Gati për të dhënë kontributin tënd?

Gati për të dhënë kontributin tënd?

Gati për të dhënë kontributin tënd?

Gati për të dhënë kontributin tënd?

 Gati për të  dhënë  kontributin tënd?  Gati për të  dhënë  kontributin tënd?

Dëshiron të jesh pjesë e një komuniteti, jo kompanie dhe të zhvillosh karrierë, jo thjesht punë?

Nëse po, atëherë ke ardhur në vendin e duhur. Të japim mundësinë të kontribuosh në komunikimin e frytshëm mes njerëzve, bizneseve dhe komuniteteve në botën dixhitale. Nëse po kërkon një praktike mësimore sfiduese, apo përvojë në korporatë, nëse je ekspert/e telekomunikacioni, i/e dhënë pas marketingut dixhital, apo i/e aftë për të ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me klientët, tek ne do të gjesh nje hapësirë plot me pozicione interesante. Me internetin, teknologjinë dixhitale dhe risitë teknologjike që po sjellin ndryshime të paimagjinueshme, nuk ka kohë më të mirë për t’u bërë pjesë e skuadrës tonë. Eja të mësosh gjithçka mbi biznesin e telekomunikacionit dixhital - do të jetë një udhëtim i pabesueshëm!

E ardhmja eshte emocionuese, Ready?

 

Teknologji

Teknologji

Si kompani lider në treg, produktet dhe shërbimet tona prekin mijëra njerëz çdo ditë. Mbështetemi tek talentet me të spikatura për të mundësuar sjelljen e risive më të fundit në treg.

Bëhu pjesë e skuadrës Vodafone ku teknologjia përdoret si forcë në shërbim të së mirës dhe që na ndihmon të ndërtojmë një të ardhme më të mirë me komunikim më të mirë. Arritjet tona shkojnë përtej botës ku jetojmë; jemi duke punuar për krijimin e rrjetit të parë 4G në Hënë - e ardhmja është emocionuese!
Synojmë të ndërtojmë rrjetin më të mirë, për të ofruar përvojë të shkëlqyer dixhitale dhe për t’i dhënë më të mirën klientëve biznese. Jo pak, për një kompani telekomunikacioni, apo jo?

Zbulo më shumë Mbyll
Teknologji Teknologji
B2B B2B

B2B

B2B

Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj biznesit tuaj, mund t’i besoni Vodafone. Klientët që operojnë si biznese në treg, tek ne gjejnë paketa mjaft tërheqëse komunikimi.

Ndaj, nëse jeni një start up i ri, apo një kompani ndërkombëtare me përvojë, jemi këtu për t’ju ndihmuar!
Në Vodafone po transformojmë mënyren se si klientët tanë biznese përdorin shërbimet e telefonisë dhe të të dhënave. Dhe ç’është më e rëndësishmja, po i përgatisim klientët-biznese për të ardhmen, veçanërisht përsa i përket ideve të reja dhe teknologjive të reja dixhitale!

Zbulo më shumë Mbyll

Shërbimi i klientit dhe Shitjet

Shërbimi i klientit dhe Shitjet

Jemi në kërkim të specialistëve më të mirë për kujdesin ndaj klientit dhe përfaqësuesëve të shitjeve. Mund të jetë kushdo i cili ka pasion të ndihmojë njerëzit dhe të japë me të mirën e tij/saj çdo ditë.

Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne sesa të kemi klientë besnikë të cilët gjejnë tek ne përkushtim dhe vëmëndje. Ndaj, jemi gjithmonë vetëm një telefonatë larg dhe gati t’i përshëndesim klientët në çdo dyqan tonin. Ndaj jemi gjithmonë të gatshëm për të dëgjuar dhe ndihmuar klientët. Nuk ka rëndësi sesa problematike është situata, në Vodafone gjithmonë japim zgjidhjen e duhur.
Investojmë vazhdimisht në këtë pjesë të rëndësishme të kompanisë, për ti ofruar klientëve tanë një përvojë të mrekullueshme.

Zbulo më shumë Mbyll
Shërbimi i klientit dhe Shitjet Shërbimi i klientit dhe Shitjet
Departamenti Komercial Departamenti Komercial

Departamenti Komercial

Departamenti Komercial

Vendimet e rëndësishme në kompani janë po aq të mira sa dhe skuadra e saj komerciale dhe në Vodafone kemi një nga skuadrat komerciale më të mira në botë!

Skuadrat tona komerciale janë shtylla kryesore në Vodafone, pasi arrijnë të shfrytëzojnë maksimalisht mundësitë e çdo dite; ndaj jemi krenarë që kemi rekrutuar talente që na mundësojnë suksesin si nga ana komerciale, ashtu dhe nga ajo operacionale. Ofrojmë mjete risi si Big Data, të dhëna dhe analiza për të ndërtuar të ardhmen e Vodafone. Më shumë të dhëna dhe analiza do të thotë më shumë risi dhe më shumë liri. Nëse bashkohesh me skuadrën tonë komerciale do të jesh në kontakt me strategjinë, transformimet dhe ofertat tona. Do të shqyrtosh zgjidhjet, kostot dhe konkurrencën. Ndërkohë, ne të inkurajojmë dhe të shpërblejmë që të nisësh rrugëtimin tënd drejt suksesit.

Zbulo më shumë Mbyll

Funksionet Organizative

Funksionet Organizative

Funksionet organizative janë në qendër të biznesit tonë, pasi ofrojnë mbështetje të cilësisë së lartë, ekspertizë dhe udhëzime.

Mund të punoni në departamente të ndryshme si Marrdhënie me Publikun, Financë, Burime Njerëzore ose Ligjor, apo kudo që e gjeni veten; nuk jeni asnjëherë larg për të bërë ndryshim për klientët dhe punonjësit tanë.
Çfarë e bën kompaninë tonë vend të mirë për të punuar? Ne sfidojmë biznesin për të ecur përpara dhe në këmbim ofrojmë një mori projektesh interesante, të cilat nxisin zhvillimin dhe suksesin, duke përfshirë këtu dhe mundësitë për të punuar në shkallë ndërkombëtare.

Zbulo më shumë Mbyll
Funksionet Organizative Funksionet Organizative