Vodafone Secure Net
Vodafone Secure Net
Ju MBRON ju dhe familjen tuaj nga përmbajtje të dëmshme në Internet
Vodafone Secure Net është një produkt i thjeshtë i dizenjuar për t'ju ndihmuar ju dhe fëmijët tuaj të qëndroni më të sigurt në internet ndërsa jeni të lidhur me rrjetin tonë Vodafone. SecureNet është i aksesueshëm nga të gjitha pajisjet (Desktop, Laptop, Tablet,Aparat celular) dhe çdo sistem operimi.
Mbrojtje kundër viruseve, skedarëve dhe faqeve të rrezikshme. Shërbimi bllokon lundrimin apo shkarkimet e skedarëve të dëmshëm. Ju mund të ndryshoni parametrat e përdorimit të internetit për fëmijët dhe anëtarë të tjerë, pa i prekur telefonat e tyre.
Si funksionon?
-
Aktivizo periudhën promocionale falas
Përfitoni një periudhë promocionale falas në varësi të planit tuaj tarifor
-
Shkarko Aplikacionin
Përdorni aplikacionin për të kontrolluar settings më të avancuara dhe për të monitoruar të gjitha pajisjet tuaja.
-
Rishikoni llogarinë tuaj
Informacioni brenda aplikacionit ju tregon të gjitha kërcënimet që SecureNet ka parandaluar.
Funksionalitet e kontrollit prindëror
Mbajini fëmijët të sigurt në internet
Shtoni dhe menaxhoni të gjitha pajisjet e familjes suaj në një vend, duke bllokuar të gjithë përmbajtjen në internet të papërshtatshme. Cdo pajisje mund të personalizohet për të kufizuar ose për të dhënë hyrje vetëm në site me përmbajtje të përshtatshme.
Menaxhoni kohën dixhitale joproduktive
Vendosni kur familja juaj mund të përdorë internetin, vendosni orë të kufizuara dhe kontrolloni nga distanca pajisjet e fëmijëve tuaj. Secure Net e bën prindërimin dixhital më të lehtë dhe pa shqetësime.
Kontrolloni raportet tuaja
Shikoni grafikët e veprimtarisë tuaj personale dhe familjare, kontrolloni numrin e kërcënimeve që janë parandaluar dhe kontrolloni lehtësisht settings tuaja në të gjitha pajisjet.
Për informacionin tuaj
Detaje
- Shërbimi Vodafone Secure Net përdor disa nga lejimet tuaja të të dhënave për të funksionuar
- Pajisjet duhet të ndizen dhe lidhen me rrjetin mobile Vodafone
- Shfletimi mbrohet vetëm nëse ikona Secure Net shfaqet në shfletuesin tuaj
- Secure Net nuk ju mbron nga viruset dhe malware në të gjitha lidhjet (të tilla si HTTPS të koduara)
- Për një listë të plotë të shembujve ku nuk mbroheni nga Secure Net, shihni kushtet tona
- Nëse jeni duke përdorur Vodafone Secure Net, mund të kontrolloni qasjen në faqet e internetit të kufizuara nga mosha përmes aplikacionit Secure Net (për iOS ose Android), ose portalin tonë në internet