Aksesoni në distancë dhe në mënyrë të sigurt të dhënat tuaja sensitive dhe aplikimet qëndrore të biznesit apo pajisjet fundore ( POS, ATM, Terminale) nëpërmjet rrjetit të të dhënave GPRS/3G/4G të Vodafone Albania.

Benefitet Kryesore

  • Komunikim i sigurt dhe privat midis terminaleve fundore (POS, ATM, kamera apo pajisje të tjera Telemetrike – M2M) dhe infrastrukturës qëndrore të biznesit duke eleminuar nevojën e aksesimit në mënyrë direkte nga jashtë
  • Konfigurime sipas kërkesës dhe kontroll më i madh
  • Nëpërmjet zgjidhjes me APN Private, konsumi i trafikut data realizohet në mënyrën më efektive duke qënë së komunikimi është i kufizuar vetëm me serverin qëndror
  • Akses i sigurt në aplikimet qëndrore të biznesit (sistemi i shitjes, porosive, i recetave etj) nga punonjës në lëvizje (agjentë në terren); apo punonjës të vendosur në zyra remote me volum të limituar të dhënash dhe terren të vështirë
  • Zgjidhje Backup konektiviteti më fleksibël dhe me kosto më të ulët krahasuar me një zgjidhje konektiviteti fiks për aplikimet kritike të biznesit apo për zyrat e degëve