Duke festuar me fëmijë të veçantë
Dhënia e dashurisë dhe gëzimit për fëmijët dhe jetimët e shtruar në spital ishte një inisiativë e veçantë për punonjësit e Vodafone Albania në prag të fundit të vitit 2017. Disa prej tyre udhëtuan dhe festuan me 445 fëmijë jetimë dhe me rreth 250 të tjerë të shtruar në spital. Ishte e mahnitshme të merrje më shumë se 735 dhurata të dhuruara nga kolegët, së bashku me shumë argëtim dhe festa të organizuara. Përveç kësaj, punonjës të tjerë u angazhuan për të mbledhur 470 paketa ndihme ushqimore nga kontributi i partnerëve të biznesit, të cilat iu shpërndanë më vonë familjeve më të varfra në veri të vendit. Çfarë gëzimi solidar për mbylljen e vitit 2017!