Vodafone Connected Watch

Vodafone Connected Watch përmes dy modeleve të orave ofron një eksperiencë unike të kujdesit prindëror. Klientët Vodafone do të mund të monitorojnë vendndodhjen e fëmijës së tyre kudo dhe në çdo kohë, thirrje telefonike midis tyre, shkëmbim mesazhesh dhe funksione të tjera argëtuese.

 

Funksionet e orës:


Ekran me prekje, WiFi, Koha e karikimit më e vogël se 1 orë, Bluetooth, Rezistente ndaj ujit.
Bateri (380 mAh) e cila reziston deri në në një ditë e gjysëm pa u karikuar, dhe deri në 4 ditë në rast se nuk përdoret.


Funksionet e aplikacionit:


Aplikacioni mund të shkarkohet në Google Play dhe Appstore, duke kërkuar ‘Vodafone Connected Watch’ ose ‘TCL Move’ në varësi të modelit të orës.

[CARDS]


Aplikacioni mundëson një komunikim të sigurt të fëmijës me personat e lejuar nga prindi duke vendosur një listë numrash të paracaktuar me të cilët fëmija duhet të komunikojë.

Si funksionon karta SIM Vodafone e vendosur në orën e fëmijës?

Kur prindi është klient me parapagesë:

  • Fëmija komunikon për 6 muaj rrjesht me njësitë e paketës së prindit përmes shërbimit ‘all shared’.
  • Pas 6 muajsh prindi ri-aktivizon shërbimin ‘all shared’, me një tarifë 1200 Lekë / muaj.

 

Kur prindi është klient me kontratë:

  • Çdo muaj numri i fëmijës ka një paketë automatikisht të aktivizuar e cila përmban 100 MB, 100 SMS, 100 min kombëtare, të mjaftueshme për konsumin e orës.
  • Ky shërbim kushton 200 ALL në muaj i cili i faturohet tek numri të prindit me kontratë.

 

Hapat e instalimit të Vodafone Connected Watch

  1. Në dyqan ju do të asistoheni të hiqni kodin PIN përpara se ta vendosni atë tek ora.
  2. Karta SIM vendoset tek ora.
  3. Mbajeni të shtypur butonin e ndezjes, derisa të shfaqet një mesazh që ju uron mirëseardhjen
  4. Prindi duhet ta Instalojë aplikacionin ‘Vodafone Connected Watch’ ose ‘TCL Move’ në varësi të modelit të orës së përzgjedhur.
  5. Prindi hap aplikacionin dhe krjon profilin duke plotësuar të gjithë të dhënat e kërkuara si emri i përdoruesit, fjalëkalimin, nr. Telefonit, ID e orës. Shënim: ID-në e orës e gjeni në pjesën e jashtme të kutisë së orës.

Kujdes: Që të realizohet me sukses lidhja e aplikacionit me orën duhet të siguroheni që ora është e ndezur dhe e lidhur me internetin.
 

Guidë e shpejtë përdorimi
Shkarkoni këtu udhëzuesin e orës Vodafone Connected Watch
Shkarkoni këtu udhëzuesin e orës TCL Move
 

KUSHTET DHE RREGULLAT   E PËRGJITHSHME TË PËRDORIMIT TË VODAFONE CONNECTED WATCH

 

 
Të lutem prit