Vodafone Mobile TV

Paketa bazë Mobile TV – 5GB

5GB trafik internet vetëm për Mobile TV
33 kanale DigitAlb
Pa limit në Wi-Fi
Vlefshmëria: 30 ditë
700 Lekë

Paketa shtesë Mobile TV – 2GB (e vlefshme vetëm për klientët Vodafone Club)

2GB trafik internet vetëm për Mobile TV
Pa limit në Wi-Fi
Vlefshmëria: 30 ditë
200 Lekë

Pyetje të shpeshta

Çfarë është Vodafone Mobile TV?

Vodafone Mobile TV është një paketë Mobile TV e cila ju jep mundësi të përfitoni një abonim mujor në një listë prej 33 kanalesh nga Digitalb dhe nje sasi trafiku prej 5GB dedikuar për këtë shërbim.

Si mund ta aktivizoj shërbimin Vodafone Mobile TV?

Klient me parapagesë:

Shkarkoni aplikacionin Vodafone Mobile TV

Ju duhet të keni një paketë mujore aktive dhe të vizitoni një nga dyqanet Vodafone.

Më tej ju do të merrni një SMS me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin.


Klient me kontratë:

Ju duhet të jeni pjesë e planeve tarifore Vodafone RED.

Shkarkoni aplikacionin Vodafone Mobile TV

Për të aktivizuar shërbimin ju duhet të dërgoni një SMS me text TV të 141.

Më tej ju do të merrni një SMS me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin.

Shërbimi Vodafone Mobile Tv mund të përdoret në rrjetin Vodafone Albania 3G/4G/4G+, si edhe nëpërmjet WiFi.

Si mund ta kontrolloj dhe sa MB më kanë mbetur nga paketa Mobile TV?

Numër me parapagesë:
Mjafton të dërgoni një SMS bosh në numrin 131 dhe do të merrni me SMS njësitë e mbetura nga paketa. Ju mund ta kontrolloni gjithashtu në aplikacionin My Vodafone ose nëpërmjet menusë #123#.
 

Numër me kontratë:
Mjafton të dërgoni një SMS me tekst A (ose E për anglisht) në numrin 145 dhe ju do të merrni me SMS njësitë e shpenzuara si dhe njësitë e mbetura nga paketa juaj e Mobile TV. Ju gjithashtu mund ta kontrolloni balancën e kësaj pakete përmes aplikacionit My Vodafone si dhe menusë #123#.

Si konsumohen MB e paketës Mobile TV?

Konsumimi i MB të paketës varion nga kanali që ju zgjidhni të shikoni si dhe minutazhi i përdorimit të kësaj pakete. 
Mesatarisht paketa me 5GB mundëson shikueshmëri të kanaleve të ndryshme për një afat kohor deri në11 orë.

Si tarifohem pas përfundimit të 5GB të përfshirë në paketën Mobile TV?

Pas përfundimit të 5GB të përfshira në paketën fillestare ose 2GB të paketës shtesë, ju nuk do të keni mundësi të aksesoni kanalet e Vodafone Moblile TV me sinjal mobile 3G/4G/4G+, por ju mund të vazhdoni ta përdorni aplikacionin në Wi-fi.

A mund ti përdor njësitë e internetit të paketës Club Superiore për të parë kanalet e DigitAlb?

Ju nuk mund ti përdorni njësitë e internetit të paketës Club Superiore por ju mund të blini një paketë shtesë Mobile TV – 2GB ose të përdorni aplikacionin në Wi-Fi.

Sa paketa Mobile TV mund të aktivizoj në muaj?

Vodafone Club:

Ju mund të aktivizoni një paketë mujore Mobile TV – 5GB dhe nëse keni nevojë për më shumë MB, ju mund të aktivizoni paketën shtesë Mobile TV – 2GB sa herë të dëshironi.

Vodafone RED:

Ju mund të aktivizoni vetëm një paketë mujore Mobile TV – 5GB për një periudhë 30 ditore.

Kam blerë paketën Mobile TV para 10 ditësh. Tani nuk më hapen kanalet nga aplikacioni.

Sigurohuni që keni sinjal interneti në aparatin tuaj celular ose sinjal Wi-Fi. gjithashtu kontrolloni njësitë e internetit të paketës tuaj Mobile TV nëse kanë përfunduar. Ju mund të blini një paketë shtesë 2GB për 200 Lekë, ose ta përdorni shërbimin pa asnjë limit me sinjal Wi-Fi.

Si mund të marr përsëri password dhe username ?

Në rast se dërgoni një SMS me tekst TV në numrin 135 , ju do të merrni password-in e ri për ta përdorur në aplikacionin e Mobile TV.

Në sa aparate mund të përdor aplikacionin?

Ju mund të përdorni llogarinë tuaj deri në 2 aparate. Për të shkarkuar aplikacionin në një aparat tjetër, apo në të njëjtin aparat, duhet më parë të fshini njërën prej llogarive duke dërguar SMS me text RESET në numrin  135. 

Rimbusha numrin me 700 lekë por nuk mund të aktivizoj paketën Vodafone Mobile TV.

Ju duhet të keni një paketë mujore aktive që të mund të aktvizoni paketën Vodafone Mobile TV.

Për të aktivizuar një paketë mujore telefononi në numrin  131, përdorni aplikacionin  My Vodafone ose nëpërmjet menusë  #123#.  Më pas mund të aktivizoni paketën Mobile TV.

A mund ta përdor shërbimin Mobile TV edhe në Roaming?

Shërbimi Vodafone Mobile TV nuk është i disponueshëm në Roaming.
Të lutem prit