Produkte dhe shërbime

Aplikacione Vodafone

Vodafone Message +
1. Message+ dhe miratimi juaj për të përdorur Message+: 
Message+ ju ofrohet nga Vodafone Sales and Services Ltd, regjistruar në Angli dhe në Uells në adresën Vodafone House, The Connection, Newbury, Berkshire RG14 2FN, me numër regjistrimi 06844137 dhe numër të regjistruar TVSH-je GB 569 95 32 77.
DUKE PËRDORUR SHËRBIMIN, JU PRANONI DHE BINI DAKORD PËR KËTO KUSHTE SHËRBIMI. Nëse zgjidhni të mos bini dakord me ndonjë prej këtyre kushteve, nuk mund ta përdorni shërbimin Message+.

2.Përdorimi i Message+ 
Message+ është një shërbim i integruar për dërgimin e mesazheve që do t'ju lejojë të dërgoni e të merrni mesazhe me tekst dhe të ndani skedarët tuaj (si fotografitë, videot, audiot, skedarët vCard dhe vendndodhjen). Message+ ju tregon se kur jeni aktivë ju dhe kontaktet tuaja ose kur kanë qenë ato aktive për herë të fundit, kush po shtyp mesazhe aktualisht dhe kur është dërguar një mesazh, kur është dorëzuar (për të gjitha mesazhet) dhe kur është lexuar (vetëm për mesazhet e bisedës nëpërmjet internetit). 
Nëse ju dhe kontaktet tuaja keni një klient që pajtohet me Rich Communication Services (RCS) dhe të dyja palët keni aktivizuar të dhënat, mesazhet dhe skedarët do të dërgohen dhe do të merren nëpërmjet internetit (Mesazhimi i çastit), përndryshe mesazhet dhe skedarët do të dërgohen me anë të shërbimit SMS dhe MMS.
Biseda në grup funksionon vetëm me kontakte që kanë aktivizuar RCS dhe që janë aktualisht aktive në Message+ (bisedë në grup në internet).
Ju mbani përgjegjësi për mesazhet tuaja, ndaj sigurohuni që ato të jenë në pajtim me të gjitha ligjet në fuqi. Në veçanti, duhet të siguroheni që mesazhet tuaja të mos jenë të dëmshme apo ofenduese.

Për të përdorur shërbimin Message+ duhet të jeni 16 vjeç e lart, ose një i mitur që ka fituar zotësi të plotë për të vepruar ose të keni marrë miratim nga prindërit ose kujdestari juaj dhe të jeni në gjendje t'i pranoni këto kushte. Ju duhet të banoni në një vend i cili nuk i nënshtrohet ndonjë embargoje nga BE-ja, MB-ja dhe/ose qeveria e SHBA-së, ose i cili nuk është përcaktuar nga BE-ja, MB-ja dhe/ose qeveria e SHBA-së si vend që "mbështet terrorizmin" dhe ju nuk duhet të jeni pjesë e listës së BE-së, MB-së dhe/ose qeverisë së SHBA-së për palët e ndaluara ose të kufizuara.


3.Të drejtat
Vodafone ju jep të drejtën joekskluzive për të shkarkuar, instaluar dhe përdorur Message+ në territorin tuaj në pajisjen tuaj celulare vetëm për përdorimin tuaj personal dhe jotregtar. 
Ne dhe licencuesit tanë zotërojmë të gjitha të drejtat e pronësisë për Message+. Ju nuk do të keni asnjë të drejtë mbi Message+ përveç të drejtës për ta përdorur Message+ sipas këtyre kushteve. Në veçanti ju kuptoni dhe bini dakord se: i) nuk ju lejohet të rishisni, të kopjoni apo të shpërndani Message+ për qëllime tregtare apo ta përdorni Message+ në mënyra të tjera që bien ndesh me këto Kushte shërbimi, ii) nuk ju lejohet të dublikoni, të transferoni, të kopjoni apo të shpërndani asnjë pjesë të Message+ në mjete të tjera pa autorizimin tonë paraprak me shkrim, (iii) nuk ju lejohet të zbërtheni, të ndryshoni apo të modifikoni asnjë pjesë të Message+; dhe (iv) ju, përveç këtyre, do të veproni në pajtim me kushtet dhe afatet e këtyre Kushteve të Shërbimit.
Asnjë parashikim në këto kushte nuk ndikon në të drejtat ligjore që keni si konsumator. Për informacione të mëtejshme për të drejtat tuaja ligjore, kontaktoni me organin këshillues lokal për konsumatorin.


4.Informacionet tuaja 
Që të mund ta përdorim Message+, të zgjidhim problemet që mund të keni me të dhe të optimizojmë dhe të përmirësojmë funksionimin e tij, ne i përdorim informacionet tuaja si më poshtë:
•Ne marrim numrin tuaj të telefonit celular dhe, në mënyrë periodike, hyjmë në listën e kontakteve ose librin e adresave në telefonin tuaj. Ne nuk marrim informacion mbi emra, adresa apo adresa emaili nga lista e kontakteve ose libri i adresave, por na duhet të hyjmë te numrat e telefonave celularë që të mund t'ju lidhim me marrësit e mesazheve tuaja nëpërmjet Message+. 
•Ne mbledhim informacion për telefonin tuaj dhe përdorimin e Message+ nga ana juaj (për shembull, gjuha, pajisja dhe statistikat e përdorimit). 
•Ne do të ndajmë disa nga informacionet me operatorin tuaj Vodafone dhe do të marrim informacione të tjera prej tij: numrin tuaj të celularit dhe informacione të tjera për tarifat tuaja dhe shërbimet e disponueshme për ju.
•Message+ ju tregon juve dhe përdoruesve të tjerë se kur përdorni Message+, sepse ju do të shfaqeni "në linjë" ose kur e keni përdorur për herë të fundit Message+, sepse do të shfaqet data dhe ora kur jeni futur për herë të fundit. Mund të ç’aktivizoni funksionalitetin e përdorimit të fundit në çdo kohë duke shkuar te "Cilësimet" dhe duke çaktivizuar opsionin "Aktiviteti i fundit".
Ju duhet të na njoftoni menjëherë për çdo shkelje të sigurisë ose përdorim të paautorizuar të telefonit tuaj celular. Edhe pse nuk mbajmë përgjegjësi për humbjet që ju shkaktohen nga ndonjë përdorim i paautorizuar i llogarisë suaj, ju mund të mbani përgjegjësi për humbjet që na shkaktohen ne ose të tjerëve si pasojë e këtij përdorimi të paautorizuar.


5.Kostoja 
Message+ ju ofrohet pa pagesë. Nuk do t'ju mbahet asnjë tarifë për instalimin e Message+. Ju mund të tarifoheni për përdorimin e të dhënave për ta shkarkuar atë, për përdorimin e Message+ pasi ta keni shkarkuar dhe për mesazhet që dërgohen dhe merren nëpërmjet internetit (Mesazhimi i çastit). Ju gjithashtu mund të tarifoheni për koston e SMS-së ose MMS-së sipas planit të operatorit tuaj, nëse mesazhi nuk mund të dërgohet nëpërmjet internetit (Mesazhimi i çastit). Ne ju rekomandojmë që të abonoheni për një plan me çmim të integruar.
6.Përfundimi ose ndryshimi i Message+
Ju mund të ndaloni përdorimin e Message+ në çdo kohë.
Ne mund të pezullojmë, të përfundojmë ose të ndryshojmë Message+ menjëherë për cilëndo arsye, duke përfshirë rastet kur nevojitet riparim ose mirëmbajtje. Ne mund të shtojmë herë pas here veçori të reja dhe nuk kemi asnjë detyrim të ofrojmë ndonjë veçori të veçantë nëpërmjet Message+. Ne mund ta tërheqim shërbimin Message+, por në kete rast, do t'ju njoftojmë të paktën 30 ditë përpara.

7.Ne nuk mbajmë përgjegjësi 
Ne e ofrojmë Message+ "siç është" vetëm për përdorimin tuaj personal. Jo të gjitha shërbimet e Message+ funksionojnë me të gjitha pajisjet celulare - duhet të kontrolloni nëse pajisja juaj celulare është e pajtueshme me Message+ përpara se të regjistroheni. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për humbjet ose dëmtimet që ne ose ju nuk i prisnim në mënyrë të arsyeshme në kohën kur nisët të përdornit Message+ për herë të parë ose që janë jashtë kontrollit tonë. Ne gjithashtu nuk mbajmë përgjegjësi për: 
a)humbjet ose dëmtimet që vijnë si rezultat i përmbajtjes që ngarkoni, ruani ose ndani; 
b)përmbajtjen ose shërbimet e ofruara nga një person ose organizatë tjetër; 
c)humbjet ose dëmtimet që mund t'i kishit shmangur ose zvogëluar nëse do të ishit treguar i kujdesshëm ose nëse do të kishit marrë disa masa të arsyeshme; ose 
d)humbjet ose prishjet e përmbajtjes suaj ose të të dhënave të tjera, nëse ato humbje ose dëmtime nuk shkaktohen nga ne ose janë jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm.

8.Kushtet e përgjithshme 
Ne mund të lejojmë një person tjetër që të përmbushë për llogarinë tonë cilindo prej detyrimeve tona sipas këtyre kushteve. Ju bini dakord se ne mund t'i transferojmë të drejtat dhe detyrimet tona sipas këtyre kushteve te një kompani tjetër Vodafone. Nëse ne i transferojmë të drejtat dhe detyrimet tona te ndonjë palë tjetër e tretë, do t'ju njoftojmë. Nëse ndonjë nga këto kushte nuk mund të zbatohet nga asnjë gjykatë ose autoritet tjetër, ne do ta fshijmë nga këto kushte dhe ai nuk do të ndikojë në pjesën tjetër të kushteve. Ne mund t'ju dërgojmë njoftime nëpërmjet emailit, mesazheve me tekst, postimeve ose në faqen tonë të internetit. Këto kushte dhe Message+ do të rregullohen nga ligjet e Anglisë dhe të Uellsit. Çdo mosmarrëveshje do të trajtohet nga gjykatat e Anglisë dhe të Uellsit duke iu nënshtruar çdo ligji të zbatueshëm që parashikon një juridiksion tjetër për ju si konsumator.
Vodafone NetPerform
Aplikacioni Vodafone NetPerform (“Aplikacioni”) është një aplikacion që vihet në funksion dhe në pronësi të Vodafone Albania Sh.A, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, No.61,  Kashar, Tiranë, Shqipëri (“ne”, “e jona” ose “ne”). Referencat me përemrat “ju” dhe “juaja” ju referohen juve, përdoruesve të shërbimit Vodafone NetPerform. Me fillimin e përdorimit të Aplikacionit Vodafone NetPerform ju pranoni ta përdorni dhe shfletoni këtë aplikacion sipas këtyre Kushteve dhe Afateve. Nëse nuk jeni dakord me këto Kushte dhe Afate, ju nuk duhet të vazhdoni më tej me përdorimin e Aplikacionit.

Me instalimin e këtij Aplikacioni, Ju pranoni se Ju i keni lexuar dhe pranuar këto Kushte dhe Afate. Instalimi i këtij Aplikacioni nënkupton se ju jeni dakord me përpunimin nga ana jonë të informacionit të rrjetit, sipas parashikimeve mëposhtë në këto Kushte dhe Afate.

Përmbledhje

Vodafone NetPerform është një Aplikacion i cili grumbullon informacion për mënyrën se si ju përdorni  rrjetin dhe shërbimet tona sipas përshkrimit mëposhtë. Ky aplikacion ju mundësohet vetëm klientëve Vodafone. Përdorimi i Aplikacionit ofrohet falas. Ju sugjerojme ta shkarkoni Aplikacionin përmes Wi-Fi, për të shmangur tarifimin e MB të përdorur gjatë shkarkimit të këtij Aplikacioni. 
Të dhënat e grumbulluara ne i mbajme të sigurta dhe anonime për 14 muaj, gjë që na lejon të shohim dhe planifikojmë ndryshimet përkatëse në lidhje me përdorimin e rrjetit.

Mbulimi me rrjet

Ky Aplikacion do të mbledhë statistika në lidhje me mënyrën se si ju lidheni me rrjetin për të kryer telefonata. Kjo na mundëson të identifikojme probleme të lidhjes apo të cilësisë së lidhjes dhe të kryejmë përmirësime të rrjetit tonë në zonën tuaj. Ne regjistrojmë:

•Përqindjen e kohës kur telefoni juaj është i lidhur me rrjetin tonë 
•ID e qelizës dhe vendndodhjen e kullave të telefonisë te përdorura dhe mënyrën se si ju levizni ndërmjet tyre, gjatë kohës kur telefoni juaj është në gjëndje aktive 
•Fuqinë e sinjalit 
•Zonat me shërbim të kufizuar apo pa mbulim shërbimi 
•Cilësinë e mbulimit

Lidhja me Internetin

Ky Aplikacion mbledh statistika mbi lidhjen me internetin ose për mbulimin me shërbime data. Kjo na mundëson të identifikojmë probleme të lidhjes apo të cilësisë së lidhjes. Ne regjistrojmë:

•Çdo orë, një test të lidhjes suaj me internetin 
•ID e qelizës dhe vendndodhjen e kullave të telefonisë të përdorura dhe mënyrën se si ju lëvizni ndërmjet tyre, gjatë kohës kur telefoni juaj është në gjëndje aktive 
•Zonat me shërbim të kufizuar apo pa mbulim shërbimi 
•Cilësinë e mbulimit 
•Kohën që duhet për t’u lidhur me internetin
•Cilësinë e Wi-Fi 
•Adresat MAC të pikave Wi-Fi që mund të kapë pajisja juaj 
 
Cilësinë e thirrjes dhe përdorimin

Suksesi apo mossuksesi i eksperiencës suaj gjatë kryerjes së një telefonate mund të identifikohet duke përdorur hollësi teknike në lidhje me rrjetin tuaj, mbulimin apo cilësinë e sinjalit të telefonit tuaj gjatë një telefonate. Kjo na ndihmon të përmirësojmë të gjitha aspektet e eksperiences suaj gjate kryerjes së një telefonate. Ne regjistrojmë:

 •ID e qelizës dhe vendndodhjen e kullave të telefonisë të përdorura dhe mënyrën se si ju lëvizni ndërmjet tyre, gjatë kohës kur telefoni juaj është në gjëndje aktive 
•Fuqinë e sinjalit 
•Zonat me shërbim të kufizuar apo pa mbulim shërbimi 
•Cilësinë e mbulimit

Përdorimi i të dhënave

Në menyre qe ne te identifikojme perdorimin ne teresi te te dhenave te internetit ne modele te ndryshme telefonash, ne mbledhim informacion per menyren se si aparati juaj celular perdor sherbimet e internetit dhe se si i konsumon te dhenat. Kjo na ndihmon te permiresojme eficencen e te dhenave te aparatit tuaj dhe rrjetit, per ju dhe per kliente te tjere ne baze te perdorimit te te dhenave reale. Ne regjistrojme:

•Perdorimin ne cdo ore te te dhenave 
•Sasine e te dhenave qe telefoni juaj perdor ne gjendje standby 
•Sasine e te dhenave qe kalon nga lidhjet Wi-Fi krahasuar me sasine e te dhenave qe kalon ne rrjetin celular 
  
Aplikacionet

Në mënyrë që të identifikojmë tendencat në përdorimin e të dhënave që na ndihmojnë të caktojmë kapacitet për Aplikacione me përdorim të lartë të të dhënave në zonën tuaj, ne bëjmë vlerësimin e përdorimit të të dhënave të përdorura nga Aplikacionet në telefonin tuaj. Ne regjistrojmë:


•Cilat aplikacione janë përdorur në telefonin tuaj 
•Për sa kohë përdoren 
•Sa të dhëna dhe sa shpejt secili aplikacion merr dhe transmeton  
 
Informacion mbi aparatin

Në mënyrë që ne të vlerësojmë performancën e aparateve të ndryshme në rrjetin tonë dhe të identifikojmë problemet në lidhje me telefonin dhe identifikojmë gjëndjen e përgjithshme të aparatit tuaj celular, ne regjistrojmë:

•Markën dhe modelin e telefonit 
•Numrin IMEI, të kriptuar dhe të maskuar duke e bërë të paindetifikueshëm dhe anonim  
•Sistemin operacional 
•Versionin firmware 
•Kapacitetet hardware 
•Gjuhën dhe vendndodhjen 
•Gjëndjen e baterisë 
•Konsumin e memorjes 
•Kohën që nga ri-startimi i fundit i kryer 
 
Vendndodhja

Kur ne matim elementet si më sipër në lidhje me mbulimin dhe përdorimin, ne e dimë pak a shumë vendndodhjen tuaj nga pika Wi-Fi dhe kulla e telefonisë që përdor telefoni juaj. Kur telefoni juaj ose aplikacionet tuaja përdorin të dhënat GPS të vendndodhjes, ne i përdorim këto të dhëna për të vlerësuar vendndodhjen më saktësisht dhe ndonjëherë dhe shpejtësinë nëse është e mundur me informacionin GPS. Kjo na mundëson të identifikojmë zonat me mbulim të dobët dhe ky informacion do të përdoret për të përmirësuar performancen e dobët për ju dhe klientët e tjerë.

Anonimizimi i Informacionit

Përmirësimet e rrjetit dhe pajisjeve për të cilat ky Aplikacion është dizenjuar, nuk kërkojnë përdorimin e informacionit personal. Kjo do të thotë se ne nuk regjistrojmë informacion personal, të gjitha të dhënat e rrjetit anonimizohen nga Aplikacioni përpara se t’i dërgohen Vodafone

•Ky aplikacion nuk e regjistron numrin tuaj të telefonit 
•Ky aplikacion nuk regjistron numrat e thirrjeve tuaja dalëse apo hyrëse 
•Ky aplikacion nuk regjistron përmbajtje të komunikimeve tuaja  
•Ky aplikacion nuk regjistron përmbajtje, informacion për dërguesin apo marrësin e mesazheve në pajisjen tuaj
•Ky aplikacion nuk regjistron emrat e pikave Wi-Fi

Përgjegjesitë tona kundrejt jush 
Ne mbajmë përgjegjësi ligjore ndaj jush nëse për shkak të neglizhencës sonë është shkaktuar vdekja apo dëmtimi i shëndetit ose nëse kryejmë veprime me natyrë mashtruese. 
Ne nuk mbajmë përgjegjësi ndaj jush, apo për dëme në lidhje me: 
•humbjen e të ardhurave apo përfitimeve; 
•humbjen e përdorimit të Shërbimit; 
•humbjen e të dhënave; 
•humbje të mundësive për biznes apo mundësi të humbura; ose 
•humbje apo dëme që nuk janë shkaktuar drejtpërdrejt nga ne ose të cilat në mënyrë të arsyeshme nuk pritej të shkaktoheshin në kohën që ju keni lidhur këtë marrëveshje.

Kufizimi i përgjegjësive 
Ne nuk mbajmë përgjegjësi ndaj jush nëse nuk jemi në gjëndje të ofrojmë Aplikacionin për një arsye që është jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm. Në masën e lejuar nga ligji, nga parashikimet në kontratën e pajtimit dhe Rregulloret e nxjerra nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), të gjitha të dhënat statistikore të grumbulluara nga Aplikacioni janë vetëm për qëllime orientimi dhe nuk përbëjnv informacion zyrtar për ju ose për Vodafone. 
Kjo do të thotë se statistikat nuk mund të përdoren nga ana juaj si argumenta për cilësinë apo performancën e rrjetit të Vodafone Albania të cilat ju ofrohen sipas parashikimeve të Autorizimit përkatës të dhënë Vodafone nga ana e AKEP. 
Këto kushte dhe afate nuk do të ndikojnë të drejtat dhe detyrimet që mund të keni sipas parashikimeve të ligjit dhe te cilat ne nuk mund t’i përjashtojmë në marrëveshje me ju.

Mungesa e transferimit të Shërbimit 
Ju nuk mund të jepni me qira, licensoni, huazoni apo kaloni të drejtat tuaja në lidhje me Shërbimin një personi tjetër. Nëse e përdorni Shërbimin në një aparat celular dhe ia transferoni pronësinë e këtij aparati dikujt tjetër, atëherë ju lutemi ç’instalojeni Shërbimin nga telefoni përpara se t’i jepni telefonin dikujt tjetër.

Të drejtat e Pronësisë Intektuale 
Ju nuk përfitoni të Drejta të Pronësisë Intelektuale apo të drejta të tjera të lidhura me to, duke përfshire patenta, dizenjo apo marka tregtare, të drejta të autorit në lidhje me Shërbimin. Ofrimi i këtij Shërbimi nga ana e Vodafone nuk nënkupton transferimin e të drejtave të pronësisë intelektuale që zoterojmë ne apo ofruesit e licensuar në lidhje me përmbajtjen, por thjesht lejimin e përdorimit të Shërbimit sipas këtyre Kushteve dhe Afateve të Përgjithshme.

Instalimi dhe aktivizimi i Aplikacionit 
Aplikacioni regjistron dhe ndan informacion me ne për performancën e telefonit dhe shërbimeve tuaja, gjatë kohës që telefoni është në gjëndje “Ndezur” (aktive). Në rast se dëshironi që të mos e regjistroni apo ndani me ne këtë informacion, ju mund të zgjidhni ta fikni/c’aktivizoni Aplikacionin duke e çuar në gjëndje “Fikur” apo ta ç’instaloni Aplikacionin nga aparati juaj celular.

Me ç’instalimin e Aplikacionit, mbajtjen e tij në gjëndje Aktive dhe pranimin e këtyre kushteve, ju keni pranuar ta regjistroni dhe ndani këtë informacion në mënyrë të sigurtë dhe anonime për një periudhë prej 14 muajsh. Ju gjithashtu pranoni se ne mund të kopjojmë, ruajmë dhe përpunojmë këto të dhëna anonime në Shqipëri dhe në vënde të BE vetëm për qëllime analitike. 
Nëse keni pyetje në lidhje me këto kushte, ose nëse dëshironi të na kontaktoni për çfarëdo arsye tjetër, ju lutemi vizitoni: /vodafone/Vodafone_Net_Perform_3508_1.php

Të përgjithshme 
Ne rezervojmë të drejtën të redaktojmë, modifikojmë, pezullojmë dhe përfundojmë apo ç’instalojmë Aplikacionin në çdo kohë, pa ju dhënë njoftim apo arsye dhe kjo mund të përfshijë, pa u kufizuar me përfundimin e aksesit tuaj në Aplikacion që pason shkeljen nga ana juaj të këtyre Kushteve. 
Ne kemi të drejtën t’i rishikojmë këto Kushte dhe Afate në çdo kohë dhe Kushtet e rishikuara do të hyjnë në fuqi menjëherë. 
Në rast se ka mospërputhje ndërmjet Kushteve dhe Afateve të Përgjithshme për ofrimin e Shërbimeve Celulare (Kontrata e Abonimit) dhe këtyre Kushteve dhe Afateve për Ofrimin e Shërbimeve, do të mbizotërojnë këto Kushte dhe Afate. Këto Kushte dhe Afate janë hartuar dhe do të interpretohen në përputhje me ligjet e Shqipërisë. 

My Vodafone
1. Përkufizime
Termat e mëposhtëm do të kenë këto kuptime:
“Ne” është Vodafone Albania Sh.A. (më poshtë referuar si Vodafone); "Ju" është personi që përdor Shërbimin My Vodafone dhe që është klient (me kontratë ose me parapagesë) i Vodafone Albania Sh.A., që ka nënshkruar Kontratën e Pajtimtarit ose Formularin e Regjistrimit në rrjetin e Vodafone Albania Sh.A.; Shërbimi “My Vodafone” është shërbimi që iu mundëson klientëve të Vodafone të shkarkojnë në kohë reale detajet e llogarisë së tyre dhe faturën, përdorimin e paketave të tyre (telefonata, sms, internet), si edhe konsiston në shkarkimin pa pagesë shtesë të aplikacionit në aparatin celular. “Aplikacioni“ është Aplikacioni i shërbimit My Vodafone i shkarkuar nga ana juaj nëpërmjet aparatit tuaj celular nga faqja e internetit të Vodafone. 

2. Pranimi i Kushteve dhe Afateve
Këto Kushte dhe Afate të Përgjithshme për përdorimin e Shërbimit My Vodafone (“Marrëveshja”) përbëjnë një marrëveshje ligjore ndërmjet jush dhe Vodafone (së bashku “Palët” and veçmas “Pala”). DUKE KLIKUAR NË BUTONIN “PRANOJ” MË POSHTË, JU BINI DAKORD TË VEPRONI NË PËRPUTHJE ME KUSHTET E KËSAJ MARRËVESHJEJE DHE JU PRANONI SE I KENI LEXUAR, KUPTUAR DHE JENI DAKORD TË VEPRONI NË PËRPUTHJE ME TË GJITHA KUSHTET, AFATET DHE NJOFTIMET QË PËRMBAN APO REFERON KJO MARRËVESHJE. NËSE NUK JENI DAKORD TË VEPRONI NË PËRPUTHJE ME KUSHTET DHE AFATET E KËSAJ MARRËVESHJEJE, KLIKONI BUTONIN “NUK PRANOJ” MË POSHTË. Nëse nuk jeni dakord të veproni në përputhje me kushtet e Marrëveshjes, ndërmjet jush dhe Vodafone nuk do të ekzistojë asnjë Marrëveshje dhe Vodafone nuk do të jetë e detyruar t’ju ofrojë Shërbimin My Vodafone ose Aplikacionin. Pas një njoftimi të arsyeshëm, përfshi publikimin e një versioni të ri në faqet për Shërbimin, Vodafone ka të drejtë ta ndryshojë këtë Marrëveshje. Ju gjithashtu bini dakord se përdorimi në vazhdimësi nga ana juaj i Shërbimit përbën pranim të kushteve të kësaj Marrëveshjeje, me ndryshimet përkatëse. 
Me pranimin e kësaj marrëveshjeje, ju keni të drejtë të shkarkoni dhe perdorni Aplikacionin e shërbimit My Vodafone. Shkarkimi dhe përdorimi i Aplikacionit të shërbimit My Vodafone do të jetë pa pagesë, përveç tarifës së navigimit në faqen e internetit të Vodafone për të shkarkuar aplikacionin. 

3. Të drejtat e Përdorimit
Ne ju japim të drejta jo-ekskluzive për të përdorur Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone. Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi e nuk kemi asnjë detyrim, dhe as nuk japim liçensa/të drejta për përdorimin e Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone në një rrjet ose me nje kartë SIM që nuk është Vodafone. Ju nuk mund të kopjoni, ndryshoni, ndani në pjesë ose zbërtheni Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone apo pjesët e tyre. Ju nuk mund të transferoni, të kaloni, të jepni me nën-liçense apo të shpërndani ose t’i lejoni një pale të tretë të përdorë Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone ose një pjesë të tyre. Ju pranoni të mos përdorni Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone apo një pjesë të tij në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme.

4. Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale 
Ju nuk përfitoni të drejta të Pronësisë Intelektuale ose të drejta të tjera të lidhura me të, përfshirë patenta, dizenjo, marka tregtare, të drejta të autorit në lidhje me përmbajtjen e Aplikacionit dhe Shërbimin My Vodafone. Ofrimi nga ana jonë i Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone nuk nënkupton transferimin e të drejtave të Pronësisë Intelektuale të zotëruara nga ana jonë apo nga ofruesit e liçensuar në lidhje me Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone, por thjesht lejimin e përdorimit të Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone sipas Kushteve të Përgjithshme për Përdorimin e Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone. Përdorimi i Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone mbrohet nga ligji i zbatueshëm në fushën e Pronësisë Intelektuale dhe Traktatet Ndërkombëtare përkatëse. Ju nuk mund të printoni, kopjoni, riprodhoni, shpërndani, modifikoni ose të dublikoni në ndonjë mënyrë tjetër, tërësisht ose pjesërisht, software apo materiale të tjera që iu jepen në lidhje me Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone. 

5. Përgjegjësia për Veprimet Tuaja
Ju mbani përgjegjësi të plotë për veprimet tuaja në lidhje me të gjithë Përmbajtjen që shkarkoni. 

6. Përgjegjësia për Sigurinë Tuaj
Nëse jeni 18 vjeç ose më shumë, ju mbani personalisht përgjegjësi për detyrimet tuaja qe lindin nga përdorimi i Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone të ofruar nga Vodafone.
Nëse jeni nën 18 vjeç, ju dhe prindërit tuaj ose kujdestari juaj ligjor mbani përgjegjësi për detyrimet tuaja qe lindin nga përdorimi i Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone. 

7. Rregullat e Përdorimit të Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone 
Me përdorimin e Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone, ju merrni përsipër sa më poshtë: 
• Mospërdorimin e Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone për qëllime komerciale. Shërbimi është vetëm për përdorimin personal të klientëve Vodafone dhe nuk mund të përdoret për veprimtari tregtare, përveçse kur është miratuar në mënyrë te qarte me shkrim nga Vodafone.
• Mosvendosja e Lidhjeve të Paautorizuara. Nëse dëshironi të lidheni me rrjetin Vodafone, ju pranoni se: (i) nuk do të riprodhoni Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone (ii) nuk do të kryeni veprime që lidhen me ose shkaktojnë vendosjen e përmbajtjeve me natyrë përçmuese apo keqinformimuese rreth Vodafone në faqen e internetit.

Ju jeni në dijeni dhe pranoni se gjatë procedurës së regjistrimit, Ju do të na jepni informacionin personal për numrin e telefonit, adresën e email-it dhe PIN-in që keni zgjedhur, si dhe që Vodafone do të mbledhë informacion në lidhje me telefonin tuaj dhe mënyrën e përdorimit të aplikimit/shërbimit, çka është e nevojshme për funksionimin e aplikimit/shërbimit (për shembull, gjuha, pajisja dhe statistikat e përdorimit). Vodafone e përdor informacionin e mbledhur me qëllim ofrimin e shërbimit të kërkuar, ofrimin e suportit në rast të ndonjë problemi, për të ofruar mirëmbajtje, si dhe për të optimizuar dhe përmirësuar performancën e shërbimit. Vodafone e ruan informacionin e mbledhur në mënyrë të sigurtë në serverat e Vodafone.
Vodafone mund t’ju dërgojë SMS dhe email-e nga sistemi, si për shembull për konfirmimin e regjistrimit, kujtesat për fjalëkalimet, përditësimet për ndryshimet e bëra shërbimit duke përfshirë njoftimet që ne mund t’ju dërgojmë në lidhje me përdorimin nga ana juaj të shërbimit. Vodafone do të përdorë informacionin tuaj për qëllime marketing-u nëse ju keni dhënë pëlqimin tuaj për këtë. Me përdorimin e shërbimit dhe pranimin e këtyre kushteve, ju pranoni përdorimin nga ana jonë të të dhënave tuaja si më lartpërmendur. Për më shumë informacion sesi Vodafone Albania përdor informacionin tuaj personal, ju lutem konsultohuni me termat dhe kushtet e pajtimit dhe me politikën e privatësisë në www.vodafone.al. 


8. Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit 
Nëse keni nevojë për asistencë në lidhje me Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone, ju lutemi telefononi Shërbimin e Kujdesit per Klientin ne numrin 140 (për klientët me parapagim) dhe 149 (për klientët me kontratë), nëse jeni duke përdorur rrjetin e Vodafone, vizitoni faqen tonë zyrtare vodafone.al ose hyni në faqen e Vodafone në Facebook.

9. Përjashtimi i Garancive
Për aq sa lejohet nga ligji i zbatueshëm, Aplikacioni dhe Shërbimi My Vodafone ju ofrohet "siç është" pa asnjë garanci apo kushte të tjera në lidhje me Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone nga ofruesit e liçensuar të Aplikacionit dhe Sherbimit Mobile Care. Për aq sa lejohet nga ligji, ne dhe ofruesit tanë të liçensuar të Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone mohojmë dhe përjashtojmë të gjitha garancitë, përfaqësimet, kushtet dhe kushtet e tjera të çdo lloji, të shprehura apo të nënkuptuara, që lindin nga ligji, konventat apo në ndonjë mënyrë tjetër. 

10. Kufizimi i Përgjegjësisë 
Ne ose ofruesit tanë të liçensuar të Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone nuk do t’ju detyrohemi për rimbursim, kompensim apo për dëmet për shkak të humbjes së fitimit aktual apo të ardhshëm, humbjen e të ardhurave, xhiron e shitjeve; humbjen e emrit të mirë, humbjen ose dëmtimin e reputacionit, humbjen e kontratave ose klientëve, humbjen e kursimeve te parashikuara, humbjen ose dëmtimin e të dhënave apo programeve apo për arsye të tjera çfarëdo qofshin ose indirekte, të veçanta, të rastësishme ose të rëndësishme, qoftë të shkaktuara padrejtësisht (përfshi nga neglizhenca) qoftë për shkak të kontratës, madje edhe në qoftë se ne apo ofruesit tanë të liçensuar të Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone kanë qenë të informuar për mundësinë e humbjeve apo dëmtimeve të tilla. 

11. Ligji i zbatueshëm dhe Juridiksioni 
Për këto Kushte dhe Afate të Përgjithshme për përdorimin e Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone do të zbatohet ligji Shqiptar. Palët i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të gjykatave Shqiptare. 

12. Të ndryshme
Ju pranoni që Aplikacioni dhe Shërbimit My Vodafone, mund të mos jetë e përdorshme për shkak të mospërputhshmërisë se saj me celularin juaj. Për të përdorur Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone, Ju duhet të keni konfiguruar më parë celularin juaj për të mundësuar navigimin në internet. Të gjithë klientët Vodafone që aksesojnë faqen e publikuar nga aparati i tyre celular, pranojnë të përdorin Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone, nëpërmjet aksesimit te internetit (nga WEB). Informacioni në lidhje me aparatet celulare nëpërmjet të cilëve mund të aksesohet Aplikacioni dhe Shërbimi My Vodafone mund të merret duke kontaktuar Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit të Vodafone Albania. 

My Vodafone Tour

Ju lutemi të lexoni me kujdes kushtet dhe afatet e fushatës “My Vodafone Tour”.

Nëse do të merrni pjesë në këtë konkurs, atëherë konsiderohet se ju keni lexuar këto kushte dhe afate dhe keni rënë dakort me to paraprakisht.

1.Ky konkurs zhvillohet nga Vodafone Albania Sh.A., e themeluar me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 25766, datë 10 Maj 2001, me NIPT K11715005L, me seli në Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. Pavarësia nr. 61, Kashar, Tiranë, (këtu e mëposhtë referuar “Vodafone”) në aplikacionin My Vodafone.

2. Nëse dëshironi të merni pjesë në konkursin e zhvilluar  “My Vodafone Tour”  ju duhet të shkarkoni aplikacionin My Vodafone në  aparatin tuaj (i cili mund të shkarkohet në pajisje teknologjike që përdorin sistemet operative iOS dhe Android), të shkoni tek ikona e “Tour” dhe më pas të ndiqni hapat për të marrë pjesë.  Ikona shfaqet vetëm në aplikacionin My Vodafone, por jo në versionin web të shërbimit My Vodafone.

3.Në këtë konkurs mund të marrin pjesë të gjithë ata Pajtimtarë Vodafone që kanë të instaluar aplikacionin My Vodafone dhe janë të regjistruar në këtë aplikacion, si dhe që janë mbi 18 vjeç në datën që do të marrin pjesë në konkursin “My Vodafone Tour”.

4. Pjesëmarrja në konkursin “My Vodafone Tour” është pa pagesë, sikurse dhe vetë përdorimi i aplikacionit My Vodafone.

5. Konkursi “My Vodafone Tour” do të zhvillohet duke filluar nga data 28/04/2016 në orën 11:00 deri në datë 19/05/2016 në orën 9:00.

6. Për të marrë pjesë në konkurs, pjesëmarrësit duhet të plotësojnë të dhënat e tyre personale si emër, mbiemër, adresë emaili dhe të pranojnë kushtet dhe afatet përpara se të shtypin butonin për të marrë pjesë.  Këto të dhëna na nevojiten për arsye identifikimi gjatë konkursit. Secili përdorues i My Vodafone mund të marrë pjesë vetëm një herë në konkurs.

7. Të gjithë pjesëmarrësit të cilët japin pëlqimin, pranojnë që ne adresat e tyre të emailit Vodafone të dërgojë emaile informuese për qëllime të ndryshme marketing apo informacione rreth aktiviteteve të ndryshme të Vodafone. Çdo pjesëmarrës ka të drejtë që të kërkojë të mos i dërgohen email-e informuese nga Vodafone, si mëlartpërmendur, duke kontaktuar falas shërbimin e kujdesit ndaj klientit: nakontaktoni@vodafone.com, ose 140 (për klientët me parapagesë) dhe 149 (për klientët me kontratë).

8.Të dhënat tuaja si me lart do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Vodafone  dhe kontraktorët e saj brenda BE, në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Për më shumë lexoni  Politika e Privatësisë së Vodafone Albania sh.a.  në faqen www. vodafone.al ose drejtohuni në adresën: Vodafone Albania Sh.A., autostrada Tiranë-Durrës, Rr: ‘Pavarësia’, Nr.61, Kashar, Tiranë, Albania

9. Përzgjedhja e numrave fitues do të bëhet në datë19/05/2016 në orën 14:00 në ambjentet e Vodafone Albania me anë të një mekanizmi rastësor të krijuar nga Vodafone Albania për këtë konkurs.

10. Vodafone do të shpallë fitues 5 numra celularë në përfundimin e konkursit. Çmimi që do të jepet nga Vodafone për secilin prej fituesve të parë të konkursit përfshin:  udhëtim 7-ditor me mikrobus nga Tirana në Nice (Cote D’Azur) që përfshin akomodim (mëngjes+darkë) dhe  transport.

11. Ҫmimi është i transferueshëm me kusht që personi të cilit i transferohet ҫmimi të jetë klient Vodafone prej të paktën 6 muajsh por i pashkëmbyeshëm pavaresisht çdo rrethane apo situate. Të gjitha çmimet do të jepen gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve, që do të organizohet pranë zyrave të Vodafone.

12. Nuk mund të marrin pjesë në këtë konkurs:  
a. Punonjësit e Vodafone Albania Sh.A. 
b. Pajtimtaret/përdoruesit persona juridike si edhe pajtimtarët VIP  
c. Pajtimtarët/përdoruesit e planeve tarifore me parapagesë dhe/ose kontratë Vodafone Mobile Broadband. 
d. Pajtimtarët/përdoruesit e produkteve dhe shërbimeve M2M, telemetric SIM. 
e. Në rastin e pajtimtarëve me parapagesë që janë shoqëri ose institucione publike/private, përdoruesit që përdorin numrat e këtyre pajtimtarëve do të përjashtohen nga konkursi në qofte se ka një kërkese paraprake të depozituar në Vodafone Albania Sh.A nga ana e këtyre pajtimtarëve për mos lejimin e pjesëmarrjes në Konkurs.

13. Për ҫdo numër celulari i cili është përzgjedhur si fitues, për klientët me parapagesë, fitues do të konsiderohet personi i cili është në përdorim të atij numri, i cili do të përcaktohet nga të dhënat qe do te deklarojë tek Shërbimi i Kujdesit të Klientit në momentin që do të kontaktohet. Ndërsa për pajtimtarët individualë me kontratë fitues do të konsiderohet pajtimtari i cili ka lidhur  kontratën përkatëse të pajtimit me Vodafone. 

14. Fituesit do të njoftohen nga ana e Vodafone Albania Sh.A mbi fitimin e çmimeve sipas mënyrës së detajuar të përcaktuar si vijon: 
a) Fituesit do të njoftohen menjeherë pas përzgjedhjes së numrave fitues në datën 19 Maj 2016, përmes një thirrjeje telefonike prej Shërbimit të Kujdesit te Klientit të Vodafone, dhe do t’ju kërkohet të japin menjëherë të dhënat e tyre: Emër, Atësi, Mbiemër, Datëlindje, Numri i kartës së identitetit dhe/ose i pasaportës.  
b) Në rast se fituesit janë në pamundësi për të bërë konfirmimin e të dhënave të tyre të sakta në momentin që kontaktohen, ata kanë mundësi të konfirmojnë të dhënat e tyre jo më vonë se 24 orë nga momenti i kontaktimit nga ana e Vodafone. 
c) Nëse fituesi nuk i përgjigjet thirrjeve telefonike nga ana e Vodafone, përfaqësuesit e Shërbimit të Kujdesit të Klientit të Vodafone duhet të përpiqen deri në 5 herë brenda ditës. 
d) Nëse fituesit nuk arrijnë t’i paraqesin të dhënat e kërkuara brenda afatit të lartpërmendur ose në rast se fituesit nuk i përgjigjen tentativës së 5-të nga përfaqësuesit e Vodafone sipas pikes c) më lart, apo për ҫfarëdo lloj arsye tjetër nuk mund ta pranojnë cmimin, fituesit e humbasin të drejtën e përfitimit të çmimit të fituar dhe numri i pasardhës në listën e fituesve do të konsiderohet si fitues i këtij çmimi.  

15. Vodafone mund të refuzojë dhënien e cmimit në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesit rezultojnë të tillë si rezultat i ndonjë parregullsie apo mashtrimi.

16. Me pjesëmarrjen në këtë konkurs, çdo pjesëmarrës pranon shprehimisht se Vodafone dhe kontraktorët e saj mund të përpunojnë të dhënat e tyre personale për qëllime të këtij konkursi dhe për ҫdo qëllim tjetër të ligjshëm,në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


18. Vodafone Albania SH.A rezervon të drejtën të ndryshojë këto Kushte dhe Afate në çdo kohë.                          Vodafone Albania gjithashtu mund të krijojë rregulla të reja, të cilat mund të zbatohen gjatë ecurisë së aplikacionit ose t’a anullojë atë për arsye madhore. Nëse Vodafone Albania Sh,A do të nxjerrë rregulla të reja, apo për çdo arsye do të anullojë këtë loje, të gjithë pjesëmarrësit do të informohen paraprakisht nëpërmjet faqes zyrtare ne Facebook www.faceboook.com/VodafoneAL si dhe në Vodafone.al.

19. Vodafone rezervon të drejtën për të ndryshuar limitet kohore të lojës dhe kushtet e tjera te saj dhe merr përsipër të njoftojë të gjithë pjesmarrësit e konkursit në lidhje me ndryshimet në një kohë të përshtatshme. Termat dhe kushtet e konkursit do të publikohen edhe në faqen në internet të Vodafone, http://www.vodafone.al. 
Informacioni mbi këtë konkurs mund të merret gjithashtu prej Shërbimit për Kujdesin e Klientit duke telefonuar 140.

Për çdo informacion apo pyetje rreth këtij Konkursi mund të na shkruani në faqen zyrtare në Facebook, www.faceboook.com/VodafoneAL ose të na shkruani në nakontaktoni@vodafone.com

Vodafone Family- Kushte dhe Afate

Këto Kushte dhe Afate përbëjnë të gjithë Marrëveshjen ndërmjet Jush, anëtar/e familjeje, klienti i Vodafone, lider i grupi Vodafone Family) dhe Vodafone Albania Sh.A (Vodafone ose Ne, VFAL përkatësisht) në lidhje me përdorimin dhe perfitimet e shërbimit Vodafone Family.

Vodafone Albania Sh.A është një shoqëri aksionere e themeluar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 25766, datë 10 Maj 2001, me seli në: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri, me Nipt: K11715005L.

Përdorimi i shërbimit Vodafone Family Plan nëpërmjet aplikacionit MyVodafone dhe në dyqanet Vodafone është i mundur të bëhet vetëm sipas kushtëve të mëposhtme:

1. Të gjithë klientët Vodafone Club kanë mundësinë të krijojnë grupin e tyre Family ose të marrin ftesa nga një numër tjetër Vodafone Club për të qënë pjese e grupit të tyre Family.
2. Një numër Vodafone Club mund të jetë pjesë e vetëm një grupi Family.
3. Grupi i krijuar do të ketë minimumi 2 anëtarë (krijuesi i grupit dhe një anëtar tjetër) dhe maksimumi 5 anëtarë Vodafone Club.
4. Te githa paketat 30 ditore standard si dhe paketa Vodafone 500 Clean SIM jane të vlefshme per tu aktivizuar nepermjet sherbimit  Vodafone Family 
5. Specifikimet teknike të paketave që janë pjesë e Grupit Family do të jenë të njëjta si paketat standarde 30 ditore  në treg të cilat i ofrohen të gjithë klientëve Vodafone.
6. Zbritja në çmimet e paketave 30 ditore varet nga numri i anëtarëve që i përkasin të njëjtit grup Family dhe që aktivizojnë paketat në të njëjtën kohë. Për cdo aktivizim paketë në të njëjtën kohë, përfitohet një zbritje prej 100 lekësh. Maksimumi  I  zbritjeve që mund të përfitohet është 500 lekë, kur 5 anëtarë të të njëjtit grup aktivizojnë një paketë njëkohësisht. 
* Ju lutemi vini re se për Club 500 Clean SIM nuk aplikohet zbritje në cmim. Zbritja aplikohet vetëm për paketat standarde 30 ditore.
7. Opsioni i mbivendosjes së paketave është i mundur të bëhet.
8. Të gjitha paketat të cilat shiten me çmime standarde dhe çmime të zbritura janë të vlefshme të blihen nga shërbimi, por në paketat me zbritje, merr përparësi zbritja më e madhe që do të ketë paketa. 
9. Një anëtar i grupit (lideri ose një anëtar i zakonshëm) mund të aktivizojë paketat për të gjithë grupin familjar. 
10. Me aktivizimin e grupeve Family, të gjithë anëtarët do të përfitojnë Secure Net falas për aq kohë sa ato të janë pjesë e grupeve Family. 
11. Çdo anëtar do të marrë një SMS me një lidhje me Secure Net për të shkuar në internet dhe për të aktivizuar shërbimin.
12. Nëse një klient ka Secure Net (produktin standard jo atë i cili merret me shërbimin Family), sapo ai / ajo të bëhet pjesë e grupit Family produkti i tij do të zëvendësohet automatikisht me atë të Family Secure Net e cila është pa pagesë dhe nuk përfundon për sa kohë që klienti është pjesë e grupit Family.
13. Nëse një klient nuk ka e ka produktin Secure Net dhe të bëhet pjesë e grupit të Familjes, ai / ajo do ta përfitojë këtë produkt pa pagesë për aq kohë sa ai / ajo është pjesë e një grupi Family. 
14. Nëse një klient është pjesë e grupit familjar dhe ai largohet nga grupi, atëherë data e mbarimit të Secure Net do të jetë me datën aktuale që anëtari lë grupin Family + 30 ditë. Klientët do të informohen pëe datën e re e skadimit të produktit.
15. Pas aksesimit të shërbimit Family, që në fillim klientët VF Club do të identifikohen në një nga skenarët më poshtë:
a. Një klient Vodafone Club që akseson shërbimin për herë të parë, ka të drejtë për të krijuar grupin e tij, duke shtuar numra të rinj VF Club (deri në 4). Çdo numër i shtuar do të njoftohet përkatësisht.
b. Lideri i grupit mund të akesosoje shërbimin për të menaxhuar grupin e tij si edhe për të aktivizuar paketat për grupin Family.
c. Një anëtar i grupit mund të aksesoje shërbimin për të parë listën e anëtarëve të grupit si edhe për të aktivizuar paketat për grupin Family.

16. Anëtarët e familjes kanë të drejtë:
a. Të aktivizojnë paketat (sipas pikës 4 më sipër) për të gjithë anëtarët e grupit Family.
b. Të largohen nga grupi Family 7 dite pas aktivizimit të paketës së fundit.
c. Pas largimit nga grupi ai/ajo do të ketë të drejtë të krijojë grupin e vet Family.
d. Nëse anëtari e lë grupin brenda 7 diteve që ai është shtuar në grup dhe gjatë kesaj periudhe nuk ka aktivizuar një paketë nëpërmjet sherbimit Family, vendi që ai anëtar ka pasur në grupin e mëparshëm do të mbetët i lire për të shtuar një anëtar tjetër. 
e. Në rastet kur një anëtar largohet nga rrjeti Vodafone apo numri i tij/saj mbyllet, atëherë ky person do të hiqet automatikisht nga grupi Family, dhe vendi që ky person ka në grupin e familjes do të konsiderohet i lirë.
f. Të bllokojë shërbimin që do të thotë se ai/ajo ka mundësinë ta c’aktivizojë shërbimin duke mos qënë pjesë e ndonjë grupi apo te marrë ftesa për të qënë pjesë e grupeve Family. Por në cdo kohë ai/ajo do të mundet ta riaktivizojë shërbimin duke iu dhënë mundësia për të krijuar një grup të ri.
17. Krijuesi i grupit Family i cili është në të njëjtën kohë dhe Lideri i grupit ka të drejtë të menaxhoje grupin, si edhe:
a. Të aktivizojë paketat për të gjithë anetaret e grupit Family.
b. Të shtojë anëtarë (në qoftë se madhësia e grupit është më pak se 5 anëtarë → në këtë rast përbërja e grupi Family do të përbëhet nga Lideri dhe 4 anëtarë të tjerë)
c. Të heqë/ndryshojë anëtarët ekzistues (pas 7 diteve që ata kanë kanë aktivizuar një paketë). Kur Lideri vendos për të hequr ose për të ndryshuar një numër ekzistues, anëtari respektiv do të njoftohet përkatësisht dhe nëse ai/ajo ka një paketë 30 ditore aktive, do të vazhdojë të përfitojë paketën deri në datën e skadimit. 
*Ju lutemi kini parasysh se ka raste kur udhëheqësi mund të heqë një anëtar brenda një periudhe 7 ditore nga aktivizimi I paketës së fundit të anëtarit përkatës.
d. Të ç’aktivizoje grupin Family (pas 7 diteve që që është blerë paketa e fundit nga shërbimi family). Kur Lideri vendos të ç’aktivizoje grupin Family, të gjithë anëtaret do të njoftohen përkatësisht dhe nëse ata ka një paketë 30 ditore aktive, do të vazhdojnë ta përfitojnë atë deri në datën e skadimit. 
*Ju lutemi kini parasysh se ka raste kur udhëheqësi mund të mund të ç’aktivizoje grupin brenda një periudhe 7 ditore në qoftë se asnjë prej anëtarëve nuk ka aktivizuar një paketë 30 ditore  nëpërmjet shërbimit Family.
e. Në rastet kur Lideri largohet apo shkëputet nga rrjeti Vodafone, atëherë grupi i krijuar prej tij do të shpërbëhet.

18. Në rastet kur një numër (anëtar) është shtuar gabimisht në një grup:
a. Lideri i grupit Family do të jetë në gjendje të ndryshoj/heqë anëtarin automatikisht nëse anëtari i shtuar gabimisht nuk ka aktivizuar ndonjë paketë nëpërmjet shërbimit Family.
b. Lideri i grupit Family nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë/heqë anëtarin automatikisht nëse anëtari i shtuar gabimisht ka aktivizuar ndonjë paketë nëpërmjet sherbimit Family, pa kaluar 7 dite nga momenti I aktivizimit të paketës së fundit.

Kushtet dhe Afatet e mësipërme mund të jenë objekt i rishikimit në cdo kohë nga Vodafone Albania Sh.A. Ju do të njoftoheni brenda një afati të arsyeshëm lidhur me këto ndryshime. Për informacion të detajuar vizitoni faqen zyrtare të Vodafone Albania, dyqanet Vodafone, apo kontaktoni pa pagesë Shërbimin e Kujdësit ndaj Klientit në 140.

Vodafone Mobile TV

Digitalb sh.a rezervon te gjitha te drejtat e pronesise intelektuale ne lidhje me Aplikacionin. Cdo perdorim i paautorizuar nga te tretet i Aplikacionit perben shkelje te legjislacionit shqiptar ne fushen e pronesise intelektuale dhe eshte i ndeshkueshem nga ligji.
Vodafone Albania Sh.A nuk do të konsiderohet në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë përgjegjëse për përmbajtjen e kanaleve te sherbimit Vodafone Mobile Tv, për të drejtat e autorit ose për çdo të drejtë tjetër që i përket autorit. Te gjitha sa  cituar jane pergjegjesi e Digitalb sh.a .Çdo kerkese mbi permbajtjene  kanalave mund t’i drejtohet vetem Digitalb sh.a ne adresen. info@digitalb.tv.

Nëse do të jeni përdorues të këtij Aplikacioni atëherë supozohet se ju keni lexuar këto Kushte dhe Afate dhe keni rënë dakort me to paraprakisht.

1. Aplikacioni Vodafone Mobile Tv, eshte nje bashkepunim midis Vodafone Albania dhe Digitalb. Ky aplikacion eshte i disponueshem per telefonat smartphone që përdorin sistemet e operimit IOS dhe Android, dhe i jep mundësinë çdo përdoruesi të aksesoje nje pakete me tridhjete kanale. Lista e kanaleve qe mund te aksesohen ne sherbimin Vodafone Mobile Tv eshte renditur me poshte.

2. Aplikacioni mund te shkarkohet ne Google Play ose App Store nga të gjithë përdoruesit e shërbimeve telefonike të lëvizshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

3. Mundesine per te perdorur aplikimin Vodafone Mobile Tv e kane vetem klientet e Vodafone Albania te cilet jane regjistruar ne sherbim ne nje nga kanalet perkatese te shitjes.

4. Kliente me parapagese qe mund te perdorin sherbimin Vodafone Mobile Tv duhet te kene nje pakete mujore aktive. Klientet duhet te vizitojne dyqanet Vodafone Albania ne menyre qe te perfitojne produktin Vodafone Mobile Tv.

5. Kliente me kontrate qe mund te perdorin sherbimin Vodafone Mobile Tv duhet te jene pjese e planeve tarifore Vodafone Red. Klientet mund te aktivizojne sherbimin Vodafone Mobile Tv duke derguar nje SMS me text TV te 141.

6. Me poshte karakteretikat e e produktit Vodafone Mobile TV.

Klientet me parapagese (duhet te kene nje pakete mujore aktive)

Ofrohen dy paketa mujore si me poshte:

 

Vodafone Mobile TV 1 Cmimi me Tvsh
5GB trafik Mobile TV ne muaj
Pakete me 30 kanale nga DigitAlb
700 ALL
Vodafone Mobile TV 2  Cmimi me Tvsh
2GB trafik Mobile TV ne muaj 200 ALL
 

 

Klientet me kontrate (duhet te jene pjese e planeve tarifore RED)
Paketa Vodafone Mobile Tv1 eshte e vlefshme per nje periudhe nje mujore. Klientet me parapagese kane mundesi te marrin paketen Vodafone Mobile Tv 2 me shume se nje here gjate periudhes nje mujore ndersa paketa Vodafone Mobile Tv 1 mund te perftohet vetem njehere ne 30 dite.

 

Vodafone Mobile TV 1 Cmimi me Tvsh
5GB trafik Mobile TV ne muaj
Pakete me 30 kanale nga DigitAlb
700 ALL

 

7. Sherbimi Vodafone Mobile Tv mund te perdoret ne WiFi.

8. Sherbimi Vodafone Mobile Tv nuk mund te perdoret ne Roaming jashte republikes se Shqiperise.

9. Lista e kanaleve te sherbimit Vodafone Mobile Tv.

Lista e kanaleve

 

1.Top Channel HD 11. Klan TV HD 21.SS -1 HD
2.Top News 12 . ABC News 22.SS -2 HD
3.T -HD 13. Ora news 23. SS -3 HD
4.My Music 14. TVSH 24.Eurosport HD
5. Bang Bang 15. News 24 25.BCTV
6. Cufo TV 16. A1 Report 26.Supersonic Tv
7. Baby TV 17. Klan Kosova 27.MAD TV
8. Film Nje HD 18. Exp shkence 28. City TV
9. Film Dy HD 19. Exp histori 29. Music al
10. Film Aksion 20. Exp natyra 30. MTV Live HD
31.SS -4 HD 32.SS -5 HD 33. SS -6 HD
 

 

10. Pas perfundimit te sasise se trafikut prej 5GB ne rrjetin 3G/4G/4G+ sherbimi Vodafone Mobile Tv nuk mund te aksesohet. Ne kete rast klienti mund te perdore sherbimin Vodafone Mobile Tv ne WiFi ose ne rastin e klienteve me parapagese mund te perfitojne sherbimin Vodafone Mobile Tv duke blere nje pakete shtese prej 2GB ne muaj.

11. Aplikimi Vodafone Mobile Tv ka keto karaktersitika kryesore.
a. LIVE TV, me 30 kanale televizive.
Kanale gjeneraliste, kanale lajmesh, kanale filmash, kanale për fëmijë, kanale dokumentarësh, kanale muzikore dhe kanale sportive. Lista  e kanaleve mund te ndryshohet nga Digitalb duke njoftuar me pare Abonentet nepemjet formave te komunkimit ne faqen zyrtare dhe direkt me titra ne kanale Tv pjese e aplikacionit. 
b. Catch Up
Mund të rikthehesh në kohë dhe të shohësh programe që janë transmetuar, deri në 72 orë më parë.
c. EPG
Çdo kanal vjen me guidën e programeve, me përshkrimin përkatës.
d. Parental control
Kontroll prindëror për kufizimin e shikueshmërisë së kanaleve sipas moshës së lejuar.
e. Listë favorite
Mundesia per te krijuar një grup kanalesh sipas shijeve tuaja.


12. Vodafone Albania SH.A dhe Digitalb SH.A rezervojne të drejtën të ndryshojë këto Kushte dhe Afate në çdo kohë sipas perkatesise se secilit.                          Vodafone Albania dhe Digitalb gjithashtu mund të krijojë rregulla të reja, të cilat mund të zbatohen gjatë perdorimit së aplikacionit ose t’a anullojë atë për arsye madhore.

13. Nëse Vodafone Albania Sh.A dhe Digitalb SH.A do të nxjerrin rregulla të reja, apo për çdo arsye do të anullojë sherbimin Vodafone Mobile Tv, të gjithë pjesëmarrësit do të informohen paraprakisht nëpërmjet faqes zyrtare ne Facebook www.facebook.com/VodafoneAL dhe www.digitalb.tv.

14. Për çdo informacion apo pyetje rreth këtij sherbimi mund të na shkruani në faqen zyrtare në Facebook, www.facebook.com/VodafoneAL dhe www.facebook.com/Digitalb.

15. Për këto Kushte dhe Afate për përdorimin e Aplikacionit do të zbatohet ligji Shqiptar.

Vodafone E-Bill

  • Ky shërbim ofron siguri maksimale pasi çdo herë që ju do të kërkoni të hyni/kontrolloni faturën tuaj elektronike, do të merrni me SMS një numër të ri PIN.
  • Fatura shfaqet në sistem çdo datë 4 të muajit pasardhës , pra fatura e muajit Nëntor mund të shikohet në datën 4 Dhjetor .
  • Ju mund të shihni të gjitha faturat tuaja elektronike për një periudhë deri në 12 muaj.
  • Fatura elektronike mund të shkarkohet në formatin Excel dhe më pas të ruhet në versionin që ju dëshironi

KUSHTET E PËRGJITHSHME TË OFRIMIT TË SHËRBIMIT E-BILL

I. Të përgjithshme

1. Vodafone Albania Sh.A., e regjistruar si person juridik me Vendim Nr. 25766, datë 10.05.2001, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Nipt: K11715005L (më poshtë quajtur 'Vodafone'), ofron për Pajtimtarin shërbimin e pajisjes me fatura elektronike (më poshtë quajtur "Shërbimi E-Bill").
2. Shërbimi E-Bill do të jetë i disponueshëm për të gjithë pajtimtarët me kontratë të Vodafone, ekzistues dhe të rinj, që kanë nënshkruar ose do të nënshkruajnë këto Kushte të Përgjithshme të Ofrimit të Shërbimeve (më poshtë quajtur 'Marrëveshja') dhe Kontratën e Pajtimit me Vodafone.

3. Për qëllimet e kësaj Marrëveshjeje, "Informacion konfidencial" do të konsiderohen të gjitha faturat elektronike të telefonisë së lëvizshme të Vodafone, të dhënat dhe informacioni që ato përmbajnë të cilat janë përgatitur nga Vodafone dhe nuk janë për përdorim të publikut, si dhe cdo e dhënë apo informacion që pajtimtari i bën të njohur Vodafone për qëllim të zbatimit të kësaj Marrëveshje.

4. Termat e Përgjithshme të Ofrimit të Shërbimeve të Telefonisë së Lëvizshme do të jenë të zbatueshme edhe për këtë Marrëveshje për sa nuk vijnë në kundërshtim me të.

II. Përshkrimi

1. E-Bill është shërbimi që i ofrohet Pajtimtarit nga Vodafone, duke i mundësuar kontrollin e detajuar të fatures së tij mujore në rruge elektronike. Aksesimi i këtij Shërbimi mund të kryhet nëpërmjet faqes "http://www.vodafone.al". Me nënshkrimin e Marrëveshjes pajtimtari bie dakort që të marrë në zarf (me postë) vetëm faturën tatimore mujore, ndërsa fatura e detajuar për këto shërbime në bazë të kuadrit ligjor në fuqi do t'i ofrohet nëpërmjet shërbimit E-Bill.

2. E-Bill do të përmbajë periudhën e faturimit, pagesën fikse mujore për shërbimin, llojin dhe shumën e të gjitha pagesave të tjera të mundshme për periudhën e faturimit, numrat e thirrur, datën, kohën, kohëzgjatjen e bisedave të kryera si edhe pagesën përkatëse për çdo komunikim të kryer.

III. Detyrimet e Vodafone Albania

1. Vodafone garanton ofrimin e shërbimit E-Bill sipas kushteve të kësaj Marrëveshje dhe atyre të bëra me dije pajtimtarit nëpërmjet faqes zyrtare në internet www.vodafone.com. Pajtimtari do të ketë mundësi të shikoje nëpërmjet E-Bill faturat e 12 muajve të fundit. Fatura më e vjeter do të fshihet automatikisht kur e reja të jetë gati.

2.Vodafone do t'i japë Pajtimtarit asistencën e nevojshme për aksesimin e E-bill.

3. Vodafone ruan informacinin konfidencial në përputhje me parashikimet e Kontratës së Pajtimit, Ligjit Nr.9902 datë 19.05.2008 (i ndryshuar) dhe Ligjit Nr.9887 datë 10.03.2008

IV. Detyrimet e Pajtimtarit

1. Pajtimtari duhet të ndalojë çdo përdorim të paautorizuar të shërbimit E-Bill për përhapjen e informacionit konfidencial.

2.. Vodafone Albania nuk mban asnjë përgjegjësi ndaj Pajtimtarit ose kundrejt ndonjë pale të tretë për veprime të kryera nga Pajtimtari ose nga ndonjë person i autorizuar nga Pajtimtari në lidhje me shërbimin E-Bill, që mund të kenë shkaktuar dëme.

3. Pajtimtari ka të drejtë të hapë dhe/ose të mbyllë një llogari të vecantë për të aksesuar shërbimin E-Bill për cdo numër telefoni celular që Pajtimtari ka lidhur sipas Kontratës së Pajtimit. Pajtimtari ka akses të kontrollojë të gjitha llogaritë e shërbimit E-Bill të hapura nga ai, si dhe të lejoje aksesin per personat e autorizuar prej tij për kontrollimin e faturave përkatëse. Pajtimtari është totalisht përgjegjës për cdo llogari të hapur dhe/ose të mbyllur të shërbimit E-Bill për të gjithë numrat e tij celular.

V. Afati dhe Zgjidhja

Kjo Marrëveshje i fillon efektet e saj në momentin kur Pajtimtari e nënshkruan atë dhe do të përfundoje në një nga rastet e mëposhtme:
a) me mbarimin ose zgjidhjen e Kontratës se Pajtimit midis Vodafone dhe Pajtimtarit, 
b) me zgjidhjen e kësaj Marrëveshjeje nga secila palë me njoftim paraprak me shkrim 30 ditë palës tjetër.

VI. Të ndryshme

1. Vodafone nuk do të mbajë përgjegjësi kundrejt Pajtimtarit për shkeljen e kushteve të kësaj Marrëveshjeje në rastet e forces madhore sipas përkufizimit të saj në Kontratën e Pajtimit.

2. Ligji shqiptar zbatohet për këtë Marrëveshje. Të gjitha mosmarrëveshjet që mund të lindin midis Palëve, të cilat nuk mund të zgjidhen me mirëkuptim midis Palëve, do të zgjidhen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

3. Kjo Marrëveshje përgatitet në 2 (dy) kopje te njëjta, nga 1 (një) kopje për secilën palë.

VII. Pajtimtari

U informova plotësisht dhe pranoj Kushtet dhe Afatet e kësaj Marrëveshje.

Promocioni Coca Cola

Kushte dhe afate specifike të promocionit të shpërblimit nga Vodafone Albania dhe Coca-Cola Bottling Shqipëria Sh.p.k


Kushtet dhe afatet e kësaj Marrëveshje përbëjnë të gjithë marrëveshjen ndërmjet Klientit të Vodafone Albania & Coca-Cola me Vodafone Albania Sh.A dhe Coca-Cola Bottling Shqipëria Sh.p.k në lidhje me përdorimin e këtij promocioni.

1. Coca-Cola Bottling Shqiperia Sh.p.k., shoqëri me përgjegjësi të kufizuar themeluar dhe që ekziston sipas ligjeve Shqipëtare, krijuar me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr 5298 datë 26.06.1993, me seli në adresën: Rr. Kombëtare Tiranë - Durres, km 5, Kashar, Tiranë P.O BOX nr.2939, Shqiperi, rregjistruar në Tiranë me Numër NIPT-i: J61901061H.

2. Vodafone Albania Sh.A., shoqëri aksionëre e themeluar dhe që ekziston sipas ligjeve Shqipëtare, krijuar me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 25766, datë 10 Maj 2001, me seli në: Autostrada Tiranë - Durrës, Rr. Pavarësia, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri, me NIPT: K11715005.

  • Të gjithë klientët Vodafone që blejnë produktet Coca-Cola; Coca-Cola Zero; Fanta Orange; Fanta Exotic në shishe qelqi 0.25L, kanace 0.33L dhe shishe plastike 0.5L të tregtuar nga CCBS gjatë kohëzgjatjes së promocionit do të kenë të drejtë të shpërblehen sipas përshkrimit që shfaqet në paketimet promocionale, si më poshtë:
    o 300 MB bonus interneti të vlefshëm për 3 ditë.
  • Ky promocion do të jetë i vlefshëm nga data 1 Nëntor 2017 deri më 31 Dhjetor 2017.
  • Në secilin paketim promocional do të gjendet një kod unik 6 shifror.
  • Klientët do të aktivizojnë bonuset përmes një SMS. Kodi i shkurtër (50333) do të vendoset në dispozicion për të gjithë klientët në menyre që ata të dërgojnë kodin e sakte alfanumerik me 6 karaktere të gjetur nën tapë për shishet plastike 0.5L, nën etiketë për shishet e qelqit 0.25L dhe nën hapesen e kanaces per paketimet 0.33L, me sms në numrin 50333
  • Me dërgimin e një SMS, sistemi do të kthejë përgjigjen se kodi eshtë i rregullt apo jo dhe se MB janë kredituar.
  • Klientët kanë mundësinë të përfitojnë deri në 6 bonuse prej 300 MB gjatë kohëzgjatjes së promocionit.
  • Nëse një klient përfiton një bonus prej 300 MB dhe një ditë më pas sërish një bonus tjetër prej 300MB, bonusi i dytë do të mbivendoset ndaj bonusit të parë dhe data e vlefshmërisë do të shtyhet në përputhje me bonusin e dytë.
  • Bonusi i përfituar ne MB do të ketë përparësi ndaj të gjithë paketave 4-javore dhe javore.
  • Bonusi i përfituar në MB do të ketë përparësi me të ulet ndaj paketës ditore.
  • Kontrolli i balancës mund të bëhet duke dërguar një SMS me text bosh tek 131, nga aplikacioni My Vodafone ose nga menuja #123#.
  • Tarifimi i internetit bëhet me intervale cdo 10 KB.
  • Bonusi 300MB nuk eshte i vlefshem në roaming.

Kushtet dhe Afatet e mësipërme mund të jenë objekt i rishikimit në cdo kohë nga Vodafone Albania Sh.A. gjatë kohëzgjatjes së promocionit. Për informacion të detajuar vizitoni faqen zyrtare vodafone.al, dyqanet Vodafone, apo kontaktoni pa pagesë Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në 140.

Secure Net - Kushte dhe Afate

Aplikacioni Vodafone Secure Net per Funksionin Gjej dhe Dergo Zile eshte nje sherbim shtese qe ju vjen ne ndihme per te lokalizuar aparatin tuaj dhe i cili kerkon akses ne te dhenat e aparatit tuaj. Kjo deklarate privatesie percakton se si perdoret informacioni nga Funksionaliteti Gjej dhe Dergo Zile. Per me shume informacion mbi menyren se si ne i trajtojme te dhenat tuaja personale vizitoni seksionin Privacy Policy .

Cfare informacioni grumbullojme ne?
Pervec aksesit ne te dhenat e aparatit tuaj, ne ju kerkojme te vendosni adresen tuaj te emailit ne aplikacion kur caktoni parametrat e tij, ne menyre qe ne te mund te aktivizojme Gjej dhe Dergo Zile. Ne gjithashtu do ta perdorim kete adrese emaili per rikuperimin e llogarise suaj.

Informacion mbi vendndodhjen 
Aplikacioni Secure Net i Funksionit Gjej dhe Dergo Zile ndan te dhenat e vendndodhjes me miratimin tuaj, nese ju vendosni ta perdorni aplikacionin. 
Funksioni Gjej dhe Dergo Zile lokalizon vendndodhjen tuaj duke perdorur te dhenat GSP, te dhenat e Wi-Fi dhe vendndodhjen e rrjetit qe perdor aparati juaj. Keto te dhena transmetohen cdo tre ore, edhe kur bateria e aparatit tuaj eshte ne nivele te uleta. Te dhenat e vendndodhjes nga aplikacioni Secure Net Find & Ring ne do t’i perdorim per te lokalizuar aparatin tuaj, me kerkesen tuaj. Ne nuk ua shesim keto te dhena paleve te treta.

Per sa kohe mbahen te dhenat e mia personale? 
Ne do ta mbajme adresen tuaj te emailit per aq kohe sa ju vazhdoni te perdorni Aplikacionin Secure Net Find & Ring. 
Ne e ruajme vendndodhjen e aparatit tuaj per Find & Ring per nje periudhe maksimale prej 24 oresh. Pas 24 oresh, te dhenat fshihen dhe nuk ruhet asnje e dhene per kete element. 
I vetmi informacion qe ne mund te mbajme per me shume se 24 ore jane raportet e agreguara dhe statistikore, qe jane gjeneruar duke perdorur te dhenat tuaja personale dhe jane bere anonime. Sidoqofte, nese keto raporte nuk mund t’ju identifikojne juve si perdorues, ato nuk mund te perdoren ne menyre qe te ndikoje privatesine tuaj.

Siguria e informacionit 
Per te mbrojtur te dhenat tuaja pers0nale nga aksesi i paautorizuar, nga perdorimi apo shperndarja e paautorizuar, ne marrim masa teknike dhe organizative sipas kerkesave te ligjit dhe ne perputhje me standardet qe zbatohen ne kete fushe.  
Ne marrim  masa per te siguruar se do te perdorim vetem informacionin tuaj personal sipas pershkrimit ne kete njoftim privatesie dhe per te respektuar zgjedhjen tuaj ne lidhje me dhenien ose jo te miratimit. Ne rastet kur ne vendosim partneritet me furniture te jashtem, ata gjithashtu kane detyrimin per te garantuar te njejtin nivel te sigurise se informacionit qe ju prisni nga ne.

Kush e ofron sherbimin? 
Vodafone Secure Net Find and Ring ofrohet nga Vodafone Albania Sh.A, nje shoqeri aksionere e themeluar dhe qe ekziston sipas ligjeve Shqiptare, e rregjistruar me Vendim te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane Nr. 25766, date 10 Maj 2001, me adrese ne: Autostrada Tirane- Durres, Rr. Pavaresia, Nr. 61, Kashar, Tirana, Albania, with Nipt: K11715005L.

Sekretaria telefonike

Për të hyrë në menunë e Sekretarisë Telefonike shtypni 135 nga çdo celular Vodafone ose 069100135 nga një linjë telefonike fikse. 
Çdo përdorues ka një kod të caktuar (4444) që në momentin e aktivizimit të numrit celular. Për sigurinë e mesazheve tuaja do të ishte më mirë të ndiqnit instruksionet e menusë dhe të ndërronit kodin e hyrjes. Struktura të tjera ndihmëse dhe lehtësisht të përdorshme do t'ju mundësojne të: 
 
Ky sistem do të informojë abonentin mbi numrin e mesazheve të padëgjuara. Të gjitha mesazhet e reja do ti dëgjoni automatikisht njëra pas tjetrës të paraprira nga një informacion i shkurtër mbi numrin e telefonuesit, datën dhe orën e lënies së mesazhit. Telefononi në numrin 135 nga celulari juaj Vodafone (ose 069 100 111 nga çdo linjë fikse) dhe ju keni hyrë në menunë e Sekretarisë Telefonike dhe mund të ndiqni instruksionet e dhëna, pasi të keni dëgjuar mesazhin.

Për të ridëgjuar mesazhin shtypni 1 (mesazhet e reja ruhen deri në 5 ditë)
Për të ruajtur një mesazh shtypni 3 (mesazhi i arkivuar mund të ruhet deri në 3 ditë). Nëse një mesazh është dëgjuar por nuk është arkivuar ai do të ruhet vetëm për 1 ditë.
Për të fshirë gjithë mesazhet shtypni 2.

Përdorni funksionet kryesore (shtypni butonin "7")
Për të zgjedhur gjuhën shtypni butonin "1" dhe pas mesazhit udhëzues shtypni "1" për gjuhën shqipe ose "2" për atë angleze. 
Për të regjistruar një mesazh përshëndetës shtypni butonin "2" 
Për të ndërruar fjalëkalimin shtypni butonin "4" Ju duhet të ndërroni fjalëkalimin për të mënjanuar çdo rrezik të aksesit të sekretarisë tuaj telefonike nga persona të paautorizuar. 
Për të zgjedhur mesazhin përshëndetës shtypni butonin "1"
Për të zgjedhur parametra të tjerë personalë (si ndërrimi i fjalëkalimit, zgjedhja e gjuhës, kontrolli audio etj), shtypni butonin "2"
Për të zgjedhur konfigurimin e njoftimeve shtypni butonin "3 
Nëse dëshironi të dilni nga menuja e Sekretarisë Telefonike, shtypni (*).

Karakteristikat kryesore të shërbimit të Sekretarisë Telefonike 
Kohëzgjatja maksimale e mesazhit përshëndetës 45"
Kohëzgjatja maksimale e mesazhit të marrë 2'
Numri maksimal i mesazheve të marra 15
Periudha e ruajtjes së mesazheve të reja 5 ditë
Periudha e rujatjes së mesazheve 3 ditë
Periudha e ruajtjes së mesazheve të dëgjuara 1 ditë
Sekretaria Telefonike e Vodafone mund të identifikojë numrin e cilitdo që ju lë mesazh, nëse ky numër është i disponueshem.
Sekretaria Telefonike aktivizohet menjëherë me lidhjen e numrit Vodafone.
Për të aktivizuar Sekretarinë Telefonike sipas nevojave tuaja ndiqni me vëmendje udhëzimet e mëposhtme:
 
Kur nuk mund të përgjigjeni shtypni: **61*069 135 2xxxxxx# dhe pastaj shtypni butonin me telefon 
Kur Celulari juaj është i mbyllur ose kur ju ndodheni jashtë zonës së mbulimit shtypni: **62*069 135 2xxxxxx# dhe pastaj shtypni butonin me telefon 
Kur linja është e zënë shtypni: **67*069 135 2xxxxxx# dhe pastaj shtypni butonin me telefon 
Për të transferuar të gjitha telefonatat shtypni: **21*069 135 2xxxxxx# dhe pastaj shtypni butonin me telefon
 
Në rast se zgjidhni opsionin e fundit, të gjitha thirrjet do të transferohen në Sekretarinë tuaj Telefonike edhe nëse telefoni juaj është i hapur. 

 

Jetëgjatësia e numrit me parapagesë

Një numër i ri Vodafone ka një jetëgjatësi prej 15 muajsh nga data e aktivizimit të tij.

Ju mund ta llogarisni jetëgjatësinë e numrit tuaj Vodafone duke u bazuar në rimbushjen tuaj të fundit. Telefononi kodin 141, shtypni 1 dhe informohuni mbi datën e skadencës së kreditit. Jetëgjatësia e numrit tuaj llogaritet deri në 3 muaj pas kësaj date.

Nëse brenda 3 muajve nga data e skadencës së kreditit ju nuk kryeni një rimbushje apo merrni një transfertë, atëherë numri çaktivizohet dhe nuk mund të përdoret më.
Ju do të njoftoheni me një SMS 1 javë përpara se numri juaj të kalojë në statusin pasiv në mënyrë që të keni mundësinë të kryeni një nga veprimet e përmendura më sipër. Ndërkohë, në momentin që numri juaj kalon në statusin pasiv, krediti juaj do të konfiskohet përgjithmonë.

Ju keni dy mundësi për të shtyrë afatin e çaktivizimit ( jetëgjatësinë ) e numrit tuaj Vodafone:
1.Të merrni një transfertë (numri kthehet në statusin Aktiv)
2.Të kryeni një rimbushje (numri kthehet në statusin Aktiv)

Numër i ri me parapagesë

1- Në momentin që ju bleni një numër të ri me parapagesë, duhet fillimisht ta regjistroni atë me një mjet identifikimi Pasaportë ose Kartë Identiteti.

2- Nëse jeni nën 18 vjeç, ju mund ta regjistroni numrin tuaj Vodafone duke u paraqitur i shoqëruar me një nga prindërit ose me një kujdestar ligjor në dyqanet tona Vodafone apo pikat e tjera të autorizuara për regjistrim. Duhet të jeni të pajisur me dokumentat e mëposhtme: -Pasaportë (e Zakonshme, Shërbimi ose Diplomatike) e përdoruesit ose,
-Kartë Identiteti e përdoruesit ose,
-Çertifikatë Lindje me fotografi (vetëm për përdoruesit nën 16 vjeç)
DHE
-Çertifikatë Familjare e përdoruesit, ose
-Vendim Gjykate që përcakton se kush është kujdestari ligjor i individit nën 18 vjeç

3- Shtetasit e huaj mund të regjistrojnë numrin Vodafone me pasaportën e tyre duke dhënë adresën e tyre aktuale në Shqiperi.

4- Regjistrimi i numrit përfundon brënda gjysëm ore nga dorëzimi i kërkesës. Numri hapet përkohësisht dhe vetëm pasi verifikohen të gjitha dokumentat origjinale kryhet regjistrimi final i cili mund të zgjasë deri në 45 ditë. Ju njoftoheni me një SMS që ju konfirmon regjistrimin e numrit.

Një paketë lidhjeje Vodafone Club kushton :

  • 500 Lekë (me TVSH) dhe përfitoni 300 Lekë kohë fillestare komunikimi si dhe 500 SMS falas (të vlefshme drejt numrave Vodafone Club për një muaj).

 

Statusi Aktiv

Ju mund të shfrytëzoni plotësisht të gjitha mundësitë që ju jep Vodafone në momentin që do të kryeni një telefonatë drejt një numri (ose drejt 131), të dërgoni SMS apo konsumoni internet.

Kujdes:

Aktiviteti dalës (telefonatë, SMS , internet) duhet të kryhet në Shqipëri.
Duke telefonuar numrin 141 dhe zgjedhur opsionin 1, ju do të informoheni mbi datën e rimbushjes së fundit si dhe mbi datën e skadimit të këtij krediti. Data e skadimit te kreditit përcakton kohëzgjatjen e Statusit Aktiv, gjatë të cilit ju keni mundësi të perdorni të gjitha shërbimet që i përkasin planit tuaj tarifor.

Çdo rimbushje e rrit vlefshmërinë e kreditit tuaj në varësi të afatit të vlefshmërisë që ka vetë rimbushja dhe datës së skadimit të kreditit që përcakton mesazhi i regjistruar Vodafone kur telefononi në numrin 141 para kryrjes së rimbushjes.
Në çdo rast, afati më i gjatë i vlefshmërisë së kreditit i përcaktuar nga rimbushjet e kryera do të klasifikohet gjithashtu edhe si afati i skadimit të kreditit (afati me i gjatë është 12 muaj), duke ju dhënë kështu mundësi të përdorni më shumë shërbimet dhe ofertat e Vodafone.
Nëse ju nuk e rimbushni numrin tuaj Vodafone deri në datën e përmendur në mesazhin e regjistruar, numri juaj do të kalojë në Statusin Pasiv. Ju do të njoftoheni me një SMS 7 ditë përpara datës së kalimit në Statusin Pasiv, në mënyrë që të rimbushni llogarinë tuaj Vodafone dhe të qëndroni në statusin aktiv.

Statusi i Pasiv

Në rast se ju nuk kryeni asnjë rimbushje edhe brenda 7 ditësh nga momenti që jeni njoftuar me SMS, numri juaj kalon automatikisht në Statusin Pasiv.
Statusi Pasiv i korrespondon një periudhe 3 mujore në të cilën ju mund të beni rrimbushje, merrni thirrje, SMS, MMS, apo trasfertë krediti nga një numër tjetër, por nuk mund të kryeni aktivitet dalëse apo të përdorni shërbimet e tjera Vodafone.
Nëse në momentin që numri juaj kalon në statusin pasiv balanca e kreditit tuaj është më e madhe se zero, krediti i mbetur do të konfiskohet përgjithmonë dhe nuk do të mund të përdoret më. Në rast se ju kryeni një rimbushje gjatë statusit pasiv apo nëse një numër tjetër do t’ ju transferojë kredit, numri juaj do të kalojë në Statusin Aktiv.

Çaktivizimi i numrit tuaj nga rrjeti Vodafone

Në rast se nuk kryeni asnjë rimbushje gjatë Statusit Pasiv , atëherë numri juaj çaktivizohet nga rrjeti Vodafone.
Vodafone do t’ju njoftojë me një SMS 10 ditë përpara datës së çaktivizimit të numrit tuaj, në mënyrë që të rimbushni llogarinë tuaj dhe numri juaj të kalojë në Statusin Aktiv. Në rast se numri juaj çaktivizohet nga rrjeti Vodafone, Formulari i Regjistrimit për Përdorim të Shërbimit Telefonik të Lëvizshëm për numrin tuaj konsiderohet automatikisht i zgjidhur. Pas çaktivizimit të numrit tuaj, Vodafone rezervon të drejtën për të shkeputur numrin tuaj nga rrjeti Vodafone. 
Për çdo rast Vodafone do t’ju njoftojë me një SMS për statusin ku do të kaloni, si dhe mënyrën si mund të ktheheni në Statusin Aktiv, në të cilin do të mund të përdorni të gjitha ofertat dhe shërbimet e Vodafone Albania.

Statusi i Kartës SIM

Statusi Aktiv

Ju mund të shfrytëzoni plotësisht të gjitha mundësitë që ju jep Vodafone në momentin që do të kryeni një telefonatë drejt një numri (ose drejt 131), të dërgoni SMS apo konsumoni internet.

Kujdes:

Aktiviteti dalës (telefonatë, SMS , internet) duhet të kryhet në Shqipëri

Duke telefonuar numrin 141 dhe zgjedhur opsionin 1, ju do të informoheni mbi datën e rimbushjes së fundit si dhe mbi datën e skadimit të këtij krediti. Data e skadimit te kreditit përcakton kohëzgjatjen e Statusit Aktiv, gjatë të cilit ju keni mundësi të perdorni të gjitha shërbimet që i përkasin planit tuaj tarifor.

Çdo rimbushje e rrit vlefshmërinë e kreditit tuaj në varësi të afatit të vlefshmërisë që ka vetë rimbushja dhe datës së skadimit të kreditit që përcakton mesazhi i regjistruar Vodafone kur telefononi në numrin 141 para kryrjes së rimbushjes.
Në çdo rast, afati më i gjatë i vlefshmërisë së kreditit i përcaktuar nga rimbushjet e kryera do të klasifikohet gjithashtu edhe si afati i skadimit të kreditit (afati me i gjatë është 12 muaj), duke ju dhënë kështu mundësi të përdorni më shumë shërbimet dhe ofertat e Vodafone.
Nëse ju nuk e rimbushni numrin tuaj Vodafone deri në datën e përmendur në mesazhin e regjistruar, numri juaj do të kalojë në Statusin Pasiv. Ju do të njoftoheni me një SMS 7 ditë përpara datës së kalimit në Statusin Pasiv, në mënyrë që të rimbushni llogarinë tuaj Vodafone dhe të qëndroni në statusin aktiv.

Statusi i Pasiv

Në rast se ju nuk kryeni asnjë rimbushje edhe brenda 7 ditësh nga momenti që jeni njoftuar me SMS, numri juaj kalon automatikisht në Statusin Pasiv.
Statusi Pasiv i korrespondon një periudhe 3 mujore në të cilën ju mund të beni rrimbushje, merrni thirrje, SMS, MMS, apo trasfertë krediti nga një numër tjetër, por nuk mund të kryeni aktivitet dalëse apo të përdorni shërbimet e tjera Vodafone. 
Nëse në momentin që numri juaj kalon në statusin pasiv balanca e kreditit tuaj është më e madhe se zero, krediti i mbetur do të konfiskohet përgjithmonë dhe nuk do të mund të përdoret më. Në rast se ju kryeni një rimbushje gjatë statusit pasiv apo nëse një numër tjetër do t’ ju transferojë kredit, numri juaj do të kalojë në Statusin Aktiv.

Çaktivizimi i numrit tuaj nga rrjeti Vodafone

Në rast se nuk kryeni asnjë rimbushje gjatë Statusit Pasiv , atëherë numri juaj çaktivizohet nga rrjeti Vodafone.
Vodafone do t’ju njoftojë me një SMS 10 ditë përpara datës së çaktivizimit të numrit tuaj, në mënyrë që të rimbushni llogarinë tuaj dhe numri juaj të kalojë në Statusin Aktiv. Në rast se numri juaj çaktivizohet nga rrjeti Vodafone, Formulari i Regjistrimit për Përdorim të Shërbimit Telefonik të Lëvizshëm për numrin tuaj konsiderohet automatikisht i zgjidhur. Pas çaktivizimit të numrit tuaj, Vodafone rezervon të drejtën për të shkeputur numrin tuaj nga rrjeti Vodafone. 
Për çdo rast Vodafone do t’ju njoftojë me një SMS për statusin ku do të kaloni, si dhe mënyrën si mund të ktheheni në Statusin Aktiv, në të cilin do të mund të përdorni të gjitha ofertat dhe shërbimet e Vodafone Albania.

Portabiliteti i numrit me kontratë

Për ta kaluar numrin në rrjetin Vodafone:

1. Numri duhet të jetë aktiv në operatorin të cilit i përkisni aktualisht
2. Duhet të keni kaluar mbi 3 muaj në operatorin aktual në mënyrë që kërkesa të pranohet
3. Numri nuk duhet të ketë detyrime të pashlyera në operatorin e mëparshëm        

Dokumentat e nevojshme:

Individe:
• ID + garanci të paguar për numër
• Vërtetim punësimi ose vërtetim të llogarisë bankare kur bëhet fjalë për më shumë se një numër
• Fotokopje e lejes së qëndrimit në Shqipëri ( për shtetasit e huaj )
• Formulari I portabilitetit me formatin e përcaktuar nga AKEP (faqja e parë dhe faqja e kushteve)
• Faqja e parë e kontratës ku shënohen të dhënat personale/biznes sipas formatit të caktuar
• Një faturë e operatorit dhurues 

Biznes:
• ID  e administratorit
• Kartoni I NIPTIT
• Extracti i QKR-së ( pjesa ku pasqyrohet përfaqësuesi ligjor taxativ)
• Formulari i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore-Formati për Përdorim Personal (ku pasqyrohet nr i punonjësve)
• Kërkese me vulën e biznesit dhe firmën e administratorit për aktivizimin e nr Vodafone
• Për të gjitha kontratat e reja, në rastet kur personi që firmos kontratën me Vodafone është ndryshe nga administratori, nevojitet dokumenti I Identifikimit të këtij personi si edhe një autorizim apo edhe prokure nga administratori I cili autorizon këtë të fundit për të kryer të gjitha veprimet me Vodafone 


Rastet kur një operator mund të refuzojë bartjen e një numri :

• Kërkesa mund të jetë refuzuar nga operatori dhurues për shkak të problemeve me dokumentacionin.
• Numri i përcaktuar në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me numrin që është në rrjetin ekzistues 
• Numri nuk është aktiv në rrjetin ekzistues 
• Emri i Pajtimtarit në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me emrin e pajtimtarit të rrjetit ekzistues me të njëjtin numër celular 
• Data e lindjes ose numri i dokumentit identifikues në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me datën e lindjes ose numrin e dokumentit identifikues të pajtimtarit të rrjetit ekzistues me të njëjtin numër celular 
• NIPT-i i Pajtimtarit në Kërkesën për Bartje nuk përputhet me NIPT-in e pajtimtarit në rrjetin ekzistues. 

• Kërkesa mund të jetë ende brenda afatit të portabilitetit.     

Portabiliteti i numrit me parapagesë

Për ta kaluar numrin në rrjetin Vodafone:

1. Numri duhet të jetë aktiv në operatorin të cilit i përkisni aktualisht
2. Duhet të keni kaluar mbi 3 muaj në operatorin aktual në mënyrë që kërkesa të pranohet
3. Numri duhet të jetë i regjistruar në emrin tuaj
4- Nëse nuk e keni përdorur kreditin përpara se bartja të bëhet aktive ( përkatësisht, 3 ditë nga nënshkrimi i Kërkesës për Bartje ), ai nuk mund të përdoret më prej  jush.                    

Rastet kur një operator mund të refuzojë bartjen e një numri :

• Numri i përcaktuar në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me numrin që është në rrjetin ekzistues  
• Numri nuk është aktiv në rrjetin ekzistues  
• Emri i Pajtimtarit në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me emrin e pajtimtarit të rrjetit ekzistues me të njëjtin numër celular  
• Data e lindjes ose numri i dokumentit identifikues në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me datën e lindjes ose numrin e dokumentit identifikues të pajtimtarit të rrjetit ekzistues me të njëjtin numër celular

Call me back

Shërbimi Vodafone Call Me Back të jep mundësi që në mungesë të kreditit të mjaftueshëm për të kryer një telefonatë, të dërgosh një kërkesë kundrejt numrit që dëshiron të telefonojë duke:

1.Hyrë në menunë #123# dhe nëpërmjet opsionit CallMeBack, të njoftosh falas numrin Vodafone që dëshironi të telefonojë. Ky i fundit do të njoftohet me një SMS për kërkesën

ose

2.Dërguar SMS falas në  numrin 144 me tekst “ Te lutem me telefono_(hapësirë)_(numrin e personit që dëshironi t’ju telefonojë)” p.sh.: Te lutem me telefono 06XXXXXXXX

Ju mund të dërgoni deri në 8 kërkesa në muaj (maksimumi 4 në ditë).  
Ky shërbim ofrohet falas dhe është i vlefshëm për të gjithë klientët Vodafone.

Numër i ri me kontratë

Dokumentat e nevojshme:
Individë
1. Pasaporta ose Kartë Identitetit
2. Vërtetim punësimi për më shumë se një numër
3. Leja e qendrimit (e detyrueshme për shtetasit e huaj)

Biznes
1. Pasaporta ose Karta e Identitetit
2. Ektrakti i QKR-së (kopja e printuar nga faqja zyrtare e Internetit).   www.qkr.gov.al
3. Formulari i Deklarimit të Pagesës së Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për Punonjësit, kopja e printuar nga faqja zyrtare e tatimeve. www.tatime.gov.al
4. Vula ( vetëm në rastin e një biznesi të madh ) 

Pagesat

1.Numri juaj hapet brenda 24 orësh nga momenti i identifikimit të pagesës së kryer.  
2.Ju mund të shlyeni individualisht detyrimet e numrit tuaj vetëm pasi të keni rënë dakort me administratorin e grupit tuaj për mënyrën e pagesës, në mënyrë që të shmangni pagesa të dyfishta.  
3.Nëse keni një marrëveshje të nënshkruar për tërheqjen e detyrimeve tuaja të numrit Vodafone nga llogaria bankare, ju nuk duhet të kryeni pagesa cash në mënyrë që të shmangni pagesat e dyfishta.  

Video Call

•Shërbimi Video Call (telefonatë me video) kushton sa një telefonatë normale drejt, sipas listës përkatëse të çmimeve të planit tarifor që ju i përkisni. 
•Telefonatat me video nuk janë pjesë e paketave me minuta që ju përfitoni nëpërmjet ofertave apo planit tuaj tarifor. 
•Përjashtim ka vetëm për planin tarifor VF Unlimited /30/ 90/ 180; ku 1500 min brenda rrjetit mund të përdoren si për telefonatat normale me zë dhe për Video Call 

Kam humbur telefonin

  • Kyçni dhe bllokoni telefonin nëpërmjet Vodafone Protect nëse e keni shkarkuar më parë aplikacionin.
  • Bllokoni ose transferoni telefonatat në një numër tjetër duke u drejtuar në një dyqan Vodafone , plotëso formën online  ose telefono falas 24/7 Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit  140/ 149.
  • Kryeni zëvendësimin e  kartës në dyqanet Vodafone, shoqëruar me kartë identiteti ose pasaportë. Kini parasysh që proçedura mund të kryhet vetëm nga personi në të cilin është regjistruar numri.
  • Karta bëhet aktive menjëherë . Zëvendesimi i kartës kushton 400 Lekë me TVSH.  
  •  
  • Tërhiqni kontaktet e telefonit nëpërmjet Vodafone Contact nëse e keni shkarkuar më parë aplikacionin.

Ndryshimi i të dhënave/ pronësisë së numrit

  • E vetmja mundësi për të ndryshuar të dhënat e numrit është të vizitoni një nga dyqanet Vodafone së bashku me personin që e ka regjistruar fillimisht numrin në emrin e tij.
  • Të dy duhet të jeni të pranishëm dhe të pajisur me mjetet përkatëse të identifikimit ( pasaportë ose kartë identiteti ) .
  • Nëse ju jeni personi që e keni regjistruar fillimisht numrin dhe dëshironi të përditësoni të dhënat tuaja ( P.Sh numrin e mjetit të identifikimit ), mjafton të vizitoni një dyqan Vodafone për të bërë një kërkesë pa pagesë.

BlackBerry me kontratë

  • Trafiku në MB përfshin MB e konsumuar për Navigim në Internet dhe/ose Përdorimin e shërbimit Email
  • Të gjitha çmimet e lartpërmendura përfshijnë T.V.Sh.
  • Pas konsumimit te MB fillestare të përfshira në pagesën fikse mujore tarifimi bëhet në blloqe të njëjtë MB dhe tarifash.
  • Trafiku në Roaming nuk përfshihet në MB fillestare të përfshira në pagesën mujore fikse apo blloqet shtesë me MB të përfshira.
  • Tarifat e MB fillestare të përfshira në pagesën mujore fikse dhe tarifat e blloqeve shtesë me MB të përfshira nuk do të aplikohen për Roaming
  • Pagesat fikse mujore do të aplikohen në fund te muajit dhe nuk do të llogariten në mënyrë proporcionale me datën e aktivizimit të numrit celular.

Vodafone 131

1. Telefononi në 131 për të dëgjuar ofertat dhe paketat e disponueshme 
2. Shtypni numrin që i korrespondon ofertës që dëshironi të aktivizoni 
3. Dëgjoni përshkrimin e ofertës dhe shtypni 1 për t’u regjistruar

Telefonata drejt numrit 131 ofrohet pa pagesë. 
Ju do të tarifoheni vetëm nëse do të regjistroheni në një nga ofertat e Vodafone. 
Gjithashtu, ju mund të informoheni rreth gjendjes së ofertave/paketave aktive (minuta, SMS, MMS, MB) duke dërguar SMS në numrin 131 

Info mbi llogarinë me kontratë (145)

Dërgoni me mesazh në numrin 145, si tekst shkronjën A dhe brenda pak sekondash do të merrni një mesazh informues në Shqip për llogarinë e shpenzuar nga ju pa përfshirë TVSH, pagesën fikse mujore të shërbimit  apo dhe pagesa të tjera fikse mujore deri në momentin e shpjeguar në mesazh. 
 
Gjithashtu, në qoftë se dërgoni me mesazh në numrin 145, si text shkronjën "E" mesazhi informues për llogarinë tuaj mujore do të jetë në Anglisht.

  • Shërbimi është i vlefshëm vetëm për abonentët e programit me kontratë.
  • Mesazhi informues është pa pagesë .
  • Në rast se dërgoni një mesazh që përmban shkronja të tjera përveç A dhe E, atëherë nuk do të mund të merrni informacion mbi llogarinë tuaj.
  • Në qoftë se klienti sapo ka filluar të përdorë abonimin me kontratë, dhe dërgon një mesazh në numrin 145 atëherë informacioni për llogarinë e tij/saj mujore mund të ofrohet vetëm 24 orë pas telefonatës së parë të kryer nga ky abonent.
  • Për më shumë informacion telefononi Shërbimin e Kujdesit për Klientin, në numrin 149 ose vizitoni dyqanet e Vodafone në mbarë vendin. 

Vodafone eShop

Kushte dhe afate te perdorimit

1. Keto Kushte dhe Afate perbejne te gjithe Marreveshjen ndermjet Jush, Klienti i Vodafone dhe Vodafone Albania Sh.A (Vodafone ose Ne, VFAL perkatesisht) ne lidhje me perdorimin e dyqanit tone online (me poshte referuar si “Vodafone eShop”). Vodafone Albania Sh.A eshte nje shoqeri aksionere e thelemuar me Vendim te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane Nr. 25766, date 10 Maj 2001, me seli ne: Autostrada Tirane- Durres, Rr. “Pavaresia”, Nr. 61, Kashar, Tirane, Shqiperi, me Nipt: K11715005L.

2. Keto Kushte dhe Afate zbatohen per blerjet e kryera nepermjet Vodafone eShop, pervec Kushteve dhe Afateve te Pergjitshme qe zbatohen per perdorimin nga ana juaj te vodafone.al website. Ju lutemi klikoni ketu per te pare variantin elektronik te plote te kushteve dhe afateve te pergjithshme.

3. Vodafone eShop ju ofron mundesine te perdorni sherbime te ndryshme; te shihni me shume produkte, t’i krahasoni dhe bleni produktet online ne internet nen seksionin Vodafone eShop. Vodafone eShop ju ofron informacion me ane te nen-seksioneve te ndryshme te saj.

4. Ky sherbim ju ofrohet vetem me kushtet si me poshte: a. Ju duhet te jeni rezident ne Republiken e Shqiperise dhe te paraqisni adresen perkatese; b. Duhet te jeni 18 vjec ose me shume; c. Duhet te keni nje karte te vlefshme krediti ose debiti ne emrin tuaj;

5. Ju keshillojme t’i lexoni keto Kushte dhe Afate sa here deshironi te beni nje blerje duke qene se keto Kushte dhe Afate mund te ndryshojne here pas here me vendim te Vodafone. Kur beni nje porosi ne faqen tone, kjo nenkupton se i keni pranuar dhe jeni dakord me keto Kushte dhe Afate.

 

Sherbimi Vodafone eShop

Ne do t’ju ofrojme akses pa pagese ne elementet e Sherbimit por ju mund te keni shpenzime dhe kosto te tjera per navigimin ne internet ne perputhje me cmimet e planit tuaj tarifor nese vizitoni faqen web permes telefonit tuaj celular duke perdorur Vodafone Mobile Broadband. Sherbimi Vodafone eShop eshte ne pronesi te Vodafone; Ju pranoni se titulli dhe te drejtat e plota te pronesise per Sherbimin do te mbeten nen pronesine ekskluzive te Vodafone dhe Ju nuk do te tentoni te kopjoni, modifikoni, ndryshoni Sherbimin ne asnje menyre apo te nen-licensoni apo jepni me qira Sherbimin Vodafone eShop.

Sherbimi ju mundeson te:

a. Shihni pajisjet e disponueshme qe shiten permes Vodafone eShop. Ju mund te Shfaqni permbajtjen duke e klasifikuar ate me ane te zgjedhjeve, kategorive apo elementeve te tjere.

b. Duke krahasuar elementet e disponueshem, duke shtuar dhe/ose hequr deri ne 4 pajisje, ndersa shfaqet nje krahasim analitik i bazuar ne elementet kryesore. Kjo ju ndihmon te beni krahasimin ndermjet elementeve te pajisjeve.

c. Blerja e pajisjes/pajisjeve te perzgjedhura. Kur klienti i Vodafone shtyp tastin “Shto ne shporte” per artikullin/artikujt e perzgjedhur, klientit do t’i kerkohet te “Procedoje me blerjen” dhe me pas te “hyje” me kredencialet e aplikacioneve te My Vodafone apo te regjistrohet. Pas perfundimit me sukses te procesit te regjistrimit, klienti do te drejtohet ne faqen e pageses e-Commerce. Vodafone nuk do te grumbulloje te dhena financiare personale qe klientet kane dhene gjate ketij procesi. Klientet Vodafone te cilet nuk kane deshire te regjistrohen dhe kategorte e tjera te klienteve do te mund ta kryejne procesin e blerjes ne statusin Vizitor. Te gjithe klientet me statusin Vizitor nuk do te kene mundesi te krijojne nje historik te profilit te tyre, ndersa Vodafone do te ruaje hollesite e porosive te klienteve Vizitore te regjistruara.

d. Produkti/produktet jane te pajisura me informacionin e nevojshem per perdorim dhe kane te integruar garancite e ofruara nga prodhuesi. Te gjitha hollesite mbi produktin dhe pershkrimi i plote i porosise listohen ne hollesite e aparatit ne faqen e Vodafone eShop.

Kryerja e Blerjes

a. Kur zgjidhni te blini nje aparat do t’ju kerkohet te paraqisni hollesi te caktuara personale dhe te pageses. Informacioni qe ju na jepni per kryerjen e blerjes duhet te jete i plote dhe i sakte. Ne vecanti, ju duhet te siguroheni se jeni te legjitimuar dhe keni te drejta te plota per perdorimin e kartes se kreditit apo debitit te perdorur per blerjen dhe se keni fonde te mjaftueshme per te mbuluar shpenzimin perkates. Ne pranojme pagesa vetem nga disa lloje kartash krediti te caktuara. Nuk pranohen para cash apo ceqe. Kartat e kreditit qe ju perdorni duhet te jene te vlefshme ne daten e kryerjes se blerjes. Ne pranojme pagesa per aparatet sipas udhezimeve te dhena.

b. Cmimet per Pajisjet citohen ne Leke. Te gjitha cmimet perfshijne tatimin mbi vleren e shtuar (TVSH) me normen e caktuar (momentalisht 20%).

c. Kur paraqisni hollesite per kryerjen e blerjes, karta e kreditit kontrollohet nga platforma e pageses eCommerce Connect ne bashkepunim me Bank (banka partnere) e cila eshte partnere e Vodafone per Vodafone e-Shop. Ne do t’ju dergojme nje email qe konfirmon marrjen e porosise tuaj; ky email nuk perben pranim te porosise tuaj. Porosia nuk do te quhet e pranuar dhe nuk do te kete marreveshje ndermjet nesh deri sa produkti/ produktet t’ju dergohen. Karta juaj e kreditit do te faturohet per cmimin e Produktit/Produkteve.

d. Nese banka partnere refuzon te autorizoje karten tuaj te kreditit per pagese apo nese Produktet nuk jane gjendje ose per ndonje arsye tjeter legjitime, ne do t’ju njoftojme ne lidhje me kete.

e. Pranimi i ofertes – Ne do te konfirmoje pranimin duke ju derguar nje e-mail qe konfirmon se Produktet jane derguar (Konfirmim Dergimi). Kontrata ndermjet nesh do te konsiderohet se ekziston kur ne t’ju dergojme Konfirmimin e Dergimit.

f. Mungesa e Produktit – nese ne nuk do te jemi ne gjendje t’ju ofrojme nje Produkt te caktuar, per shembull per shkak se nuk ka me gjendje te Produktit perkates ose per shkak se ka ndodhur nje gabim ne cmim ne faqen tone sipas pershkrimit ne nenin 7/h me poshte, ne do t’ju njoftojme (me ane te nje emaili) dhe nuk do ta procedojme porosine tuaj. Nese e keni paguar Produktin, ne do t’ju rimbursojme shumen e plote brenda periudhes prej 30 ditesh nga data kur eshte bere porosia.

g. Gabimet ne Cmime – ne faqen tone ka nje numer te konsiderueshem Produktesh. Mundesia qe Produkte te caktuara te kene cmime te gabuara ekziston gjithmone, pavaresisht perpjekjeve tona qe kjo gje te mos ndodhe. Nese zbulojme se ka ndodhur nje gabim ne cmimin e Produkteve qe keni porositur, ne do t’ju njoftojme per kete gabim dhe do t’ju japim mundesi te vazhdoni me blerjen e Produktit ne cmimin e duhur apo te anuloni porosine tuaj. Ne nuk do te procedojme porosine tuaj deri sa te marrim udhezimet tuaja. Nese nuk arrijme t’ju kontaktojme me ane te kontakteve qe keni dhene gjate kryerjes se porosise, ne do te anulojme porosine dhe do t’ju njoftojme me shkrim ne lidhje me kete.

h. Me dhenien e konfirmimit online nga ana jone per blerjen tuaj, porosia nuk mund te anulohet me ne kete faze. Sidoqofte, ne zbatojme nje politike per kthimin e artikujve te blere ne perputhje me legjislacionin Shqiptar sipas se cilit produkti i blere mund te kthehet brenda 14 ditesh nga data e dergimit. Hollesite e metejshme te politikes se kthimit paraqiten ne faqen online. Nese deshironi te ktheni nje produkt, ju duhet te zbatoni Politiken e Kthimit te Produkteve, te printoni formularin e kthimit nga faqja on-line, ta plotesoni formularin dhe te na e dergoni ate se bashku me artikullin qe deshironi te ktheni. Ju lutemi vini re se per kthimin e Produktit/Produkteve ne ju kerkojme faturen origjinale si dhe emrin dhe adresen e plote. Pa patur kete informacion ne nuk do te jemi ne gjendje te identifikojme artikujt e kthyer qe ju perkasin juve dhe nuk do te jemi ne gjendje te procedojme me kthimin/rimbursimin.

i. Vini re se dergimi ne adresen e percaktuar nga ana juaj per porosine e bere online duhet te kryhet brenda afatit kohor te percaktuar ne Informacionin e Dergimit. Bashkelidhur Produktit/Produkteve ju do te merrni nje fature me TVSH. Ju duhet te plotesoni formularin e derguar dhe faturen me TVSH qe do t’ju dorezoje korrieri. Dergesat nuk do te behen ne adresa apo kuti postare jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Ne rast te nje vonese apo mos dergim te produktit/sherbimeve, ju duhet te kontaktoni menjehere Sherbimin e Kujdesit per Klientin ne adresen e emailit nakontaktoni@vodafone.com ose duke telefonuar numrin 140 nese jeni klient me para pagese ose numrin 149 nese jeni klient me kontrate, ku do t’ju ndihmojne per zgjidhjen e problemit tuaj.

j. Ju mbani pergjegjesi per informacionin qe ju dorezoni, prandaj ju duhet te paraqisni informacion personal te vlefshem kur kryeni nje Blerje. Ne do ta dergojme porosine tuaj ne adresen qe ju keni dhene dhe nuk mbajme pergjegjesi nese porosia nuk merret nga ju personalisht.

Informacioni i dergeses

Ne do ta dergojme porosine tuaj pa pagese sipas afateve me poshte per secilin destinacion:

- Rrethi Tirane- brenda 24 oresh (dite pune)

- Ne pjesen tjeter te vendit – brenda 48 oresh (dite pune)

Per qellime te nenit si me siper, ditet e punes do te percaktohen sipas parashikimeve te Kodit Shqiptar te Punes.

Paketimi eshte i demtuar apo i hapur

Nese ne prani te korrierit (gjate procesit te dorezimit) ju vereni se paketimi eshte i hapur apo i demtuar, ju mund t’ia ktheni menjehere porosine korrierit duke plotesuar formularin e Autorizimit te Kthimit te Porosise, te cilin e gjeni brenda pakos ose mund ta printoni nga ketu. Ne rast se paketimi eshte i hapur ose i demtuar MOS E NENSHKRUANI voucher-in qe ju ka dhene korrieri; thjesht plotesoni formularin e (Autorizimi per Kthim) dhe jepjani ate korrierit jo me vone se sa procesi i dorezimit (nga korrieri drejt jush).

Informacioni Juaj

a. Vodafone mund te perdore informacionin personal qe ju i keni dhene per te kryer blerjen per qellime tona te brendshme. Qellimet ne fjale pershkruhen ne kushtet dhe afatet e pergjithshme per abonentet me parapagese dhe me kontrate dhe ne Politiken tone te Privatesise. Per te ofruar sherbimet qe kemi pershkruar ne keto kushte dhe afate, mund te linde nevoja qe informacionin tuaj personal dhe informacionin ne lidhje me pagesat t’ia dergojme pales tone te trete - bankes. Dergimi i ketij informacioni eshte i nevojshem per perpunimin e pagesave dhe per te garantuar dergimin e produktit/produkteve. Kryerja e blerjes nga ana juaj dhe perdorimi i faqes se internetit perben miratimin tuaj per kete perdorim, perpunim dhe dhenie informacioni.

b. Vodafone mund t’ju kontaktoje here pas here nepermjet postes, email-it, mesazheve apo telefonit per t’ju dhene informacion ne lidhje me produktet e reja, sherbimet, uljet apo informacion tjeter qe ne mendojme se mund te jete me interes per ju. Nese do te preferonit te mos e merrni kete informacion, ju lutemi shenjoni opsionin "opt out" gjate berjes se porosise.

c. Ju do te na jepni vetem informacion te sakte dhe te plote kur ju kerkohet. Ju lutemi, lexoni me kujdes politiken tone te privatesise per t’u informuar se si dhe perse ne e perdorim informacionin tuaj personal si dhe hollesite mbi te drejtat tuaja mbi kete informacion.

Te drejtat e Pronesise Intelektuale

Zgjidhja Vodafone e-Shop eshte prone e Vodafone Albania Sh.A.. Ju nuk mund ta riprodhoni, kopjoni, dublikoni, shisni, ri-shisni, jepni me qira apo ta tregtoni Sherbimin (apo nje pjese te tij) per asnje qellim. Me pranimin e ketyre kushteve dhe afateve Ju nuk perfitoni te Drejta te Pronesise Intelektuale apo te drejta te tjera te lidhura me to, duke perfshire patenta, dizenjo, marka tregtare dhe te drejta te autorit ne lidhje me permbajtjen e Vodafone e-Shop. Te Drejtat e Pronesise Intelektuale te Vodafone e-Shop mbrohen nga ligji Shqiptar ne fushen e te Drejtave te Pronesise Intelektuale si dhe marreveshjet perkatese nderkombetare.

Kufizimi i pergjegjesise

Faqja www.vodafone.al (duke perfshire Vodafone e-Shop) ofrohen “sic jane” dhe te gjitha kushtet dhe garancite te shprehura ose te nenkuptuara nga legjislacioni vendas perjashtohen per aq sa lejohet nga ligji. Pa paragjykim ndaj sa me siper, ne nuk japim garanci dhe nuk deklarojme se perdorimi i faqes do te jete i panderprere, do te ofrohet ne kohen e duhur apo pa gabime. Nese nuk eshte parashikuar ndryshe, ne nuk mbajme pergjegjesi per humbjet, demet (te ndryshme nga humbja e jetes apo demtimi fizik i shkaktuar nga ngelizhenca), kostot apo shpenzimet (duke perfshire humbjen e perdorimit, te dhenave, perfitimeve, kursime te biznesit apo te parashikuara) qe lindin nga ose jane shkaktuar ne lidhje me perdorimin e faqes, te bazuara ne kontrate ose jo, edhe nese ne ose furnitoret tane jane keshilluar ne lidhje me mundesine per keto humbje, deme, kosto apo shpenzime. Eshte pergjegjesia juaj te vleresoni informacionin ne lidhje me Produktin/Produktet e ofruara ne kete faqe dhe te vendosni ne lidhje me pershtatshmerine e ketyre Produkteve per nevojat tuaja.

Mungesa e transferimit te Sherbimit

Ju nuk mund te jepni apo te merrni me qira, te licensoni apo te jepni hua apo te kaloni te drejtat tuaja ne luidhje me Vodafone e-SHOP nje personi tjeter.

Te pergjithshme

a. Ne mund te modifikojme, pezullojme apo te pushojme vazhdimin e sherbimit Vodafone e-Shop ne cdo kohe duke dhene ose jo njoftim dhe pa asnje detyrim ndaj jush. Nderprerja e sherbimit mund te ndodhe per aresye te vlefshme teknike, operacionale apo komerciale. Ne nuk garantojme se funksionalitete te caktuara, elemente, informacion apo Produkte qe promovohen ne faqen e internetit do te jene te disponueshme per t’u blere nga ana juaj ne cdo kohe. Produktet do te jene te disponueshme nese jane gjendje dhe ne rezervojme te drejten te ndryshojme apo modifikojme Produktin e promovuar ne Vodafone e-Shop apo cmimet ne cdo kohe.

b. Ju pranoni:

1. Te permbushni te gjitha kerkesat tona te aresyeshme apo udhezimet tona ne lidhje me perdorimin e sherbimeve Vodafone e-Shop;

2. Te permbushni te gjitha kerkesat apo udhezimet e nje autoriteti te legjitimuar ne lidhje me perdorimin e Vodafone e-Shop apo internetit ne kuptimin e gjere ose per hetimin e shkeljeve te pretenduara.

3. Te zbatoni te gjitha ligjet e zbatueshme dhe rregulloret (duke perfshire te drejtat e autorit dhe ligjet per mbrojtjen e pronesise intelektuale);

4. Te mos shperndani, shkarkoni, ngarkoni apo transmetoni materiale qe permbajne viruse te demshme, Trojane, worms, time bombs, cancelbots, apo programe te tjera te demshme;

5. Te mos tentoni te merrni akses te paautorizuar apo te nderhyni ne kete faqe, te demtoni perdoruesit e tjere, sistemet kompjuterike apo rrjetet e lidhura me to;

6. Te mos fshihni origjinen e komunikimeve te transmetuara apo te shtiret si nje person apo ent tjeter;

7. Te na njoftoni menjehere ne lidhje me shkeljet e sigurise apo pretendimet apo procedim ligjor kundrejt jush ne lidhje me perdorimin e Vodafone e-Shop;

c. Ne mund te pezullojme apo perfundojme aksesin tuaj ne kete faqe teresisht ose pjeserisht dhe duke dhene ose jo njoftim per aresye te vlefshme duke perfshire, por pa u kufizuar me mos zbatimin nga ana juaj te detyrimeve te percaktuara ne kushtet dhe afatet e pergjithshme, ne ligjet perkatese, licensat, rregulloret, direktivat, kodet apo praktikat apo politikat e zbatueshme te perdorimit; ose ne rast se ju nuk arrini te shlyeni detyrimet perkatese ndaj nesh ose nese ju na jepni informacion te rreme, corientues apo te pasakte ne cdo kohe; ose nese ne pezullojme sherbimin ne faqen e internetit.

d. Ne ushtrimin e te drejtave tona sipas parashikimeve te Nenit 12 paragrafi c) nuk do te kete paragjykim ndaj apo ndikim ne ushtrimin e te drejtave te tjera apo masave te tjera qe ne kemi te drejte te ushtrojme. Ne nuk do te kemi detyrim ndaj jush apo nje pale te trete ne lidhje me pezullimin apo perfundimin e aksesit nga ana juaj te faqes.

e. Keto kushte dhe afate pergatiten ne Shqip dhe Anglisht, drejtohen nga ligji shqiptar dhe ne dhe ju i nenshtrohemi parashikimeve ekskluzive te juridiksionit te Gjykatave te Shqiperise. Nese nje pjese e ketyre kushteve dhe afateve rezulton te jete e pavlefshme apo e pazbatueshme, parashikime te tjera te vlefshme dhe te zbatueshme te peraferta ne qellim do te konsiderohen se mbizoterojne ndaj ketyre parashikimeve te pavlefshme apo te pazbatueshme dhe kushtet dhe afatet e tjera nuk do te ndikohen nga kjo pavlefshmeri apo pazbatueshmeri.

f. Nese keni komente apo kerkoni sqarime te metejshme ne lidhje me kushtet dhe afatet e Vodafone e-Shop, ju lutemi na kontaktoni me email ne: nakontaktoni@vodafone.com ose ne numrin e suportit 140 nese jeni klient me parapagese dhe ne numrin 149 nese jeni klient me kontrate.

Shtojce A

Promocioni Bazaar 2015-2016 Kushteve dhe Afateve te Vodafone eShop do t’u aplikohen dhe kushtet e meposhtme te promocionit Bazaar 2015-2016. a. Vodafone Albania eShop do te ofroje vetem nje sasi te limituar te produkteve Bazaar 2015

b. Vizitoret (klientet e paidentifikuar ne Vodafone eShop) nuk mund te blejne ne Vodafone eShop Bazaar 2015

c. Klientet Vodafone mund te blejne VETEM NJE PRODUKT te vetem gjate promocionit Bazaar

d. Kohezgjatja e promocionit Vodafone Bazaar eshte 18.12.2015 deri me 29.02.2016 (vetem ne rast se sasia e paracaktuar e produkteve nuk perfundon perpara ketij afati).

Të lutem prit