Aplikacioni “komisariati dixhital” u përpilua me qëllimin që “zëri qytetar të dëgjohet” e që shërbimi i policisë së shtetit në përgjigje të qytetarëve të përmirësohet falë përdorimit të teknologjisë. Ky aplikacion u realizua në një bashkëpunim të ngushtë mes Fondacionit Vodafone Albania si financues i projektit, zbatuesit Qendrës “Protik” dhe ne bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, me qëllim për t’i ofruar qytetarit mundesinë e raportimit anonim ose jo për në polici të rasteve abuzive apo shkeljeve ligjore (parkim i gabuar, ndërtim pa leje, armëmbajtje/dhunë, vjedhje ose raste të korrupsionit) me tekst dhe/apo imazh, shkelje që do donim të gjithë bashkarisht të ishin minimizuar, për të pasur një rend publik më të mire. Aplikacioni gjithashtu siguron transparencë të plotë për publikun sesi shërbimi i policisë u përgjigjet çdo rasti të raportuar. Që prej njoftimit publik të tij më 13 Maj 2015, aplikacioni mbetet më i pëlqyeri nga shqiptarët. Sot përllogariten mbi 77,388 shkarkime e 65,468 raportime. Rreth 69% e tyre janë zgjidhur pozitivisht nga policia e shtetit, shoqëruar me histori mbresëlënëse suksesi. Suksesi i fazës së parë të projektit, nxiti në realizimin e fazës së dytë që ndihmoi në realizimin e aplikacionit në dy gjuhë, platforma online e raportimit u vendos në nivel qarku, duke u ofruar një përfshirje të mirë të 12 zyrave rajonale të policisë në 12 qarqet e Shqipërisë.
Aplikacioni Komisariati Dixhital
Aplikacioni Komisariati Dixhital
Aplikacioni Komisariati Dixhital