Numër i ri

Numër i ri 

1- Në momentin që ju bleni një numër të ri me parapagesë, duhet fillimisht ta regjistroni atë me një mjet identifikimi Pasaportë ose Kartë Identiteti.

2- Nëse jeni nën 18 vjeç, ju mund ta regjistroni numrin tuaj Vodafone duke u paraqitur i shoqëruar me një nga prindërit ose me një kujdestar ligjor në dyqanet tona Vodafone apo pikat e tjera të autorizuara për regjistrim. Duhet të jeni të pajisur me dokumentat e mëposhtme: -Pasaportë (e Zakonshme, Shërbimi ose Diplomatike) e përdoruesit ose,
-Kartë Identiteti e përdoruesit ose,
-Çertifikatë Lindje me fotografi (vetëm për përdoruesit nën 16 vjeç)
DHE
-Çertifikatë Familjare e përdoruesit, ose
-Vendim Gjykate që përcakton se kush është kujdestari ligjor i individit nën 18 vjeç

3- Shtetasit e huaj mund të regjistrojnë numrin Vodafone me pasaportën e tyre duke dhënë adresën e tyre aktuale në Shqiperi.

4- Regjistrimi i numrit përfundon brënda gjysëm ore nga dorëzimi i kërkesës. Numri hapet përkohësisht dhe vetëm pasi verifikohen të gjitha dokumentat origjinale kryhet regjistrimi final i cili mund të zgjasë deri në 45 ditë. Ju njoftoheni me një SMS që ju konfirmon regjistrimin e numrit.

Një paketë lidhjeje Vodafone Club kushton :

  • 800 Lekë (me TVSH) dhe përfitoni 300 Lekë kohë fillestare komunikimi si dhe 500 SMS falas (të vlefshme drejt numrave Vodafone Club për një muaj).

 

Statusi Aktiv

Ju mund të shfrytëzoni plotësisht të gjitha mundësitë që ju jep Vodafone në momentin që do të kryeni një telefonatë drejt një numri (ose drejt 131), të dërgoni SMS apo konsumoni internet.

Kujdes:

Aktiviteti dalës (telefonatë, SMS , internet) duhet të kryhet në Shqipëri.

Duke përdorur My Vodafone app, ose menunë #123#, ju do të informoheni mbi datën e rimbushjes së fundit si dhe mbi datën e skadimit të këtij krediti. Data e skadimit te kreditit përcakton kohëzgjatjen e Statusit Aktiv, gjatë të cilit ju keni mundësi të perdorni të gjitha shërbimet që i përkasin planit tuaj tarifor.

Çdo rimbushje e rrit vlefshmërinë e kreditit tuaj në varësi të afatit të vlefshmërisë që ka vetë rimbushja dhe datës së skadimit të kreditit që përcakton mesazhi i regjistruar.
Në çdo rast, afati më i gjatë i vlefshmërisë së kreditit i përcaktuar nga rimbushjet e kryera do të klasifikohet gjithashtu edhe si afati i skadimit të kreditit (afati me i gjatë është 12 muaj), duke ju dhënë kështu mundësi të përdorni më shumë shërbimet dhe ofertat e Vodafone.

Nëse ju nuk e rimbushni numrin tuaj Vodafone deri në datën e përmendur në mesazhin e regjistruar, numri juaj do të kalojë në Statusin Pasiv. Ju do të njoftoheni me një SMS 7 ditë përpara datës së kalimit në Statusin Pasiv, në mënyrë që të rimbushni llogarinë tuaj Vodafone dhe të qëndroni në statusin aktiv.


Statusi Pasiv

Në rast se ju nuk kryeni asnjë rimbushje edhe brenda 7 ditësh nga momenti që jeni njoftuar me SMS, numri juaj kalon automatikisht në Statusin Pasiv.

Statusi Pasiv i korrespondon një periudhe 1 mujore në të cilën ju mund të beni rrimbushje, merrni thirrje, SMS, MMS, apo trasfertë krediti nga një numër tjetër, por nuk mund të kryeni aktivitet dalëse apo të përdorni shërbimet e tjera Vodafone.

Nëse në momentin që numri juaj kalon në statusin pasiv balanca e kreditit tuaj është më e madhe se zero, krediti i mbetur do të konfiskohet përgjithmonë dhe nuk do të mund të përdoret më. Në rast se ju kryeni një rimbushje gjatë statusit pasiv apo nëse një numër tjetër do t’ ju transferojë kredit, numri juaj do të kalojë në Statusin Aktiv.
Të lutem prit