Kushtet e Pergjithshme te Ofrimit te Sherbimit “Vodafone Protect Application"


Keto Kushte te Pergjitshme per Ofrimin e Sherbimit ("Marrëveshja"), përbëjne te tere marrëveshjen e lidhur ndermjet jush (Pajtimtari) dhe Vodafone Albania SHA (Vodafone), se bashku referuar me poshte si "Palët", në lidhje me përdorimin nga ana juaj te aplikacionit Vodafone Protect ("Shërbimi" ). Shërbimi përfshin software te licencuar nga McAfee Security Sarl. Kjo marrëveshje është nje Marreveshje shtese ndaj Kushteve te Pergjithshme te Ofrimit te Sherbimeve te Telefonise Publike te Levizshme per Pajtimtarin (Kontrata e Pajtimit). 
Me regjistrimin per kete Sherbim, ju pranoni se e keni lexuar këtë Marrëveshje dhe e pranoni ate. 
Per te lidhur kete Marrëveshje duhet te jeni te pakten 18 vjec. Me regjistrimin per kete Sherbim dhe pranimin per ta perdorur ate duke klikuar PRANOJ, ju deklaroni se jeni mbi moshen 18 vjec. Nese nuk pajtoheni me keto kushte, ju lutemi mos e perdorni Sherbimin dhe klikoni NUK PRANOJ. Ju mund te c’rregjistroheni nga perdorimi i ketij Shërbimi në çdo moment dhe në kete rast, të gjitha të dhënat tuaja personale të mbledhura për qëllime të ofrimit te Sherbimit do të shkatërrohen.

Përmbledhje
Shërbimi është një zgjidhje sigurie për telefonin tuaj. Ai përbëhet nga një shërbim falas (Find, Lock and Wipe) dhe Sherbim i paguar (‘Shërbimi Premium’ “Powered by McAfee”, e cila përfshin Web Protection, Scan Security, App Protection dhe elemente per filtrimin e thirrjeve dhe mesazheve tekst. 
Pjesa pa pagese e shërbimit ju mundëson të gjeni telefonin tuaj, ta kycni ate dhe te fshini informacion ne telefonin tuaj nga distance, në rast se telefoni ju vidhet apo ju humbet.
Shërbimi Premium ju mundëson të përdorni mbrojtje Web Protection, Security Scan, MacAfee App Protection dhe elemente per filtrimin e thirrjeve dhe mesazheve tekst. Ju duhet të regjistroheni për të përdorur Shërbimin dhe mund të nderroni Sherbimin Pa pagese me Sherbimin Premium në çdo kohë. Për të përdorur Shërbimin Premium, ju duhet të paguani një tarifë abonimi çdo 30 ditë. Ju mund të ç’regjistroheni dhe te perfundoni abonimin tuaj në çdo kohë.
Ne ju japim nje license jo-ekskluzive, te pa transferueshme per te shkarkuar, instaluar, perditesuar dhe perdorur Sherbimin ne telefonin tuaj. Ne do t’ju japim akses ne elementet e Shërbimit përgjate afatit te abonimit tuaj. Ne rezervojme te drejten per te pezualluar perdorimin nga ana juaj te Sherbimit pa ju njoftuar nese ju nuk veproni ne perputhje me keto kushte. 
Ky shërbim është për vetem per perdorimin tuaj personal dhe per përdorim jo-komercial nepermjet telefonit qe ju zoteroni. Sherbimin mund ta perdorni vetem per nje telefon; telefonat e tjere do te kene nevoje per regjistrim me vete. 
Duke u regjistruar në këtë Shërbim, ju na lejoni të mbledhim dhe përpunojmë informacion si: numri juaj i telefonit, numri i identifikimit, e-maili dhe vendndodhja e kerkuar per ofrimin e Sherbimit; informacioni juaj do te ruhet ne menyre te sigurte nga Vodafone dhe do të fshihet pasi ju perfundoni abonimin me kete Shërbim.
Abonimi juaj
Për të mbajtur Shërbimin Premium aktiv në telefonin tuaj do te zbatohet nje tarifë abonimi e pagueshme çdo 30 ditë. Për më shumë informacion mbi kete tarifë klikoni në https://protect.vodafone.al . Tarifa e abonimit nuk përfshin tarifa te tjera apo shpenzime ne lidhje me përdorimin e Shërbimit. 
Tarifat shtese perballohen nga ju. Vodafone Albania do të tarifoje per sherbimet e te dhenave/SMS sipas planit tarifor te perzgjedhur dhe/ose cmimet nominale te zbatueshme. Ketu mund te perfshihen tarifa per te dhenat dhe mesazhet tekst gjate perdorimi te funksioneve te aplikacionit Find, Lock and Wipe. Këto tarifa mund te jene edhe me te larta nese e perdorni Sherbimin gjate kohes kur udhetoni jashte. Per me shume hollesi per te dhenat, tarifat e SMS-ve, ju lutemi referojuni listes se cmimeve te planit tarifor bashkelidhur Kontrates se Pajtimit, qe ju eshte dhene per pajtimin e sherbimeve te komunikimeve elektronike te Vodafone Albania. Per klientet me kontrate, tarifa e pajtimit dhe/ose tarifat shtese do te shfaqen ne faturen mujore nen zerin [pershkrimi qe do te perdoret per Tarifen Premium te Abonimit do te jete “VF Protect App”, ndersa per trafikun GPRS do te perdoret i njejti pershkrim si per trafikun e zakonshem GPRS pa e specifikuar ate. _ . 
Menaxhimi i llogarise suaj
Ju mund të kontrolloni funksionet Find, Lock and Wipe të Shërbimit ne telefonin tuaj online në https://protect.vodafone.al. Ju jeni i vetmi person qe pergjigjet per veprimtarine në llogarinë tuaj. Fjalëkalimin tuaj dhe PIN-in e llogarise suaj duhet t’i mbani ne nje vend të sigurt dhe duhet të na njoftoni menjëherë për çdo shkelje të sigurisë apo përdorim te paautorizuar te llogarisë suaj. Vodafone nuk ju garanton per sigurine dhe mos aksesin ne llogarine tuaj, pa miratimin tuaj, prandaj Vodafone nuk mban pergjegjesi ne lidhje me shkelje ose pasoja perkatese. 
Find, Lock and Wipe 
Shërbimi ju lejon të gjeni telefonin tuaj, ta kycni dhe te fshini informacion ne telefonin tuaj ne distance, sipas kufizimeve te pershkruara si me poshte. Me leximin e ketyre Kushteve dhe Afateve dhe me regjistrimin per perfitimin e Sherbimit, ju pranoni se keto elemente jane vetem per perdorimin tuaj personal dhe se nuk do t’i perdorni per t’u perfshire apo per te kryer veprimtari te paautorizuara, te paligjshme apo te papershtatshme, duke perfshire veprime te tilla si ngacmimet apo perndjekja e personave. Me leximin e ketyre Kushteve dhe Afateve dhe me regjistrimin per perfitimin e Sherbimeve ju gjithashtu pranoni se jeni i vetmi person qe mbani pergjegjesi per pretendimet te cilat mund te ngrihen. 
Web Protection:
Web Protection është pjesa premium e Shërbimit. Web Protection ju ofron karakteristikat e mëposhtme:

Bllokim i Faqeve me rrezik
Mobile Phishing dhe Mbrojtje ndaj Keqperdorimit te Browser-it
Perditesime per Mbrojtjen qe Aktivizohen cdo Dite
Hourly Site Rating Server Updates
Nëse linku ne tekst ju drejton në një faqe me rrezik, shërbimi Web Protection do t’ ju mbroje. 
Web Protection mban përditësime një herë në ditë-për të mbrojtur veten kundër menyrave me te fundit te keqperdorimit te telefonit celular, me renditje te sigurise ne kohe reale per rezultatet e kerkimit ne Motorret e suportuar. 
Web Protection për telefonat Android është ndertuar për të mbrojtur vetem Shfletuesin e Telefonave Android (Android Browser). Nëse një shfletues është instaluar dhe caktuar si shfletues automatik, sherbimi Web Protection per telefonat Android nuk do t'i mbrojë përdoruesit dhe Vodafone nuk do të konsiderohet përgjegjës per pretendimet apo pasojat qe mund te lindin. 
Aplikacioni Security Scan:
Kerkon viruse te mundshme te njohura te software per aplikacione dhe dosje ne telefonin tuaj. Ky aplikacion ju jep opsionin se si te trajtohen kercenimet nga viruset ne telefonin tuaj por nuk mund te identifikoje cdo element dhe ne iu rekomandojme klienteve te sigurohen se kane variantin me te fundit ne telefonin e tyre. 
Aplikacioni Security Scan i telefonit Android kryen tre veprime kur ajo e gjen objekte të virusuar: 
• Fshin
Për dosjen dhe mesazhin e kontaminuar, Security Scan do të fshije objektet e kontaminuar; per aplikacionet e kontaminuara, Security Scan do të fillojë procesin e ç’instalimit të sistemit për ta bere perdoruesin te c’instaloje aplikacionin e virusuar. 
• Raporton
I raporton perdoruesit se cfare informacioni eshte virusuar. 
• Injoron
Mund të zbatohet vetem për programet e potencialisht të pasigurta (PUP). Kur përdoruesi zgjedh te injorojë një PUP, Security Scan do të konsiderojë këtë PUP gjithmone si aplikim normal, derisa përdoruesi ta heqe këtë PUP nga lista e besuar e PUP. 
Kur Aplikacioni Security Scan identifikon një PUP, ai do te njoftojë përdoruesin qe ta trajtoje atë. Nëse perdoruesi zgjedh ta injorojë PUP, Security Scan do t’ia shtoje PUP sistemit qendor te ruajtjes. Pra, Security Scan nuk do ta konsideroje kete PUP si objekt te kontaminuar deri sa perdoruesi ta largoje ate nga sistemi qendor i ruajtjes.
App Protection:
App Protection skanon aplikacione te instaluara dhe ofron privatesine e aksesit te aplikacionit si dhe informacion per riskun e faqes per te siguruar se aplikacioni nuk ka akses te papritur te privatesise apo faqe te rezikshme. App Protection eshte e disponueshme vetem ne aparate Android. 
Nese nje aplikacion ka leje grupi per akses ndaj privatesise, ky aplikacion rekomandohet per rishikim. Aplikacionit i jepet nje risk me i larte potencial ,ne baze te lejeve te aksesit ne privatesine e grupit dhe lejet e perdorura per kapacitetet e transmetimit. 
App Protection përcakton grupin e meposhtem te privatesise ndaj aksesit dhe secili grup ka leje te shumfishta per aparatet Android qe i lejojne te aksesoje informacion privat. 
Vendnodhja
Aplikacioni e njeh se ku ndodhet aparati nepermjet informacionit nga Antenat. Vendndodhja juaj eshte e gjurmueshme vetem kur ju aktivizoni funksionet Find, Locl and Wipe dhe deri sa Sherbimi qe keni kerkuar t’ju jepet. Pas marres se Sherbimit, te dhenat per vendndodhjen do te fshihen. Ne nuk e ndajme informacionin tuaj te vendndodhjes me pale te treta per asnje qellim tjeter qe nuk eshte ofrimi i sherbimeve te kerkuara nga ana juaj, me nenshkrimin e ketyre Kushteve dhe Afateve.

Rrjeti
Aplikacioni mund te lidhet me Internetin; mund te kryhen telefonata, te lexohet, fshihet apo te dergohen mesazhe media; ose te bllokohen thirrjet dalese dhe hyrese. Prandaj mund te zbatohen tarifa (sipas planit tarifor te zbatueshem) dhe ju mbeteni i vetmi person pergjegjes per konfigurimin e aplikacionit ne pajisjen tuaj dhe pasojat e ketj konfigurimi. 
Kontaktet
Aplikacioni mund te lexoje ose ndryshoje informacionin ne listen e kontakteve te aparatit. 
Llogaritë
Aplikacioni mund të aksesoje e-mailin tuaj ose profilet e rrjeteve sociale, si psh. Gmail, Facebook, dhe informacione dhe te dhena përkatëse, e kështu me radhë.
Kalendari
Aplikacioni mund te lexoje dhe ndryshoje informacionin ne kalendarin e perdoruesit. 
Aparati 
Aplikacioni mund te aksesoje identifikuesin unik te pajisjes, hardware dhe parametrat. 
App Protection skanon ne menyre automatike aplikacione te instaluara rishtas dhe permiresime te aplikacioneve. Ajo do te njoftoje perdoruesin nese App Protection rekomandon te kryhet rishikim ose ri-rishikim i nje aplikacioni te instaluar. 
App Protection tregon aplikacionet qe duhet te rishikohen. Lista perzgjidhet sipas riskut potencial te llogaritur sipas aksesit te privatesise se aplikacionit, kapacitetit te transmetimit dhe informacionin per faqet me rrezik. 
Lista e aplikacionit per rishikimet tregon nje menyre per te besuar nje sere aplikacionesh ne te njejten kohe. Lista tregon checkbox ne secilen njesi kur perdoruesi zgjedh “Edit” ne menu. Nje perdorues mund t’I besoje aplikacioneve te perzgjedhura kur zgjedh nga menuja “Trust”. Aplikacionet e besuara nuk do te shfaqen ne listen per rishikim. 
App Protection mundeson pershtatjen e listes se rezultateve te skanimit/kontrollit te privatesise. Perdoruesi mund te perzgjedhe llojin e te dhenave qe ai/ajo deshiron ne skanimin e privatesise (p.sh. Apps qe mund te aksesojne vendndodhjen tuaj, apps qe mund te kontrollojne rrjetin tuaj etj.) Perdoruesi mundet gjithashtu te aktivizoje apo caktivizoje skanimin ne kohe reale te privatesise. 
Filtrimi i Thirrjeve & SMS:
Filtrimi i Thirrjeve & SMS ju lejon të bllokoni thirrjet hyrese dhe dalese dhe SMS-te hyrese dhe te caktojne rregulla per listen e zeze dhe te bardhe (ListaPo dhe ListaJo). Konfigurimi i pajisjes dhe pasojat mbeten pergjegjesi vetem e juaja.

Rregulli per Telefonatat Hyrëse mund të zbatohet
1 Lejo të gjithë numrat
Të gjitha telefonatat në hyrje janë të lejuara.
2 Lejo vetëm ListaPo
Lejohen vetëm thirrjet numri i te cilave eshte në ListaPo ose kontaktet.
3 Blloko vetem ListaJo 
Bllokohen vetem thirrjet nga numrat ne ListaJo. 
4 Blloko të gjitha numrat
Bllokohen të gjitha telefonatat në hyrje.
5 Blloko thirrjet me numer anonym
Blloko të gjitha thirrjet anonime pa ID te thirresit.

Rregulli per Thirjet Dalese mund të zbatohet
Lejo të gjithë numrat
Lejohen Të gjitha thirrjet.
• Lejo vetëm ListaPo
Lejohen vetem thirrjet numrat e te cilave ndodhen ne ListaPo ose tek kontaktet. 
• Blloko vetëm ListaJo 
Bllokohen thirrjet me numrin te ListaJo. 
• Blloko të gjitha numrat
Bllokohen te gjitha thirrjet dalese.
Rregulli per Thirrjet Roaming mund te zbatohet 
• Lejo të gjithë numrat
Të gjitha telefonatat hyrese janë të lejuara gjate roaming.
• Lejo vetëm ListaPo
Lejohen vetem thirrjet me numrin e telefonit në ListaPo ose tek kontaktet, gjate Roaming. 
• Blloko vetëm ListaJo
Bllokohen vetem thirrjet me numrin e telefonit në ListaJo gjate roaming.
• Blloko të gjitha numrat
Bllokohen të gjitha thirrjet hyrëse gjate Roaming.
Rregullat per SMS/MMS mund të zbatohen
• Lejon të gjithë numrat
Lejohen te gjitha mesazhet.
• Lejo vetëm ListaPo
Lejohen Mesazhet nga numrat e telefonit vetëm nga ListaPo ose nga kontaktet.
• Pengo vetem nga ListaJo 
Bllokohen mesazhet nga numrat ne Lista Jo. 
• Blloko të gjitha numrat
Bllokohen të gjitha mesazhet. 
Kufizimet e Shërbimit
Ju jeni përgjegjës për kostot e shkaktuara nga telefoni juaj. Ju takon juve te kontrolloni nese telefoni juaj ploteson kërkesat e sistemit të Shërbimit, kjo përfshin përmirësimin ose perditesimin here pas here, për përdorimin e Shërbimit. McAfee mund të modifikojë kërkesat e sistemit ose aplikacionin në çdo kohë.
Ne nuk garantojme dhe nuk pranojme asnjë përgjegjësi për funksionimin e telefonit të përdorur për të aksesuar Shërbimin. Per te perdorur elementin/aplikacionin e vendndodhjes, telefoni juaj duhet të jetë i ndezur, i lidhur me rrjetin tonë dhe të ketë akses në internet. Saktësia e vendndodhjes varet nga fakti nëse telefoni juaj ka te aktivizuar GPS ose Wi-Fi kur komanda gjej dergohet ne telefonin tuaj. 
Për funksionet Lock dhe Wipe, telefoni juaj duhet te jete i ndezur, me karten SIM te vendosur dhe ju duhet te jeni te lidhur me rrjetin tone. Aplikacionet e Paleve te treat te insaluara apo integruara ne telefonin tuaj mund te interferojne me funksionin wipe te Sherbimit. 
Perfundimi i përdorimit te Shërbimit tuaj
Abonimi juaj në Shërbimin Premium realizohet permes nje marrëveshjeje 30-ditore dhe do te vazhdoje nese nuk na njoftoni per te kunderten ose nese ne e shkepusim llogarine tuaj nga rrjeti yne. Ju mund ta mbyllni llogarine tuaj dhe te perfundoni abonimin tuaj ne cdo kohe, per cfaredo arsyeje. Ju lutemi vini re se nese e keni paguar abonimin per periudhen 30 ditore, ju nuk do te merrni rimbursim te parave dhe do te jeni ne gjendje te perdorni Sherbimet Premium deri ne fund te periudhes 30 ditore. 
Nëse ju nuk keni kredi në llogarinë tuaj kur ne tentojme te terheqim pagesën, elementet/aplikacionet e Shërbimit Premium nuk do të funksionojne, por ju do të keni akses në elementet/aplikacionet e shërbimit pa pagese. Për të përdorur elementet e Shërbimit Premium, ju do të duhet të bëni një pagesë abonimi.

Garanci
Ne zbatojme masa te arsyeshme sigurie per te ofruar zgjidhjen e sigurte qe do t’ju lejoje te gjeni, kycni dhe fshini informacion nga telefoni juaj ne distance ne rast vjedhjeje ose humbje te tij dhe gjate kohes se ofrimit te Sherbimit. Perdorimi i Sherbimit eshte objekt i perdorimit dhe disponueshmerise i lidhjeve perkatese te rrjetit. 
Shërbimi ofrohet "siç është" dhe per aq sa lejohet nga ligji në fuqi; ne perjashtojme të gjitha përfaqësimet, garancitë, kushtet dhe afatet e tjera qe nuk përcaktohen shprehimisht në këto Kushte dhe Afate, duke përfshirë garancitë e nënkuptuara ose kushtet me qellim mos shkeljen e të drejtave të palëve të treta dhe pershtatshmerine me një qëllim të veçantë në lidhje me përdorimin tuaj të Shërbimit dhe softwaret perkates. Ne nuk garantojme se perdorimin nga ana juaj i Shërbimit do të jetë pa gabime, i pandërprerë, i disponueshem në çdo kohë, apo se do te jete i mbrojtur kundër të gjitha kërcënimeve të mundshme apo nga keqfunksionimet apo mosfunksionimet.
Përgjegjësitë tona kundrejt jush
Ne mbajme pergjegjesi ligjore kundrejt jush, nëse neglizhenca e treguar nga ana jonë rezulton ne vdekjen ose dëmtimin personal ose nese zbatojme praktika mashtruese. 
Ne nuk mbajme pergjegjesi ligjore kundrejt jush ose ne lidhje me demet per: 
• Humbjen e të ardhurave ose fitimeve;
• Humbjen e përdorimit të Shërbimit;
• Humbje te të dhënave;
• Humbjen e biznesit apo mundesite e humbura; ose
• Humbje ose dëmtim që nuk është shkaktuar direkt nga ne ose që ne nuk mund të presim ne menyre të arsyeshme në kohën që ju keni lidhur këtë marrëveshje.
Ne nuk mbajme pergjegjesi ligjore kundrejt jush nëse nuk jemi ne gjendje te ofrojmë shërbimin për nje shkak qe eshte jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm.
Kushtet e kësaj marrëveshjeje nuk do të ndikojnë të drejtat që ju mund të keni sipas ligjeve perkatese dhe te cilat ne nuk mund t’i përjashtojmë nga Marreveshja me ju.
Kufizimet
Ne rezervojmë të drejtën të pezullojmë ose të përfundojë këtë marrëveshje, abonimin tuaj dhe aksesin në Shërbim nëse keni kryer veprimet si me poshte apo jeni duke u përpjekur te:
• Përdorni aplikacionin si një mjet për të ndjekur ose të monitoruar vendndodhjen dhe veprimtarite e nje individi, pa pëlqimin dhe autorizim e tyre te shprehur ose keni përdorur Shërbimin per te mbledhur informacion personal rreth përdoruesve te tjerë për cfaredo aresye;
• Transmetoni përmbajtje që është e paligjshme, qe nderhyn ne intimitetin e tjetrit, ose eshte e papërshtatshme;
• Viktimizoni, ngacmoni, degradoni apo frikësoni një individ ose grup individësh për cfaredo arsye;
• Inkurajoni sjellje që do të përbënte një vepër penale ose mund të nxise nje veprim te caktuar; 
•Angazhoheni ne veprimtari qe ne menyra te ndryshme interferon me perdorimin dhe gezimin e Sherbimit nga te tjerët, ose
• Dëmtoni reputacionin tonë, ose atë të një pale të tretë.
Ne rezervojmë të drejtën për ta përfunduar këtë Marrëveshje, nëse ne vendosim që të mos e mbështesim Shërbimin plotësisht ose pjesërisht.
Mos Transferimi i Shërbimit
Ju nuk mund të merrni me qira, te jepni me qira, te huazoni ose t’i caktoni te drejtat tuaja mbi Shërbimin ndaj një personi tjetër. Në qoftë se ju përdorni Shërbimin ne një telefon dhe transferoni pronësinë e ketij telefoni dikujt tjetër, atëherë ju lutemi të c’regjistroheni nga Shërbimi në telefonin tuaj para se t’ia kaloni telefonin dikujt tjetër.
Të Drejtat e Pronësise Intelektuale
Ju nuk merrni asnjë te drejte lidhur me Pronësisë Intelektuale ose të drejta të tjera të lidhura me të, duke përfshirë patentat, dizenjo, dhe marka tregtare, të drejtën e autorit per Shërbimin. Ofrimi nga Vodafone e këtij Shërbimi nuk nenkupton transferim të te drejtave të pronësisë intelektuale qe zoterojme ne ose ofruesit e licensuar ne lidhje me permbajtjen, por vetem lejojme perdorimin e Sherbimit sipas ketyre Kushteve dhe Afateve. 
Kontaktoni me McAfee
Karakteristika të caktuara të Shërbimit kërkojnë akses në dhe komunikimin me serverat McAfee nëpërmjet rrjetit tonë. Këto karakteristika përfshijnë shkarkime software dhe permiresime, gjurmime me telefon, kycje te telefonit dhe fshirje te te dhenave dhe mbledhje te informacionit permes telefonit. Keto karakteristika jane te nevojshme per te ofruar Sherbimin dhe mund te shkaktojne tarifim per te dhenat dhe tekstin. 
Informacioni juaj personal
Shërbimi mund të angazhoje aplikacione dhe mjete per te terhequr informacion per ju dhe telefonin tuaj (per shembull ID e telefonit dhe vendndodhjen) vetem per qellime te dhe per aq kohe sa kerkohet per te mundesuar akses dhe support te Sherbimit (per shembull gjurmimi permes telefonit). Nje pjese e ketij informacioni mund te jete informacion i identifikueshem personalisht dhe perfshin te dhena sensitive te ruajtura ne skedaret e telefonit tuaj. Ky informacion eshte thelbesor per te na mundesuar vetem per qellime te ofrimit te Sherbimit. Per keto aresye nuk ekziston mundesia per opt-out per mbledhjen e ketij informacioni. Me perdorimin e Sherbimit dhe pranimin e ketyre kushteve dhe afateve ju pranoni perdorimin e ketyre te dhenave nga ana jone dhe e McAfee. Ju pranoni se ne dhe McAfee mund të kopjojme, ruajme dhe perpunojme keto te dhena (duke perfshire te dhena te identifikueshme personalisht qe jane ne permbajtje ose ne llogarine tuaj) ne vendet e BE si pjese e Sherbimit ne perputhje me legjislacionin Shqiptar per mbrojtjen e te dhenave personale.

Përmirësimet e software
Kur software kryen automatikisht përditësime, përmirësime ose riparime, ju pranoni të mos ndërhyni ose te parandaloni keto veprimtari. Ne mund të vendosim politika dhe praktika per të modifikuar funksionimin dhe disponueshmërinë e aplikacionit për të maksimizuar përfitimet për të gjithë konsumatorët. McAfee mund nxjerre përditësime për aplikacionin por ato do te zhvillohen vetëm për klientët pas miratimit tonë.
Modifikimi i këtyre kushteve ose Shërbimit
Ne mund t’i ndryshojmë këto terma dhe Shërbim në çdo kohë. Nëse ndryshimet ka gjasa qe të jene ne disfavorin tuaj, ne do t'ju japim nje njoftim minimal prej 30 ditësh. Mos harroni se ju mund të anuloni abonimin tuaj pe r Shërbimin në çdo kohë.
Kontakti per Pajtimtarët 
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këto Kushte dhe Afate, ose deshironi te na kontaktoni për cfaredo arsye tjetër, ju lutem shkoni tek http://vodafone.al/vodafone/Terms_Conditions_1731_2.php
Te pergjithshme
Keto Kushte dhe Afate perbejne Marreveshjen e lidhur midis paleve per Sherbimin. Kjo marrëveshje nuk përfshin blerjen ose mirembajtjen e telefonit tuaj ose përdorimin nga ana juaj të një karte SIM.
Kjo Marrëveshje dhe afati i saj i nenshtrohen legjislacionit shqiptar dhe juridiksionit te gjykatave shqiptare. 
Vodafone Albania SH.A me seli në Rr. “Pavaresia”, Nr. 61, Kashar Tirane, është një kompani e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me NUIS K11715005L. Vodafone Albania ka marre Autorizimet e Përgjithshme dhe Individuale nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe rrjeteve perkatese brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Për informacion të mëtejshëm mbi Vodafone Albania, ju lutemi vizitoni www.vodafone.al
AKEP është autoriteti rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe postare, cili mbikëqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga Ligji për Komunikimet Elektronike dhe Ligjin mbi Shërbimet Postare.

Të lutem prit