Politikat Publike

Komente të Vodafone Albania mbi dhënien e të drejtave të përdorimit për frekuencat në brezin 800 MHz (790-862MHz)

18 Prill, 2018

Vodafone Albania Sh.a., së bashku me Vodafone Group, mirëpresin çdo nisme te autoritetit rregullator për caktimin e frekuencave duke qenë se i shërben objektivit të investimeve të reja në teknologjitë inovative dhe përmirëson cilësinë e shërbimeve të ofruara ndaj konsumatorëve. Megjithate, duke pasur parasysh nivelin e investimit të kërkuar paraprak (spektër dhe infrastrukturë) si dhe mjedisin aktual rregullator armiqësor dhe të pasigurt (ku po zbatohen masa rregullatore të rrepta dhe joproporcionale në treg, duke shtrembëruar konkurrencën, në kundërshtim me kuadrin rregullator evropian), Vodafone nuk mund të marrë në konsideratë pjesëmarrjen në këtë proces tenderi për spektrin.

Komente të Vodafone Albania Mbi dhënien e të drejtave të përdorimit për frekuencat në brezin 800 MHz (790-862MHz)


Komentet e Vodafone Albania mbi Rregullimin e Tarifave ne Tregun me Shumice te Terminimit te Thirrjeve ne Rrrjetet Celulare

4 Prill, 2018

Vodafone Albania beson në avantazhet e një tregu konkurues për të arritur në efiçencë ekonomike. Gjithashtu, Vodafone ka qene gjithmone e angazhuar dhe ka kerkuar qe AKEP dhe masat rregullatore te propozuara prej tij te ndjekin kuadrin rregullator dhe praktikat me te mira te Bashkimit Europian, duke permbushur misionin e tij per te sigurar konkurrencen e lire dhe efektive, si dhe mos-diskriminimin dhe barazine midis ofruesve te rrjeteve dhe sherbimeve te komunikimeve elektronike. Rregullimi i tarifave të terminimit në rrjetet celulare është një çështje thelbësore pasi kushtëzon strukturën e industrisë, strukturën e çmimeve dhe rrjedhimisht nivelin e konsumit në tregjet celulare në terma afatshkurtër dhe afatgjatë. Ky rregullim do të ketë një impakt të rëndësishëm te konsumatorët por edhe në performancën më të gjerë ekonomike në nivel kombëtar duke qenë se komunikimet celulare janë një lehtësues i rëndësishëm në pjesëmarrjen dhe produktivitetin shoqëror.

Komentet e Vodafone Albania Per Dokumentin e Këshillimit Publik mbi Rregullimin e Tarifave në Tregun me Shumicë të Terminimit të Thirrjeve në Rrjetet Celulare


Komentet e Vodafone Albania mbi Rregullimin e Tarifave ne Tregun me Shumice te Terminimit te Thirrjeve ne Rrrjetet Celulare

19 Mars, 2018

Vodafone Albania beson në avantazhet e një tregu konkurues për të arritur në efiçencë ekonomike. Gjithashtu, Vodafone ka qenë gjithmonë e angazhuar dhe ka kërkuar që AKEP dhe masat rregullatore të propozuara prej tij teëndjekin kuadrin rregullator dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian, duke përmbushur misionin e tij për të sigurar konkurrencën e lirë dhe efektive, si dhe mos-diskriminimin dhe barazinë midis ofruesve të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike

Komentet e Vodafone Albania mbi Analizen e Tregut te Telefonise Fikse