Telemjekësia, është ajo nismë që përdor të rejat e teknologjisë në shërbim të kujdesit shëndetësor të popullatës në zonat e thella malore. Ideuar e financuar nga Fondacioni Vodafone Albania, projekti realizon kyerjen falas të testeve mjeksore (oksigjenin në gjak, kolesterolin, trigliceridet, diabetin, tensinon alterial, EKG-në, si dhe testin për aparatin respirator/spirometrinë) për grupet më në nevojë, përfshirë personat me aftësi ndryshe, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit e pamundur në mbi 310 fshatra, anembanë vendit. Aparatet e testimeve janë të sinkronizuara për dërgimin e menjëhershëm të të dhënave të përfituesve, si dhe të testeve përkatëse në spital, ku mjeku specialist ofron opinion për secilin nga rastet, gjë që mundëson shkëmbimin e informacioneve shëndetësore të dobishme për diagnozën, trajnimin dhe parandalimin e sëmundjeve. Gjatë dy viteve të para, Telemjekësia është prezente në ato zona rurale ku mungojnë qëndrat shëndetësore. Përllogariten gjithsejt mbi 58,500 teste mjeksore, për më shumë se 11,800 banorë të cilët janë këshilluar nga mjeku në një kohë reale falë mundësisë që ofron teknologjia sot. Prej tyre, rezulton se mbi40% e testeve rezultojnë si raste me risk të cilat për më tej janë ndjekur nga mjeku i familjes.
Telemjekësia nëpërmjet celularit
Telemjekësia nëpërmjet celularit
Telemjekësia nëpërmjet celularit