E quajtëm “Të njohësh Botën përmes zërit”. Ishte përgjigje ndaj nevojës për akses në edukim dhe informacion për përsonat me probleme në shikim. Duke njohur eksperiencën në vende të tjera ku ky akses ofrohet në gjuhën angleze (softëare Jaës), iu dedikuam krijimit të këtij softëare në gjuhën shqipe që do mundësonte aksesin përmes audios. Ky software do të ndryshonte prespektivën për më shumë se 20,000 persona të verbër në Shqipëri apo vende të tjera shqipfolëse kudo që përfituesit ndodhen. Sfida për krijimin e këtij software-i nuk do ishte një mision i thjeshtë. Fillimisht kuptuam se nevojitej një version unik, që sigurisht do duhej ti përgjigjej specifikave të gjuhës Shqipe, fjalorit, morfologjisë dhe sintaksës së saj. Ishte një proçes që kërkonte kontributin e ekspertëve gjuhësor. Regjistrimi i çdo tingulli e fjale kalon përmes një përpjekje të gjatë disa mujore. Pa lënë mënjanë këtu punën e programuesve që duhet të realizojnë gjithë kombinimet e mundshme mes lidhjes së çdo fjale të regjistruar me versionin e shkruar të saj. E gjithë kjo, falë dhe faktit se është një sfidë e ndërrmarrë për herë të parë në Shqipëri, sigurisht kërkon kohën e saj për t’u realizuar, sipërmarrje për të cilën shoqata “Vizum” dhe kompania “ArkIT” janë dedikuar plotësisht deri në plotësimin e këtij misioni.
Në përpjekjet për të kërkuar referenca të mundshme për bashkëpunim, kuptuam se kjo sfidë nuk do ishte e vështirë vetëm në aspektin e realizimit teknologjik, për ta përfunduar, nevojitej edhe një fond i konsiderueshëm. Ndaj, vendosëm që krahas më shumë se gjysmës së fondit të kontribuar prej Fondacionit Vodafone Albania, të nxisim edhe pjesëmarrjen e partnerëve tanë të biznesit përmes një iniciative për ngritje fondesh. Organizimit të një mbrëmje të titulluar “Darkë në errësirë” iu përgjigjën 238 të ftuar nga 35 biznese e institucione. Veçantia e kësaj mbrëmje ishte në faktin se në sallën e izoluar nga çdo burim drite, shërbimi kryhej nga kamarierë të verbër. Disa artistë të famshëm shqiptarë, sopranoja Inva Mula, mezosopranoja Vikena Kamenica, baritoni Gëzim Mushketa të shoqëruar në piano nga Robert Radoja dhe Merita Rexha e mbushën sallën me emocione e tinguj të bukur përgjatë dy orëve. Ata u gërshetuan bukur me artistët e verbër, motrat Blerina dhe Ada Shalari, Denisa Onjea, e kitaristi Franc Korini, nën moderimin e zërit të të mirënjohurit Virgjil Kule, ndihmuar nga përfaqësuesi i shoqatës Vizum, Emiliano Lule.
Bashkarisht, ia dolëm në misionin për të siguruar fondin e duhur për realizimin e kësaj sfide. Së shpejti, kjo përpjekje do ketë dhe rezultatin e saj të shumëpritur që do shërbejë për një nevojë të madhe sot për komunitetin e të verbërve, si dhe kujtdo që do ketë nevojë për të në të ardhmen.