Kushte dhe Afate Vodafone NetPerform

Kushte dhe Afate Vodafone NetPerform

Aplikacioni Vodafone NetPerform (“Aplikacioni”) është një aplikacion që vihet në funksion dhe në pronësi të Vodafone Albania Sh.A, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, No.61,  Kashar, Tiranë, Shqipëri (“ne”, “e jona” ose “ne”). Referencat me përemrat “ju” dhe “juaja” ju referohen juve, përdoruesve të shërbimit Vodafone NetPerform. Me fillimin e përdorimit të Aplikacionit Vodafone NetPerform ju pranoni ta përdorni dhe shfletoni këtë aplikacion sipas këtyre Kushteve dhe Afateve. Nëse nuk jeni dakord me këto Kushte dhe Afate, ju nuk duhet të vazhdoni më tej me përdorimin e Aplikacionit.

Me instalimin e këtij Aplikacioni, Ju pranoni se Ju i keni lexuar dhe pranuar këto Kushte dhe Afate. Instalimi i këtij Aplikacioni nënkupton se ju jeni dakord me përpunimin nga ana jonë të informacionit të rrjetit, sipas parashikimeve mëposhtë në këto Kushte dhe Afate.

Përmbledhje

Vodafone NetPerform është një Aplikacion i cili grumbullon informacion për mënyrën se si ju përdorni  rrjetin dhe shërbimet tona sipas përshkrimit mëposhtë. Ky aplikacion ju mundësohet vetëm klientëve Vodafone. Përdorimi i Aplikacionit ofrohet falas. Ju sugjerojme ta shkarkoni Aplikacionin përmes Wi-Fi, për të shmangur tarifimin e MB të përdorur gjatë shkarkimit të këtij Aplikacioni. 
Të dhënat e grumbulluara ne i mbajme të sigurta dhe anonime për 14 muaj, gjë që na lejon të shohim dhe planifikojmë ndryshimet përkatëse në lidhje me përdorimin e rrjetit.

Mbulimi me rrjet

Ky Aplikacion do të mbledhë statistika në lidhje me mënyrën se si ju lidheni me rrjetin për të kryer telefonata. Kjo na mundëson të identifikojme probleme të lidhjes apo të cilësisë së lidhjes dhe të kryejmë përmirësime të rrjetit tonë në zonën tuaj. Ne regjistrojmë:

•Përqindjen e kohës kur telefoni juaj është i lidhur me rrjetin tonë 
•ID e qelizës dhe vendndodhjen e kullave të telefonisë te përdorura dhe mënyrën se si ju levizni ndërmjet tyre, gjatë kohës kur telefoni juaj është në gjëndje aktive 
•Fuqinë e sinjalit 
•Zonat me shërbim të kufizuar apo pa mbulim shërbimi 
•Cilësinë e mbulimit

Lidhja me Internetin

Ky Aplikacion mbledh statistika mbi lidhjen me internetin ose për mbulimin me shërbime data. Kjo na mundëson të identifikojmë probleme të lidhjes apo të cilësisë së lidhjes. Ne regjistrojmë:

•Çdo orë, një test të lidhjes suaj me internetin 
•ID e qelizës dhe vendndodhjen e kullave të telefonisë të përdorura dhe mënyrën se si ju lëvizni ndërmjet tyre, gjatë kohës kur telefoni juaj është në gjëndje aktive 
•Zonat me shërbim të kufizuar apo pa mbulim shërbimi 
•Cilësinë e mbulimit 
•Kohën që duhet për t’u lidhur me internetin
•Cilësinë e Wi-Fi 
•Adresat MAC të pikave Wi-Fi që mund të kapë pajisja juaj 
 
Cilësinë e thirrjes dhe përdorimin

Suksesi apo mossuksesi i eksperiencës suaj gjatë kryerjes së një telefonate mund të identifikohet duke përdorur hollësi teknike në lidhje me rrjetin tuaj, mbulimin apo cilësinë e sinjalit të telefonit tuaj gjatë një telefonate. Kjo na ndihmon të përmirësojmë të gjitha aspektet e eksperiences suaj gjate kryerjes së një telefonate. Ne regjistrojmë:

 •ID e qelizës dhe vendndodhjen e kullave të telefonisë të përdorura dhe mënyrën se si ju lëvizni ndërmjet tyre, gjatë kohës kur telefoni juaj është në gjëndje aktive 
•Fuqinë e sinjalit 
•Zonat me shërbim të kufizuar apo pa mbulim shërbimi 
•Cilësinë e mbulimit 

Përdorimi i të dhënave

Në menyre qe ne te identifikojme perdorimin ne teresi te te dhenave te internetit ne modele te ndryshme telefonash, ne mbledhim informacion per menyren se si aparati juaj celular perdor sherbimet e internetit dhe se si i konsumon te dhenat. Kjo na ndihmon te permiresojme eficencen e te dhenave te aparatit tuaj dhe rrjetit, per ju dhe per kliente te tjere ne baze te perdorimit te te dhenave reale. Ne regjistrojme: 

•Perdorimin ne cdo ore te te dhenave 
•Sasine e te dhenave qe telefoni juaj perdor ne gjendje standby 
•Sasine e te dhenave qe kalon nga lidhjet Wi-Fi krahasuar me sasine e te dhenave qe kalon ne rrjetin celular 
  
Aplikacionet

Në mënyrë që të identifikojmë tendencat në përdorimin e të dhënave që na ndihmojnë të caktojmë kapacitet për Aplikacione me përdorim të lartë të të dhënave në zonën tuaj, ne bëjmë vlerësimin e përdorimit të të dhënave të përdorura nga Aplikacionet në telefonin tuaj. Ne regjistrojmë:


•Cilat aplikacione janë përdorur në telefonin tuaj 
•Për sa kohë përdoren 
•Sa të dhëna dhe sa shpejt secili aplikacion merr dhe transmeton  
 
Informacion mbi aparatin

Në mënyrë që ne të vlerësojmë performancën e aparateve të ndryshme në rrjetin tonë dhe të identifikojmë problemet në lidhje me telefonin dhe identifikojmë gjëndjen e përgjithshme të aparatit tuaj celular, ne regjistrojmë:

•Markën dhe modelin e telefonit 
•Numrin IMEI, të kriptuar dhe të maskuar duke e bërë të paindetifikueshëm dhe anonim  
•Sistemin operacional 
•Versionin firmware 
•Kapacitetet hardware 
•Gjuhën dhe vendndodhjen 
•Gjëndjen e baterisë 
•Konsumin e memorjes 
•Kohën që nga ri-startimi i fundit i kryer 
 
Vendndodhja

Kur ne matim elementet si më sipër në lidhje me mbulimin dhe përdorimin, ne e dimë pak a shumë vendndodhjen tuaj nga pika Wi-Fi dhe kulla e telefonisë që përdor telefoni juaj. Kur telefoni juaj ose aplikacionet tuaja përdorin të dhënat GPS të vendndodhjes, ne i përdorim këto të dhëna për të vlerësuar vendndodhjen më saktësisht dhe ndonjëherë dhe shpejtësinë nëse është e mundur me informacionin GPS. Kjo na mundëson të identifikojmë zonat me mbulim të dobët dhe ky informacion do të përdoret për të përmirësuar performancen e dobët për ju dhe klientët e tjerë.

Anonimizimi i Informacionit

Përmirësimet e rrjetit dhe pajisjeve për të cilat ky Aplikacion është dizenjuar, nuk kërkojnë përdorimin e informacionit personal. Kjo do të thotë se ne nuk regjistrojmë informacion personal, të gjitha të dhënat e rrjetit anonimizohen nga Aplikacioni përpara se t’i dërgohen Vodafone

•Ky aplikacion nuk e regjistron numrin tuaj të telefonit 
•Ky aplikacion nuk regjistron numrat e thirrjeve tuaja dalëse apo hyrëse 
•Ky aplikacion nuk regjistron përmbajtje të komunikimeve tuaja  
•Ky aplikacion nuk regjistron përmbajtje, informacion për dërguesin apo marrësin e mesazheve në pajisjen tuaj
•Ky aplikacion nuk regjistron emrat e pikave Wi-Fi

Përgjegjesitë tona kundrejt jush 
Ne mbajmë përgjegjësi ligjore ndaj jush nëse për shkak të neglizhencës sonë është shkaktuar vdekja apo dëmtimi i shëndetit ose nëse kryejmë veprime me natyrë mashtruese. 
Ne nuk mbajmë përgjegjësi ndaj jush, apo për dëme në lidhje me: 
•humbjen e të ardhurave apo përfitimeve; 
•humbjen e përdorimit të Shërbimit; 
•humbjen e të dhënave; 
•humbje të mundësive për biznes apo mundësi të humbura; ose 
•humbje apo dëme që nuk janë shkaktuar drejtpërdrejt nga ne ose të cilat në mënyrë të arsyeshme nuk pritej të shkaktoheshin në kohën që ju keni lidhur këtë marrëveshje.

Kufizimi i përgjegjësive 
Ne nuk mbajmë përgjegjësi ndaj jush nëse nuk jemi në gjëndje të ofrojmë Aplikacionin për një arsye që është jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm. Në masën e lejuar nga ligji, nga parashikimet në kontratën e pajtimit dhe Rregulloret e nxjerra nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), të gjitha të dhënat statistikore të grumbulluara nga Aplikacioni janë vetëm për qëllime orientimi dhe nuk përbëjnv informacion zyrtar për ju ose për Vodafone. 
Kjo do të thotë se statistikat nuk mund të përdoren nga ana juaj si argumenta për cilësinë apo performancën e rrjetit të Vodafone Albania të cilat ju ofrohen sipas parashikimeve të Autorizimit përkatës të dhënë Vodafone nga ana e AKEP. 
Këto kushte dhe afate nuk do të ndikojnë të drejtat dhe detyrimet që mund të keni sipas parashikimeve të ligjit dhe te cilat ne nuk mund t’i përjashtojmë në marrëveshje me ju.

Mungesa e transferimit të Shërbimit 
Ju nuk mund të jepni me qira, licensoni, huazoni apo kaloni të drejtat tuaja në lidhje me Shërbimin një personi tjetër. Nëse e përdorni Shërbimin në një aparat celular dhe ia transferoni pronësinë e këtij aparati dikujt tjetër, atëherë ju lutemi ç’instalojeni Shërbimin nga telefoni përpara se t’i jepni telefonin dikujt tjetër.

Të drejtat e Pronësisë Intektuale 
Ju nuk përfitoni të Drejta të Pronësisë Intelektuale apo të drejta të tjera të lidhura me to, duke përfshire patenta, dizenjo apo marka tregtare, të drejta të autorit në lidhje me Shërbimin. Ofrimi i këtij Shërbimi nga ana e Vodafone nuk nënkupton transferimin e të drejtave të pronësisë intelektuale që zoterojmë ne apo ofruesit e licensuar në lidhje me përmbajtjen, por thjesht lejimin e përdorimit të Shërbimit sipas këtyre Kushteve dhe Afateve të Përgjithshme.

Instalimi dhe aktivizimi i Aplikacionit 
Aplikacioni regjistron dhe ndan informacion me ne për performancën e telefonit dhe shërbimeve tuaja, gjatë kohës që telefoni është në gjëndje “Ndezur” (aktive). Në rast se dëshironi që të mos e regjistroni apo ndani me ne këtë informacion, ju mund të zgjidhni ta fikni/c’aktivizoni Aplikacionin duke e çuar në gjëndje “Fikur” apo ta ç’instaloni Aplikacionin nga aparati juaj celular. 

Me ç’instalimin e Aplikacionit, mbajtjen e tij në gjëndje Aktive dhe pranimin e këtyre kushteve, ju keni pranuar ta regjistroni dhe ndani këtë informacion në mënyrë të sigurtë dhe anonime për një periudhë prej 14 muajsh. Ju gjithashtu pranoni se ne mund të kopjojmë, ruajmë dhe përpunojmë këto të dhëna anonime në Shqipëri dhe në vënde të BE vetëm për qëllime analitike. 
Nëse keni pyetje në lidhje me këto kushte, ose nëse dëshironi të na kontaktoni për çfarëdo arsye tjetër, ju lutemi vizitoni: /vodafone/Vodafone_Net_Perform_3508_1.php

Të përgjithshme 
Ne rezervojmë të drejtën të redaktojmë, modifikojmë, pezullojmë dhe përfundojmë apo ç’instalojmë Aplikacionin në çdo kohë, pa ju dhënë njoftim apo arsye dhe kjo mund të përfshijë, pa u kufizuar me përfundimin e aksesit tuaj në Aplikacion që pason shkeljen nga ana juaj të këtyre Kushteve. 
Ne kemi të drejtën t’i rishikojmë këto Kushte dhe Afate në çdo kohë dhe Kushtet e rishikuara do të hyjnë në fuqi menjëherë. 
Në rast se ka mospërputhje ndërmjet Kushteve dhe Afateve të Përgjithshme për ofrimin e Shërbimeve Celulare (Kontrata e Abonimit) dhe këtyre Kushteve dhe Afateve për Ofrimin e Shërbimeve, do të mbizotërojnë këto Kushte dhe Afate. Këto Kushte dhe Afate janë hartuar dhe do të interpretohen në përputhje me ligjet e Shqipërisë.  

Të lutem prit