. Studimi i Vodafone dhe YouGov "The State of iGen" përmban këto rezultate:

  • më shumë se dy të tretat (67%) e të rinjve të intervistuar, thanë se kanë marrë këshilla karriere të pamjaftueshme ose nuk kanë marrë asnjë këshillë karriere në asnjë pikë të arsimimit të tyre ose pas përfundimit të shkollës ose universitetit;
  • nga ata që kishin marrë këshilla për karrierën gjatë kohës së studimeve, vetëm 15% thanë se këshillat e karrierës që kishin marrë, përfshinin punë me profil dixhital, 38% thanë se këshillat që kishin marrë ishin të fokusuara në punë tradicionale jo dixhitale, dhe 22% thanë se këshillat e karrierës që ata kanë marrë ishin jo relevante me kohën.
  • Më shumë se gjysma (56%), besojnë se sfida më e madhe për brezin e tyre është gjetja e një pune të qëndrueshme dhe të mirë paguar, një përqindje që rritet në 64% midis fermave të intervistuara; dhe
  • Më shumë se një e pesta (23%) e të rinjve, duket se kanë humbur të gjithë besimin dhe druhen se nuk kanë aftësitë e duhura për asnjë punë, pavarësisht se sa aftësi themelore bëhet fjalë.

 

Studimin e plotë kërkimor "The state of iGen" e gjeni këtu

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës , Guy Ryder tha: "Kjo iniciativë e Vodafone është e mirëpritur dhe në kohën e duhur. Ekonomia dixhitale ka potencial të madh për të krijuar vende pune të përshtatshme për të rinjtë dhe për të vepruar si një katalizator për rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ky potencial mund të realizohet vetëm nëse të rinjtë janë të pajisur me aftësitë e nevojshme nga ekonomitë tona në ndryshim të shpejtë. Platforma si "Future Job Finder" mund t'i ndihmojnë të rinjtë të marrin rrugën e duhur. "

Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Group, Vittorio Colao tha: "Asnjë shoqëri nuk mund të përparojë nëse një numër i madh i të rinjve të tyre e gjejnë veten të përjashtuar nga punësimi. Përgjjatë gjithë historisë, teknologjitë e reja kanë zëvendësuar pozicione pune në industri të ndryshme, duke ngushtuar k5shtu gamën e mundësive për punësim. Megjithatë, ashtu siç zhduken disa lloje punësh, ashtu edhe shfaqen disa role të reja. Me kalimin e kohës, çdo ambient pune do të dixhitalizohet, duke rritur kështu kerkesën për një gamë të gjerë aftësish të specializuara në teknologji. Ne duam të ndihmojmë brezin e ri të njihet dhe lidhet me botën e re të punës".