Grupi Vodafone Family mund të përbëhet nga minimumi 2 anëtarë (krijuesi ose lideri dhe një anëtar tjetër) dhe maksimumi 5 anëtarë Vodafone Club. Vetëm njëri prej anëtërave, lideri , mund të menaxhojë komunikimin për të gjithë anëtarët e tjerë Vodafone Family duke aktivizuar një prej paketave 4-javore , Vodafone Talk , Vodafone Combo, Vodafone Z, Vodafone Silver dhe Vodafone Gold.

Përfitimet me Vodafone Family

  • Kursim: Deri në 500 Lekë ULJE . Sa më shumë paketa aktivizohen në të njëjtën kohë aq më i lartë është kursimi për të gjithë anëtarët e familjes.

Shembull : Nëse grupi ka 5 anëtarë dhe secili prej tyre aktivizon një prejt paketave 30 ditore Vodafone Talk , Vodafone Combo, Vodafone Z, Vodafone Silver dhe Vodafone Gold, secili anëtar i grupit përfiton 100 lekë zbritje.

  • Aktivizim automatik i paketave 30 ditore për të gjithë pjesëtarët e grupit Vodafone Family.
  • Fleksibilitet për të zgjedhur paketën që i përshtatet më së miri secilit anëtar të Vodafone Family.
  • Shërbimi Secure Net FALAS për secilin anëtar të grupit tuaj Vodafone Family përgjatë gjithë kohëzgjatjes në grup. Nëpërmjet Secure Net ju mund keni lundrim të sigurtë në Internet, mbrojtje nga rreziqet online si dhe kontroll prindëror për fëmijët tuaj
     

 

Kushte dhe Afate Vodafone Family

Kushte dhe Afate Vodafone Family

Këto Kushte dhe Afate përbëjnë të gjithë Marrëveshjen ndërmjet Jush, anëtar/e familjeje, klienti i Vodafone, lider i grupi Vodafone Family) dhe Vodafone Albania Sh.A (Vodafone ose Ne, VFAL përkatësisht) në lidhje me përdorimin dhe perfitimet e shërbimit Vodafone Family.

Vodafone Albania Sh.A është një shoqëri aksionere e themeluar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 25766, datë 10 Maj 2001, me seli në: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri, me Nipt: K11715005L.

Përdorimi i shërbimit Vodafone Family Plan nëpërmjet aplikacionit MyVodafone dhe në dyqanet Vodafone është i mundur të bëhet vetëm sipas kushtëve të mëposhtme:

1. Të gjithë klientët Vodafone Club kanë mundësinë të krijojnë grupin e tyre Family ose të marrin ftesa nga një numër tjetër Vodafone Club për të qënë pjese e grupit të tyre Family.
2. Një numër Vodafone Club mund të jetë pjesë e vetëm një grupi Family.
3. Grupi i krijuar do të ketë minimumi 2 anëtarë (krijuesi i grupit dhe një anëtar tjetër) dhe maksimumi 5 anëtarë Vodafone Club.
4. Te githa paketat 30 ditore standard si dhe paketa Vodafone 500 Clean SIM jane të vlefshme per tu aktivizuar nepermjet sherbimit Vodafone Family 
5. Specifikimet teknike të paketave që janë pjesë e Grupit Family do të jenë të njëjta si paketat standarde 30 ditore në treg të cilat i ofrohen të gjithë klientëve Vodafone.
6. Zbritja në çmimet e paketave 30 ditore varet nga numri i anëtarëve që i përkasin të njëjtit grup Family dhe që aktivizojnë paketat në të njëjtën kohë. Për cdo aktivizim paketë në të njëjtën kohë, përfitohet një zbritje prej 100 lekësh. Maksimumi I zbritjeve që mund të përfitohet është 500 lekë, kur 5 anëtarë të të njëjtit grup aktivizojnë një paketë njëkohësisht. 
* Ju lutemi vini re se për Club 500 Clean SIM nuk aplikohet zbritje në cmim. Zbritja aplikohet vetëm për paketat standarde 30 ditore.
7. Opsioni i mbivendosjes së paketave është i mundur të bëhet.
8. Të gjitha paketat të cilat shiten me çmime standarde dhe çmime të zbritura janë të vlefshme të blihen nga shërbimi, por në paketat me zbritje, merr përparësi zbritja më e madhe që do të ketë paketa. 
9. Një anëtar i grupit (lideri ose një anëtar i zakonshëm) mund të aktivizojë paketat për të gjithë grupin familjar. 
10. Me aktivizimin e grupeve Family, të gjithë anëtarët do të përfitojnë Secure Net falas për aq kohë sa ato të janë pjesë e grupeve Family. 
11. Çdo anëtar do të marrë një SMS me një lidhje me Secure Net për të shkuar në internet dhe për të aktivizuar shërbimin.
12. Nëse një klient ka Secure Net (produktin standard jo atë i cili merret me shërbimin Family), sapo ai / ajo të bëhet pjesë e grupit Family produkti i tij do të zëvendësohet automatikisht me atë të Family Secure Net e cila është pa pagesë dhe nuk përfundon për sa kohë që klienti është pjesë e grupit Family.
13. Nëse një klient nuk ka e ka produktin Secure Net dhe të bëhet pjesë e grupit të Familjes, ai / ajo do ta përfitojë këtë produkt pa pagesë për aq kohë sa ai / ajo është pjesë e një grupi Family. 
14. Nëse një klient është pjesë e grupit familjar dhe ai largohet nga grupi, atëherë data e mbarimit të Secure Net do të jetë me datën aktuale që anëtari lë grupin Family + 30 ditë. Klientët do të informohen pëe datën e re e skadimit të produktit.
15. Pas aksesimit të shërbimit Family, që në fillim klientët VF Club do të identifikohen në një nga skenarët më poshtë:
a. Një klient Vodafone Club që akseson shërbimin për herë të parë, ka të drejtë për të krijuar grupin e tij, duke shtuar numra të rinj VF Club (deri në 4). Çdo numër i shtuar do të njoftohet përkatësisht.
b. Lideri i grupit mund të akesosoje shërbimin për të menaxhuar grupin e tij si edhe për të aktivizuar paketat për grupin Family.
c. Një anëtar i grupit mund të aksesoje shërbimin për të parë listën e anëtarëve të grupit si edhe për të aktivizuar paketat për grupin Family.

16. Anëtarët e familjes kanë të drejtë:
a. Të aktivizojnë paketat (sipas pikës 4 më sipër) për të gjithë anëtarët e grupit Family.
b. Të largohen nga grupi Family 90 ditë pas hyrjes në atë grup pavarësisht nëse ka aktivizuar paketë apo jo gjatë kësaj kohe.
c. Pas largimit nga grupi ai/ajo do të ketë të drejtë të krijojë grupin e vet Family.
d. Në rastet kur një anëtar largohet nga rrjeti Vodafone apo numri i tij/saj mbyllet, atëherë ky person do të hiqet automatikisht nga grupi Family, dhe vendi që ky person ka në grupin e familjes do të konsiderohet i lirë. 
e. Të bllokojë shërbimin që do të thotë se ai/ajo ka mundësinë ta c’aktivizojë shërbimin duke mos qënë pjesë e ndonjë grupi apo te marrë ftesa për të qënë pjesë e grupeve Family. Por në cdo kohë ai/ajo do të mundet ta riaktivizojë shërbimin duke iu dhënë mundësia për të krijuar një grup të ri.
17. Krijuesi i grupit Family i cili është në të njëjtën kohë dhe Lideri i grupit ka të drejtë të menaxhoje grupin, si edhe:
a. Të aktivizojë paketat për të gjithë anetaret e grupit Family.
b. Të shtojë anëtarë (në qoftë se madhësia e grupit është më pak se 5 anëtarë → në këtë rast përbërja e grupi Family do të përbëhet nga Lideri dhe 4 anëtarë të tjerë)
c. Të heqë/ndryshojë anëtarët ekzistues (pas 90 diteve që ata janë bërë pjesë e grupit). Kur Lideri vendos për të hequr ose për të ndryshuar një numër ekzistues, anëtari respektiv do të njoftohet përkatësisht dhe nëse ai/ajo ka një paketë 30 ditore aktive, do të vazhdojë të përfitojë paketën deri në datën e skadimit. 
d. Të ç’aktivizoje grupin Family (pas 90 ditëve që është krijuar grupi Vodafone Family). Kur Lideri vendos të ç’aktivizoje grupin Family, të gjithë anëtaret do të njoftohen përkatësisht dhe nëse ata ka një paketë 30 ditore aktive, do të vazhdojnë ta përfitojnë atë deri në datën e skadimit. 
*Ju lutemi kini parasysh se krijuesi I grupit nuk mund të ç’aktivizoje grupin brenda një periudhe 90 ditore pavarësisht nëse një prej anëtarëve ka aktivizuar një paketë 30 ditore nëpërmjet shërbimit Family apo jo
e. Në rastet kur Lideri largohet apo shkëputet nga rrjeti Vodafone, atëherë grupi i krijuar prej tij do të shpërbëhet.

18. Në rastet kur një numër (anëtar) është shtuar gabimisht në një grup:
a. Lideri i grupit Family nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë/heqë anëtarin automatikisht pavarësisht nëse anëtari i shtuar gabimisht ka aktivizuar ose jo ndonjë paketë nëpërmjet sherbimit Family, pa kaluar 90 dite nga momenti I aktivizimit të paketës së fundit

Kushtet dhe Afatet e mësipërme mund të jenë objekt i rishikimit në cdo kohë nga Vodafone Albania Sh.A. Ju do të njoftoheni brenda një afati të arsyeshëm lidhur me këto ndryshime. Për informacion të detajuar vizitoni faqen zyrtare të Vodafone Albania, dyqanet Vodafone, apo kontaktoni pa pagesë Shërbimin e Kujdësit ndaj Klientit në 140.

Të lutem prit