Gati për të zbuluar të ardhmen emocionuese?

Gati për të zbuluar të ardhmen emocionuese?

Gati për të zbuluar të ardhmen emocionuese?

Gati për të zbuluar të ardhmen emocionuese?

Gati për të zbuluar të ardhmen emocionuese? Gati për të zbuluar të ardhmen emocionuese?

Vodafone Albania bashkëpunon ngushtë më autoritetet shtetërore të arsimit, universitetet publike dhe private si dhe institucionet e nxitjes së punësimit. Aktualisht Vodafone merr pjesë në disa projekte për nxitjen e punësimit dhe zhvillimin e të rinjve të talentuar duke u ofruar atyre mundesine për të qënë më të mirët.

Programet e praktikave të punës në Vodafone janë një mundësi e mirë për studentët për të përfituar ekperiencë pune, për tu informuar mbi mundësitë që ne ofrojmë dhe të kuptojnë se si është të punosh për një kompani lider në industri, e cila u mundëson njerëzve formimin e tyre të përgjithshëm dhe jo vetëm. Targeti kryesor për programin e Internship-it në Vodafone janë studentët në Bachelor dhe Master sikurse dhe MBAs me eksperiencë pune të mëparshme. Kjo është një mundësi shumë e mirë që u jepet studentëve për të njohur më nga afër kopaninë tonë, për të marë njohuritë bazë të sjelljes dhe punës në grup dhe për të fituar ekserincë pune në bazë të profileve të tyre duke eksploruar kompaninë tonë përpara diplomimit të tyre.

Ky program gjithashtu synon të na jap mundësi për t'i njohur më mirë ata duke vëzhguar performancën dhe potencialin e tyre, të cilat do t’i pasqyrojnë gjatë përvojës së punës në Vodafone.

Apprenticeship - Programi FASTIP- Gjatë studimeve të tyre universitare, studentët e bëjnë praktikën e tyre me alternime, duke punuar dhe studiuar në të njëjtën kohë. Ky proces është i lidhur me anë të një kontrate të bërë me Universitetin Aleksander Moisiu, Durrës. Të jesh një praktikant në Vodafone është një mundësi fantastike për të nisur karrirën tuaj dhe të përfitoni përvoja të vlefshme ndërkohë që edhe ndiqni studimet.

Internship

  • Programi për Promovimin e Punësimit - Në marrëveshje me Autoritetet e Punës, ky program u jep mundësinë të diplomuarve të përzgjedhur që të bëjnë 3-6 muaj praktikë.
  • Praktika e të mësuarit - Një marrëveshje me universitetet Shqiptare gjatë periudhës së parashikuar në kurrikulat e tyre universitare.

 

Përvoje pune - Ne ofrojmë mundësi për të gjithë të rinjtë të provojnë se çdo të thotë të punosh në Vodafone. Përmes iniciativave dhe programeve të ndryshme shumë të rinjëve u jepet e drejta për disa orë apo ditë të jenë pjesë e kompanisë, ta njohin nga afër atë dhe mënyrën si funksionon dhe pse jo të përfshihen në workshop si #codelikeagirl për të mësuar hapat e para të kodimit dhe gjuhëve të programimit. Është emocionuese apo jo?