Gigabit Net

Çfarë është rrjeti Gigabit Net?

Së shpejti jetët tona do të transformohen dhe rrjeti Gigabit Net do të jetë elementi i orkestrimit të këtij transformimi. Makina pa drejtues, shpërndarje me dron, inteligjencë artificiale si edhe shkëmbim i informacionit në kohë reale.

Rrjeti Gigabit Net është një rrjet ultra i shpejtë, i aftë të transmetojë të dhëna në milisekonda, pa asnjë vonesë të dukshme në distanca shumë të largëta. Vetëm rrjeti 4G/4G+ si edhe smartphones më të fundit janë në gjendje të ofrojnë shpejtësinë Gigabit.

Si të përjetosh eksperiencën Gigabit?

Nëse ke një aparat celular të teknologjisë më të fundit si Samsung Galaxy S9+, Samsung Galaxy Note 9, iPhone XS, iPhone XS Max, ti mund të përjetosh eksperiencën Gigabit Net në dyqanin Vodafone në TEG, tek Pazari i Ri si edhe në zonën e Bllokut. Shpejtësia Gigabit arrin deri në 800 mbps. 

Kur do të vijë rrjeti Gigabit?

Në realitet, jemi shume afër. Së shpejti do të jetojmë në një “kontinent plotësisht Gigabit” ku pajisjet dhe rrjetet e së ardhmes do të jenë shumë inteligjente. Për këtë arsye po realizojmë përmirësime radikale dhe investime të vazhdueshme në përmirësimin e teknologjive të reja.
Rrjeti Gigabit lidhet ngushtë me risitë më të fundit të së ashtuquajturës “Gigabit Society”, për të cilën Vodafone ka vizionin global  prej disa kohësh tashmë.
 

 

GigabitNet

Të lutem prit