Vodafone Secure Net

Vodafone SecureNet

Vodafone Secure Net ju MBRON Ju dhe Familjen tuaj nga përmbajtje të dëmshme të Internetit kur jeni në rrjetin Vodafone. Secure Net është i aksesueshëm nga të gjitha pajisjet (Desktop, Laptop, Tablet,Aparat celular) dhe çdo sistem operimi, si edhe është shumë i thjeshtë për tu përdorur. Ju nuk keni nevojë të shkarkoni apo instaloni asgjë për të përdorur shërbimin, pasi çdo gjë funksionon mbi rrjetin Vodafone. Tashmë ju do të keni mundësinë të përcaktoni oraret e përdorimit të internetit dhe kontentin në telefonin e fëmijëve tuaj dhe të aparateve celularë të familjes tuaj.

 

Përfitime

  • Lundrimi i sigurt në internet për ju dhe pjesëtarët e familjes suaj.Ju mund të kontrolloni botën online të fëmijëve tuaj duke filtruar lundrimin në internet për të evituar përmbajtet e papërshtatme për ta si dhe të përcaktoni oraret e përdorimit të internetit.
  • Mbrojtje kundër viruseve, skedarëve dhe faqeve të rrezikshme. Shërbimi bllokon lundrimin apo shkarkimet e skedarëve të dëmshëm dhe ju njofton me SMS në lidhje me këto bllokime.
  • Përdorim ekonomik. Shërbimi nuk ndikon në jetën e baterisë ose ngadalësimin e pajisjes/aparatit tuaj. Nuk është e nevojshme të instaloni një aplikacion apo program në telefonin tuaj apo të fëmijës tuaj.
  • Përdorim i thjeshtë.Të gjitha funksionet mund të menaxhohen dhe kontrollohen nga një person/vend i vetëm për çdo pajisje të lidhur me rrjetin Vodafone. Për më tepër, https://securenet.vodafone.al/ është i aksesueshëm nga çdo lloj pajisje (Desktop, laptop, Tablet, Aparat celular) dhe çdo sistem operimi.
  • Menaxhim efikas.Ju mund të ndryshoni parametrat e përdorimin të internetit nga fëmijët dhe anëtarët e tjerë, pa i prekur telefonat e tyre.
  • Mundësi informimi, argëtimi për ju dhe fëmijët tuaj.

 

Çfarë është një Clean SIM Card?

Clean SIM Card është një seri numrash e disponueshme në dyqanet Vodafone e cila ka të konfiguruar paraprakisht shërbimin Secure NET për një periudhë prej 12 muajsh. Këto karta SIM janë specifikuara për prindërit që dëshirojnë të marrin vetëm shërbimin Secure Net. Kategori të bllokuara: Përmbajtje për të rritur, Dhunë, Racizëm, Faqe të pasigurta, Chat, Rrjete Sociale, Takime, Blerje.

Kujdes !
Nëse jeni i lidhur në një rrjet Wi-Fi, llogaria juaj nuk mund të identifikohet automatikisht. Ju lutemi shkëpusni lidhjen me Wi-Fi dhe përdorni rrjetin Vodafone.

Kushte dhe Afate - Vodafone SecureNet

Kushtet dhe afatet e perdorimit te Sherbimit Vodafone Secure Net
Sherbimi ju ofrohet nga Vodafone Albania Sh.A, nje shoqeri aksionere e themeluar dhe qe ekziston sipas ligjeve Shqiptare, e rregjistruar me Vendim te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane Nr. 25766, date 10 Maj 2001, me adrese ne: Autostrada Tirane- Durres, Rr. Pavaresia, Nr. 61, Kashar, Tirana, Albania, with Nipt: K11715005L.


Kushtet dhe afatet ne kete marreveshje zbatohen per marredhenien ndermjet jush dhe Vodafone (gjithashtu dhe “neve”, ne” dhe “i/e jona” ne lidhje me perdorimin nga ana juaj te Vodafone Secure Net (“Sherbimi”) dhe jane kushte shtese ndaj kontrates suaj te pajtimit. Lutemi lexojini me kujdes keto kushte. Duke treguar se ju deshironi ta perdorni kete Sherbim me abonimin në të apo perzgjedhjen e nje plani tarifor qe e perfshin Sherbimin apo me perzgjedhjen e marrjes se Sherbimit, ju pranoni se i keni lexuar dhe pranuar keto kushte. Nese nuk jeni dakord me keto kushte, klikoni ne https://securenet.vodafone.al/Deactivate ose na njoftoni duke na kontaktuar ne 140 nese jeni klient me parapagese dhe ne numrin 149 nese jeni klient me kontrate per te zgjedhur te mos e merrni Sherbimin.

Pershkrim i Sherbimit 

Sherbimi ofron mbrojtje kundrejt kercenimeve te sigurise duke perfshire viruse, trojane, spyware, adware dhe programe te padeshiruara. Sherbimi gjithashtu ju ndihmon te mbroheni nga faqe interneti te demshme si per shembull faqe me permbajtje phishing apo faqe qe mund te permbajne viruse. Nuk ju duhet te shkarkoni apo instaloni asgje per perdorimin e Sherbimit; ai ofrohet permes rrjetit Vodafone.  
Nese tentoni te shkarkoni nje skedar te demshem apo me permbajtje te pasigurte, Vodafone do te bllokoje shkarkimin dhe do t’ju njoftoje permes SMS Juve dhe Administratorin (shih perkufizimin me poshte) nese jeni lidhur permes Sherbimit ne nje familje. Nese tentoni te aksesoni nje faqe te pasigurte, Vodafone do t’ju paralajmeroje per rreziqet potenciale perpara se te zgjidhni te vazhdoni. 
Sherbimi ka gjithashtu edhe elemente per kontrollin nga prinderit si per shembull shfletimi i faqeve te sigurta nga femijet, me ane te te cilave prinderit mund te kufizojne llojet e faqeve qe femijet e tyre mund te vizitojne, mund te vendosin limite kohore gjate te cilave shfletimi i faqeve te internetit eshte i kufizuar, si dhe opsione per njoftimet per aplikacione per iOS, per te cilat prinderit njoftohen kur femija i tyre shkarkon nje aplikacion te ri permes rrjetit te Vodafone Network (“Kontrolli Prinderor”). 
Per te perdorur funksionin e Kontrollit Prinderor Online ju duhet te ndiqni disa hapa te tjere ne panelin e administrimit te Secure Net. Permes ketij funksioni, ju mund te shtoni ne familjen tuaj (llogaria juaj si “Administrator”) role te tjera si bashkeshort apo femije (individe te cilet duhet te kene nje llogari aktive ne Rrjetin Vodafone).
Per te ofruar mbrojtjen e siperpermendur Secure Net service kryen procesin - Kontroll i Plote i Paketes (Deep Packet Inspection – DPI), duke aksesuar permbajtjen e trafikut te rrjetit ne menyre qe te filtroje viruset dashakeqes. Me pranimin e ofrimit te sherbimit Secure Net nga Vodafone Albania Sh.A dhe me pranimin e ketyre Kushteve dhe Afateve, ju pranoni dhe caktoni Vodafone Albania Sh.A te kryeje kete proces te Kontrollit te Plote te Paketes permes nje filtri Secure Net ne emrin tuaj, per te ndermjetesuar trafikun tuaj me qellim ofrimin e sherbimit Secure Net. 
Paralelisht me Sherbimin, ne ofrojme ne treg nje sasi te kufizuar te te ashtuquajturave Karta SIM e Paster (“Clean-SIM”). Karta Clean-SIM eshte nje seri numrash MSISDN e disponueshme ne Dyqanet tona Vodafone me nje pamje specifike, e cila ka te konfiguruar paraprakisht sherbimin Secure NET per nje periudhe prej 12 muajsh. Keto karta Clean-SIM jane specifikuar per prinderit qe deshirojne te marrin vetem sherbimin Secure Net Service. Kategorite e meposhtme te faqeve jane te bllokuara per keto karta Clean-SIM: Permbajtje per te rritur, Dhune, Racizem, Seks, Faqe te pasigurta, Chat, Rrjete Sociale, Takime, Blerje. Mund te shtohen kategori te reja faqesh here pas here dhe ne do t’ju njoftojme nese keto shoqerohen me zbatimin e kushteve dhe afateve shtese per perdorimin e tyre.

Perdorimi i Aplikacionit Secure Net: Pervec parametrave te Secure Net qe jane te aksesueshme permes shfletuesit tuaj, ju mund te shkarkoni dhe te perdorni aplikacionin Secure Net (“Secure Net App”), te disponueshme per IOS dhe Android. Permes Aplikacionit Secure Net, ju do te jeni ne gjendje te kontrolloni parametrat dhe funksionalitete te tjera shtese qe nuk jane te disponueshme ne portalin Secure Net, si p.sh. funkasionaliteti Gjej dhe Dergo Zile - “Find & Ring”. Ju mund ta shkarkoni Aplikacionin Secure Net nga “app store” ne aparatin tuaj (per perdorimin e paketes se te dhenave mund te aplikohen tarifat standarde).
Gjej dhe Dergo Zile - “Find & Ring” eshte nje element opsional qe disponohet vetem ne Aplikacionin Secure Net, i cili ju mundeson te kontrolloni ne largesi dhe te dergoni zile ne aparatin tuaj (sipas kufizimeve te vendosura me poshte). Kur e hapni per here te pare Aplikacionin Secure Net, Gjej dhe Dergo Zile do te fiket automatikisht ne panelin e Secure Net. Per te perdorur funksionalitetin Gjej dhe Dergo Zile - “Find & Ring”, ju duhet ta aktivizoni ate (mund ta fikni ne cdo kohe), t’i lejoni kohe te identifikoje vendndodhjen e aparatit tuaj dhe te na jepni adresen tuaj te emailit. Kete informacion ne do ta perdorim gjithmone ne perputhje me politiken e privatesise se Funksionit “Find & Ring” [link]. Sigurohuni qe ta mbani adresen tuaj te emailit te sigurte sepse kjo eshte adresa ku Funksionaliteti “Find & Ring” do te dergoje lidhjen per lokalizimin e aparatit tuaj

Licenca

Ne ju japim nje license personale, jo-ekskluzive, pa te drejta transferimi per te vene ne funksion Sherbimin dhe software ne lidhje me te permes lidhjes suaj me rrjetin Vodafone. Ne dhe dhenesit tane te licences zoteroje te gjitha te drejtat e pronesise intelektuale ne lidhje me Sherbimin, Software ne lidhje me te dhe ju nuk do te keni te drejta, tituj apo interesa pervec te drejtes per ta perdorur Sherbimin ne perputhje me keto kushte dhe afate. 
Sherbimi ju jepet per perdorimin tuaj personal, vetem per perdorim jo komercial dhe per t’u perdorur ne lidhjen tuaj me internetin. Sherbimin mund ta perdorni vetem per nje lidhje interneti; lidhjet shtese kerkojne struktura apo rregjistrim shtese.

Administrimi i llogarise suaj

Ju mund ta administroni Sherbimin dhe llogarine tuaj nen rubriken Secure Net ne faqen https://securenet.vodafone.al 
Nese deshironi te lidhni llogarine e nje Individi tjeter me llogarine tuaj si Administrator, ju duhet te ndiqni udhezimet ne faqen e struktures se Sherbimit. Individet do te japin miratimin e tyre per administrimin nga ana juaj te llogarise se tyre dhe do te njoftohen ne lidhje me kostot e abonimit per perdorimin nga ana e tyre te Sherbimit. 
Ju pergjigjeni per veprimtarine qe ndodh ne llogarine tuaj. Ju duhet t’i ruani detajet e llogarise suaj ne nje vend te sigurte dhe te na njoftoni menjehere ne kontaktet per klientin ne rast shkeljeje apo dyshim per shkelje te sigurise apo perdorim te paautorizuar te llogarise suaj.

Kosto dhe kohezgjatja e Sherbimi

Nese nuk eshte perfshire ne menyre specifike ne tarifen tuaj, Sherbimi do t’i nenshtrohet tarifes mujore prej 100 Lekesh (me TVSH), pa tarife tjeter abonimi apo afat minimal te kontrates. Ju mund ta perfitoni Sherbimin fillimisht per nje muaj pa pagese si periudhe promocionale, e cila percaktohet te jete nga data 14 Korrik 2016 deri me 30 Shtator 2016. Cdo aktivizim pas periudhes se promocionit do te tarifohet ne baze te skemes se segmentimit:

 

Plani Tariffor

Segmentimi i Produktit

Cmimi

Parapagese Kliente te rinj dhe ekzistues Pakete tjeter me parapagese 100 leke/muaj
Kliente te rinj Clean-SIM 500 leke/Pagese me nje kest Sherbimi i disponueshem per 12 muaj
 

Kontrate

Kliente te rinj Planet Tarifore RED Pa pagese, Perfshire ne Cmimin e Paketes
Kliente ekzistues Planet Tarifore RED Pa pagese, Perfshire ne cmimin e paketes
Kliente te rinj dhe ekzistues Kliente jo RED 100 Leke/muaj
 

Ne baze te informacionit si me siper, tarifa mujore do t’ju tarifohet si zakonisht ne faturen mujore, ose do te terhiqet nga krediti juaj i parapaguar.
Ju mund te zgjidhni ne cdo kohe te nderprisni perdorimin e sherbimit duke ndjekur hapat si me poshte. Duke vizituar portalin tone https://securenet.vodafone.al ju mund te anulloni abonimin tuaj ne cdo kohe, edhe gjate periudhes se promovimit ose pas saj.
Disa dite perpara perfundimit te periudhes promocionale (sherbim prove dhene pa pagese) ju do te merrni nje SMS informuese e cila ju konfirmon se pas dates se perfundimit ju do te paguani per perfitimin e ketij sherbimi shumen prej 100 Leke (me TVSH)/ muaj. Nese plani juaj tarifor eshte pjese e planeve si me siper, te cilat e perfitojne sherbimin pa pagese, ju nuk do te tarifoheni.

Per funksionimin e tij, Sherbimi perdor nje sasi shume te vogel te dhenash (trafik interneti) nga paketa juaj/plani juaj tarifor dhe kjo do te tarifohet sipas tarifave normale te paketes suaj/planit tarifor.

Kufizimet e Sherbimit
Ju mbani pergjegjesi per koston e pajisjes suaj dhe lidhjen. Vodafone mund te modifikoje kerkesat e sistemit per Sherbimin ne cdo kohe. 
Ne nuk mbajme pergjegjesi ligjore per venien ne funksion te aparatit tuaj celular permes se cilit ju aksesoni Sherbimin. Ne menyre qe Sherbimi te jete funksional, pajisja juaj duhet te jete e ndezur, me karten SIM te vendosur dhe duhet te jeni i lidhur me Rrjetin Vodafone(sidoqofte, ndryshe nga elementet e tjere te Sherbimit, Funksionaliteti “Find & Ring” funksionon gjithashtu permes WiFi). 
-Funksionaliteti “Find & Ring”: Pervec kufizimeve si me siper, nese deshironi te lokalizoni nga larg apo te dergoni zile ne aparatin tuaj permes funksionalitetit “Find & Ring”, ju duhet te aktivizoni/ndizni funksionalitetin “Find & Ring” ne parametrat e Aplikacionit Secure Net ne aparatin tuaj dhe aparati juaj duhet te kete mjaftueshem kredit per perdorimin e paketes data si dhe lidhje me WiFi. Saktesia e vendndodhjes mund te varet nga rrethanat si p.sh. nese aparati eshte i lidhur me WiFi ose me Rrjetin e Vodafone dhe cilesia e sinjalit kur komanda Find (Gjej) dergohet ne aparatin tuaj. Nese keni aktivizuar “Find & Ring” dhe keni nje karte te vetme SIM ose disa karta per te njejtin numer, “Find & Ring” do te jete ne gjendje te gjeje dhe te dergoje drejt aparatit ku ju keni hapur per here te fundit Aplikacionin Secure Net (nderkohe qe jeni te lidhur me Rrjetin e Vodafone ose nese jeni lidhur me WiFi, ju keni autentifikuar aparatin tuaj me numer identifikimi qe keni marre permes SMS). Nese keni disa karta SIM, secila e lidhur me nje numer te ndryshem telefoni, ju duhet te shkarkoni Aplikacionin Secure Net dhe ne aktivizoni funksionalitetin “Find & Ring” ne secilin nga aparatet tuaj, ne menyre te pavarur. 
Sherbimi eshte menduar dhe projektuar per perdorim ne aparate celulare inteligjente (smartphones). 
Sherbimi nuk kryen backup (ruajtje) te te dhenave tuaja, per shembull fotografi apo kontakte dhe nuk ju mundeson te gjeni telefonin ne rast se ju vidhet apo humbet. Sherbimi eshte i disponueshem vetem kur ju jeni te lidhur me Rrjetin Vodafone Network dhe nuk do te jte funksional nese jeni te lidhur me nje rrjet qe nuk eshte rrjeti Vodafone, si per shembull WiFi (sidoqofte, ndryshe nga elementet e tjere te Sherbimit, funksionaliteti “Find & Ring” funksionon edhe permes WiFi). SHENIM: Nese zbatohet, ndryshimet ndaj ketij kufizimi duhet te behen duke e dedikuar perdorimin e Secure Net per WiFi].

Sherbimi nuk eshte projektuar per te mbrojtur kunder kercenimeve te sigurise qe sjellin pajisjet, si p.sh. Kartat SD. 
Duke qene se Sherbimi paraqet disa kufizime, ai nuk eshte projektuar per te funksionuar si mase e vetme sigurie ne nje pajisje, dhe mund te perdoret se bashku me aplikacione te tjera te sigurise dhe me software.
Per me shume detaje shihni “Kur nuk jeni te mbrojtur nga Secure Net” me poshte ose vizitoni faqen securenet.vodafone.al.

Kur nuk jeni te mbrojtur nga Secure Net
Kur ikona e Secure Net shfaqet ne shfletuesin tuaj, Sherbimi eshte ne veprim per te mbrojtur shfletimet tuaja. Nese ikona nuk duket ne ekran do te thote se shfletimi juaj nuk eshte i mbrojtur nga Sherbimi. Pervec situatave te percaktuara me poshte, Sherbimi ju mbron dhe gjate perdorimit te aplikacioneve permes paketes se te dhenave. Ne do t’ju njoftojme me SMS nese bllokojme permbajtjen apo nje shkarkim te caktuar. Sherbimi nuk ju mbron: 
• Gjate perdorimit te aplikacioneve qe perdorin enkriptimin e komunikimit p.sh. WhatsApp;
• Kur perdorni aplikacione apo shfletues qe kane certifikate te vendosur (embedded/pinned certificate) dhe faqe qe jane ne “listen e bardhe”;
• Nese ndryshoni APN tuaj qe ju lidh me rrjetin e VFAL;
• Nese perdorni sherbim VPN;
• Nese nuk jeni ne rrjetin Vodafone (p.sh. WiFi dhe/ose gjate Roaming ne nje rrjet jo Vodafone);
• Nese perzgjidhni nje ofrues alternativ te sherbimit roaming;
• Kur perdorni sherbimet per kompresimin e te dhenave te aparateve inteligjente (p.sh. Opera Max);
• Gjate perdorimit te nje administratori per shkarkimin (download manager) 
• Kur shkarkimi juaj ka ndaluar per nje interval te gjate kohor 
• Gjate perdorimit te shfletuesve qe mund te kompresojne dhe/ose enkriptojne trafikun pervec Opera Mini (versioni i Vodafone), Nokia Xpress, Microsoft BOS dhe Google Chrome 
• Gjate perdorimit te sherbimit proxy; 
• Gjate perdorimit te disa protokolleve te postes elektronike (me perjashtim te HTTP, POP3 dhe SMTP),

Perfundimi i perdorimit te Sherbimit nga ana juaj 
Per te perfunduar perdorimin e Sherbimit klikoni ketu https://securenet.vodafone.al/Deactivate ose na kontaktoni duke vizituar faqen /vodafone/Customer_Care_Service_817_2.php. Ju do te vazhdoni ta merrni Sherbimin nese nuk na njoftoni permes metodave si me siper qe nuk deshironi ta merrni ate. 
Nese ju kane shtuar gabimisht apo pa pelqimin tuaj ne nje llogari, kontaktoni Vodafone ne numrin 140 per klientet me parapagese ose 149 per klientet me kontrate. Ne varesi te rezultatit qe del nga kontrolleve te kryera nga Vodafone, ju do te hiqeni nga llogaria ne fjale.

Garancia 
Perdorimi i Sherbimit varet nga perdorimi dhe disponimi i lidhjes me Rrjetin e Vodafone Network.
Sherbimi ofrohet “ashtu sic eshte” dhe per aq sa ne mundemi sipas parashikimeve te ligjit perjashtohen te gjitha deklaratat, garancite, kushtet apo afate te tjera qe nuk jane parashikuar shprehimisht ne keto kushte dhe afate, duke perfshire garancite e nenkuptuara apo kushtet per mos veprimin ne shkelje te te drejtave te paleve te treta dhe pershtatshmerine per nje qellim te caktuar ne lidhje me perdorimin e Sherbimit dhe software-ve ne lidhje me te nga ana juaj. 
Ne monitorojme Sherbimin si dhe zgjidhim problemet dhe riparoje defektet per te cilat jemi ne dijeni, ne nuk garantoje se perdorimi nga ana juaj i Sherbimit ose Aplikacionit Secure Net do te jete pa probleme, i panderprere, i disponueshem ne cdo kohe ose se ai do te mbrohet kundrejt te gjitha kercenimeve te sigurise.

Pergjegjesite tona kundrejt jush 
Ne mbajme pergjegjesi ligjore kundrejt jush nese neglizhenca nga ana jone shkakton vdekjen apo lendimin apo nese ne kryejme veprimtari mashtrimi. 
Ne nuk mbajme pergjegjesi ligjore kundrejt jush per asnje dem ne lidhje me: 
• Humbje apo demtim qe ju mund ta keni shmangur apo reduktuar duke treguar kujdes apo duke marre masat perkatese; 
• Humbje e te ardhurave apo fitimit; 
• Humbje e perdorimit te Sherbimit 
• Humbje e te dhenave 
• Humbje e biznesit apo mundesive per biznes;
• Ose humbje apo demtim qe nuk eshte shkaktuar nga ne ne menyre te drejtperdrejte, qe eshte jashte kontrollit tone apo te cilin ne nuk mund ta parashikonim ne menyre te arsyeshme ne kohen kur ju keni lidhur kete marreveshje. 
Ne nuk do te mbajme pergjegjesi nga ana ligjore nese nuk jemi ne gjendje te ofrojme Sherbimin apo Aplikacionit Secure Net per arsye te cilat ne menyre te arsyeshme ne nuk mund t’i kontrollojme.
Kushtet e kesaj marreveshjeje nuk do te prekin te drejtat tuaja si konsumator sipas parashikimeve te ligjeve te zbatueshme dhe te cilat ne nuk mund t’i perjashtojme permes nje marreveshjeje me ju.

Kufizime 
Ne mund te pezullojme ofrimin e Sherbimit nese ju nuk permbushni kushtet tona, duke perfshire mos shlyerjen nga ana juaj te tarifave perkatese (sipas hollesive me siper) per perdorimin nga ana juaj te ketij Sherbimi. 
Ju nuk mund ta perdorni Sherbimin: 
• Si mjet per te monitoruar veprimtarine e dikujt pa miratimin dhe autorizimin e tyre te shprehur apo ta perdorni Sherbimin per te mbledhur informacion personal per persona te tjere pa ndonje arsye te ligjshme; 
• Ne menyre te paligjshme, ne shkelje te privatesise se tjetrit, ne menyra te papershtatshme, ne dem te reputacionit tone apo te nje pale te trete; 
• Per te viktimizuar, ngacmuar, degraduar, kercenuar apo frikesuar nje individ apo grup individesh per cfaredo aresye; 
• Ne menyra qe ju lejojne juve te veproni ne mashtrim apo te nxirrni jashte funksioni elementet apo teknologjine e perdorur per Sherbimin, nese ne nuk iu kemi lejuar posacerisht per kete; 
• Per te c’montuar, ndare ne pjese, kopjuar apo perpjekje te tjera per te marre kodin burimor per ndonje nga pjeset e Sherbimit; 
• Per t’u angazhuar ne veprimtari te cilat jane jashte qellimit te lejuar nga Sherbimi apo veprimtari qe pengojne perdorimin dhe gezimin e Sherbimit nga te tjeret; ose 
• Ne shkelje te te drejtave tona, te personave te tjere apo enteve te tjera (duke perfshire te drejtat e pronesise intelektuale dhe te drejta te tjera te pronesise).

Mungesa e te drejtes per transferimin e Sherbimit 
Ju nuk mund te jepni me qira, te merrni me qira, licensoni, transferoni, te jepni hua apo t’i kaloni te drejtat tuaja mbi Sherbimin nje personi tjeter. Nese e perdorni Sherbimin ne nje aparat te caktuar dhe pronesine e ketij aparati ia kaloni nje personi tjeter, ju duhet te crregjistroni Sherbimin nga aparati juaj perpara se te kryeni kete kalim.


Informacioni juaj personal 
Juve mund t’ju kerkohet te deklaroni numrin tuaj te telefonit gjate perdorimit per here te pare te sherbimit nga ana juaj – kjo eshte e vlefshme edhe per rregjistrimin e produktit.
Me pranimin e ketyre Kushteve dhe Afateve, Ju pranoni qe Vodafone do te mbledhe dhe perdore te dhenat tuaja si vijon: 
• Per t’ju ofruar Sherbimin Secure Net ne momentin kur ju zgjidhni te pranoni marrjen e ketij sherbimi (dmth kur nenshkruani dhe pranoni Kushtet dhe Afatet e sherbimit Secure Net);  
• Per te permiresuar Sherbimin e per t’ju pergjigjur ankesave tuaja; 
• Per te permiresuar sigurine e Rrjetit Vodafone; dhe 
• Per t’ju ofruar nje nivel me te larte sigurie dhe mbrojtjeje gjate qendrimit ne Rrjetin Vodafone.

Ne tabelen me poshte paraqiten te dhenat qe sherbimi Secure Net mbledh dhe periudha kohore e ruajtjes se tyre, per te cilat ju bini dakord me pranimin e ketyre Kushteve dhe Afateve.

 

Shembull Te dhenat Periudha e ruajtjes
Numri i faqeve te para Total – Numri i te gjitha faqeve 6 (gjashte) muaj
Numri i faqeve te bllokuara Total – Numri i te gjitha faqeve 6 (gjashte) muaj
Numri i skedareve te shkarkuar Total – Numri i te gjitha faqeve 6 (gjashte) muaj
Numri i skedareve te bllokuar Total – Numri i te gjitha faqeve 6 (gjashte) muaj
Numri i faqeve te bllokuara per shkak te Kontrollit Prinderor (zbatuar nga Administratori) Total – Numri i te gjitha faqeve 6 (gjashte) muaj
Kategorite e bllokuara me shpesh Total – Numri i te gjitha faqeve 6 (gjashte) muaj
Skedaret konkrete te shkarkuar nga Individi (Nese eshte aktivizuar njoftuesi per aplikacionet e reja) Emri i skedes Vetem ne cast (Njoftim): pa hollesi per skadarin apo permbajtjen
Faqet dhe skedaret me te demshem te pranuar qe jane tentuar te shkarkohen Total – Numri i te gjitha faqeve 6 (gjashte) muaj
URL-te e akesuara nga nje individ dhe skedari i shkarkuar URL e aksesuar dhe emri i skedarit te shkarkuar, per qellime te kujdesit ndaj klientit dhe zgjidhjes se ankesave te tyre 14 (katermbedhjete) dite kalendarike URL e plote dhe 1 (një) muaj URL ne formatin www.domain.com  dhe www.subdomain.domain.com  dhe emri i skedarit te shkarkuar.
- Funksionaliteti “Find and Ring”

Me hapjen per here te pare te Aplikacionit SecureNet dhe aktivizimin e funksionalitetit “Find & Ring” ju do te nxiteni te lexoni dhe pranoni politiken e privatesise se funksionalitetit “Find & Ring” /?crd=4804
Politika e Privatesise se “Find & Ring” permban informacion ne lidhje me menyren se si perdoren dhe ruhen te dhenat tuaja te vendndodhjes nese ju perdorni funksionalitetin “Find & Ring”.

Nese ju nuk e pranoni politiken e privatesise se funksionalitetit “Find & Ring”, ky funksionalitet nuk do te jete i disponueshem per perdorim ne aparatin tuaj. 

Me pranimim e ketyre Kushteve dhe Afateve, ju pranoni se Vodafone Albania Sh.A. do te transferoje dhe perpunoje te dhenat tuaja personale per qellime te ofrimit te sherbimit Secure Net tek kontraktoret te saj, duke perfshire shoqeri te tjera te Vodafone Group me vendndodhje ne vendet e BE, ne perputhje me legjislacionin shqiptar ne fuqi. 

Per me shume informacion mbi te drejtat tuaja per mbrojtjen e te dhenave tuaja personale, lexoni Politiken e Privatesise se Vodafone Albania sh.a. ose na kontaktoni ne adresen si me poshte: Personi i Kontaktit per Ceshtjet e Privatesise, Vodafone Albania sh.a., Autostrada Tiranë- Durrës, Rr: ”Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë.

Ndryshimi i ketyre kushteve te sherbimit 
Vodafone Albania rezervon te drejten qe te ndryshoje keto kushte dhe afate, si dhe te pezulloje apo te pushoje vazhdimin e Sherbimit ne cdo kohe. Ne mund te ndryshojme, perditesojme apo permiresojme Sherbimin per t’u siguruar se veprojme ne perputhje me zhvillimet e reja ligjore dhe te teknologjise dhe per t’ju siguruar mbrojtje ndaj probleme qe lindin ne lidhje me sigurine. Nese ndryshimet e bera vijne ne disfavorin tuaj, ne do t’ju japim nje njoftim prej minimalisht 30 ditesh. Me vazhdimin e perdorimit te Sherbimit pas kesaj periudhe, ju shprehni miratimin tuaj dhe pranoni keto ndryshime. 
Mos harroni se mund te zgjidhni te pushoni perdorimin e Sherbimit ne cdo kohe ne perputhje me parashikimet ne rubriken “Perfundimi i perdorimit te Sherbimit” si me siper.

Kontakti me Klientin dhe Ankesat 
Nese keni pyetje ne lidhje me keto kushte ose nese deshironi te na kontaktoni per cfaredo aresye, vizitoni faqen /vodafone/Customer_Care_Service_817_2.php ose telefononi Vodafone ne numrin 140 nese jeni klient me parapagese ose ne numrin 149 nese jeni klient me kontrate. 
Nese keni nje ankese mund te na kontaktoni duke plotesuar formularin https://www.vodafone.al/vodafone/Ankesa_2942_1.php   ose duke kontaktuar permes sherbimit te chat-it te cilin munda ta gjeni ne /vodafone/Live_Chat_4035_1.php dhe ankesa juaj do te administrohet nga ekipi yne i Sherbimit te Klientit.

Te pergjitshme 
Kjo eshte e gjithe marrveshja ndermjet nesh per sherbimin. Kjo marreveshje nuk mbulon blerjen apo mirembajtjen e aparatit tuaj, perdorimin nga ana juaj te kartes SIM apo lidhjen tuaj me Rrjetin Vodafone.
Kjo Marreveshje eshte pergatitur sipas parashikimeve te legjislacionit Shqiptar. Mosmarreveshjet do te parashtrohen e zgjidhen perpara Gjykatave Shqiptare, Tirane.
Të lutem prit