“I-Club” (klubi inovacionit) është nismë që përfshin shkollat e mesme anembanë Shqipërisë në fushën e edukimit extrakurrikular të të rinjve. Përkrah interesit të madh prej shumë shkollave të mesme, 120 I-Clubs u krijuan e u dedikuan me shumë pasion zhvillimit të aktivitetit vjetor. Me financim të Fondacionit Vodafone Albania, British Council Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit punuan për krijimin e zhvillimin e i-clubs, trajnimin e mësuesve dhe nxënësve, si dhe ndoqën e këshilluan aktivitetet e secilit prej tyre.
Së pari, I-clubs shërbejnë si mundësi e shtuar për edukimin e nxënësve të talentuar e të interesuar për të rejat e teknologjisë në kohët e sotme, mendim analitik dhe krijues, si dhe inovacion social. Së dyti, I-clubs shërbejnë të ndajnë me nxënësit e tjerë të shkollës njohuritë, aktivitetet dhe arritjet e tyre, si dhe të mundësojnë përfshirjen e tyre. Së treti, i-clubs shërbejnë për hartimin e projekt-ideve inovative që kërkojnë t’u përgjigjen nevojave të shkollës apo komunitetit që i rrethon. Gjatë vitit të parë janë përfshinë mbi 5,000 nxënës e 800 mësues në shkollat e mesme pjesëmarrëse, duke krijuar kështu një rrjet të konsoliduar për I-Clubs nga anembanë Shqipërisë. Veçanërisht, I-Clubs u shquan për propozimet interesante në dobi të komunitetit, të cilat më vonë u bënë pjesë e konkursit kombëtar të ideve mes I-Clubs. U shpallën 13* skuadra finaliste nga 12 qarqe të cilat u prezantuan në spektaklin e të dielës pasdite “e Diell” në televizionin kombëtarTop Channel përgjatë 9 javëve. Konkursi mori një vëmëndje të madhe publike edhe në saj të votimit publik që ofroi ky transmetim. Viti konkludoi me organizimin e Tech-Camp me qëllim për të ofruar trajnim e ngritje kapacitetesh për finalistët, këshillim dhe eksperiencë për to në zhvillimin e projekteve të I-Clubs. Në përfundim, takimi mes komunitetit të biznesit me skuadrat finaliste ofroi mundësi partneriteti mes tyre me synim zbatimin e propozimeve të skuadrave finaliste. E natyrshëm, jemi nxitur ta quajmë atë “Hero project” 2016!