Linjat e Dedikuara (Leased Lines) mundësojnë një lidhje transmetimi pikë-më-pikë me një kapacitet të dedikuar midis nyjeve fundore (zyra rajonale), duke siguruar cilësi dhe stabilitet më të lartë komunikimi nëpërmjet një teknologjie të licensuar.

Përdorimi

  • Në Sektorin Bankar: Vodafone Albania është lider treg në sektorin bankar shqiptar në lidhje me zgjidhjet për konektivitet. Ne ofrojme një gamë të gjërë të shërbimeve specifike që kanë për qëllim të ulin kostot e operimit dhe të ndihmojnë në rritjen e cilësise se sherbimeve qe Bankat i ofrojne klientëve të tyre
    o Linja të Dedikuara për Degët dhe ATM-të, për komunikim Primar dhe/ose Backup
    o Linja të Dedikuara për Perqendrim i Komunikimit të POS dhe ATM
  • Në Sektorin e Ndërtimit: duke u mundësuar kampeve të ndërtimit të vendosura kryesisht në zona të largëta të jenë gjithmonë të lidhura me zyrat qëndrore dhe të kenë akses në internet
  • Sektorin e Shëndetësisë: duke kombinuar zgjidhjen me APN Private dhe Linjë e Dedikuar për të realizuar një komunikim të dedikuar dhe privat midis pajisjeve fundore me një Infrastrukturë IT (Server) qëndror

Benefitet kryesore

  • Monitorim i statusit të linjave të dedikuara përgjate 365 ditëve, 24 orëve në 7 ditë
  • Shërbim i dedikuar për asistencë teknike
  • Kapacitet i dedikuar simetrik i cili mundëson download dhe upload të shpejtë
  • Siguri e lartë për transmetimin e të dhënave, falë kapacitetit të dedikuar
  • Mbulim edhe në zona të thella